Astrit Lulushi:Endje nëpër vendkalime
Faqja 1 e 1
Astrit Lulushi:Endje nëpër vendkalime
Endje nëpër vendkalime |
Astrit Lulushi
Bota është kriptogram që vazhdimisht pret të plotësohet. Kur njerëzit flasin rreth saj, ata lexojnë rreshtat e shkruar nga të tjerët dhe nxiten a priren të besojnë, por duke shtuar në atë që parashkruesit janë përpjekur të interpretojnë. Kështu edhe bota e lashtësisë është plot mistere, që gjithëkush mundohet t’i shpjegojë dhe duke parapëlqyer kombin a kulturën e vet.
Shqiptarët, janë ndër të fundit që kanë hyrë në këtë “lojë”, fillimisht sepse nuk kanë qenë gati, herë-herë të vonuar e ngurrues, sepse u duhet të fshijnë a rishkruajnë ato që kanë thënë të tjerët. Ngurrimi për të bërë a thënë dicka, qoftë edhe gabim, eleminon shanset për të zbuluar të vërtetën e mundshme, ose të paktë për të treguar një shteg ku kjo e vërtetë nuk mund të gjendet.
Beotia rajon në veri-perëndim të Greqisë së lashtë, i njohur si vendi i Kadmusit dhe Harmonise ndahej nga Eubea pjesa jug-lindore, me një ngushticë e quajtur Euripus që është në fakt edhe sot një “Rrip uji” që i ndan ato. Në pjesën më të afërt midis dy brigjeve ndodhet qyteti port Kalkis, vendi më i afërt “Kalues” për në bregun tjetër.
Në dialogun “Phaedos”, Platoni e bën Sokratin t’a përdorë valën që përplaset në bregun e Kalkisit si shembull për gjërat që ulen e ngrihen a shkojnë e vijnë, krijnë njëra-tjetrën, për të shpjeguar idenë se “asgjëja” – “vakumi” nuk është asgjë. Në vitet 1600, Blaize Pascal u përpoq t’a bindte Rene Descartes se vakumi ekziston dhe cdo gjë që ekziston është dicka. Deskarti që besonte të kundërtën më pas shkroi se në kokën e Paskalit kishte shume vakum.
Filozofikisht, Paskali kishte filluar të mendonte rreth hipotezës së vakumit kur lexoi “Phaedon” e Platonit. Dhe empirikisht u bind se vakumi nuk është “asgjë” kur u njoh me eksperimentin e Torricelit gjatë së cilit zhiva – merkuri, mbahej lartë në epruvetë nga vakumi. Nën dritën e Paskalit, shkencëtarët e aerodinamikës sot e dijnë se fluturimi është i mundur falë vakumit që krijohet mbi krahët që lëvizin. Pra asgjë nuk është asgjë, madje ndonjëherë duhet edhe mundim për të bërë asgjë.
Por le të kthehemi tek Beotia dhe Kalkis. Athinasit e lashtë ishin shumë krenarë. Ata mbaheshin si njerëzit më të qytetëruar, dhe gjithë popujt e tjerë ata i quanin barbarë, e ndonjë edhe më shumë, si p.sh., banorët e Beotisë që i cilësonin njerëz të “trashë” a “budallenj”. Ky përcmim vinte ndoshta edhe nga fakti Kalkis dhe Beotia ishin aleatë të Filipit të dytë dhe Aleksandrit të madh të Maqedonisë. Në atë periudhe Greqia ishte nën kontrollin maqedon.
Kur Platoni vdiq (348 p.e.s.) të gjithë mendonin se Akademinë, shkollën filozofike në veri të Athinës, do ta drejtonte ish-nxënësi i tij, Aristoteli. Por në Greqinë e lashtë, të huajt a “emigrantët” nuk gëzonin të drejtën e pronës, dhe Aristoteli nuk ishte grek. Akademinë e morri përsipër Speusipis, nip i Platonit. Aristoteli i mohuar dhe i fyer iku nga Athina dhe shkoi në Kalkis, vendlindja e tij. Ishte kjo kohë kur Filipi i dytë i kërkon Aristotelit të bëhet mësues i Aleksandrit, atëhere rreth 8 vjec. Historianët thonë se një ndikim në këtë vendim duhet të ketë patur edhe e ëma e Aleksandrit, Olimpia, bijë threspotesh e kaonesh. Bigrafët thonë se Olimpia rridhte nga familja mbretërore e Pirros see Epirit, me rrënjë që shkonin deri tek Akili.
Por disa mendojnë se Aristotelit nuk iku nga Athina, por u dëbua. Në atë kohë, thonë historianët, ksenofobia e nxitur nga Demosteni u bë shkak për rebelimin e Athinës dhe Tebës kundër kontrollit maqedonas. Kur Athina dhe Teba u thyen nga Aleksandri, Teba u shkatërrua plotësisht dhe qytetarët e saj u shitën si skllevër. Për athinasit, Aleksandri ofroi kushte më të mira dorëzimi duke u kërkuar të mbanin një garnizon ushtarak dhe të dëbonin nga qyteti Demostenin. Në këtë atmosferë, Aristoteli u kthye përsëri në Athinë dhe krijoi Liceun e tij, shkollë filozofike që shërbeu si kundërpeshë ndaj Akademisë që kishte lënë Platoni. Diogjeni e historianë të tjere të lashtësisë thonë se Aristoteli shikohej edhe si një ambasador jozyrtar i Aleksandrit në Athinë. Madje biografët shtojnë se Aristoteli mund të ketë shërbyer edhe si organizues i rrjetit të spiunazhit të Aleksandrit të madh në Greqi. Ata i përshkruajnë këto histori sikur Aristoteli të kishte qenë si një Xhejms Bond a Mate Harri i kohëve moderne.
Eshtë pikërisht kjo periudhë në të cilën historianët vënë re kundërthënie në mendimet dhe filozofine e Aristotelit, i cili ndërsa shprehej se drejtësia politike dhe bashkimi politik ndodh mes njerëzve të barabartë përpara ligjit, dhe të barabartë në sjellje dhe aftësi, nga ana tjeter thoshte se njeriu me virtytet më të larta mund t’I kapërcjejë gjithë të tjerët në pretendimet për të qeverisur; ai është mbi ligjin e duhet të sundojë pa afat, si monarku. Historianët thonë se këto qëndrime kundërthënëse, Aristoteli i përdorte për të fituar besimin e athinasve që qeveriseshin me demokraci, por njëkohësisht pa dashur të zemëronte Aleksandrin e madh, me të cilin mbante lidhje të ngushta, e ndoshta familjare. Gjatë fushatave të tij ushtarake në Azi, Aleksandri kishte marrë me vete edhe shumë historianë mes të cilëve Kalisthenin, që ishte nipi i Aristotelit. Në shënimet e tij, Kalistheni kishte shkruar se Aleksandri nuk ishte perëndi sic donte ta quante veten dhe kur këto shënime padashje i ranë në dore Aleksandrit, ky u zemërua dhe e vrau Kalisthenin. Ishte kjo vrasje që e shtyu Aristotelin të shkruante më pas se mbretërit nuk duhet të jenë filozofë, por duhet të kenë filozofë si këshilltarë”.
Kur Aleksandi i madh vdiq, Aristoteli iku vetë nga Athina, pa pritur të dëbohej,duke thënë se nuk donte që athinastit të bënin të njëjtin gabim dy herë. Pas kësaj ai u vendos në Kalkis ku edhe vdiq më 322 p.e.s., në moshën 62 vjecare.
Në fillim të viteve 1900 amerikania Roze Wilder Lane vizitoi trojet shqiptare dhe përshkoi në këmbë zonat më të thella të malësisë së veriut. Ajo u prek thellë nga prapambetja e madhe ekonomike e arsimore e këtij rajoni, por u befasua së tepërmi nga tradita, zgjuarsia, intuita dhe pasuria kulturore e folklorike që hasi. Në librin “Peaks of Shala”, Lejn (Lane) ofron edhe një gojëdhënë që e lidh Aristotelin e Aleksandrin me Matin, Emathjan-Maqedoninë.
Më 1921, Lejn thotë se ishte ndoshta vizitorja e pare e huaj që shkelte Matin, ku vuri re gjurmë arkeologjike të një qytetërimit të hershëm; mure thuajse të mbuluar nga dheu i kohërave; formacione gurësh vertikalë si Stonehange në Karnak; apo një burim uji prej gurësh të lashtë që banorët me indiferentizëm thonin se ishte ndërtuar nga Filipi i dytë, i ati i Aleksandrit. Lejn shpreh habi se si banorë të Thethit të largët, që nuk kishin lexuar kurre një libër e kurrë nuk kishin kaluar përtej kufijve të zones, ishin në gjendje të tregonin me radhë gjenezën e Aleksandrit të madh. Ata thonin se Mati – Emadhija dikur kishte qënë kryeqytet i mbretërisë së Filipit të dytë, krahas Pelas, midis Manastirit dhe Selanikut. Historianët, që prej lashtësisë, kanë përmendur mosmarrëveshjet midis Filipt dhe bashkëshortes së tij Olimpia, duke i lidhur ato me luftën për pushtet dhe pasardhësin e fronit. Sipas gojëdhënës së regjistruar nga Lejn, mosmarrëveshjet midis Filipit e Olimpias lindën pikërisht sepse Olimpia parapëlqente Emathijan dhe nuk donte të rrintë në Pela. Në Emadhija lindi Aleksandri. Gjithashtu sipas gojëdhënës, Aristoteli rridhte nga fisi Ajeropi. I ati, tregtar i suksesshëm ishte vendosur prej kohësh në Kalkis, atëherë nën kontrollin e Filipit, dhe e dërgoi Aristotelin në Athinë për të studiuar e mësuar mënyrat greke të jetesës. Dhe nuk ishte rastësi, tregon gojëdhëna, që kur Aleksandri arriti moshën shkollore, mbreti Filip i kërkoi pikërisht Aristotelit që të edukonte djalin e tij.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Astrit Lulushi:TENDOSJE SHPIRTI
» Astrit Lulushi:Problemi i problemit
» Astrit Lulushi:Gazetat partiake, paradokse
» Astrit Lulushi.Histori: Çfarë ka ndodhur më 2 korrik?
» Astrit Patozi:Era e NATO-s ka nisur
» Astrit Lulushi:Problemi i problemit
» Astrit Lulushi:Gazetat partiake, paradokse
» Astrit Lulushi.Histori: Çfarë ka ndodhur më 2 korrik?
» Astrit Patozi:Era e NATO-s ka nisur
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi