SI TA PËRBALLOJMË STRESIN?
Faqja 1 e 1
SI TA PËRBALLOJMË STRESIN?
Shkruan: Sabir KRASNIQI SI TA PËRBALLOJMË STRESIN? (pjesa e parë) Ballafaqimi, pothuajse i përditshëm, me problemet e ndryshme, dhe paaftësia jonë për t’i zgjidhur ato, na mban gjithmonë nën presionin e stresit. Ky presion stresi, nëse nuk parandalohet, mund të shkaktojë probleme serioze, si fizike ashtu edhe psikike, e nëse stresi kalon në stadin e fundit - atë të rraskapitjes, mund të shpjerë madje edhe deri në vdekje. | |
Ç’është stresi? Stresi është vështirë të përkufizohet si nocion i plotfuqishëm. Ndonëse ka shumë ide për të, në psikologji definohet si kërkesë e përgjithshme, të cilës ne duhet t’i përshtatemi. Pasi që kërkesat në jetën e përditshme, si ato fizike, ashtu edhe ato psikike, janë të shumta e shpesh edhe të vështira për t’u zgjidhur nga aftësitë tona, ne i nënshtrohemi kështu presionit të vazhdueshëm të stresit. Burime të stresit zakonisht konsiderohen situatat e pakëndshme gjë që në realitet nuk është plotësisht e vërtetë, pasi që, përveç si burim i situatave negative, stresi vjen edhe si burim i situatave pozitive. Kemi distresin - si një stres të dëmshëm që shkaktohet nga humbja e një njeriu të dashur, kur vuajmë nga ndonjë sëmundje e rëndë, kur dështojmë në veprimtari të ndryshme etj., si dhe eustresin - si një stres pozitiv që ka burim nga martesa, marrja e një note të mirë, arritja e suksesit në veprimtari etj. Psikologu H. Selye pohon se stresi, sikurse edhe frika, luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin psiko-fizik të jetës sonë ( kur janë në suaza normale), e në mënyrë të veçantë eustresi, i cili është i domosdoshëm që të na motivojë të bëjmë një jetë intensive. Ballafaqimi, pothuajse i përditshëm, me problemet e ndryshme, dhe paaftësia jonë për t’i zgjidhur ato, na mban gjithmonë nën presionin e stresit. Ky presion stresi, nëse nuk parandalohet, mund të shkaktojë probleme serioze, si fizike ashtu edhe psikike, e nëse stresi kalon në stadin e fundit - atë të rraskapitjes, mund të shpjerë madje edhe deri në vdekje. Vdekjet voodoo, ku njerëzit vdisnin si shkak i një mallkimi (magjie), konsiderohen nga psikologu dhe studiuesi i këtyre rasteve, W. Cannon, si rezultat i pasojave të m’u këtij stadi (rraskapitjes ekstreme), në të cilinë bëhet edhe harxhimi i plotë i energjisë dhe shterimi i rezervave të trupit nën ndikimin permanent të pushtetit të stresit. Duke e parë se stresi në rrjedhat e jetës sonë është i pashmangshëm, duhet të mundohemi që atë ta përballojmë, mundësisht, me sa me më pak pasoja. Përballimi i stresit varet shumë edhe nga personaliteti i individit. Psikologu Kobas, duke eksperimentuar në këtë drejtim, ka ardhur në përfundim se tipi i personalitetit të fortë e përballon shumë më me sukses stresin se sa tipi i personalitetit fleksibil. Pra, njerëzit të cilët besojnë në forcën e tyre, që kanë kontroll mbi vetveten, janë shumë më pak të prekur nga pasojat e stresit, se sa njerëzit fleksibilë, të cilët janë të paaftë ta kontrollojnë veten. Prandaj, organizmi njerëzor duhet të mësohet, ose më mirë themi - të ushtrohet, se si t’i përballojë situatat stresuese, duke i amortizuar efektet e tij negative që reflektohen drejtpërdrejt në shëndetin tonë. Njerëzit fleksibilë, ata të cilët i nënshtrohen ndikimit të stresit, duhet të binden në forcën e tyre të brendshme; ata duhet të mësohen se si ta kenë situatën nën kontroll; të bindën se përpjekjet e tyre japin rezultat etj. Kur njeriu ndjen se mund ta kontrollojë situatën, ai është më i aftë t’i përballojë edhe ngarkesat jetësore, pra edhe streset. E qeshura, receta më e mirë ndaj stresit E humbur është ajo ditë kur nuk qeshim së paku një herë. Të gjithë studiuesit pajtohen se e qeshura ka efekte shumë të dobishme, si fizik ashtu edhe mental për shëndetin. Natyrisht, ajo krijon disponim të mirë, atmosferë më të këndshme dhe kthen sërish humorin. E qeshura është me të vërtet një vrasës absolut i stresit. Këtë nuk e them unë, por e vërtetojnë hulumtimet shkencore. Kur ne qeshim, në organizmin tonë krijohet një gjendje shtendosjeje fizike e shpirtërore: - aktivizohet sistemi imun; - qarkullimi i gjakut dhe frymëmarrja përmirësohen; - mbi 80 muskuj e sidomos ato të fytyrës shtendosen; - tensioni dhe sheqeri në gjak bie; - reduktohen dhembjet; - rritet koncentrimi; - zhduket frika, etj. E qeshura frenon prodhimin e hormoneve të stresit - adrenalinës dhe cortisolin, dhe në vend të tyre, rritë prodhimin e “hormonit të lumturisë” - endrophinen. Pra, e qeshura është mënyra më e mirë për ta mënjanuar stresin, së paku përkohësisht, në çdo situatë. M’u për këtë arsyeje ajo gjithnjë e më shumë po praktikohet si metodë terapeutike edhe në medicinë, sidomos në psikologji dhe psikiatri. Sot, mundësit për të qeshur janë të panumërta, duke filluar nga barcoletat, satirat, anekdotat, fotografi dëfryese, komedi teatrale, skeçe, seriale e filma me përmbajtje humoristike e deri te seancat parlamentare të kuvendarëve tanë! Prandaj, nëse doni ta mënjanoni ose luftoni stresin gjatë situatave tensionuese me të cilat përballemi pothuajse çdo ditë, zgjedheni njërën nga mundësitë lartpërmendura dhe qeshni sa më shumë, sepse e qeshura lehtëson dhembjet, qetëson shpirtin, shëron plagët, me një fjalë e zgjat jetën. |
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: SI TA PËRBALLOJMË STRESIN?
Muzika si ritëm universal
Muzika është ilaçi i së ardhmes
Po ashtu, sikurse e qeshura, edhe muzika si një medium komunikimi, ka efekte shumë të dobishme, si fizike ashtu edhe mentale dhe luan rolë të rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Muzika provokon efekte stimuluese, të cilat, duke vënë në përdorim disa pjesë të trurit, e s’postojnë vëmendjen tonë nga problemet, ngarkesat e shqetësimet e përditshme, që sot nuk janë të pakta, dhe krijojnë një atmosferë më të këndshme e disponuese, duke e shtendosur kështu gjendjen tonë fizike e shpirtërore, dhe në këtë kontekst edhe duke reduktuar dukshëm nivelin e stresit.
Por, muzika nuk ka ndikim vetëm si stimulues për shtendosje psiko-fizike nga presionet e shumëllojshme që ushtrohen mbi ne, por ajo vepron shumë pozitivisht edhe në stimulimin e funksioneve mbrojtëse imuno-biologjike të organizmit. Dihet se sasia e tepruar e hormoneve në gjak, si pasoj e faktorëve të lartpërmendur, shkakton stresin dhe kjo tajitje hormonale mund të balancohet, përveç mënyrave tjera, edhe përmes dëgjimit të muzikës.
Me cilësitë e veta të jashtëzakonshme, pasi asimilohet shumë shpejtë dhe lehtë nga truri, muzika, jo vetëm që tërheq, por edhe përqendron vëmendjen kah harmonizimi i ritmit të brendshëm mental, dhe në këtë formë, rritë endrophinen (“hormonit të lumturisë”) e cila si produkt provokon edhe ndjenjën e kënaqësi.
Me të drejt mjeku, Edgar Kejs, i njohur për shërimin e mijëra pacientëve nëpërmjet metodave psikoterapeutike, i cituar prej revistës “Fountain” (dhjetor 2002), thotë: “...muzika është ilaçi i së ardhmes”. Dhe në të vërtetë, provat e dokumentuara tregojnë se forca e muzikës mund të përdoret, jo vetëm për balancimin e ritmit psiko-fizik, por edhe si terapi shumë e suksesshme në shërimin e shumë sëmundjeve si dhe mjet shumë efektin e ndikues në forcimin dhe zhvillimin e imagjinatës kreative.
Muzika, përkrah dritës ose vibracionit, është një “proces valësh zanore”, pra një formë e energjisë universale. Dhe mënyra vepruese e kësaj energjie, në vlerat biologjike e psikologjike të organizmin njerëzor përmes ngacmimeve të valëve zanore, është kyçi i asaj për të cilën janë të interesuar ekspertë të shumë lëmive. Edhe sot e kësaj dite, pedagogë, psikologë, terapeutë, por edhe ekspert nga fusha e marketingut dhe ajo ushtarake, tregojnë interesim të shtuar në pyetjen: “Si të ndikohet në sjelljet e njeriut përmes muzikës?...”
Ndikimi i ritmeve muzikore, jo vetëm tek qenia njerëzore, por edhe tek shumë organizma tjerë, është një dukuri që e njeh njerëzimi, që nga lashtësia. Pothuajse nga të gjitha kulturat e lashta njihet mënyra e të provokuarit të ndjenjave të caktuara por edhe të klimës së mirë shpirtërore, përmes tingujve muzikorë.
Në kulturat e shumë popujve të lashtë, janë praktikuar këto metoda muzikore për trajtimin dhe shërimin e problemeve dhe sëmundjeve të ndryshme. Natyrisht, që jo në formën e muzikës së sotme, por përmes ritmeve nga instrumentet të ndryshëm tradicionale, por edhe përmes lutjeve dhe këngëve kolektive drejtuar perëndisë së caktuar.
Edhe në shënimet biblike përshkruhet fuqia shëruese e muzikës. Aty thuhet se Davidi ( i cili më vonë do të bëhet mbret i izraelitëve) që vrau Goliatin, ishte një instrumentist shumë i mirë. Ai i binte shumë mirë Lirës. Mbreti i atëhershëm i Izraelit, Sauli, që ishte në konflikte të vazhdueshëm me filistinët dhe vuante nga depresioni, kishte dëgjuar për Davidin dhe e kishte ftuar atë që t’i bëjë muzikë atij. Dhe nga tingujt e mrekullueshëm të këtij instrumenti, thuhet se ai edhe u shërua...
Ndoshta ata urtakë e kanë njohur më mirë se ne sot harmonin e përsosur të nënës natyrë. Dhe vërtet, çdo gjë në natyrë edhe është në harmoni të përsosur që vepron sipas ritmit të caktuar, ose thënë ndryshe - ritmit hyjnor. Harmonizim i ritmit hyjnor dhe ritmit tonë të brendshëm, i balancon raportet universale si: shpirt-trup, individ-natyrë, planet-gjithësi. Vënia e kësaj baraspeshe dhe ruajtja e saj në vazhdimësi, është mëse e domosdoshme, nëse dëshirojmë të jemi në harmoni me ritmin hyjnor.
Prandaj, shfrytëzojeni rastin, shfrytëzojeni kohën, shfrytëzojeni çdo situata, pavarësisht rrethanave, për të dëgjuar sa më shumë muzikë, sepse, siç e cekëm disa herë, muzika harmonizon ritmit e brendshme mental, provokon ndjenjën e kënaqësi, mënjanon ose së paku, redukton stresin.
Rivendosni baraspeshën e humbur. Lehtësojani vetit brengat e jetës përmes ritmit muzikor.
Terapia aromatike lehtësim i shpirtit
Një formë tjetër për amortizimin ose mposhtjen e stresit është edhe aromaterapia. Edhe kjo metodë shëruese, si shumë metoda tjera alternative, rrënjët i ka në kulturat e shumë popujve të lashtë. Dihet se njeriu gjithnjë e ka shfrytëzuar botën bimore, edhe për ushqim, por edhe për shërim. Kjo praktikë nuk ka ndryshuar as në ditët tona. Bile sot, përdorimi i bimëve, sidomos në fusha medicinale, është tejet i madh.
Për nga natyra shëruese, aromaterapia i përket fushës holistike (gr. holos - tërë) dhe asaj komplemetare (lat. complementum - plotësues). Komplementare, pasi që plotëson fushat e tjera të medicinës alternative, bile edhe ato konvencionale, ndërsa holistike, pasi i qaset njeriut nga të gjitha nivele si: fizike, shpirtërore, mentale, emotive, shoqërore etj. Pra, aromaterapi mënjanon shkaktarët që provokojnë çrregullime në organizëm, pra edhe stresin, duke vendosur harmonin dhe balancën në tërë trupin dhe shpirtin tonë.
Studimet e fundit kanë vërtetuar se edhe aroma e kafes së mëngjesit ndihmon dukshëm në zvogëlim e stresit. Rezultatet kanë treguar se aroma e kafesë provokon aktivitet më të lartë të disa gjeneve në tru, përfshi këtu edhe ato të proteinave me aktivitet antioksidues. Shkencëtarët konsiderojnë, bazuar në eksperimentet e bëra, se aroma e kafesë ka efekt relaksues, e më këtë, edhe ndikim në zbutjen e stresit.
Aromaterapia mund të aplikohet në çdo kohë dhe çdo vend: në shtëpi, në punë, gjatë ushtrimeve sportive, gjatë pushimeve... pothuajse në të gjitha fushat e jetës. Ajo relakson trupin tonë fizikë, qetëson shpirtin, mjekon emocionet e lënduara, kthjelltëson memorien, e shumë gjëra të tjera. Dhe e gjithë kjo, vetëm përmes aromës, qoftë e asaj arome me burime natyrore (bota bimore) ose përmes formave të tjera subtile (lëngje, vaj, pomadë etj.).
Kur stresi fillon ta shtrij pushtetin e vet, provojeni edhe këtë metodë. Një është e sigurt: prej aromës së këndshme askush nuk sprapset!
Në vazhdimin tjetër, ndër të tjera, do të lexoni:
Me meditim kundër stresit;
Terapia fizikale - masazhi dhe gjimnastika;
Hipnoza si mjet efikas kundër stresit, etj

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi