Dr.Ali F.Iljazi:LUFTO ME STRESIN NË MËNYRËN PEJGAMBERIKE
Faqja 1 e 1

Dr. Ali F. Iljazi
LUFTO ME STRESIN NË MËNYRËN PEJGAMBERIKE
Jeta është përplot strese dhe secili prej nesh është i ekspozuar një lloj shtypjeje. Presioni psikik në vete nuk është i dëmshëm, por mënyra se si ballafaqohemi me këto presione, ndonjëherë është e gabuar.
Njerëzit nuk janë njëlloj rezistent në vështirësi dhe presione psikike. Disa adaptohen dhe e kontrollojnë situatën në të cilën gjenden dhe të përgatitur ballafaqohen me probleme. Disa të padisponuar përballen me situatën duke ndier version ndaj saj.
Disa dorëzohen dhe binden në rrethana të reja (submission).
Ata që përballen me kriza të rënda, rëndomtë kanë dhembje koke ne muskujt e qafës dhe shpinë. Nuk mund të flenë qetë. Disa ankohen në marramendje, bark-qitje apo kapsllëk.
Ibn Abbasin r.a. e kanë pyetur se a më shumë e dëmton trupin hidhërimi apo pikëllimi? Ai tha: “Të dytë shkojnë në rrugë të njëjta, por kuptimi është i ndryshëm. Kur lufton me atë që është më e fortë se ti, kjo të frikëson dhe të shkakton pikëllim. Ndërsa kur lufton me atë që është më e dobët se ti, kjo shkakton hidhërim”.
Qoftë i kënaqur Allahu me Ibn Abbasin r.a., sa i mençur ka qenë! Është e vërtetë se edhe njëri edhe tjetri lëvizin në të njëjtën rrugë. Të dyja gjendjet ngritin nivelin e adrenalinës në gjak. Ngritin shtypjen e gjakut dhe veprojnë dëmshëm në zemër.
Shumica e njerëzve i është ekspozuar një lloj stresi ose brengave të përditshme. Është vërtetuar se 18 % e amerikanëve besojnë se nuk është e nevojshme t`i zvogëlojnë streset që i përcjellin në jetë.
Ekzistojnë njerëz që hidhërohen në situata të rënda të krizave. Pejgamberi s.a.v.s. e përshkruan hidhërimin si prushi i cili ndizet në zemër:
“Hidhërimi është prush që ndizet në zemër”.
Pejgamberi a.s. na nxit në mënjanimin e hidhërimit:
“Kush e mbizotëron hidhërimin kur mund të hakmerret, Allahu do t`ia mbush zemrën me siguri dhe besim”.
Allahu i Madhëruar thotë:
“Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e Allahu i do bamirësit”.
Pejgamberi a.s. e përshkruan ilaçin për hidhërim:
“Nëse dikush prej jush zemërohet, le të ulet; nëse zemërimi nuk e lëshon, le të shtrihet!”
Këtë psikologët bashkëkohorë e quajnë ndryshim i “gjendjes trupore” dhe besojnë se ky ndryshim sjellë deri te dobësimi i reaksionit dhe flakja e zemërimit.
Gjithashtu, shkenca bashkëkohore ka vërtetuar se hormoni adrenalin rritet shumëfish gjatë zemërimit. Ky nivel është më i lartë kur njeriu qëndron në këmbë, ndërsa zvogëlohet kur ulemi ose shtrihemi, mu sikur këshillon Pejgamberi a.s., ata të cilëve u ndodh pikëllimi ose brengosja.
Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Zemërimi është shejtani. Shejtani është krijuar nga zjarri. Ai shuhet me ujë. Për këtë, kur të zemëroheni merrni abdest”.
Kur Muhamedin s.a.v.s. e brengoste ndonjë gjë, sigurinë e kërkonte në namaz. Ai ka thënë:
“Gëzimin gjeje në namaz!”
Lloji tjetër njerëzor i dorëzohet presionit psikologjik dhe ngulfatet në pikëllim, mbyllje ne vetvete dhe brengosje.
Simptomat më të shpeshta të kësaj gjendje janë: ndjenja e depresionit dhe pikëllimit, ndjenja e pafuqisë dhe e pashpresës dhe dëshira për të qarë. Këta njerëz mund të ndiejnë përzierjen e depresionit dhe brengës. Ky diskonim mund të lë gjurmë në trup, duke shkaktuar ndryshime të përkohshme apo afatgjate. Njeriu në këtë gjendje ankohet në: dhembje koke, marramendje, dhimbje të ndryshme, vjellje, etj.
Kjo bën që këta njerëz të tërhiqen në vetmi dhe të largohen nga njerëzit.
Në këtë situatë njeriu duhet të pyesë: a mund t`i bart të gjitha obligimet e ditës? A do t`i përpij emocionet dhe ndjenjat e mia, apo do t`i ndaj me dikë që do të më ndihmojë në zgjidhjen e problemit ?
Si mundet të shpëtojë njeriu nga këto brenga dhe të zvogëlojë presionin psikik ?
A mundemi me fuqinë e dëshirës t`i përballojmë streset ?
Njeriu i mençur e ka mekanizmin, i cili refuzon streset dhe i thyen në copëza.
Nuk ka dyshim se besimi në Allahun dhe kërkimi i ndihmës nga Ai, paraqet mekanizmin mbrojtës më të mirë. Besimi në Zotin na nxitë në durim ndaj vështirësive dhe në përparim. Durimi është të përballesh me problemin, e jo t`i nënshtrohesh atij.
Pasi që stresin e presim të përgatitur, njeriu mundohet ta eliminojë dhe ta shërojë. Ndonjëherë nevojitet ndihma e personit tjetër dhe mu ky është qëllimi i ndihmesës, vëllazërisë dhe dashurisë. E tërë kjo ndihmon që të forcohet mekanizmi i thithjes së stresit.
Dr. Adil Sadik thotë: “Njerëzit të cilët sëmuren nga krizat psikike, u mungon dashuria në jetë. U mungon përkrahja dhe kuptimi i personit tjetër. Askush nuk dëshiron të sakrifikohet për ta në momentet e rënda.”
Besimi në Allahun, durimi, dituria, përvojat e kaluara dhe dashuria e njerëzve tjerë krijon mekanizmin më të fuqishëm për thithjen e stresit dhe zvogëlimin e tendosjes psikike.
Pejgamberi a.s. tërheq vërejtjen në rrezikun e grumbullimit të brengave:
“Kush ka shumë brenga, i sëmuret trupi”.
Ai këshillon lutjen dhe kërkimin e faljes si ilaç për këtë gjendje Ibn Abasi r.a. transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Kush bie istigfarë(kerkon falje te Allahu) pa ndërprerë, Allahu do t`ia mënjanojë çdo brengë, do t`i japë rrugëdalje nga çdo situatë dhe do ta furnizojë nga nuk shpreson”.
Në Sahihun e Buhariut dhe Muslimit shënohet se Pejgamberi a.s. në vështirësi ka thënë:
“La ilahe il-llallahu-halimul adhim La ilahe il-llallahe rabul arshil adhim La ilahe il-llallah rabbis-semavati vel-erdi ve rabbil arshil kerim.
Nuk ka Zot, përveç Allahut, të Butit dhe Madhështorit. Nuk ka Zot, përveç Allahut, Zotit të Arshit madhështor. Nuk ka Zot, përveç Allahut, Zotit të qiejve dhe Tokës dhe Zotit të Arshit Fisnik”.
Në Sunenin e Ebu Davudit transmetohet nga Ebu Bekri se Pejgamberi a.s. ka thënë:
" اللَّهُمَّ رَحْمَتَكَ أَرْجُو فَلاَ تَكِلْنِى إِلَى نَفْسِى طَرْفَةَ عَيْنٍ وَأَصْلِحْ لِى شَأْنِى كُلَّهُ لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ »
“Allahumme rahmeteke erxhu fela tekilni ila nefsi tarfete ajnin ve aslih li she`ni kul-lehu la ilahe il-la ente”.
“O Zoti im, të lutem për Mëshirën Tënde, mos lejo që t`i lëshohem vetes sime asnjë moment dhe bëje gjendjen time më të mirë, nuk ka Zot tjetër përveç Teje”.[8]
Esma bin Umejr ka thënë: “I Dërguari i Allahut s.a.v.s. më ka pyetur: “A dëshiron të mësojë fjalët që do t`i thuash në vështirësi – Allahu është Zoti im dhe askush nuk është i barabartë me Të!”
Imam Ahmedi në Musned shënon transmetimin e Ibn Mes`udit se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Kur njeriu në vështirësi thotë këto fjalë:
" اللَّهُمَّ إِنِّى عَبْدُكَ وَابْنُ عَبْدِكَ وَابْنُ أَمَتِكَ نَاصِيَتِى بِيَدِكَ مَاضٍ فِىَّ حُكْمُكَ عَدْلٌ فِىَّ قَضَاؤُكَ أَسْأَلُكَ بِكُلِّ اسْمٍ هُوَ لَكَ سَمَّيْتَ بِهِ نَفْسَكَ أَوْ عَلَّمْتَهُ أَحَداً مِنْ خَلْقِكَ أَوْ أَنْزَلْتَهُ فِى كِتَابِكَ أَوِ اسْتَأْثَرْتَ بِهِ فِى عِلْمِ الْغَيْبِ عِنْدَكَ أَنْ تَجْعَلَ الْقُرْآنَ رَبِيعَ قَلْبِى وَنُورَ صَدْرِى وَجَلاَءَ حُزْنِى وَذَهَابَ هَمِّى "
“Allahumme inni abduke vebnu abdike vebnu emetike. Nasijeti bijedike madin fijje hukmuke adlun fijje kadauke, es`eluke bi kul-li ismin huve leke semmejte bihi nefseke eu al-lemtehu ehaden min halkike eu enzeltehu fi Kitabike eu iste`therrte bihi fi ilmil gajbi indeke en texh`alel Kur`ane rabi’a kalbii ve nura sadrii ve xhelae huznii dhe dhehabe hemmii.”
“Zoti ynë, unë jam robi Yt, i biri i robit Tënd, i biri i robëreshës Sate! Ffati im është në Duart Tua, e kaluara ime në Pronësinë tënde, drejtësia në mua është përcaktimi Yt. Të lutem me tërë Emrat Tu, me të cilët e ke quajtur Veten ose ia ke mësuar dikujt prej krijesave Tua ose i ke shpallur në Librin Tënd, apo i ke pronësuar për Vete, të bësh Kur`anin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, duke larguar pikëllimin dhe brengën time” - Allahu do t`ia largojë pikëllimin dhe brengën duke ia zëvendësuar me gëzim”.
Një ditë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. hyri në xhami. E pa një ensar me emrin Ebu Umame dhe i tha:
“Ebu Umame, përse të shoh në xhami jashtë kohës së namazit?”
“Brengat dhe borxhet më kanë kapluar, o i Dërguari i Allahut” - tha ai. Pejgamberi a.s. i tha: “A do të t’i mësoj disa fjalë të cilat kur t`i thuash, Allahu do të mënjanojë brengën dhe do ta paguash borxhin tënd?”. “Po, o i Dërguar i Allahut” - tha ai. Pejgamberi a.s. i tha: “Në mëngjes dhe në mbrëmje thuaj: “O Zot, më mbroj nga brenga dhe pikëllimi, më mbroj nga pafuqia dhe përtacia, më mbroj nga qyqaria dhe koprracia dhe më mbroj nga vështirësitë, borxhi dhe anashkalimi i njerëzve“.Ebu Umame më vonë tregon: “Kështu veprova dhe Allahu ma largoi brengën dhe më ndihmoi ta kthej borxhin tim“.
SHPËRNDAJE!!!
All-llahu në Kur'anin Famëlartë thotë:
"…Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë".( Maide, 2)
Vetëm me një klik në "FORWARD" edhe JU, bëhuni pjesë e së mirës.
Dërgojauni të gjithëve që i keni të regjistruar në adresën tuaj.
Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij të pafundme! Amin.
Dërgoi Qefseree Murturi

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» SI TA PËRBALLOJMË STRESIN?
» ël poetik nga Ilirjan Iljazi
» Lexoje dhe ne 60 sekonda do te te ndryshoje menyren e te menduarit...
» Briliana Shaona Uron miqët në mënyren e vetë!
» Gërxhaliu përgënjeshtron lajmin për mënyrën e vdekjes së 9 kosovarëve në Kumanovë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi