Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Zgjedhjet e 28 qershorit, me standarte

Shko poshtë

Berisha: Zgjedhjet e 28 qershorit, me standarte Empty Berisha: Zgjedhjet e 28 qershorit, me standarte

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 18, 2009 12:34 pm


Berisha: Zgjedhjet e 28 qershorit, me standarte



18.07.2009
Kryeministri Sali Berisha ka dale ne nje konference per shtyp ku vleresoi pozitivisht procesin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Kreu i qeverise vuri theksin ne punen e bere nga komisioneret, falenderoi monitoruesit nderkombetare dhe deklaroi se keto ishin zgjedhjet e rinise per nje Shqiperi Europiane.
Ai shtoi se keto ishin zgjedhjet me te vecanta qe prej vitit 1992 dhe sipas tij, policia ka bere nje pune te shkelqyer. “Nuk ka me keq se sa te blihen votat. Nuk ka me keq se te falsifikohen dokumentet, por kjo ka ndodh edhe ne demokraci te konsoliduara ku ligji ka vepruar. Nuk ka me keq se sa te kete perplasje dhe konflikte, por nuk ka pasur perplasje deri ne humbje jete. A mund te thuhet se standartet ishin te persosura? Persosmeria nuk ekziston. Vullneti i kesaj qeverie deshmoi se shqiptaret duhet te votonin te lire”, theksoi kreu i qeverise. Ne vijim, ai pranoi se kohe-vonesa ne numerimin e votave nuk ishte parashikuar nga hartuesit e kodit dhe ne te ardhmen ky defekt do rregullohet.

“Nuk ishte e drejte struktura e komisioneve ku u perjashtua forca e trete, por isha i detyruar te ndiqja konsensusin me te madh te mundshem. Keto zgjedhje vendosen standartin e numerimit me kamera. Nga 410 ankesa nga mbi 300 ne 2007 jane gjithsej 30 ankesa ne KQZ. Jam shume krenar me kete proces zgjedhor dhe mesazhet nga e gjithe bota kane qene jashtezakonisht pozitive”, tha gjithashtu Berisha.

Sipas kryeministrit, shqiptaret votuan me dinjitoze se kurre me leternjoftime te reja. “Pra keto jane standartet e ketyre zgjedhjeve. Ne zgjedhje te tjera do jene edhe me mire por persosmeria nuk besoj te arrihet, eshte e veshtire”, shtoi ai. Ne vijim te deklarates, Berisha komentoi edhe bashkepunimin me LSI-ne, duke theksuar se negociatat do nisin pas publikimit te rezultatit zyrtar.

“Koalicioni per ndryshim dhe LSI kane rene dakort qe te nisin negociatat per qeverine e re ne kohen e percaktimit te kushtetutes dhe une dua te falenderoj per mirekuptimin qe gjeta tek Meta. Kjo eshte deshmi e faktit se dy forcat bashkohen per parime dhe jo per karrige. Para dates 4 shtator nuk mund te mblidhet Parlamenti. Kryeministri eshte i detyruar te paraqese programin 10 dite nga emerimi i tij. Buxheti duhet hartuar sepse eshte etik per vendin. Hartimin po e ben kjo qeveri per arsye te afateve kohore. Po punohet me kapacitet te plote me projektin e Shqiperise europiane. Do jeni deshmitare te qeverisjes me eficente qe ka njohur vendi. Procesi i integrimit eshte harta e rruges, themeli i programit te dy forcave politike. Kam besim te madh se ky do jete koalicioni me eficent qe vendi ka patur, por do kete dhe nje opozite solide dhe kjo eshte nje gje pozitive”, qartesoi kreu i qeverise.

Ai pranoi gjithashtu se ne rast se LSI nuk do ishte forca e trete, atehere do t’i kishte shtrire doren e bashkepounimit PS-se per te mos e cuar vendin ne krize. “Kjo eshte merite e sistemit. Ne maxhoritar koalicioni im do kishte mbi 80 deputete por nuk kam keqardhje. Koalicioni i imponuar i sovranit eshte shume me i dobishem per vendin. Nese nuk do ekzistonte LSI do t’i shtroja doren PS-se per nje koalicion per ta cuar vendin drejt BE-se. Sovrani jep verdiktin e tij dhe ti je i detyruar ta lexosh pa inat. Edhe sikur koalicioni im te ishte i dyti, kisha vetem nje rruge, te doreheqjes dhe koalicion me nje kryeminister socialist”, vijoi kryeministri, i cili tha gjithashtu se edhte ende ne pritje te pergjigjes se PBDNJ-se. (tch)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi