Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miranda Haxhia:A është 'ushtari' rebel Edvin Rama?

Shko poshtë

Miranda Haxhia:A është 'ushtari' rebel Edvin Rama? Empty Miranda Haxhia:A është 'ushtari' rebel Edvin Rama?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 19, 2009 1:34 pm

A është 'ushtari' rebel Edvin Rama?

Miranda Haxhia


Po sikur të jap dorëheqjen?- pyet Edi Rama, Kryetari i Partisë Socialiste dhe një buzëqeshje e çuditshme i ndehet në fytyrë.
-S'kam për ta dhënë dorëheqjen. Ndonjë katundar mund të arratiset, ose ndonjë rebel modern mund të japë dorëheqjen nga një ushtri e humbur, nga një ambicie e madhe, nga një ëndërr e vjedhur. Dhe as njëri apo tjetri nuk e njohin institucionin e dorëheqjes dhe shikimit të vetvetes, një herë të vetme, jo si letër bixhozi me dy koka në pasqyrën e ndërgjegjes, sikur ajo të ishte e padeformuar në shpirtin dhe idealin e tij. Unë nuk jam lakè i ideve të ndonjë tjetri, pasi që të dyve, edhe katundarit, edhe modernit, që po mprehin gjuhën në partinë time (si burri i lagjes që fërkon duart në shtëpinë ku është xhenazèja e një tjetër burri!)- do t'u mjaftonte një lëvizje gishti për të bërë kryq pas meje tërë jetën. Kurse unë, tek e fundit, nuk besoj më as te teoria ime, përse duhet të jap dorëheqjen? Më duket sikur po e pyes veten: përse duhet të arratisem? Çdo të isha i zoti të bëja kur të mos isha më kryetar i Partisë, e cila nuk ma dha asnjëherë mëmësinë, qoftë edhe si bir adoptues. Po sikur të fshihesha? Jeta e të ikurit, të rënit, të hequrit, të dorëhequrit, jeta e të humburit, e të arratisurit është e vështirë dhe plot rreziqe, kurse gjëja e parë që më duhet mua është një vend i caktuar, ekzistenca ime dhe një atmosferë e përshtatshme. E ç'dreq atmosfere do të ishte ajo e një të ikuri? E një të rëni nga froni që e kam ëndërruar kaq muaj e muaj, duke e ngritur e ngritur kat më kat, pa dhe me skelat e pallateve, pa dhe me lejet, pa dhe me projektide, ngjyra e të cilave shikohet vetëm me mendjen time diabolike, apokaliptike, vetëm me simbolet e mia, të cilat kurrë, dot nuk m'i kuptuan (sepse janë tokësorë!) Si do të ishte jeta e një të arratisuri, qoftë edhe në plazhet më magjepse të botës, apo në arat me shalqinj të Myzeqesë, në kështjellat më hermetike të brigjeve nordike, apo në punën prodhuese për kanalin Vjosë - Levan - Fier?! Në mes të baltës dhe të llucës që e krijuam me atë bindje që nuk e patëm kurrë.
Nëse iki, nëse dorëzohem, nëse pranoj se nuk jam i zoti, nëse i bindem shumicës, nëse arratisem, vetvetja do të më detyronte të kthehesha mbrapsht. Unë nuk jetoj dot pa ju. Unë nuk jetoj dot pa gjysmën tjetër, që më del në pasqyrë me kokën mbrapsht.
***
Ky është momenti klasik në historinë e "romaneve politikë". Dhe Shqipëria ka fatin e madh ta shijojë pak e nga pak si helmin që i shpëton edhe hetuesve të Agata Kristit. Gjithë rafinatura e mendjes dhe e filozofisë së një lideri, si kryetari i Partisë Socialiste, që nuk po lidh dot as këpucët e një gjysmë partie në këtë verë, është fjalia fatale "Unë s'jetoj dot pa ju". Kjo është si kanosja e qiririt që i flet fluturës. Në këtë rast ndjen se edhe mendimtari më i ndjerë i ushtrisë së stisur të opinionistëve të mbirë në vapën e zgjedhjeve, pati gabuar: Është e rrezikshme të nënvlerësosh Edi Ramën, edhe kur nuk ke respekt për të.
Çasti më kobzi për një politikan, për një gazetar, për një njeri çfarëdo që bën edhe ai politikën e vet dhe e hedh mendimin në një kuti votimi, të cilën ia përdorin si hajmali për të prishur dasmën, me pretekstin se nuk lahen kazanët pa ngrënë të gjithë dasmorët!, është kur zemra e tij, e çdokujt që mendon kthjellët dhe ftohtë, më mirë akoma pa e vënë prizën e televizorit!- nis e ndjen keqardhje për një njeri, një lider, një kryetar të një Partie Socialiste, që është aq shumë i ngjashëm me personazhin e famshëm të Çiçikovit te "Frymë të vdekura", që lë pas partinë e tij si një qytet të shkatërruar dhe i gëzohet "fitores" se, kanë shpëtuar dy shtëpi pa djegur, dhe pleshtat brenda saj! Ai (gazetari, opinionisti, i stisuri, mendjehumburi e mendjeholli!) kërkon ta shpëtojë kryetarin e një partie në lirim, t'i tregojë arsye, ta ngrejë nga bataku ku ka rënë dhe ta frymëzojë me qëllime të larta e "ultra- fisnike", t'i hapë sytë drejt një jete të re dhe aktivitetesh të reja - e po, gjithkush e di se ç'mund të dëshirohet në të tilla rrethana.
***
E hëngri karremin edhe ky, thanë me vete për Sali Berishën, ithtarët e një fitoreje që nuk u erdhi asnjëherë këtë radhë për Partinë Socialiste. Dhe nisën të bëhen gati fët e fët. Që kur e panë Partinë Demokratike me një fushatë serioze, dinjitoze, pa urrejtje, pa mllefe, pa llum parash, menduan…se zgjedhjet janë bërë mirë, por fitorja nuk është e merituar! (dasma ishte e mirë, por nusja jo dhe aq e bukur!)
Mbajeni frymën gjithë ju, shpirtëra të vdekur dhe të asfiksuar nga ajri i ndotur i një histerie në ikje e sipër, të një kryetari që nuk deshi të mësojë një rregull elementar të mirësjelljes politike, dorëheqjen dhe urimin për kundërshtarin.
Partia Demokratike nuk është histori e shekullit të dytë a të tretë të herës sonë, ajo nuk është ide e ndonjë monarku diku në ndonjë cep të botës, a e ndonjë guvernatori në Azinë e Vogël.
Ah, nëse ata, ithtarët, shkruesit, mendimhollët dhe mendjetrashët e politikës konvulsive të Partisë Socialiste mendojë se, partia e lideri të tyre ka lindur në shekullin e katërt a të pestë, atëherë i duhet të çojë pikërisht liderin e fundit të saj, Edi Ramën, në shkretëtirën e Egjiptit e po të jetë i zoti të bëjë politikë të mirë, do mbajë frymën gjallë tridhjetë a dyzetë vjet vetëm me rrënjë, delire dhe vizione. Sepse Partia që është iluzioni në kokën e tij, s'e kupton dot veprimtarinë e saj, po nuk u flijua për kryetarin e vet, dhe po qe se nuk e bën këtë sakrificë, atëherë s'e ka për gjë të hidhet nga dritarja….e shkretëtirës!
***
Lexuesi, shkruesi, politologu, opinionisti i mbetur pranë burimeve, edhe mund të mërmërisë: ai jeton - edhe pse një gjë të tillë nuk mund ta zhgaravisë as në bordura stacionesh apo trotuaresh.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi