Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Situata adapte për pushime verore

Shko poshtë

Situata adapte për pushime verore Empty Situata adapte për pushime verore

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 21, 2009 7:30 pm

Situata adapte për pushime verore



Në vorbullën e ngjarjeve politike në Kosovë dhe rreth saj, shohim një gjendje të jashtëzakonshme, e cila në mënyrë histerike kamuflohet teknikisht si “gjendje stabile”. Kjo gjendje “stabile” që e proklamojnë ndërkombëtarët, kur kërkohet ndonjë avancim politik për Kosovën në BE-OKB, menjëherë, me kritere të dyfishta, konstatohet se Kosova ende nuk i ka plotësuar standardet, që do të thotë në Kosovë gjendja nuk është stabile. Kriteret e dyfishta të ndërkombëtarëve për Kosovën, që i kanë të deklaruara, konstatojnë “dy situata” njëkohësisht, edhe stabile, edhe jostabile siç qe arsyetimi kur vendosën ta getoizojnë Kosovën duke e përjashtuar nga “listat e bardha” apo të zeza të liberalizimit të vizave. Por cila është situata reale politike në Kosovë, këtë do të duhej ta dinin dhe ta kuptonin pikë së pari faktorët vendorë, ata që sot qeverisin Kosovën në të gjitha segmentet politike dhe ekonomike. Janar-qershor 2009 në Kosovë kanë ndodhur një sërë ngjarjesh politike që kanë relativizuar situatën, të cilën e ka definuar Kushtetuta e Kosovës. Nga problemet që janë shfaqur në zhvillimet parlamentare dhe kulturore në Kosovë gjatë 6 muajve të kaluar, a mund të themi se ndonjë nga kjo seri problemesh është zgjidhur, ose së paku është definuar qëndrimi zyrtar që duhet të ndërmerret për t’u sanuar avaritë politike që po i shkakton prezenca e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.
Sikur jemi shumë komodë, kur këtyre ditëve të nxehta të korrikut, edhe pse Parlamenti “punonte” zyrtarisht, mungesat e deputetëve në seanca nuk i arsyetonte pauzat për kafe që bëjnë ata gjatë zhvillimit të seancës, pasi që fizikisht ata nuk i shihje as në ‘bufetë’ e Parlamentit. Në institucionet e tjera tash shohim “zëvendësimet” e autoriteteve udhëheqëse, që dalin vetëm atëherë kur nuk mund t’i eskivojnë opinionit. Kjo e riafirmon atë bindjen e betonuar “kosovare” se mungesa ose prania e zyrtarëve të lartë apo të ulët nuk e dëshmon faktoritetin politik, dhe se në Kosovë dikush tjetër (ndërkombëtarët) janë ata që e mbajnë “në duar” situatën. Në një gjendje të tillë, që vërtet është e jashtëzakonshme, dhe e cila situatë u tensionua edhe më shumë me rastin e përjashtimit të Bosnjës, Shqipërisë dhe Kosovës nga liberalizimi i vizave, sikur askush nuk ka dobi politike nga mungesa e përgjegjësive. Ato rezervohen për shtator. Deri atëherë asgjë nuk do të ndodhë, por do të vazhdojnë konstatimet e situatës, njësoj siç janë konstatuar 6 muaj pareshtur, por vetëm janë konstatuar dhe asgjë nuk është zgjedhur. Kjo si veprohet në Kosovë “për pushime” të merituara, do t’i ngjante po sikur në Shqipëri, këtyre ditëve kur “numërohen votat” dhe pritet shpallja e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve, liderata e Shqipërisë t’ia mbathte në pushime veprore. Ndërkaq vera nuk po e pengon Eulex-in që të bisedojë me Beogradin, nuk e ka lënë për vjeshtë këtë punë, por mbase në vjeshtë, në fillim të shtatorit, liderët tanë “të lodhur” do të informohen për rezultatin e bisedimeve, ç’është e vërteta vetëm do t’u konfirmohen ato. Dhe konfirmimi do të konstatohet, asgjë më shumë, nuk prishet ritmi politik që ka filluar që nga dita e parë e instalimit të UNMIK-ut para dhjetë vjetëve
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi