Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajram Kosumi:Komisioni për ndihmë juridike, i domosodoshëm

Shko poshtë

Bajram Kosumi:Komisioni për ndihmë juridike, i domosodoshëm Empty Bajram Kosumi:Komisioni për ndihmë juridike, i domosodoshëm

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 21, 2009 7:35 pm

Komisioni për ndihmë juridike, i domosodoshëm

Bajram Kosumi
Debate

Ne kemi shqyrtuar raportin e Komisionit për Ndihmë Juridike dhe do të paraqes dy
çështje, që mendoj se janë të rëndësishme në lidhje me këtë raport, pa u lëshuar në
çështje, në detaje teknike, që raporti megjithatë i ka disa mangësi që duhet të korrigjohen.
Por, pa i përmend ato, po ndalem në dy çështje tjera. Nën një, është arsyeshmëria e
funksionimit të Komisionit për Ndihmë Juridike ose logjika e ekzistimit të këtij
komisioni. Ky komision është formuar në bazë të një rregulloreje të UNMIK-ut, numër
2006/36, është formuar në rrethana të veçanta dhe për qëllime të veçanta, që të përkrahë
njerëzit që nuk kanë aftësi dhe nuk kanë mundësi, potencial apo përkrahje financiare për
të mbrojtur të drejtat e tyre para ligjit në Kosovë.
Para se gjithash, duhet të thuhet që ky komision është rast i veçantë në rajon. Asnjë shtet
tjetër në rajon nuk ka një komision të tillë që funksionon mbi baza të tilla siç funksionon
Komisioni për Ndihmë Juridike në Kosovë.
Arsyeshmëria e ekzistimit të komisionit vihet në pikëpyetje për shumë arsye. Nën një, që
është, besoj, më themelorja, mungon masa vlerësuese për suksesin e komisionit. Sipas
përshkrimit të rregullores mbi të cilën vepron ky komision, komisioni ka për detyrë të
ndihmojë qytetarët vetëm për të udhëzuar se ku duhet të orientohen ankesat e tyre. Nuk
shkon më tutje. Po ta banalizojmë pak, do të thotë, një qytetar nuk di ku të orientohet për
një të drejtë të tij dhe kërkon ndihmën e komisionit dhe komisioni e orienton, ta zëmë, se
personi në fjalë duhet të drejtohet në kuvendin komunal, në ekzekutivin e komunës ose
në këtë ministri ose në këtë drejtorat, e tjera, e tjera.
Do të thotë, komisioni ofron këtë ndihmë, por komisioni nuk e përcjell rastin tutje për të
parë efektshmërinë e punës së vet. Kështu që, edhe në raportin që është ofruar, edhe në
shqyrtimin që ne e kemi bërë në komision, Komisioni për Ndihmë Juridike ka qenë në
gjendje të ofrojë shifra -sa raste i ka trajtuar, por nuk ka qenë në gjendje të ofrojë të
dhëna për cilësinë e shërbimeve që ka kryer vet. Nuk ka qenë në gjendje dhe nuk mund të
jetë në gjendje asnjëherë të thotë se prej këtyre rasteve të trajtuara, kaq për qind kanë
rezultuar të efektshme ose me sukses. Kjo është arsyeja e parë që e vë në pikëpyetje
logjikën e ekzistimit të këtij komisioni.
Arsyeja e dytë ka të bëjë me mosefikasitetin e veprimit të këtij komisioni. Nëse e marrim,
për shembull, Byronë e Qarkut në Mitrovicë, që është njëra prej pesë byrove të
Komisionit për Ndihmë Juridike dhe i shikojmë shifrat që ofron raporti i komisionit,
atëherë nëse bëjmë një zbërthim të ditëve të punës të personave që punojnë në këtë byro
dhe të lëndëve që e kanë trajtuar, atëherë i bie se brenda një viti kjo byro, që ka 3 vetë të
punësuar, 2 ekspertë dhe një zyrtar të thjeshtë teknik, i bie se për një ditë pune ka trajtuar
0.68% të një rasti, do të thotë as një rast të plotë për një vit të plotë të punës. Nëse merret
mesatarja që e përmendi edhe një koleg më herët këtu, e lëndëve të trajtuara nga një
gjykatës i gjykatës në Kosovë, atëherë rezultati mund të jetë se një gjykatës vepron më
me shumë efekt se sa një byro, njëra prej 5 byrove të Komisionit për ndihmë juridike.
Prandaj, në të ardhmen mendoj se institucionet e Kosovës duhet ta trajtojnë seriozisht
këtë çështje në këtë kuptim, të debatohet a ka efekt dhe a ka logjikë ekzistimi i komisionit
në këtë mënyrë çfarë është i organizuar tash. Që kanë nevojë qytetarët e Kosovës për
ndihmë juridike falas ende, nuk e përjashtoi këtë mundësi, do të thotë kanë nevojë, por
duhet të shikohen mënyra tjera të organizimit, e jo kjo çfarë është kështu në bazë të kësaj
rregulloreje.
Çështja e dytë që desha ta trajtoj, është në rrethanat e tashme, do të thotë deri sa ekziston
ky komision, ky komision tash ekziston dhe funksionon mbi bazë të kësaj rregulloreje të
UNMIK-ut, e cila rregullore ka lënë shumë zbrazësi. Atëherë, ne mbështesim propozimin, rekomandimin e komisionit që të hartohet ligji për komisionin nëse vihet në
përfundim se ekziston nevoja për funksionimin e një komisioni të tillë. Do të thotë, nëse
përfundimisht pajtohemi se duhet të ekzistojë një komision i tillë, atëherë ai duhet të
rregullohet me ligj, por para se të bëhet ligji, Kuvendi duhet ta batojë arsyeshmërinë e
ekzistimit të një komisioni të tillë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi