Grindje juridike për synetin
Faqja 1 e 1
Grindje juridike për synetin
Grindje juridike për synetin
Gjykata e Këlnit e konsideron synetin si dëmtim të trupit dhe për këtë arsye si vepër penale. Vendimi ka shkaktuar shqetësim si në radhët e myslimanëve edhe të herejve në Gjermani.
Rrethprerja e djemve është një ritual i lashtë, apo zakon fetar. Në judaizëm procedura zhvillohet ditën e tetë pas lindjes dhe vulos "besëlidhjen me Zotin". Edhe për muslimanët bërja synet është një detyrë fetare, ajo ose kryhet sa djemtë janë foshnja, ose më vonë në fëmijëri, shpesh në kuadër të një feste të madhe familjare.
Gjykata e Këlnit e konsideron synetin tek djemtë e vegjël si diçka shumë laike, një dëmtim të trupit dhe për këtë arsye si një vepër penale të dënueshme në bazë të ligjit gjerman. Një mjek, që qe akuzuar se pasi kishte bërë një djalë synet ky kishte pasur probleme shëndetsore, gjyqtarët e liruan të martën (26.06.2012), por vetëm për shkak se situata ligjore deri tani ishte e paqartë.
Ceremoni syneti tek hebrejtë
Peshimi i ligjeve
Liria fetare dhe e drejta e ushtrimit të fesë janë të garantuara në kushtetutën gjermanne. Por ata nuk janë mbi ligjin dhe hasin në limitet e veta aty, ku preken të drejtat e tjera të një rëndësie të konsiderueshme. Një e drejtë shumë e rëndësishme e njeriut është "e drejta për integritet fizik", që shkelet pa dyshim në rastin e synetit. Një i rritur mund ta pranojë atë pa problem vullnetarisht, por jo një foshnjë. Pyetja është, nëse dëshira e motivuar nga feja dhe pëlqimi i prindërve e bëjnë synetin të ligjshëm në kuadër të së drejtës të edukimit.
"Jo", mendon profesor Holm Putzke nga universiteti i Passaut. Përmes një artikulli shkencor ai ngjalli në vitin 2008 debatin ligjor lidhur me bërjen synet në Gjermani. Juristi thotë se nuk është bindës argumenti, që përfshirja simbolikisht në bashkësinë fetare përmes kësaj prerjeje është në "të mirë të fëmijës". Ai dhe kritikë të tjerë të bërjes synet të djemve pohojnë se edhe tradita të lashta fetare dhe kulturore duhet të gjykohen nga kuptuarit modern të ligjit. Një zgjidhje do të ishte që vendimi për bërjen synet të shtyhet, derisa personi të jetë i rritur sa duhet, që të vendosë vetë. Putzke mendon se vendimi i gjykatës të Këlnit është një "vendim udhërrëfyes dhe i guximshëm."
Pasiguri e konsiderueshme
Profesor Bijan Moghadam Fateh nga Universiteti i Münsterit mendon se nga ana ligjore çështja është shumë ndryshe. Për të bërja synet e djemve është një prerje relativisht e lehtë me rreziqe minimale dhe nga ana tjetër me avantazhe të njohura nga mjekësia. Preferenca e prindërve nuk ështe për të abuzim me autoritetin prindëror.
Në vendimin e Këlnit mjeku i akuzuar, i cili kishte kryer rrethprerjen, u lirua nga akuza për cënim trupor. Sipas gjykatës për shkak të gjendjes së pasqaruar ligjore ai nuk ka qenë në dijeni se po kryen një diçka të gabuar. Pas vendimit situata është ndryshe, thotë me keqardhje Fateh-Moghadam: "Unë mendoj se vendimi i Gjykatës së Këlnit do të shkaktojë pasiguri të madhe, tek prindërit e prekur dhe gjithashtu te mjekët në klinikat urologjike dhe spitalet, që ofrojnë rrethprerje."
Kalimi nëpër instanca
Por diskutimi ligjor nuk ka përfunduar me vendimin e Këlnit. Këtë e konfirmon edhe profesor i së drejtës penale, Martin Bëze nga Boni. Një gjykatë më e lartë mund të vendosë ndryshe. Sqarimin përfundimtar mund ta japë vetëm një gjykatë federale, ose Gjykata Kushtetuese.
Bëze nuk është për lejimin e bërjes synet të djemve me anë të një ligji të veçantë. Momentalisht planifikohet e kundërta në prerjen e vajzave, pra një ndalim i padiskutueshëm: "Dhe në qoftë se tani vihet një rregull, që privilegjon zakone të tilla fetare dhe i përjashton nga legjislacioni penal, kjo do të jetë një zgjidhje, pasojat e të cilës fundja janë të paparashikueshme." Rrethprerja e klitorisit tek vajzat është në Gjermani e dënueshme dhe konsiderohet si dëmtim i rëndë trupor.
Ceremoni syneti tek myslimanët
Për profesorin Bijan Fateh-Moghadam një ligj i veçantë për rrethprerjen është teorikisht i mundur, por nuk është as i dobishëm, as i nevojshëm. Ai dëshiron që situata ligjore të sqarohet nga një gjykatë supreme, si nga Gjykata Kushtetuese. Atëherë mund të hiqet dorë nga një ligj i posaçëm, që është shumë vështirë të formulohet. Të dy ekspertët janë të një mendimi se ka gjasa, që çështja të përfundojë edhe para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Polemika mbi rrethprerjen mund të zgjasë me vite.
Prandaj duhet shpejtuar: Edhe pas vendimit të Këlnit prindërit muslimanë dhe hebrej do të vazhdojnë t'i bëjnë synet djemtë e tyre në Gjermani. Por tani ndërhyrjet mund të bëhen gjithnjë e më shumë jashtë vendit, apo privatisht, supozon Fateh-Moghadam. "Unë mendoj se vendimi do të ketë një efekt paradoksal. Që standardi i mbrojtjes të shëndetit të fëmijëve më shumë do të bjerë, se sa do të rritet." DW

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shaban Cakoli: GRINDJE KOHËSH
» VIKTORIA XHAKO - GRINDJE DASHURIE – Skicë
» Bajram Kosumi:Komisioni për ndihmë juridike, i domosodoshëm
» “Shkollat juridike” të Islamit –nxisin përleshje fizike në xhaminë e Gjilanit (Dokument)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi