Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gra dhe vajza, mos luftoni në heshtje!

Shko poshtë

Gra dhe vajza, mos luftoni në heshtje! Empty Gra dhe vajza, mos luftoni në heshtje!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 25, 2009 2:19 pm

Gra dhe vajza, mos luftoni në heshtje! U1_donnaNga Dr. Adem Harxhi

PROBLEMET E SHËNDETIT SEKSUAL TË GRAVE, KANË PREKUR ÇDO FAMILJE


Në të gjithë shkrimet në Shekulli dhe emisionet e mi televizivë, kam insistuar, në mënyrë të veçantë, lidhur me problemet e shëndetit seksual të grave dhe vajzave.


Ka qenë ky preokupimi më i madh për mua, sepse në shoqërinë tonë, jeta seksuale e grave dhe vajzave ka qenë e nënvlerësuar dhe për fat të keq, vazhdon të jetë larg vëmendjes së familjes, të partnerit dhe të shoqërisë në përgjithësi.


Është shumë i madh numri i grave dhe vajzave që kanë probleme me jetën e tyre seksuale dhe që luftojnë me to në mënyrë të heshtur.


Shpesh, për këto shqetësime nuk di as burri, ose partneri i tyre seksual. Kjo ndodh sepse shoqëria dhe kultura jonë akoma nuk i kupton problemet e shëndetit seksual të grave. Ato nënvleftësohen prej të gjithëve, prej mjekëve, madje edhe prej vetë grave.


Janë shumë të rralla, në mos nuk ka fare raste, kur një grua, ose vajzë, të shkojë tek doktori sepse i mungon dëshira për aktivitet seksual, ose sepse nuk eksitohet seksualisht, ose nuk arrin dot në orgazmë, ose ka dhimbje gjatë aktit seksual, ose ka tharje vaginale, ose sepse ka dëshirë shumë të madhe për aktivitet seksual. Me të gjitha këto gjendje, çdo grua vuan e heshtur, lufton pa u ndjerë dhe pa rezultat.


Askush nuk mendon për faktin që këto shqetësime të shëndetit seksual të grave dhe vajzave, kanë pasoja shumë serioze edhe në shëndetin e tyre fizik. Ato, pa e ditur as vetë, luftojnë të heshtura me këto shqetësime, pa i treguar askujt, madje as mjekëve, të cilët nuk i pyesin kurrë gratë, paciente të tyre, për problemet e tyre seksuale.


Shumë shkruhet e flitet për dhunën ndaj gruas në familje, veçanërisht në zonat rurale. E gjithë kjo dhunë ndaj gruas, gjithë ky abuzim seksual me to, ka ndikim të madh në jetën e tyre seksuale dhe për pasojë edhe në shëndetin e tyre fizik.


Për të kuptuar rëndësinë që ka ky problemi i shëndetit seksual të grave, do të sjell të dhënat e anketimit më të ri që është kryer në Amerikë dhe që u publikuan më 25 qershor të vitit 2009.


Në këtë anketim rezulton se 70% e grave amerikane kanë probleme me shëndetin e tyre seksual. Nga këto gra, 22% e tyre kanë probleme shumë serioze seksuale. Pra 1/5 e këtyre grave, janë shumë të shqetësuara, për arsye të këtyre çrregullimeve seksuale që kanë.


Sipas përcaktimit në këtë anketim, probleme të shëndetit seksual të vajzave dhe grave, konsiderohen gjendjet shëndetësore të mëposhtme:
• Mungesa e dëshirës për aktivitet seksual
• Paaftësia për t'u eksituar seksualisht
• Paaftësia për të arritur në orgazmë
• Dhimbje gjatë interkursës
• Tharje vaginale
• Dëshirë shumë e madhe për aktivitet seksual


Nga gratë që vuanin një ose disa nga problemet e shëndetit seksual, 44% e tyre thanë se këto probleme kanë ndikim serioz në marrëdhëniet e tyre romantike me burrat ose partnerët seksualë; 43% e tyre raportuan se kanë probleme me vetëvlerësimin dhe 42% kanë probleme me shëndetin mendor.


Studimi tregoi se problemet e shëndetit seksual, në 66% të rasteve shkaktojnë gjendje të rënda stresi dhe ankthi. Në 28% të rasteve shkaktojnë çrregullime të gjumit, ndërsa në 25% të të anketuarave, këto çrregullime kanë impakt të keq në peshën trupore (rënie dhe rritje patologjike në peshë.)


Një nga përparësitë e këtij studimi ishte fakti që kërkoi të evidentonte se si dhe ku e gjejnë gratë informacionin e nevojshëm për këto shqetësime të tyre seksuale. Kështu 35% e grave që dëshironin të informoheshin për problemet e shëndetit seksual, e merrnin informacion nga interneti.


Kjo shifër është për një vend si Amerika, ku akcesin për të hyrë në internet e ka një numër shumë i madh i grave, ndërsa në vendin tonë, ku nuk ka internet as në sallat e bibliotekës kombëtare në Tiranë, merret me mënd se sa gra kanë akces për t'u informuar nga interneti..


Nga të anketuarat, 32% e tyre pyesin partnerët dhe burrat e tyre për problemet e shëndetit seksual. Ne nuk kemi asnjë të dhënë, se sa nga gratë e vajzat shqiptare e bëjnë këtë dhe sa janë të njohur burrat me problemet e shëndetit seksual të grave, që të ndihmojnë edhe gratë e tyre.


Shumë gra në këtë anketim thanë se do të ndjeheshin më mirë po t'i diskutonin problemet e shëndetit të tyre seksual me mjekët, por këtë nuk e bëjnë për shumë arsye, kryesisht, sepse nuk ndjehen mirë të shkojnë tek mjeku për këto probleme dhe mjekët nga ana e tyre nuk u kushtojnë rëndësi problemeve të shëndetit seksual të grave.


Sipas anketës, vetëm 18% e grave amerikane kanë shkuar tek mjekët për këto probleme. Kjo është një shifër shumë e ulët për Amerikën, ndërsa ne nuk kemi asnjë studim për këtë problem.


Ky studim, siç e thashë edhe më lart, u lëshua të enjten, në datën 25 qershor 2009, nga Qendra Kombëtare e Burimeve të Shëndetit të Grave dhe nga Lidhja e Shëndetit të Riprodhimit. Këtë studim e kishte sponsorizuar Boehringer Ingelheim Pharmaceuticals Inc.


E theksova sponsorizuesin e këtij studimi, për t'u thënë sponsorizuesve në Shqipëri, se nuk duhet të sponsorizojnë vetëm për TV show, Soap opera, miss-et e bukurisë, ndeshje sportive etj., por në radhë të parë për shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve në nevojë.


Numri shumë i madh i grave që provojnë probleme të shëndetit seksual, tregon se është me shumë rëndësi, që t'u kushtohet atyre kujdes i veçantë. Të bëhen të gjitha përpjekjet, që t'u jepet grave, me të gjitha mënyrat, informacion shkencor i sigurt dhe përgjatë gjithë jetës së tyre.


Eksperienca ka treguar se shumë probleme të shëndetit seksual të grave, mund të përmirësohen duke rritur edukimin seksual, duke ndryshuar mënyrës e jetesës së grave, duke organizuar konsultimin dhe mjekimit e këtyre grave dhe duke inkurajuar gratë që të bisedojnë për problemet e shëndetit seksual me partnerët dhe me doktorët e tyre.


Mjekët sot, kanë më shumë se kurrë burime për të ndihmuar gratë, që të kuptojnë dhe të maksimalizojnë seksualitetin e tyre të shëndetshëm, për gjatë gjithë jetës. Është me rëndësi shumë të madhe për gratë, që ato, vetë, të kuptojnë bazat e përgjigjes seksuale femërore dhe miriadën e faktorëve, shumica e tyre emocionalë, që kanë impakt në seksualitetin e tyre.

Tiranë, qershor 17. 2009
& & &



INTERSEKSI


Pyetje:

Doktor!
Më vjen zor që e bëj këtë pyetje, por jam e detyruar nga gjendja në të cilën jam. Unë kam vaginë dhe testikula. Kam shumë droje të bisedoj me dikë për këtë situatë. Nëna gjithmonë më pyet nëse ndjehem mirë kështu si jam. Herën e fundit që më pyeti, u largova edhe prej saj.

Jam shumë e shqetësuar dhe nuk kam biseduar me asnjë shoqe për këtë gjendje. Ndjej se kur ato do ta marrin vesh, do të më tallin. Nuk di çfarë të bëj.

Kam shumë kohë që kam një të dashur dhe ai çuditet, se pse unë nuk dua që ai ta shikojë trupin tim. Kam menduar të kryej marrëdhënie seksuale me të, por jam e sigurt se pas kësaj ai nuk do t'i vazhdojë më marrëdhëniet me mua. Ai do ta ketë të vështirë të kuptojë nëse unë jam mashkull apo një femër.
Të lutem më jepni ndonjë këshillë.
Faleminderit!


Përgjigje:
Shoqëria jonë e ka të përcaktuar qartë se kush është një djalë dhe kush është një vajzë. Por më duhet të të them që në fillim, se ka shumë njerëz, që ashtu si edhe ti, nuk përfshihen në këto dy kategori shoqërisht të pranueshme.


Njerëzit me karakteristika seksuale, ose riprodhuese, që nuk përcaktohen lehtësisht si meshkuj, ose si femra, hyjnë në atë grup të njerëzve që quhen me interseks. Njerëzit me gjendje interseksi mund të lindin me organe riprodhuese të shumë formave, dimensioneve dhe kombinimeve, ose kanë gjenitale të jashtme, që duket se i përkasin një seksi dhe kanë kromozome që i përkasin seksit tjetër.


Ju më thoni se jeni e shqetësuar dhe unë e kuptoj shqetësimin tuaj. Por, duhet të dini se shumë njerëz, midis nesh, kanë gjendje interseksi dhe me siguri, ka edhe midis miqve, shokëve dhe shoqeve të tua.


Njerëzit dinë pak për problemet që lidhen me interseksin, dhe kjo është arsyeja që ju keni zor të hapeni tek shoqet dhe dashnori juaj. Ju më pyesni se si mund të dilni nga kjo situatë. Në radhë të parë kjo varet nga ju.


A do t'i zbuloni tek të tjerët, ato që ju keni poshtë mesit tuaj?


a-Disa njerëz me interseks, e konsiderojnë këtë një çështje private dhe nuk ia tregojnë askujt.


b-Të tjerë mendojnë se të flasësh hapur dhe ndershmërisht lidhur me trupin, kjo është mënyra më e mirë për të qenë vetja jote dhe kjo bën të pakësohet turpi.
c- Disa të tjerë ndjekin opsionin : "Të presësh dhe të vëzhgosh".


Prit sa të fitosh, gradualisht, besimin e shoqeve dhe t'u zbulohesh atyre, kur të jesh gati.
Siç e shikoni, tani për tani, ju mund t'ia thoni një shoqes suaj të ngushtë, mund t'ia thoni vetëm dashnorit tuaj, ose të mos ia thoni askujt fare.


Në qoftë se vendos të bisedosh me njerëz të tjerë, duhet të kuptosh se kjo nuk është pa "rreziqe". Ashtu siç thua edhe ti, ka mundësi që shoqet të bëjnë komente jo të mira. Por, nuk përjashtohet mundësia që ato ta fshehin konfuzionin dhe shqetësimin që u shkaktoi zbulimi, se ti je me interseks.


Ka edhe një mundësi të tretë që ato të ndjejnë se ju jeni akoma po ai person, me të cilën ato kanë pasur kënaqësinë të kenë qenë shoqe.
Lidhur me dashnorin tënd, këtu problemi është edhe më i vështirë.


Vendimi për të bërë seks për herë të parë me të, është një hap i madh, edhe pa qenë me intersesk. Interseksi e bën seksin e herës së parë edhe më të vështirë. Ti thua se dashnori do të largohet prej teje, sapo ai të marrë vesh se ti je ndryshe nga sa pret ai.


Ndoshta ti ke të drejtë që mendon kështu, por mund të ndodhë që reagimi i tij të të çudisë. Ka mundësi, që ai të jetë shumë i dashuruar pas personalitetit tënd të gëzuar, të jetë i mrekulluar nga niveli i dijenive të tua, ose të jetë i tërhequr nga puthjet e tua seksi dhe nuk e çan kokën fare, pse ju keni disa pjesë të tepërta në trup. Të prekesh gjëra të tepërta, është vërtet diçka e frikshme në një marrëdhënie intime, por ka raste që kjo gjë i sjell edhe më afër dy dashnorë.


Ka edhe diçka tjetër që duhet ta kesh parasysh. Duhet të dish se zbulimi i interseksit mund të ketë edhe elementë pozitivë. Duke folur me shoqet dhe familjen më hapur për trupin tuaj, ju mund të ndjeni më pak shqetësim dhe të ndjeheni më konfidente me veten tuaj.


Zbulimi mund të jetë një pikë kthese, që i thellon marrëdhëniet e tua me shoqet dhe dashnorin tuaj. Ata mund të ndjehen më afërt me ju, sepse ju u besuat atyre. Zbulimi i bën shoqet dhe dashnorin, që të të besojnë më shumë, për shqetësimet që ata mund të kenë.


Para çdo gjëje, mendo të bisedosh me një specialist që i njeh mirë problemet e interseksit. Ai do të të ndihmojë të mësosh të mirat dhe të metat e hapjes tek të tjerët. Ai do të të ndihmojë të kuptosh më mirë imazhin e trupit tënd, lidhur me seksin dhe gjininë.
Të ndash sekretet e trupit me shoqet, ose dashnorin, mund të jetë ndihmuese.


Ashtu siç dëshiron nëna juaj, që ju të jeni plot besim lidhur me trupin, ashtu mund të ndodhë edhe me shoqet dhe dashnorin. Ata mund të ndjejnë të njëjtën gjë dhe të kujdesen plot dashuri për ju.


Paç shëndet dhe fat. Doktori!

Shekulli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi