Halit Bogaj: Kadri Roshi
Faqja 1 e 1
Halit Bogaj: Kadri Roshi
Kadri Roshi - “Nder i Kombit”, “Artist i Popullit”, “Simbol i Vlerave Humane” |
Nga Halit Bogaj
Ai rrinte me të gjitha kategoritë shoqërore. Modestia e tij e jashtëzakonshme e bënte edhe më të madh, më të dashur.dhe më të afërt për mbarë njerëzit që e rrethonin. Ishte një ikonë e gjallë e Teatrit dhe filmit shqiptar. Kishte edhe një pasion të madh- peshkimin. Mbase duke peshkuar donte t’i harronte hallet dhe brengat e mëdha të jetës së mundimshme nën regjimin e egër dhe totalitar, në të cilin edhepse hiqte si të tjerët, u përpoq të jepte maksimumin e vetë njerëzor dhe artistik. Ai të gjitha madhështitë e tij të dhuruara nga natyra i bëri , parasëgjithash për ne spektatorët/ e që/ mjerisht ne në Kosovë nuk mundëm t’i shijonim të gjitha ato që i krijoi ai/.Dëshronte ta harronte përditshmërinë me hidhërime të shumta të shkaktuara nga tirania e një sistemi totalitar që e derdhte tërë pezmin e vetë mbi popullin dhe individët e tij.Ishte Kadri Roshi pikërisht ai dhe kolegët e tij që e përjetuan më së tepërmi atë peshë të rëndë që u varej mbi qafë. Nuk mund ta shprehnin tërë atë që e mendonin dhe nuk mund ta bënin tërë atë që e dëshironin.Kishte dëshirë ta interpretonte Ali Pashë Tepelenën por atëherë duhet t’i ravizonte disa vija të holla të karakterot kontraverz të Pashait shqiptar.Para së gjithash duhej ta portretizonte egërsinë dhe tiraninë e tij e cila mund të aludonte se bëhej fjalë për diktatorin dhe fronin etij’’Mbretëror’’. Mund të ndodhte ajo që ndodhi me veprat e Kadaresë’’Kështjella’’dhe’’Pallati i ëndrrave’’për të aluduar në vetëizolimin dhe mbylljen e Shqipërisë brenda mureve të veta.Prandaj edhe po ta luante Pashain mbase nuk do të mund ta realizonte ashtu siç dëshironte. Siç tha edhe vetë’’Doja ta interpretoja Aliun ngase ishte një luan shqiptar’’ dhe vërtet luani skenik do ta luante luanin historik dhe se përkah pamja kishte filluar t’i përngjante Ali Pshait.Ali Pashain e çmonte si një luftëtar të madh të çështjes shqiptare i cili/ashtu si edhe Skënderbeu/ luftoi 22 dy vjet kundër Perandorisë së fuqishme osmane. Atë e çmonte gjithashtu ngase ishte një personalitet i njohur edhe jashtë Shqipërisë i cili kishte kontakte edhe me figuara të shquara të kohës tek i cili kishte ardhur edhe lordi Bajron për t’ia kushtuar një këngë në veprën e vetë të famshme’’Udhëtimi i Çajld Haroldit’’, për të cilën autori thotë’’Në mbrëmje rashë për të fjetur si njeri i thjeshtë kurse në mëngjes u zgjova i famshëm’’.
Kadri Roshi, sipas dëshmitarëve ishte edhe boem/por vetëm sa për ta filluar dhe zhvilluar muhabetin me miqtë e tij dhe me rrethin të cilit i takonte/.
Në një film dhe emision dokumentar përshkruan pleqërinë e vetë dhe vitet e fundit para vdekjes ku nuk e fsheh dhembjen që duhej të shkëputej nga vdekja. Ndaj edhe i evokon disa çaste të dikurshme kur ishte fëmijë dhe kur kishte biseduar me gjyshin e tij plak. Ato janë fjalë mallëngjyese për jetën e cila i dhimbset çdo njeriu, ndaj edhe titanit Kadri Roshi.Por jeta sipas tij dhe gjyshit duhet jetuar sa më tepër që të jetë e mundur ngase është e shkurtër dhe siç shprehet populli ynë’’Ne vërtet jemi mysafirë në këtë botë’’. Domethënë se thellësisht e kishte kuptuar raportin e jetës me përjetësinë tjetër që e pret çdo njeri të kësaj bote/të rrejshme/ siç thonë njerëzit tanë. E dinte se gjithkush duhej të pajtohej me rrjedhat e jetës/lindjen, zhvillimin dhe fundin/.
Mes tjerash na përlotin edhe fjalët e nipit të tij i cili u thirr n’ emision për t’i evokuar kujtimet e veta të paharruara për gjyshin e dashur me të cilin ishte krenar mbarë populli ynë.Ai tha/ Si gjysh ishte shumë i mirë, por edhe si njeri ishte shumë i mirë/ dhe filloi të qante. Kështu shprehej Maksi i ri për gjyshin e vet kolos të artit skenik të cilit ia kishte kushtuar edhe një poezi sentimentale me të cilën na përmalloi edhe më tepër.
Poezia e tij ka kuptim të thellë në të cilën nipi i tij thot’’Do të luajmë në Teatër, ti Othellon e unë Hamletin’’, për ta përfunduar poezinë me fjalët’’Është nder i madh të jesh njeri’’.
Përveç dhuntisë që kishte si aktor, në veprimtarinë e tij të përgjithshme artistike vend të theksuar kanë edhe recitalet e tij. Në emision Kadri Roshi i recitoi edhe disa vargje të poezisë së Naimit’’Fjalët e qiririt’’, në saje të të cilave shkëlqeu edhe njëherë poeti dhe aktori gjenial i cili skenës shqipe i dhuroi role të fuqishme dhe kolosale.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Halit Bogaj: Halit Gashi
» Halit Bogaj: Tom Lantoshit
» Halit Bogaj: Dr. Rugova
» 10 Poezi nga Halit Bogaj
» Halit Bogaj: Mëmëdheu
» Halit Bogaj: Tom Lantoshit
» Halit Bogaj: Dr. Rugova
» 10 Poezi nga Halit Bogaj
» Halit Bogaj: Mëmëdheu
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi