Gladiola Busulla: Poezia është njëlloj si dielli, ajri, uji
Faqja 1 e 1

Gladiola Busulla: Të vetmet gjëra që kam botuar në prozë kanë qenë ese dhe kritika mbi romane apo piktura.
Poezia është njëlloj si dielli, ajri, uji
Nga Albert Zholi
E qeshur dhe plot dinamizëm. Pasioni i saj letërsia dhe vetëm letërsia. Shkruan kryesisht poezi dhe ese. Por në raste të veccanta merret dhe me kritikë letrare. Lindur më 13.04.1983 në Durrës. Jeton dhe punon po aty. Ka përfunduar studimet për gjuhë-letërsi më 2005, në UT. Ka botuar vëllim poetik "Dëshire përsosmërie".Merret me gjithçka që relacionohet me letërsinë.Në këtë pronocmim për Telegaf ajo tregon rrugën drejt krijimtarisë dhe emocionet në Poeteka 5 që u zhvillua para disa ditësh në qytetin bregdetar të Durrësit
Gladiola emër interesant. Kush ishte personi që ju ka vendosur këtë emër të rrallë dhe interesant ?
- Emri Gladiola (i frymëzuar nga lulja meqë kam lindur në pranverë) iu duk i përshtatshëm dhe interesant prindërve të mi. Shqipërohet shpatëz dhe mendoj se kjo ishte arsyeja që i nxiti ata më fort të më quanin kështu. Besoj se emri, shpeshherë dekodifikon personalitetin e njeriut që e gëzon atë.
Kur ka filluar të shkruaj Gladiola?
- Kam shkruar gjithmonë dhe mendoj se do të vazhdoj të shkruaj përgjatë gjithë jetës sime. Nuk varet nga unë, është përtej empirikes, një lloj lirie absolute. Për më tepër, unë poezinë e pëkufizoj një "res comunes", njëlloj si diellin, ajrin, ujin; pra dhurata të të gjithëve dhe pronë të askujt.
Mendimi juaj për krijuesit dhe për veten si krijuese?
- Sipas meje nuk ka njerëz të talentuar, por ekzistojnë njerëz me zemër të madhe e të ndjeshëm; të aftë për të transmetuar emocionet e tyre dhe për të depërtuar pa frikë, pa ndrojtje dhe komplekse tek të tjerët. Këta janë krijuesit. Sa për pyetjen, kushdo që më njeh, e di që shkruaj.
A egziston ndonjë shoqatë apo organizim krijuesish në Durrës?
- Për mua është një lidhje - zgjidhje shkrimtarësh. Nuk jam pjesë e saj dhe vërtet që s'kam shfaqur as në trajtat më minimale, kuriozitet apo interes për të ditur më shumë se kaq. Megjitahtë në Durrës ka Lidhje Shkrimtarësh.
Impresionet tuaja të Poeteka IV që u zhvillua në Durrës?
Unë isha pjesëmarrëse për herë të parë në Poeteka IV, pra "neë entry". Një eksperiencë që më dha shumë gjallëri, emocione, njohje të reja me poetë të shkëlqyer nga Portugalia, Belgjika, Kroacia dhe lista vazhdon e vazhdon. Një tour i jashtëzakonshëm i poezisë, i kulturave dhe i shpirtit njerëzor. Meritat janë të drejtorit te festivalit, të cilin mund ta përgëzoj vetëm në një mënyrë" Të jesh i zakonshëm është një kualitet i jashtëzakonshëm". Në mënyrën më të natyrshme, poetët e huaj u njohën me mikpritjen dhe fisnikërinë që na karakterizon. Përmes artit prekën një dimension tjetër të Shqiperisë, atë të vërtetin.
A ka pasu kontestime për cmimet?
- Poezia nuk ka çmime, është koha që vendos për të. Por më lejoni disa vargje:
Tashmë e kuptoj
që s'e ndryshoj
dot botën.
Më ler të shkund rërën
nga sandalet e tua.
U dashurova me to, fill pasi i dëgjova. Autori i tyre ishte Casimiro do Brito, poeti i mirënjohur portugez që fitoi çmimin e parë.
- Nuk duhet të ketë asnjë lloj shqetësimi. Përsa më përket: nëse dua të botoj diçka, e botoj. Kjo është e gjitha.
I je kushtuar tërësisht poezisë?
- Absolutisht poezisë. Të tëra artet ( poezia, piktura, vallëzimi, muzika) krijohen përmes meditimit. Ky i fundit na mundëson sipas Osho - s, hyrjen në përjetësinë dhe lumturinë e pafundme. Psh., vibrimi i yjeve në qiell është një muzikë hyjnore, por fatkeqësisht jo të gjithë mund ta perceptojnë. Të vetmet gjëra që kam botuar në prozë kanë qenë ese dhe kritika mbi romane apo piktura.
Sa është e lidhur Gladiola me librin dhe shtypin?
- Lexoj shumë. Derivat i këtij fakti është renditja e pareshtur e një sërë emrash të letërsisë shqiptare dhe të huaj. Ne mund të shijojmë nga secili autor që lexojmë, pa u privuar nga roli i selektimit. Mendoj se ka të pavdekshëm si Tagora dhe Neruda, pa anashkaluar dhe poetët shqiptarë e që shkruajnë shqip si Podrimja e Serembe, prej të cilit kam huazuar krahasimin më të shkëlqyer për të evidentuar diçka apo dikë, "ishte si dashuri".
Aktualisht me se merreni?
- Po vazhdoj të shkruaj poezi. Kjo është më e rëndësishmja për mua. Sa për librin, përmbajtja do të jetë me poezi, kurse titullin nuk e di. Atë e përcaktoj në momentin e fundit. Carpe diem, thonin latinët. Le të jetë çasti, ai që do ta zgjedhë.
Lumturinë prekim
Nën vorbullën e ndjenjës
lumturinë prekim.
Pikëllimin dhe vuajtjen
sakaq i harrojmë.
Majat e gishtërinjve
qiellin arrijnë.
Dashuria ngashënjyese
vrullshëm na pushton.
E krejt befas,
ajo tretet.
Kujtimi i saj,
shpirtin-plagë miklon.
Çastet e bukura
Format e përsosura të jetës
ngjizen.
Zgjasin
sa një pulitje sysh.
Gjithmonë na duhet
ta rishpikim lumturinë.
Në mbretërinë e Amave
hyjneshat e thurën për ne.
Ajo jeton pak,
Sa një pulitje sysh.
Ashtu si frymëmarrjet e Euforionit,
e destinuar të mbarojë shpejt.
Çastet e bukura
nuk zgjasin përgjithmonë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Topi: Busulla e Kosovës është padyshim Brukseli
» Engjëll Koliqi: Ç’ËSHTË POEZIA - CHE COSA È POESIA ?!
» Kur kendonim serenaten...-poezi-nga-Raimonda Moisiu-(Poezia eshte kompozuar serenate nga Mihallaq Andrea,nen titullin"Serenata"
» Shahin Kolonja:NJELLOJ SI QEMOTI
» Alma Papamihali:AJRI IM

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi