Topi: Busulla e Kosovës është padyshim Brukseli
Topi: Busulla e Kosovës është padyshim Brukseli
Topi: Busulla e Kosovës është padyshim Brukseli
Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Ministrin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri.
Gjatë takimit dhe bisedës të zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë e vëllazërore, Presidenti Topi vlerësoi faktin se klasa politike dhe qytetarët kosovarë, edhe pas zgjedhjeve të fundit dhe konstituimit të institucioneve legjitime, vazhdojnë të dëshmojnë maturi, përgjegjshmëri të lartë dhe ndërgjegjësim për sfidat thelbësore për konsolidimin e shtetit multietnik dhe të institucioneve demokratike, jo vetëm në aspektin politik e ekonomik, por dhe në atë të sigurisë, duke ruajtur integritetin territorial të shtetit më të ri në Ballkan.
Kryetari i Shtetit, duke vlerësuar punën e të gjitha segmenteve të forcave të sigurisë së Kosovës, theksoi domosdoshmërinë e ruajtjes së maturisë politike dhe të respektimit të të drejtave të të gjithave pakicave, duke besuar në këtë mënyrë në konsolidimin e mëtejshëm të shtetit të pavarur, sovran dhe demokratik të Kosovës.
Në vijim, Presidenti Topi dhe Ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, u ndalën në trajtimin e disa çështje të rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, konkretizimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe projekteve të përbashkëta në fushën e sigurisë.
“Ne e vlerësojmë përvojën tuaj, sepse ju vini nga lufta, dhe lufta për çlirimin e Kosovës ka qenë një sprovë e motivimit, e forcës, e karakterit dhe profesionalizmit tuaj”, theksoi Presidenti Topi.
Kreu i Shtetit shqiptar vuri në dukje domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, edhe në funksion të integrimit në strukturat euro-atlantike, sepse “busulla e Kosovës është padyshim Brukseli”.
Ministri Çeku vlerësoi rolin e rëndësishëm dhe moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon e më gjerë, duke theksuar domosdoshmërinë e vazhdimit të partneritetit të shkëlqyer dhe bashkëpunimit të frytshëm mes Shqipërisë e Kosovës për integrimin në NATO e në BE, me dëshirën që edhe shteti i Kosovës të shndërrohet përfundimisht nga konsumues i sigurisë, në prodhues të sigurisë.
Presidenti Topi dhe Ministri kosovar i Forcave të Sigurisë, Çeku diskutuan edhe për situatën në rajon, duke u pajtuar në të njëjtin mendim se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe krijimit të shtetit të ri demokratik e shumëetnik, paqja, siguria dhe qëndrueshmëria në Ballkanin Perëndimor janë rritur e forcuar ndjeshëm duke bërë që vendet e rajonit të projektohen drejt zhvillimit e integrimit në familjen e madhe evropiane e strukturat euroatlantike.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Topi: E ardhmja e Kosovës dhe Shqipërisë është BE-ja
» Topi: Sovraniteti i Kosovës është i pakthyeshëm e i paprekshëm
» Topi: Shqipëria ka qenë, është e do të jetë në krah të Kosovës
» Gladiola Busulla: Poezia është njëlloj si dielli, ajri, uji
» Brukseli do ta respektojë shtetin e Kosovës
» Topi: Sovraniteti i Kosovës është i pakthyeshëm e i paprekshëm
» Topi: Shqipëria ka qenë, është e do të jetë në krah të Kosovës
» Gladiola Busulla: Poezia është njëlloj si dielli, ajri, uji
» Brukseli do ta respektojë shtetin e Kosovës
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi