Sabile Keçmezi-Basha: Kur gënjen Jeremiqi
Faqja 1 e 1

Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha |
Kur gënjen Jeremiqi
Nga Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha
Është për t’u habitur, apo edhe mund të ndodhë e kundërta, dhe të mos habitemi fare, se ne shqiptarët bile kemi aq shumë eksperiencë nga gënjeshtrat e sojit të Jeremiqit, sa sot nuk e vlen të habitemi fare. Ngase jeremiqët gënjejnë, edhe kur kanë nevojë por edhe pa të, po fundja a nuk e pohon vetë, për këtë “dhanti” të llojit të vet “babai” i kombit serb, Dobrica Qosiq, kur dëshmon se si gënjejnë serbët. Ata, gënjejnë për të mashtruar veten dhe për të ngushëlluar tjetrin. Gënjejmë për bamirësi. Gënjeshtra, ata nuk i frikëson por, i trimëron. Gënjejnë me dëshirë dhe për njerzillëk. Gënjejnë në shenjë nderimi. Gënjejnë për hir të lirisë. Gënjeshtra është formë e atdhetarizmit të tyre, është dëshmi e zgjuarsisë (inteligjencës) së tyre të lindur. Ata gënjejnë në mënyrë krijuese, fantastike, inventive…”, kështu thotë Qosiqi, e ne vërtet pse të habitemi me gënjeshtrat që i kanë në gjak. Ata i kanë ushqim shpirtëror dhe psikologët do të thoshin e kanë sëmundje që është e trashëguar brez pas brezi. Një gjë dihej se njerëzit nuk mund të jetojnë pa ushqim, pa ajër, pa dritë, pa ujë dhe, ndodh edhe kjo (që vlen të futet në librin e Ginisit, sipas Dobrica Qosiqit), serbet del se, nuk mund të jetojnë edhe pa gënjeshtra, pa shpifje, pa profka, pa trillime, me një fjalë që ekziston në fjalorin e gjuhës shqipe, shkurt: pa rrena, se të gjitha këto e përbëjnë përditshmërinë dhe, për jetën e tyre është diçka e rëndomtë, se fundja atyre as që iu bën përshtypje gënjeshtra.
Se sa gënjeshtarë janë dhe se, gënjeshtra është futur edhe në institucionet shtetërore serbe, dhe se ka fituar legjitimitetin, është bindur kaherë opinioni shqiptar, por edhe ai ndërkombëtar, nga nata e mbrëmshme (26.11.2008), me rastin e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, kur Vuk Jeremiqi, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, mori fjalën. Pata përshtypjen se të pranishmit e vërenin gënjeshtrën e Vuk Jeremiqit, dhe kishin turp nga kjo gënjeshtër. Por, më vonë të pranishmit ngelën të shtangur, se si pa fijen e ngurrimit, bile pa u skuqur fare, ata edhe i fyente me sjellje prej fodulli, se, diplomatëve të botës po iu servirte në tryeza, një mal me gënjeshtra për Kosovën dhe situatën politike në të. Dhe, ku se, para një Këshilli të Sigurimit!!! Lëremë, që gënjente, por ironia ishte edhe më e madhe, kur ai krekosej dhe mendonte se të pranishmit edhe po i besonin bile.
Sipas të gjitha fjalimeve e diskutimeve, që më ka rastisur t’i dëgjoj të Vuk Jeremiqit, kjo e mbrëmshmja më ishte më e shpërfytyruara dhe më e pështira, se mendoja, ndoshta, para këtij sesioni të Këshillit të Sigurimit, do të jetë pak më korrekt, jo ndaj vetvetes (se për sojin e tij, nocion “korrektësi” është i pa dëgjuar), por, ndaj të nderuarve diplomatë të botës!?!
Në një kohë të egër, kur rezistenca jonë ishte krejt afër fitores, më thoshte babai: “ Acaret janë më të mëdha, atëherë kur fillon të zbardh mëngjesi”, dhe vërtet sa më shumë Kosova po ecë drejtë Evropës, egërsitë dhe shpifjet e Serbisë, po janë edhe më të çartura dhe më të përdala ndaj saj.
Në mbledhje të Këshillit të Sigurimit, vetëm një gjë nuk e pata të qartë, se kur fliste Jeremiqi, athua vërtet ishte ëndërr apo haner (somnambul). Mund të kishte ndodhur që t’i ketë rënë mjegullnaja syve dhe nuk shihte fare, se aty, në Këshill të Sigurimit, po bëhej fjalë për një shtet, të cilin e kishte pranuar bota. Për një shtet, që kishte bërë luftë shumëshekullore vetëm e vetëm për me ardhur deri tek Pavarësia. Për një shtet, që tani ka kufijtë e vet, institucionet e veta, kushtetutën e bazuar në demokracitë perëndimore.
Nuk duhet zënë për të madhe Jeremiqin e jermuar, ngase nuk ishte ende i zgjuar, ose ende mendonte me logjiken e gomarit “Bëre zot ëndërr të tërën që po ndodh”. Ëndrra të çuditshme shihte ky farë Jeremiqi, më 26 nëntor 2008 në Këshillin e Sigurimit. Se, nga ajo që fliste, vërehej se me dekada kishte “munguar” nga ngjarjet e ndryshimet që kishin ndodhur në botë. Kishte “munguar” nga kjo botë edhe me 17 shkurt 2008, kur Kosova e shpalli Pavarësinë e saj, dhe se “Južna Srpska Pokraina”, është një term që me gjasë shfaqet vetëm në ëndrrat e Vuk Jeremiqit me kompani.
Duhet trandur dhe shkundur Jeremiqin dhe jeremiqët tjerë, dhe duhet bërë me dije se Kosova është shtet demokratik, sovran dhe e pavarur, i njohur ndërkombëtarisht, siç do të thoshte kryeministri i Kosovës- Hashim Thaqi. Kosova ka Parlamentin, Qeverinë, institucionet e saja të zgjedhura me votën e lirë të popullit të vet. Pra, Kosova tani më është shtet, z. Jeremiq, deshe o s’deshe ti me kompani.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sabile Keçmezi-Basha: Natë kombi
» Sabile Keçmezi-Basha: Anatomia e dashurisë
» Sabile Keçmezi-Basha: Vdekja e babait
» Sabile Keçmezi-Basha: Udhët e Atdheut
» Cikël poetik nga Sabile Keçmezi-Basha

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi