Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Austria vendos veton: Islanda bashke me Shqiperine ne BE

Shko poshtë

Austria vendos veton: Islanda bashke me Shqiperine ne BE Empty Austria vendos veton: Islanda bashke me Shqiperine ne BE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 31, 2009 12:58 pm

31.07.2009
Austria kushtëzon negociatat mbi kërkesën e pranimit të Islandës në Bashkimin Europian me diskutimin mbi të njejtën çështje për Shqipërinë dhe Kroacinë. Deklarata e fortë është e Ministrit Federal të Punëve të Jashtme të Austrisë Dr. Michael Spindelegger.

“Çelja e negociatave mbi kërkesën e Islandës për t’u anëtarësuar në BE duhet të përfshijë detyrimisht edhe kërkesën e Kroacisë dhe Shqipërisë.”

Çelja e negociatave të Islandës me BE-në do të kushtëzohet vetëm nëse në këto negociata do të përfshihet bashkarisht edhe Kroacia dhe Shqipëria.

Deklaratë që ka patur jo pak jehonë në shtypin austriak. Kështu Televizioni Publik Austriak ORF, Agjensia Austriake e Lajmeve APA, gazetat e njohura "Die Presse", apo "Heute" në dy ditë i janë referuar gjatë këtij argumeti. Kushtit që duket përbën politikën e jashtme të Austrisë mbi çështje të integrimit. Dr. Spindelegger ka thënë prerë se këto tre vende Islanda, Shqipëria e Kroacia duhet të përfshihen sa më shpejt, mundësisht në negociatat e afërme të anëtarësimit me unionin.

Ja çfarë thotë Gazeta Austriake "Heute", e datës 28 korrik 2009:
“Ministri Federal i Punëve të Jashtme të Austrisë Dr.Michael Spindelegger është shprehur gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në Vjene, se negociatat e Bashkimit Europian me Islandën në lidhje me kërkesën e kësaj të fundit për antarësimin në Bashkimin Europian duhet të zhvillohen vetëm me kushtin, që në këto negociata mbi kërkesën e pranimit në Bashkimin Europian sëbashku me Islanden të përfshihet dhe Kroacia me Shqipërinë.”

Një tjetër deklarim i rëndësishëm politik mbi këtë çështje ka ardhur së fundmi dhe nga ministri i Jashtëm italian Franko Fratini. Fratini tha se BE duhet të shprehet qartë dhe me afate të sigurta se kur do të integrojë vendet e Ballkanit perëndimor brenda gjirit të saj. Shqipëria dorëzoi në Pragë në 29 maj gjatë aplikimin për statusin e vendit kandidat. Shqyrtimin e kërkesës zyrtarët e lartë e kanë lidhur me përfundimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri, një proces që do ta marrë në dorë presidenca e aktuale e unionit, Suedia.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi