Engjëll Koliqi: SI GJITHMONË TË BASHKOHEMI TË GJITHË SHQIPTARËT TË SANOJMË BASHKË SITUATËN NË ZONAT E PËRMBYTJEVE NË SHQIPËRINË VERI-PERËNDIMORE
Engjëll Koliqi: SI GJITHMONË TË BASHKOHEMI TË GJITHË SHQIPTARËT TË SANOJMË BASHKË SITUATËN NË ZONAT E PËRMBYTJEVE NË SHQIPËRINË VERI-PERËNDIMORE
Engjëll Koliqi: SI GJITHMONË TË BASHKOHEMI TË GJITHË SHQIPTARËT TË SANOJMË BASHKË SITUATËN NË ZONAT E PËRMBYTJEVE NË SHQIPËRINË VERI-PERËNDIMORE
SI GJITHMONË
TË BASHKOHEMI TË GJITHË SHQIPTARËT
TË SANOJMË BASHKË SITUATËN NË ZONAT E PËRMBYTJEVE
NË SHQIPËRINË VERI-PERËNDIMORE
le të veprojmë bashkë e shpejt të gjithë shqiptarët, duke shmangur çdo dallim ideologjiko-politik, rajonal apo religjioz, ashtu siç kërkojnë traditat tona të shenjta kombëtare – si institucionet shtetërore të Shqipërisë e të Kosovës, poashtu edhe forcat politike opozitare e edhe mërgimtarët, respektivisht diaspora shqiptare
Shkruan: Engjëll KOLIQI
Garlate (Lecco) – Itali, 7 janar 2010
Këto ditë, për fat të keq, jemi dëshimtarë dhe të gjithë e ndjejmë rëndë në shpirt fatkeqësinë natyrore të përmbytjeve në rrethet e Lezhës dhe të Shkodrës, në një pjesë të madhe të Shqipërisë veri-perëndimore. Popullsia e atjeshme ka halle të mëdha dhe shumë rreziqe (deri te jeta) nga këto përmbytje, institucionet vendore dhe ato qendrore të Shqipërisë po mundohen me të gjitha mënyrat ta tejkalojnë këtë gjendje të vështirë dhe të rrezikshme e të gjejnë shpëtimin e asaj popullsie nga më e keqja, institucionet dhe populli i Kosovës kanë shprehur gatishmërinë dhe janë vënë në vijën e parë të frontit të ndihmave konkrete humanitare e profesionale. Prandaj, që të jemi të pandarë dhe me moton “bashkimi bën fuqinë” menjëherë duhet të inkorporohemi në këtë akcion mbarëkombëtar edhe ne të tjerët – opozita shqiptare dhe diaspora.
Siç bëjnë të ditur massmediat, krerët e institucioneve qenderore dhe të atyre vendore – Bamir Topi, Sali Berisha, Jozefina Topalli dhe kryetarët e bashkive e të komunave të zonave të përmbytura, kanë vizituar zonat e rrezikuara dhe kanë shprehur dhembjen e tyre dhe gatishmërinë institucionale e personale për të ndërhyrë në sanimin e gjendjes.
Edhe nga Kosova është dëgjuar zëri i arsyes. Presidenti i Republikës Fatmir Sejdiu u ka telefonuar drejtuesve të institucioneve të Shqipërisë, për të shprehur keqardhjen dhe gatishmërinë e mbarë popullit të Kosovës. Njësitet speciale për akcione humanitare dhe të shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë shkuar të ndihmojnë popullatën në zonat e përmbytura. Kryetari i Komunës së Gjakovës Pal Lekaj ka ofruar nga institucioni që ai drejton një ndihmë simbolike financiare dhe – edhepse i takon krahut politik opozitar të Kosovës – ka apeluar te të gjithë kryetarët e komunave dhe te mbarë populli i Kosovës, që të kyçen në akcionet humanitare dhe t’u ofrojnë bashkëkombasve në Shqipërinë veri-perëndimore ndihmat e nevojshme dhe solidaritetin vëllazëror.
Mirëpo ky akcion humanitar ende nuk mund të quhet mbarëkombëtar dhe plotësisht i vlefshëm e funksional, sepse ende mungon zëri i arsyes nga ana e krahut politik opozitar në Shqipëri dhe nga diaspora e madhe shqiptare – anekënd botës. Duhet dëgjuar sa më parë zërin e arsyes që na vjen nga traditat tona të shenjta kombëtare, që gjithmonë – sidomos në raste të tilla të fatkeqësive e të rreziqeve – të jemi të gjithë të bashkuar.
Prandaj, do të duhej që pa humbur kohë të mblidhej Kuvendi i Shqipërisë, në përbërje të plotë – pozitë e opozitë, dhe të marrë vendime historike të solidaritetit njerëzor e të veprojmë të gjithë bashkë në tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së vështirë. Për të bërë fushatë zgjedhore dhe për të premtuar kanë shkuar të gjithë edhe andej. Madje edhe janë zgjedhur deputetë me votat e asaj popullate. Askush nuk i ka thënë popullit atje se do i mbroj interesat e tyre vetëm nëse është në pushtet... Edhe opozita mund të kontribuojë dhe ka çka të kontribuojë. Është ora dymbëdhjetë pa një minutë dhe duhet të bashkohemi të gjithë urgjentisht! Edhe shoqatat dhe klubet shqiptare në diasporë, anembanë botës – deri në Amerikë, Australi e Oqeani duhet të organizohemi sa më parë dhe të vëhemi në dispozicion konkret për të tejkaluar këtë gjendje të rëndë. Duhet të veprojmë menjëherë, se ata atje janë vëllezërit tanë dhe ua kemi borxh moral t’u ndihmojmë.
Tash kur dinamika e shpërndarjes së lajmeve është e përshpejtuar dhe e sofistikuar, të gjithë i kemi parë edhe të filmuara ato zona të mbuluara me ujë dhe rreziqet e mëdha që i kanosen popullatës atje. Prandaj, kush ka shpirt të mirëfilltë shqiptari, nuk mund të rrijë duarkryq në këto rrethana që mund edhe të sjellin tragjedi të mëdha. Duhet lëvizur të gjithë dhe menjëherë dhe duhet ofruar ndihmën tonë – aq sa mundemi e aq sa dijmë. Duhet shpëtuar jeta e njerëzve, jeta e motrave tona e vëllezërve tanë. Me plot vetëdije dhe me ndjenja e them se nëse lejojmë që atje të ndodhin tragjedi, as jeta jonë nuk do të ketë kuptim as lulëzim. Atëherë le të ndihmojmë të gjithë – menjëherë, pa humbur asnjë sekond!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Engjëll Koliqi: Të sanojmë bashkë situatën në zonat e përmbytjeve
» Engjëll Koliqi: TË JEMI TË GJITHË BASHKË NË VIJËN E ARSYES NË KRYE TË DETYRAVE TË JETËS SHQIP DHE VETËM SHQIP
» Engjëll Koliqi:SHQIPTARË TA NDËRTOJMË TË PLOTË SHQIPËRINË
» Engjëll Koliqi: Shqiptarët - Shkenca dhe Politika
» Engjëll Koliqi: Edi Rama - Shqiptarët duan dhe meritojnë demokracinë dhe qetësinë
» Engjëll Koliqi: TË JEMI TË GJITHË BASHKË NË VIJËN E ARSYES NË KRYE TË DETYRAVE TË JETËS SHQIP DHE VETËM SHQIP
» Engjëll Koliqi:SHQIPTARË TA NDËRTOJMË TË PLOTË SHQIPËRINË
» Engjëll Koliqi: Shqiptarët - Shkenca dhe Politika
» Engjëll Koliqi: Edi Rama - Shqiptarët duan dhe meritojnë demokracinë dhe qetësinë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi