Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK-ja dëshiron vendosjen e kamerave në vendvotime

Shko poshtë

LDK-ja dëshiron vendosjen e kamerave në vendvotime Empty LDK-ja dëshiron vendosjen e kamerave në vendvotime

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 01, 2009 3:08 pm

LDK-ja dëshiron vendosjen e kamerave në vendvotime

Blendi Gashi, Bota Sot
Sipas obligimit kushtetues një institucion ndërkombëtar i autorizuar nga BE-ja do të jetë ai që do ta merr përsipër certifikimin e validitetit të zgjedhjeve, sepse nuk janë vetë përfaqësuesit e Kosovës bartësit dhe garantuesit e zgjedhjeve.


LDK-ja dëshiron vendosjen e kamerave në vendvotime LDK%20(Small)
Haziri tha se LDK-ja beson që qeveria pas rishikimit buxhetor të ofrojë kapacitete financiare për KQZ-në që të pajiset me teknologji informative, në mënyrë që problemet e 17 nëntorit të eliminohen.

LDK- ja pasi ka analizuar dhe vlerësuar mundësitë dhe kapacitet buxhetore përkrah kërkesën e AKR-së, që zgjedhjet edhe në Kosovë të vëzhgohen me kamera. “Kërkesa jonë politike është qartësuar vetëm pasi jemi siguruar që Kosova ka mundësi buxhetore për të siguruar një kërkesë të tillë dhe kjo bëhet në emër të besueshmërisë së procesit”, tha Lutfi Haziri në konferencën e rregullt javore me gazetarë.
Vëzhgimi i zgjedhjeve me kamera u zbatua për herë të parë në botë nga zgjedhjet nacionale të qershorit në Shqipëri. Kosova do të jetë vendi i dytë. Duket se demokracia po kthehet aty ku ka lindur parlamentarizmi, në Ilirinë e lashtë.
Haziri tha se nuk është kostoja e pa përballueshme për Kosovën, që zgjedhjet të vëzhgohen me kamera edhe pse gjendja dhe pasqyrat nuk janë planifikuar në buxhet, mirëpo me rishikimin e buxhetit dhe miratimin e tij, apo me përdorimin e mjeteve nga rezervat shtetërore, ka mundësi që të organizohet diçka e tillë që garanton besimin dhe pranimin e rezultateve. Ai pohoi se janë duke punuar me interesim dhe me seriozitet për përgatitjen sa më të mirë të zgjedhjeve, dhe se për këtë e kanë këshilluar edhe anëtarin e tyre në KQZ me këto qëndrime të LDK-së. Ai tha se LDK-ja beson që qeveria pas rishikimit buxhetor të ofrojë kapacitete financiare për KQZ-në që të pajiset me teknologji informative, në mënyrë që problemet e 17 nëntorit të eliminohen, dhe besojnë që këto pajisje do të ndihmonin procesin zgjedhor. “LDK-ja po vazhdon të jetë e durueshme në politikë si vlerë 20 vjeçare e vendosur në ecjen e saj politike në kuptimin e funksionalizimit të institucioneve dhe arritjeve”, tha ai. Haziri vlerësoi se fazën në të cilën po kalon Kosova kërkon një stabilitet dhe urti dhe shumë punë që të arrihen objektivat nacionale dhe funksionaliteti i shtetit. “LDK-ja po vazhdon sipas një dinamike të vendosur më herët drejt angazhimit në konstituimin dhe bashkimin e të gjitha elementeve profesionale dhe të kapaciteteve dhe ekspertizave në nivel të degëve. Këto angazhime i kemi finalizuar në të gjitha degët e LDK-së në mënyrë që këto degë dhe të nominuarit për kryetar të komunave t’i organizojnë dëgjimet me anëtarësinë, me publikun dhe të ndërtohen prioritetet me qytetarët e Kosovës dhe të shkrihen me platformë zgjedhore në mënyrë që obligimet tona institucionale në mandatin e ardhshëm të jenë të qarta”, tha ai. I pyetur se cili është varianti më i mirë për monitorim të zgjedhjeve sipas LDK-së, Haziri u shpreh se strukturimi i KQZ-së qoftë ai logjistik, ligjor është i domosdoshëm në këtë fazë. Sipas obligimit kushtetues një institucion ndërkombëtar i autorizuar nga BE-ja, do të jetë ai që do ta merr përsipër certifikimin e validitetit të zgjedhjeve, sepse nuk janë vetë përfaqësuesit e Kosovës bartësit dhe garantuesit e zgjedhjeve, por do të jetë edhe një sy tjetër, i cili do ti kontrollon dhe monitoron ato.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi