Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Na hiqni emërtimin e padëshiruar nga pasaportat

Shko poshtë

Na hiqni emërtimin e padëshiruar nga pasaportat Empty Na hiqni emërtimin e padëshiruar nga pasaportat

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 01, 2009 3:11 pm

Na hiqni emërtimin e padëshiruar nga pasaportat

Gjatë periudhës së ardhshme pritet të fillojë nisma për organizimin e një peticioni nëpër të gjitha vendbanimet shqiptare kundër këtij diskriminimi dhe skenari që bëhet kundër shqiptarëve dhe shthurrjes së identitetit të tyre para të huajve



Na hiqni emërtimin e padëshiruar nga pasaportat Mak

Në një anketë të realizuar me qytetarë shqiptarë nga disa komuna janë shprehur pakënaqësi të mëdha lidhur me vënien e emërtimit “Makedonsko” tek pasaportat në grafën ku shtkruhet shtetësia dhe nacionaliteti i qytetarëve. Qytetarët e anketuar shprehin revoltën e thellë dhe kërkojnë që ky mashtrim të ndërpritet, për shkak se një pjesë e tyre kanë shtuar se nuk i kanë kushtuar vëmendje kësaj çështje diskriminuese që po aplikohet nga Ministria e Brendshme. Ramadan Emini nga Shkupi thekson se ka pasur rastin të shof këtë ndryshim që kanë bërë vetëm pasi që ka lexuar shtypin dhe ka vërejtur se në pasaportën e tij të re është evidentuar si maqedonas. “Unë ndjehem i fyer dhe shumë i dëshpëruar se si po na ndodh kjo. Kërkojë që të bëhet diçka për ta pastruar këtë skandal, që nuk ka ndodhur as në kohën e ish-Jugosllavisë, ku në pasaporta shkruhej shtetësia RFSJ dhe jo termi jugosllav”, thekson Ramadan Emini. Elez Mustafi nga Tetova shprehet se e ka vërejtur në pasaportë se shkruhet “makedonsko apo në anglisht macedonian” në grafën e shtetësisë apo kombësisë, që në gjuhën angleze shkruhet “nationality”. “E shof se kanë bërë një strategji të përgaditur mirë, ku neve si shqiptarë para të huajve të na paraqesin si maqedonas, ndërsa si formalitet për mashtrim në grafën ku shkruhet në gjuhën shqipe shkruan ‘e Maqedonisë’”, ka theksuar Elez Mustafi. Edhe qytetarë të tjerë vetëm sa dalin nga sportelet e MPB me pasaporta të reja, e shohin këtë që po i ndodhë dhe alarmojnë për të zgjidhur këtë problem, që ndërlidhet sipas tyre me skenarë të mirëpërgaditur. Gjatë periudhës së ardhshme siç mëson gazeta “24 orë” pritet të fillojë nisma për organizimin e një peticioni nëpër të gjitha vendbanimet shqiptare kundër këtij diskriminimi dhe skenari që bëhet kundër shqiptarëve dhe shthurrjes së identitetit të tyre para të huajve. /INA/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi