Halit Bogaj:Kosova ia dha dorën birit të vet poet
Faqja 1 e 1

Kosova ia dha dorën birit të vet poet
Halit Bogaj
Poeti shqiptar që u bë me famë në Europë
Skënder Sherifi dhe Ismail Kadare
Ai është Skënder Sherifi, i biri i një patrioti të madh nga Tropoja, i cili pas burgut që e kishte mbajtur në kohën e diktatorit Enver Hoxha arratiset nga Shqipëria para se të lindte Skënderi, i cili ka lindur në Kosovë... Dr. Rugova ia kishte përkthyer poezitë nga frëngjishtja, duke i dhënë atij vullnet që të angazhohej të shkruante edhe në gjuhën shqipe. Pra, Skënder Sherifi filloi të mendonte dhe të fliste edhe shqip, ndonëse këtë gjuhë e kishte folur dhe kultivuar në familjen e tij në Bruksel, në të cilën nuk flitej gjuhë tjetër.
Skënder Sherifi vlerësohet në Belgjikë
Pas një vlerësimi nga shtypi belg, poeti shqiptar Skënder Sherifi bëhet pjesë e klasifikimit të dhjetë autorëve më të mirë të Evropës Frankofone për vitin 2008 me librin e titulluar “Love”. Duke pasur parasysh nivelin e shitjeve të librave dhe mbi të gjitha kritikat e herëpashershme në shtypin e Belgjikës, Sherifi është vlerësuar si një nga më të mirët. Shkrimtari 54-vjeçar, Skënder Sherifi, jeton prej moshës 1-vjeçare në Francë dhe Belgjikë. Ai është autor i 10 librave të shkruar në gjuhën frënge, tre prej të cilave janë përkthyer në gjuhën shqipe. Ai gjithnjë e ka mbajtur me një vullnet të afirmuar identitetin e tij shqiptar, të cilin e ka kultivuar në mënyrën e vet origjinale.
Pas çlirimit të Kosovës dhe frymëmarrjes së saj më të lirë, është duke na ndodhur edhe një mrekulli tjetër nga e cila ishim të privuar me vite të tëra. Është fjala me njohurinë tonë shumë më të madhe me njerëzit tanë në diasporë, të cilët kanë bërë emër të shquar nëpër vendet ku jetojnë përkohësisht ose aty ku janë vendosur disa dekada më parë. Në mesin e asaj plejade të njerëzve tanë të artit dhe kulturës bën pjesë edhe poeti i talentuar Skënder Sherifi, për të cilin lexuesit tanë kanë ditur fare pak ose aspak..Vitet kalonin. Çlirimi i Kosovës u arrit. Shqipëria bëri shumë mediume, prandaj edhe mundësia e komunikimit me krijuesit tanë të dalluar ishte shumë më e madhe se më pare. Mes tjerash kishim rast që të njiheshim edhe me një poet të talentuar, i cili kishte bërë emër të shquar në botën frankofone, duke hyrë edhe në Enciklopedinë më të famshme’’Larus’’. Ai është Skënder Sherifi, i biri i një patrioti të madh nga Tropoja, i cili pas burgut që e kishte mbajtur në kohën e diktatorit Enver Hoxha arratiset në Jugosllavi dhe për një kohë jeton në Viti në Kosovë, ku lindi Skënder Sherifi, i cili do të bëhet një poet i madh francez me origjinë shqiptare nga Kosova e robëruar nën pushtetin e egër serbo-sllav.
Siç e pohon edhe vetë poeti, ai nuk e dinte fare se çka do të thoshte identiteti shqiptar gjersa një ditë babai nga Belgjika e dërgon në Kosovë për ta gjetur vetveten dhe për t’u njohur me popullin e tij, nga i cili i kishte rrënjët. Ardhja në Kosovë në vitet shtatëdhjeta bën kthesë të madhe në jetën e mëtejme të Skënder Sherifit, i cili ishte rritur dhe zhvilluar në Perëndimin e tëhuajsuar, nga ndikimi i të cilit gati e kishte humbur edhe përkatësinë e vet kombëtare dhe familjare.
Në Francë ishte orientuar në drejtim të kulturës franceze, amerikane dhe angleze, për të harruar se diku larg në Ballkan ishte ushqimi i tij më i madh shpirtëror që e tërhiqte si magneti. E dëgjon babain dhe vjen tek ne për t’u njohur me të rinjtë e atyre viteve dhe me Ibrahim Rugovën, i cili atëherë e kishte nxitur që të lidhej me truallin dhe atdheun e të parëve të tij dhe për të vjershëruar në gjuhën shqipe. Siç e thotë në një rast, atij i kishte ndihmuar shumë Rugova, duke bërë punë të dyfishtë. I kishte thënë se ne në Kosovë po t’i botojmë poezitë e tua, kurse ti do të na i botosh poezitë tona në formë antologjie në Francë. Dhe vërtet kishte ndodhur ajo mrekulli, sepse Skënder Sherifi ishte shumë i njohur në Francë dhe emri i tij i bëri të njohur disa poetë kosovarë atje... Pra, të mirat ishin reciproke dhe në dobi të dy palëve.
Dr. Rugova ia kishte përkthyer poezitë nga frëngjishtja në edicionin e shtëpisë botuese ‘’Rilindja’’, duke i dhënë atij vullnet që të angazhohej që të shkruante edhe në gjuhën shqipe. Pra, Skënder Sherifi filloi të mendonte dhe të fliste edhe shqip, ndonëse këtë gjuhë e kishte folur dhe kultivuar në familjen e tij në Bruksel, në të cilën nuk flitej gjuhë tjetër. Bile babai, siç thamë edhe më parë, ishte bërë shkaktari kryesor që Skënderi t’i shpëtonte asimilimit perëndimor.
Poeti i ardhshëm shqiptar në Kosovë kishte filluar të shkonte nëpër odat tradicionale shqiptare dhe në familjet tona për t’u njohur me traditën dhe kulturën e popullit të vet, të cilat dita ditës i hynin në gjak dhe i bëheshin pjesë e pandarë e jetës së tij rinore. Ai e shihte se njëmend qenka edhe një botë tjetër dhe një anë e medaljes, të cilën nuk e kishte njohur. Ato tradita i hyjnë së shpejti në gjak dhe për të gjitha ato transformime të thella individuale ai i falenderohet babait të tij dhe Presidentit të ardhshëm Rugova që ia bëri të mundur që përmbledhja e parë e Skënder Sherifit të botohej në gjuhën shqipe.
Vitet kalonin dhe poeti i ri shqiptar bëhej edhe më i shquar duke u inkuadruar thellë e më thellë në letrat dhe kulturën franceze për t’u bërë edhe profesor universitar i letërsisë.
Skënder Sherifi vazhdon të shkruajë dhe të mendojë frëngjisht e shqip, duke u radhitur ndër njerëzit tanë që ia shtojnë krenarinë popullit dhe atdheut të vet.
Skënder Sherifi
Shqiptari
Unë jam ai poeti shqiptar
Me shikim të çeliktë
Me 3000 vjet histori në fytyrë.
Fjala ëme është më se e shenjtë
Miqësinë e kam kult,
Për besnikëri e jap jetën
Jam martir dhe i sakrifikuar
Pak më duhet për të qenë i lumtur,
Ujë, ajër, bukë e kripë.
Pushka qe bërë miku më i mirë,
Liria ishte ditë që s’vinte kurrë
Me shekuj luftë për të mbetur gjallë,
Duke i vështruar të huajt nga lartësitë e shkëmbinjve.
Rezistenca ime është e plumbtë, shpirti i palodhshëm
Gjithnjë kam pamje hijerëndë dhe kokëfortë.
Bujaria ime është festë,
Dhe jam i gatshëm të ofroj çdo gjë
Veç plisit të bardhë që më mbulon kokën.
Vështirë u besoj të tjerëve
Aq shpesh më kanë tradhtuar,
Le të marrin fund apostujt.
Donin ta ndërronin gjuhën dhe zakonet
Po kësaj s’ia doli kush,
E kujtimet tona flenë mbi dunë.
Eja mik, merri erë oxhakut tim,
Aty më ka rritur gjyshja.
I dua bisedat rreth zjarrit të madh,
Për të jetuar u desh të jem më i fortë se Zoti.
Urdhëro raki e cigare,
Nëse ke uri, je në shtëpinë tënde.
Jetoja me familjen time në një kullë të vjetër,
Në mbrëmje mblidheshim rreth sofrës,
Një mes simbolik i ngrohtësisë dhe dashurisë.
Një plak i lodhur i zgjonte epopetë,
Me zërin e lahutës dhe çiftelisë,
Me dhembje të madhe që na shkrehte në vaj.
Unë jam shqipe e vetmuar,
Që shumë pak qesh
Fëmijë e legjendës krenare,
Që vjell zjarr.
E gjithë historia ime është tragjedi
Ndërsa e kaluara aq prezente,
Jeta më bëri tigër e gjarpër.
E dua gruan por kam frikë,
Seksi ynë është flakë që të kall datën
Obsesion therës që prapë e kemi,
Njëfarë hipokrizie kushedi për çfarë arsye.
Nuk jemi gjithmonë të arsyeshëm me vetveten,
Të veshur me komplekse që shpesh na kurthojnë.
Krenaria ime shpallet dhe s’e ka shoqen,
Kurrë s’kam mundur të jetoj i shtrirë.
Paraardhësit e mi kanë luftuar si luaj,
Për këtë tokë martire, për këtë popull fisnik.
Jam një qenie aq e papërkryer,
I gatshëm për mort e për aheng
I marrë nga pasioni, i dehur në zemër,
Hiç më shumë se një shqiptar i thjeshtë.
Dhe, duhet të punojmë, çdo gjë vjen nga toka
Zhelet ngjiten në djersë
Në mbrëmje kthehen të rraskapitur
Të kënaqur që mori fund dita
Gratë ndezin zjarrin e sjellin bukë
Tregohen ngjarje të ndryshme
Gjithnjë në sfondin e lehtë të muzikës
Yjet xixëllojnë në dehjen e vet
Natyra është gjeniale në vetminë e rëndë
Pak klithje misterioze e shqetësuese
Dalin nga mbretëria e kafshëve
Duhet fjetur sa më parë për të pritur agimin
Ah, sa e mirë është dashuria me gruan
E pastaj gërhitja si e qengjit
Ajo ta kthen thuajse s’pati asgjë
Natë mbretëron në Mbretëreshën
Burri sundon Mbretin
Në një varfëri ekstreme…
Nga libri “Lojë dhe kundërlojë”, Rilindja, Prishtinë, 1980
Përktheu nga frëngjishtja në shqip: Ibrahim Rugova

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Halit Bogaj: Bekim Fehmiu në sytë e të birit të tij Ulisit
» Halit Bogaj: Arshi Pipa dhe Kosova
» Halit Bogaj: Halit Gashi
» Halit Bogaj: Ana Manjani
» Halit Bogaj: Mëmëdheu
» Halit Bogaj: Arshi Pipa dhe Kosova
» Halit Bogaj: Halit Gashi
» Halit Bogaj: Ana Manjani
» Halit Bogaj: Mëmëdheu
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi