Halit Bogaj: Arshi Pipa dhe Kosova
Faqja 1 e 1
Halit Bogaj: Arshi Pipa dhe Kosova
ARSHI PIPA DHE KOSOVA
Nga Halit Bogaj
Arshi Pipa është njëra ndër figurat tona më të ndritshme kombëtare e cila mbeti simbol i atdhetarizmit të pashoq, i Golgotës staliniste enveriane dhe i mallit të pashuar për atdheun ngase pas qëndrimit 10 vjeçar në burgjet çmendurake ai u arratis në fillim në Jugosllavi e pastaj në Vendin e demokracisë më të fuqishme botërore ku shpërtheu talenti i tij poliedrik në shumë fusha të kulturës.Vendet demokratike do të jepnin gjithçka që ta krijonin një erudit si Arshi Pipa kurse regjimi i egër shqiptar e dënoi me burg të rëndë duke e shpallur armik të popullit dhe duke ia pushkatuar edhe vëllain avokat.!Kuçerdra e zezë e natës sllavoshiptare që zgjati 50 vjet gëlltiti edhe shumë figura të tjera të shquara të cilat nuk u pajtuan ta pranonin varrin e shqiptarve/Komunizmin/fara e të cilit, po të ishte e mirë, nuk do t’i kishte rrënjët atje prej nga na ka ardhur përherë sherri!Nuk do t’i kishte rrënjët tek Lenini dhe 2 stalinët të cilët ua ropën lëkurën shqiptarëve në të dy anët e atdheut/siç shprehej rapsodi Dervish Shaqa, i ikur në Shqipëri nga zullumi serb, por që edhe atje e gjet të njejtin ferr dantesk,në mos edhe më zi/, me fjalët’’Kur ta kthyem ty Kosovë shpinën/E lamë borë e gjetëm dimën/!
Arshi Pipa pra ishte titanik në qëndrimet e veta patriotike, morale dhe njerëzore i cili nuk pajtohej me regjimin e instaluar pas asaj që komunistët shpirtzinj e quanin’’Luftë nacinalëçlirimtare’’pas së cilës u pihej gjaku me pambuk të gjithë atyre që ishin patriotë të vërtetë dhe që nuk mund të pajtoheshin me ato që ua përgatiste Moska dhe Beogradi të cilat ishin përherë vigjilente se si t’ia ngulnin dhëmbët jo vetëm Kosovës por edhe Shqipërisë. Faraoni mbase përpiqej të arsyetohej disi por nuk mund t’i fshihte krimet e veta aq të rënda ndaj popullit të vetë dhe njerëzve më të njohur të Shqipërisë.A kishte krim më të madh se sa të dënohej Arshi Pipa ose të jepej urdhër që nëpër shkolla dhe fakultete të mos mësohej Gjergj Fisha/Homeri shqiptar/ dhe shumë shkrimtarë të tjerë që nuk pajtoheshin me regjimin aktual i cili shte gjakpirësi më i madh i shqiptarit.Në këtë rrafsh duhet përmendur edhe disa poezi të tjera të shkrimtarëve shqiptarë kushtuar Kosovës, siç janë:Asdreni, Mitrush Kuteli, Arshi Pipa dhe të tjerë të cilëve u dhimbte zemra që Kosova mbeti nën pushtetin e egër sllav, për të vazhduar zullumet e njohura historike ndaj saj. Dhe vërtet na vjen çudi kur dikush dikush sot thot se kinse Enveri qenka prishur me Titon për Kosovën, kur ishte e ndaluar që Kosovës t’i përmendej edhe emri e mos të flasim që të shkruhej mirë për të.Këtë e dëshmojnë, siç thamë edhe poezitë e fuqishme të tre shkrimtarëve tanë të mëdhenj të cilat u botuan vetëm pas rënies së turpshme të regjimit stalinist në Shqipëri
Pra qëllimi i botimit të këtij shkrimi ishte pikërisht poezia’’Kosovës’’e vajtuar për mrekulli nga Arshi Pipa dhe e shkruar në mërgim dhe shumë larg atdheut të tij të dashur të cilin e ëndërronte vazhdimisht, e nga i cili e dëboi satrapi drakulian Enver Hoxha.
Pas mbetjes së Kosovës nën okupimin jugosllav Arshi Pipa derdh lot për fatin tonë, duke e përshkruan edhe gjendjen e të gjithë atyre që e përmendin Kosovën se kinse ata bënin tradhëti kur tregonin se ajo padrejtësisht kishte mbetur andej kufijve të shtetit shqiptar.Këtë në një rast na e tregon edhe i madhi Sami Repishti i cili në sheshin e Tiranës kishte bërtitur’’Jo Trieshta e jona’’/kur ajo mbrohej për interesin jugosllav/po Kosova e jona’’ me ç’rast ishte burgosur dhe dënuar me 10 vjet burg të rëndë!Ja pra se çka u ka bërë’’babai’i kombit të gjithë atyre që e kanë dashur, e kanë përmendur ose që kanë shkruar për Kosovën e mbetur sërish nën robërine çetnike serbe.Ja pra kush ishte Enveri i dashur edhe sot për disa kosovarë që i mbajnë fotografitë dhe librat e tij!Ja pra se kush ishte ai i cili ua bëri jetën ferr të gjithë atyre që e deshën me shpirt Kosovën tonë për të cilën ndienin dhimbje të njemendët patriotët dhe burrat e vëretë të kombit, të cilët kur iknin në Shqipëri nga mosdurimi serb , dënoheshin atje, siç thamë më lart’’E lenin borë e gjenin dimër’’.E si të duronte Arshi Pipa që Kosova e ngratë të vdiste në robëri kur kinse edhe ajo luftë e ashtuquajtur’’Nacionalçlirimtare’’ishte nisur bashkë me jugosllavët nga shkaku që Kosova pas luftës duhej t’i përkiste atdheut të vetë natyral/Shqipërisë/. Harroi Enver Djalli se si i kishte pasur fjalët me Titon por ‘’Kolltuku i butë’’ kishte qenë shumë më i ëmbël se sa Kosova, prandaj tradhëtia u bë shpejt e shpejt dhe pa u skuqur fare në fytyrë, bile bile duke e shprehur kriminalitetin e brendshëm shpirtëror për të vrarë shqiptarë të vërtetë që nuk mund të pajtoheshin me të gjitha ato që u pajtua diktarori buzëpërgjakur, të cilin për fat të keq e kemi parë në një film dokumentar se si i kërcënohej Kadri Hazbiut dhe çfarë fjalësh të ndyera ia thoshte atij i cili kishte kërkuar pak më shumë demokraci sikur të gjithë popujt përreth.Kishte kërkuar pak më shumë demokraci dhe e gjet atë që e gjet, duke u vrarë nga plumbat e Hitlerit shqiptar të cilin kemi shpresë se ndofta as dheu nuk e ka mbajtur përbrenda.
Mëtej do të përpiqemi t’i ilustrojmë edhe disa vargje të fuqishme të poezisë’’Kosovës’’në të cilën poeti, filosofi, patrioti, kritiku letrar dhe profesori i letërsisë botërore Arshi Pipa derdh talentin dhe dhembjen e vetë për Kosovën e mbetur nën kthetrat o obskurantizmit jugosllav.Në vijim poeti thotë’’Se kush guxon ta përmend Kosovën ai bën tradhëti’’, për të na treguar se deri ku paska shkuar çmendia njerëzore që shqiptarët e Nënës Shqipëri paskan bërë tradhëti kur e paskan pëtrmendur Kosovën dhe mbetjen e sërishme të shqiptarëve nën diktaturën e egër titoiste serbomadhe.!!!Tradhëti ngase diktatori i kuq kishte marrë garanci edhe nga masoni jugosllav/Titoja/ për ta qeverisur Shqipërinë i cili ishte i lidhur me konjukturat më të përçudshme dhe antishqiptare të Globit tokësor.Dhe mjerisht ne shqiptarët e Kosovës këtë monstrum e kemi identifikuar me dashurinë ndaj Shqipërisë ,kur edhe atëherë kur na kanë thënë se atje është shumë keq nën kthetrat e tij, ne nuk kemi besuar dhe kemi menduar se po na gënjejnë.!
E dinte fare mirë Arshi Pipa dhe atdhetarët e tjerë të përbetuar se ‘’Kosova e ngratë do të dergjet dhe do të vdesë në robëri’’ndaj edhe ia qante hallin me zë të lartë.Ai gjithashtu e dinte se e kishin tradhëtuar bastardhët komunistë në krye me krykasapin Hoxha, duke e mbajtur përherë të pandërprerë lidhjen me klyshët e Moskës dhe ata të Beogradit.Mëtej ai tregon se’’Thembra mizore sllave që e shkelte Kosovën’’ia ndrydhte zemrën poetit skofiar i cili nuk mund të pajtohej në asnjë mënyrë me copëtimin e viseve shqiptare.
Pastaj na mahnit me vargjet tjera/ Deri kur, vllazën, do ta ndiejme na veten/ fajtorë pse vendin ku Shqipnija leu/ guxojmë ta duem, tue pasun frigë fatshkretën/Kosovën tonë ta quajmë gjymtyrë atdheu?/O tokë e bukur ku fjala burrneshë/ ilire ushton qysh me mjegull gojdhane!/ gjoks i Shqipnis, ku e ndryme si luaneshë/ ndër hekura gjëmon zemra Dardane/.
Sot tjeterkush ta gzon frytin e punes,/mbi token tande, kosovar, je skllav!/Qi t'la mbi vetulla kamxhiku sllav! /Dhe në fund i kemi edhe dz vargjet bombastike/O vllezen, nalt ju ballin! prej KosoveDer n'Cameri Shqipnija asht e jona. /

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Halit Bogaj:Kosova ia dha dorën birit të vet poet
» Fritz Radovani: I përjetshmi Prof. Dr. Arshi Pipa
» Arshi Pipa, Letërsia shqipe si letërsi e barinjve dhe fshatarëve
» Halit Bogaj: Dr. Rugova
» Naile Zhupani: Rrethë Shkrimtarët Dhimitër Xhuvani, Arshi Pipa, Ismail Kadare.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi