Intervistoi Albert Zholi:Njerëzit gjithnjë synojnë të angazhohen tek partitë e mëdha
Faqja 1 e 1

Njerëzit gjithnjë synojnë të angazhohen tek partitë e mëdha
Me bashkatdhetarët tanë të suksesshëm në diasporë: Mirela Bogdani (1)
Shumicën e viteve të punës i kalova në Ministrinë e Shëndetësisë, në fillim si specialiste në sektorin e stomatologjisë e më pas si drejtuese e këtij shërbimi. Gjatë kësaj kohe kreva disa specializime pasuniversitare jashtë, në fushën e shëndetit publik, një fushë e re që nisi të zhvillohej në Shqipëri pas viteve të 90-ta. Ishte eksperienca në administraten publike ajo që me dha spunton e parë për ndryshimin e karrierës – thotë Mirela Bogdani.
Është një gjë e rrallë të takosh një femër si Mirela Bogdani, një femër model, të kompletuar dhe të sofistikuar. Ka disa vjet që ka nisur një karierë të re, duke lënë mjekësinë për politikën. Tashmë, pas 6 vjetesh politika është bërë jo vetëm fusha e saj e studimit dhë kërkimit shkencor, por profesioni që aspiron të bëhet në të ardhmen e afërt. Duke qenë një njohëse e mirë e situatës dhe politikës në Shqipëri ajo është shpesh e pranishme në shtyp dhe forumet shqiptare me analiza e shkrime, të cilat përveç mprehtësisë dhe realizmit në analizën e fenomeneve, nga disa konsiderohen si shumë të drejtpërdrejta, pikante dhe kontroversiale. Në një bisedë të zhvilluar rreth situatës së politikës shqiptare ajo vë pikat mbi i, mbi gabimet e politikëbërjes në Shqipëri, mbi përgjegjshmërinë e klasës politike shqiptare dhe me një sy të thellë kritik shikon drejt të ardhmes. Një e ardhme që do të vazhdojë të jetë po aq e pandritur nëse në krye të këtij vendi do vazhdojnë të qeverisin individë jokompetentë, të papërgjegjshëm dhe të korruptuar. E megjithatë janë njerëzit si ajo që një ditë do t´i kthehen Shqipërisë për të sjellë gjithë atë bagazh njohurish dhe eksperiencë të fituar në perëndim, pavarësisht ata kurrë nuk e kanë ndierë vetën të përjashtuar prej kësaj vendlindjeje, ndonëse ky atdhe i ka dhuruar jo pak zhgënjime.
Pyetje: Zonja Bogdani, cili është profesioni juaj?
Mirela Bogdani: Unë kam studiuar në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, nga ku u diplomova si mjeke stomatologe. Pra profesioni im ka qenë stomatologjia, të cilën e ushtrova si mjeke vetëm për pak vjet, pasi më pas punova në Ministrinë e Shëndetësisë si drejtuese e shërbimit stomatologjik për gjithë vendin. 6 vjet më parë, pikërisht kur erdha në Britaninë e Madhe ndryshova karrierë, pra kalova nga shkencat mjekësore në shkencat politike. Pas një masteri (MSc) në Universitetin e Kardifit në politikat publike evropiane, punova si researcher e petagoge po aty duke dhënë lëndet e politikave të BE-së e më pas shkova në Universitetin e Oxfordit, ku bëra një program MPhil të cilin e kam përfunduar.
Njeriut i duhet në një moshë shumë të re të vendosë për profesionin e të ardhmes
Pyetje: Keni lindur në Tiranë?
Mirela Bogdani: Kam lindur dhe jam rritur në Tiranë nga një familje me dy prindet tiranas. Shkollën e mesme e kam kryer në gjimnazin “Sami Frashëri”, që në vitet 80-të ka qenë një nga gjimnazet më të mira dhe kompetitive, bile më i miri në Tiranë, prandaj jam shumë e kënaqur që e kam bërë gjimnazin aty.
Pyetje: Si ju lindi ideja për të studiuar për mjekësi?
Mirela Bogdani: Ideja nuk është se më lindi mua, ishte ambienti familjar që ma ushqeu këtë ide. Prindërit e mi ishin të dy mjekë. Siç ndodh rëndom në ambiente dhe situata të tilla, prinderit e mi donin që unë ta trashëgoja këtë profesion. Më kujtohet që kur isha e vogël ime amë më merrte me vete në spitalin e me pas klinikën ku punonte (ajo ishte mjeke kirurge) dhe po ashtu shkoja shpesh në Drejtorinë e Higjenës ku im at punonte si mjek epidemiolog dhe në këto ambiente u ushqye dëshira ime për t´u bërë mjeke. Arsyeja e dytë ishte se dega e mjekësisë në kohën tonë, në kohën e monizmit ishte dega më e mirë, më e preferuara. Dhe meqë njeriu gjithnjë synon për më të mirën, dhe unë synova të arrij atë. Në atë kohë duhet të mbaroj me rezultate te shkëlqyera që të merrje degë te mira si mjekësia, dhe unë i vura vetës detyrë që të mbaroja gjimnazin me medalje te artë. E kam thënë në shumë intervista, që njeriut i duhet në një moshë shumë të re të vendosë për profesionin e të ardhmes, dhe shpeshherë zgjedh atë që nuk do, pra nuk përkon me pasionin apo dëshirën e tij. Më pas kur u involvova në politikë e kuptova që shkencat politike, diplomacia e marrëdhëniet ndërkombëtare ishin pasioni im. Pra unë vendosa të ndryshoj profesionin dhe karrieren dhe kjo përbën një sfidë të vërtetë pasi ke kryer studime, punuar dhe investuar vite të tëra në atë fushë dhe vjen një ditë që duhet t´i lësh të gjitha këto (p.sh. unë kisha arritur pozicionin më të lartë administrativ në profesionin tim, kisha mbrojtur doktoraten dhe kisha botuar librin e parë). Aq më tepër që unë u detyrova ta bëja këtë ndryshim kariere jo në Shqipëri, por në vend të huaj. Prandaj kjo përbënte një sfidë të dyfishtë.
Pyetje: Pra, ju e latë profesionin tuaj të mjekësisë. Si ju lindi ideja për të hyrë në politikë?
Mirela Bogdani: Siç e thash unë punova veç pak vite si mjeke. Shumicën e viteve të punës i kalova në Ministrinë e Shëndetësisë, në fillim si specialiste në sektorin e stomatologjisë e më pas si drejtuese e këtij shërbimi. Gjatë kësaj kohe kreva disa specializime pasuniversitare jashtë, në fushën e shëndetit publik, një fushë e re që nisi të zhvillohej në Shqipëri pas viteve të 90-ta. Puna në ministri, në administratën publike dhe kualifikimi në këtë fushë me krijuan idenë se stomatologjia ishte një degë shumë specifike dhe shumë rutinore, që fokusohej tek individi, ndërkohë që objekti i punës sime në ministri ishin politikat globale të shëndetit publik me stretegji në nivel kombëtar, aq më tepër që në atë kohë ne po inicionim reformat e para në shërbimin shëndetësor. Pra, ishte eksperienca në administraten publike ajo që me dha spunton e parë për ndryshimin e karrierës. Nuk e çoja më nëpër mend t´i kthehesha klinikës. Dhe pse njerëzit më thoshin: “gjynah, ke një profesion të shkëlqyer, një profesion që të siguron të ardhura të mira”. Dhe vërtet rroga ime e ministrisë ishte qesharake përballë të ardhurave të kolegëve të mi në klinikat private. Por e rëndësishme është të bësh atë që të jep më shumë satisfaksion në jetë. Spuntoja tjetër do të vinte nga angazhimi im në politikë. Për të rinjtë është një sfidë interesante të merresh me politikë se është mosha që ke doza të forta idealizmi dhe mendon që me kontributin tënd mund të bësh një ndryshim, e sidomos në ato vite të para të ndryshimit të sistemit në vitet e 90-ta. Angazhimi im në politikë filloi në vitin 1997. Në atë kohë unë isha në Londër, ku po kryeja studimet pasuniversitare në Universitetin e Londrës (UCL), ku së bashku me një grup studentësh shqiptarë ndiqnim me ankth nga larg zhvillimet politike në Shqipëri. Ishte periudha e katastrofës së firmave piramidale, dhe në Shqipëri gjendja ishte shumë e tensionuar gati në prag të luftës civile. Kishte kohë qe e bluaja mendimin për t´u angazhuar në parti politike ndaj kur u ktheva nga Londra u angazhova në politike, me Partinë Republikane.
Në atë kohë mua m´u duk e përshtatshme të angazhohesha në Partinë Republikane
Pyetje: Pse pikërisht zgjodhët Partinë Republikane për t´u angazhuar në politikë?
Mirela Bogdani: Njerëzit gjithnjë synojnë të angazhohen tek partitë e mëdha, dhe kanë të drejtë sepse në Shqipëri ekziston një sistem bipolar partiak. Partitë e tjera janë “parti me prefiks” siç i quaj unë, ose parti fantazma, sepse nuk kanë memberrship dhe elektorat, janë vetëm parti kryetarësh plus vulë, të cilët synojnë vetëm në marrjen e ndonjë karrike deputeti ose posti ministror. Por, unë nuk iu bashkova partisë së madhe të të djathtës, PD-së, sepse si shumë njerëz në atë kohë, isha e zhgënjyer, jo vetëm për përgjegjësinë që pati në ngjarjet e 97-ës dhe në skandalin e firmave piramidale, por në pergjithësi për qeverisjen gjatë viteve të para të demokracisë. Meqënëse gjatë viteve 1994-1997 unë punova në administratën qendrore shteterore, pra në superstrukturën e shtetit, pashë se si funksiononte administrata publike, pashë politizimin e tejskajshëm, militantizmin ekstrem, pra monopolin e partisë-shtet, të cilat me patën lënë një shije të keqe. Për me tepër pas 97-ës PD-ja nuk bëri analizë të përgjegjësisë për çfarë ndodhi, e cila të pasohej me një rinovim dhe një strukturim të lidershipit te saj. Kështu që nuk e shikoja fare me vend që unë të angazhohesha në këtë parti. Dhe prandaj m´u duk e përshtatshme të angazhohesha në Partinë Republikane, e cila ne llojin e partive të djathta me dukej me decentja, pasi kishte struktura dhe membership, por dhe një program të qartë. Kishte gjithashtu dhe elemente dhe intelektualë të spikatur.
(Vijon)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Librat e mi trajtojnë marëdhëniet Shqipëri-BE, nga këndvështrimi historik dhe aktual

Me bashkatdhetarët tanë të suksesshëm në diasporë: Mirela Bogdani (2)
Mirela Bogdani me Chris Patten
Një moment tjetër i angazhimit tim ka qenë pjesëmarrja e rregullt në mbledhjet e konferencat e partisë, ku përcaktohen politikat dhe zgjidhen strukturat drejtuese. Në fund të vitit 2006 u angazhova në procesin e kandidimit për zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian të majit 2009, një proces i gjatë dhe i ndërlikuar, por dhe demokratik dhe transparent, nga i cili kam fituar një eksperiencë shumë të vlefshme dhe interesante. – thotë Mirela Bogdani.
Pyetje: Ju keni kandiduar për zgjedhjet lokale në vitin 2000, si dhe për kryetare e Partisë Republikane në 2002. Çfarë ju sjell në kujtesë ky moment?
Mirela Bogdani: Po kam kandiduar në zgjedhjet lokale te vitit 2000 për njësinë numër 10-të në Tiranë. Atëherë Partia Republikane u paraqit në zgjedhje më vete dhe jo ne aleancë me Partinë Demokratike, prandaj kandidatët e saj nuk kishin shancë për fitore, po unë e pashë këtë kandidim për të fituar eksperiencë nëse do kandidoja, siç dëshiroja, në zgjedhjet parlamentare. Ndërsa kandidimi im për kryetare partie ndodhi në kongresin e PR-së në pranverë të 2002. Ai tërhoqi vëmendjen e mediave dhe të OJF-ve sepse ishte hera e parë që një grua kandidonte në mënyrë genuine për kryetare partie dhe jo si marionetë apo garniturë. Dhe për shumë arsye, që merren me mend, unë nuk fitova. Këtë e dija që më parë, sepse siç e thashë më parë, partitë në Shqipëri, sidomos partitë e vogla, janë parti të tipit kryetar plus vulë, pra kryetari është si ai bajraktari që ka në dorë gjithçka. Pra ka në dorë kryesinë e partisë, financat e partisë, ato pak struktura lokale që mund të ekzistojnë, ata kryetarë rrethesh nëse kanë. Pra është një tufë dhensh të bindur që bëjnë ç’urdhëron kryetari.
Krahas studimit akademik të politikës, e pashë të arsyeshme të përfshihesha në politikë në vendin tim të ri
Kjo ka të bëjë me një çështje të rëndësishme, atë të demokracisë së brendshme në parti, e cila ka qenë (dhe vazhdon të jetë) një nga deficitet më të mëdha në partitë shqiptare gjatë tranzicionit. Unë i hyra sfidës dhe megjithë humbjen, mbeta e kënaqur me rezultatin duke marrë parasysh kohën e shkurtër të fushatës që munda të bëj dhe pengesave që hasa nga vetë strukturat e partisë. Po mbi të gjitha qe një eksperiencë nga e cila mëson për të ardhmen dhe për sfidat në politikë. Mungesa e demokracisë në parti u demonstrua edhe pas kongresit kur ndonëse unë isha personi që kisha marrë më shumë vota pas kandidatit tjetër (kryetarit të partisë), jo vetëm që nuk u promovova në parti, por paradoksalisht, u largova nga strukturat drejtuese të partisë (përfshi dhe nga Kryetarja e Gruas Republikane ku kisha qenë për 4 vjet) dhe kjo shënoi dhe largimin tim nga politika në Shqipëri.
Pyetje: Ky ishte dhe momenti i largimit tuaj nga Shqipëria?
Mirela Bogdani: Unë e kisha vendosur që të vazhdoja karrierën time në politikë, po për t´u bërë një politikane profesioniste mendoja që nuk mjaftonte thjesht eksperienca në politikë me një formim në shkencat mjekësore. Për këtë duhet të bëja studime formale në shkencat politike. Tani, po bëj një parantezë, po të shohësh parlamentin shqiptar do shohësh që një pjesë e mirë e deputetëve përbëhet nga veterinerë, mjekë, njerëz që kanë mbaruar institutin e fiskulturës apo institutin e arteve, apo akoma më keq, njerëz që s’kanë diploma fare ose i kanë të falsifikuara. Nejse, pra kisha kohë që e bluaja në mendje që të bëja studime në shkencat politike. Kohë para se të zhvillohej kongresi unë kisha aplikuar në disa universitete në Britaninë e Madhe për të bërë një program masteri në këtë fushë. Pas kongresit mora përgjigjet e pranimit nga tri universitetet dhe njëri me akordoi dhe bursë. Ishte nje ndjesi dyfishe, nga një anë ndihesha e zhgënjyer sepse isha angazhuar për katër vjet në parti dhe kisha dhënë kontribute dhe tani duhej të lija gjithçka. Por nga ana tjetër u gëzova që do filloja një diçka të re dhe interesante. Pra një perspektivë e re u hap. Pas disa muajsh fillova një Master of Science ne Politikat Publike Europiane në Universitetin e Kardifit. Po krahas studimit akademik të politikës, për më tepër se karierën time të re e shikoja në politikë, e pashë të arsyeshme të përfshihesha në politikë në vendin tim të ri. U anëtaresova në Partinë Konservatore Britanike sepse mendoja se do kisha se çfarë të mësoja e përfitoja nga angazhimi me një nga partitë më të vjetra e prestigjoze të botës.
Pyetje: A mund të anëtarësohen të huajt në Partinë Konservatore angleze? Cila është eksperienca që keni përfituar nga ky angazhim?
Mirela Bogdani: Kur u anëtarësova nuk isha nënshtetase britanike. Megjithatë si e huaj kur je resident aty mund të bëhesh anëtare dhe ke të drejtë vote, por jo të drejtë kandidimi. Kanë kaluar me se 5 vjet që atëherë. Fillimisht u angazhova në aktivitetet politike dhe sociale të degës lokale (pjesë e strukturave rajonale të quajtura “party associations” e që përbëjnë strukturen më të rëndësishme të aktivitetit të partisë në bazë). Më pas punova në Asamblenë e Uellsit si researcher në disa projekte me grupin parlamentar konservator. Para tri vjetesh u zgjodha anëtare e degës lokale, më pas koordinatore e politikave (Policy Coordinator) dhe vjet u zgjodha si sekretare (Honorary Secretary) e degës.
Në Shqipëri kandidatët shpesh financohen nga burime të dyshimta
Gjatë gjithë kësaj kohe jam angazhuar vazhdimisht në fushatat elektorale për Westminster (Parlamentin Britanik), zgjedhjet evropiane (Parlamentin Europian), për zgjedhjet rajonale (Asamblene e Uellsit) dhe zgjedhjet lokale, duke punuar ngusht e ndihmuar kandidatët. Këto metoda dhe aktiviteti në bazë janë aq në kontrast me politikën në Shqipëri ku baza është e fjetur dhe aktiviteti kryesor në fushatat elektorale janë mitingjet populiste. Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit ku unë jam përfshirë është dhe mbledhja e fondeve (fund-raising) për fushatat elektorale dhe kandidatët, duke organizuar aktivitete të ndryshme sociale. Kjo përbën një pjesë të rëndësishme të aktivitetit të degëve lokale sepse kandidatët financohen nga partia (ose “associations”) dhe të gjitha shpenzimet deri në detaje regjistrohen dhe raportohen deri tek një strukturë e veçantë e pavarur, ndryshe nga ne në Shqipëri ku kandidatët shpesh financohen nga burime të dyshimta deri elemente të krimit të organizuar dhe shpenzimet nuk regjistrohen apo raportohen tek askush. Veç kësaj një moment tjetër i angazhimit tim ka qenë pjesëmarrja e rregullt në mbledhjet e konferencat e partisë, ku përcaktohen politikat dhe zgjidhen strukturat drejtuese. Në fund të vitit 2006 u angazhova në procesin e kandidimit për zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europiane të majit 2009, një proces i gjatë dhe i ndërlikuar, por dhe demokratik dhe transparent, nga i cili kam fituar një eksperiencë shumë të vlefshme dhe interesante. Nga e gjithë kjo kam parë ndryshimin e madh që ekziston mes partive shqiptare dhe atyre në perëndim në drejtim të strukturave, organizimit, funksionimit, financimit, demokracisë së brendshme në parti, përzgjedhjes së kandidatëve dhe fushatave elektorale etj. (Vijon)

Shqipëria mund të përfitonte nga dijet e shume shqiptarëvë intelektualë

Me bashkatdhetarët tanë të suksesshëm në diasporë: Mirela Bogdani (3)
Mirela me eurodeputeten gjermane Doris Pack
Në vitin 2001 me krijimin e “Rrjetit të Grave në Politikë”, një rrjet i përbërë nga kryetaret e forumeve të partive politike të gjithë spektrit politik nga e majta në të djathtë, që përbënte rastin e rrallë të një bashkëpunimi eficient e produktiv në politikë pavarësisht bindjeve politike, dhamë një shembull pozitiv në atmosferën agresive dhe konfliktuale mashkullore të politikës në Shqipëri.
Libri i dytë është informativ dhe interesant për njerëzit që janë të interesuar në shkencat politike ose në çështjet e integrimit
Pyetje: Ana tjetër e jetës suaj janë botimet. Ju jeni dhe autore librash dhe në mos gaboj keni botuar 3 libra, dy të fundit mbi Shqipërinë dhe BE-në, që janë të parët botuar në këtë fushë, apo jo?
Mirela Bogdani: Libri i pare dygjuhësh “Shqipëria dhe BE: Integrimi Europian dhe Procesi i Pranimit“ u botua në vitin 2004 në Tiranë (nga shtëpia botuese Dajti 2000). I dyti me titull “Albania and the EU: The Tumultuous Journey towards Integration and Accession” (Shqipëria dhe Bashkimi Europian: Udhëtimi kaotik drejt pranimit dhe integrimit) u botua në shkurt 2007. Librat trajtojnë marëdhëniet Shqipëri-BE, parë nga këndvështrimi historik dhe aktual, bëjnë një analizë të situatës politike e social-politike të Shqipërisë, dhe kjo për të vlerësuar sa larg është Shqipëria nga kriteret e Kopenhagenit, plotësimi i të cilave është një kusht për futjen e Shqipërisë në BE dhe eksplorojnë avantazhet e kryesisht pengesat e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së. Në libër gjithashtu trajtohen edhe shumë çështje të tjera si roli i aktorëve domestike, zgjedhjet, administrata publike, sistemi i drejtësisë, çështja e korrupsionit dhe krimit të organizuar etj. Sidomos libri i dytë është një libër informativ dhe interesant për njerëzit që janë të interesuar në shkencat politike ose në çështjet e integrimit, pra përfshinë një audiencë shumë të gjerë. Libri i dytë u botua në Londër. Një njeri që ka botuar një libër akademiko-shkencor jashtë e di sa e vështirë është, meqë kalon nëpër një process të gjatë dhe nëpër shumë editorë etj. Kurse në Shqiperi është aq e lehtë të botosh një libër, mjafton t´i paguash ca para pronarit të shtëpisë botuese ose printuese dhe për dy javë librin e shikon të mbaruar. Unë isha me fat që ndër ato që pranuan botimin e librit, ishte shtepia botuese I.B.Tauris Londer-New York), e cila ka një reputacion shumë të mirë, sidomos në fushën e politikës së jashtme. Më duhet ta pranoj që procesi i prodhimit me lodhi shumë më tepër se vetë shkruarja e librit: për një vit m´u desht të bashkëpunoja me editorët, për kontratat, faqosjen, redaktimin, kopërtinën, e shumë e shumë gjëra të tjera. Ishte një odise e vërtetë. Libri është vetëm në anglisht, 280 faqe dhe gjendet në libraritë dhe bibliotekat në UK, Evropë, SHBA, Kanada dhe shitet dhe në Shqipëri në libraritë “Adrion”. Libri gjendet gjithashtu dhe në Amazon.com.
Pyetje: Si një ndër ekspertet më të mira shqiptare të fushës së integrimit, cili është mendimi juaj, kur mund të hyjë Shqipëria në BE?
Mirela Bogdani: Shqipëria do të hyjë në BE, pasi të plotësojë kriteret e vëna në aspektin politik, juridik, social dhe ekonomik, si dhe pas përshtatjes së legjislacionit vendas me atë të BE-së. Lidhur me këtë të fundit sfida qendron tek implementimi i ligjeve, pasi si kuadër ligjor ai është përgatitur në mënyrë shumë bashkëkohore, po kur vjen puna tek zbatimi i ligjeve jemi shumë larg BE-së. Lidhur me reformat, pavarësisht zhurmës së madhe shurdhuese nga partitë në pushtet, ato janë gjysmake, bëhet një hap para e dy prapa. Siç u pa dhe në raportin e fundit të Komisionit Europian, mbeten shumë fusha ku reformat nuk janë realizuar siç kërkohet, ku më të spikaturat janë (dhe që ngelen neuralgjike) ato lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në Shqipëri, si në çdo vend tjetër në tranzicion, klasa politike është aktori më i rëndësishëm dhe me influencues. Por fatkeqësisht klasa politike shqiptare ka treguar në mënyrë kronike që ka qenë e papërgjegjshme, e paaftë dhe ka menduar për interesat e veta se sa për vendin.
Pyetje: Ju keni qenë aktivisht e angazhuar në lëvizjen për rritjen e rolit dhe përfaqësimit të grave në politikë në Shqipëri. Çfarë mendimi keni për kuoten prej 30% të grave në listat e kandidateve në partitë politike?
Mirela Bogdani: Gjate viteve te angazhimit tim në politikë, një nga fushat e aktivizimit aktiv dhe kontributit ka qenë në përpjekjet për rritjen e përfaqësimit të gruas në politikë. Fillimisht brenda partisë ku militoja në pozicionin si Kryetare e Gruas së bashku me të gjitha ato gra e vajza të mrekullueshme që përbënin në atë kohë Forumin e Gruas Republikane, e më pas në bashkëpunimin me koleget e mia në forumet e tjera politike të grave apo drejtueset e NGO-ve që punonin për çështjen e gruas. Ky bashkëpunim u konkretizua në 2001 me krijimin e “Rrjetit të Grave në Politikë”, një rrjet i përbërë nga kryetaret e forumeve të partive politike të gjithë spektrit politik nga e majta në të djathtë, që përbënte rastin e rrallë të një bashkëpunimi eficient e produktiv në politikë pavarësisht bindjeve politike, duke dhënë një shembull pozitiv në atmosferën agresive dhe konfliktuale mashkullore të politikës në Shqipëri. Unë isha bashkëthemeluese e këtij rrjeti, së bashku me koleget e mia të shkelqyera nga PS-ja, PAD-ja etj, dhe kryetarja e parë e tij deri sa u largova nga Shqipëria. Gjatë viteve të tranzicionit demokratik përfaqësimi i grave në pozicionet vendimmarrëse ka qenë shumë i ulët, një ndër më të ultit në Evropë. Fakt është që nga PS-ja ka pasur një frymëmarrje më pozitive për inkludimin dhe promovimin e grave brenda strukturave të partisë dhe në listat e kandidateve, ndërkohë që nga PD-ja situata ka qenë vazhdimisht jo mbështetese për gratë, bile dhe nga vete ato gra të pakta në drejtimin e kësaj partie. Mjafton t´i hedhesh një sy shifrave edhe tani që PD-ja është në pushtet kur ka vetëm 3 gra në parlament dhe deri vonë vetëm një femër ministre. Kështu që më vjen mirë që me kuoten prej 30% përpjekjet tona të para 10 vjeteve po bëhen realitet dhe shpresoj që në zgjedhjet e vitit të ardhshëm të ketë më shumë femra në parlamentin shqiptar dhe në kabinetin qeveritar.
Si unë ka edhe të tjerë që do kishin dëshirë të ktheheshin një ditë në Shqipëri
Pyetje: Aktualisht me çfarë merreni në Angli? A mendoni të ktheheni në Shqipëri?
Mirela Bogdani: Në dy vitet e fundit kam qenë në Universitetin e Oxfordit (ne St Antony’s College) duke bërë studime pasuniversitare në politikë dhe marrëdhenie ndërkombëtare, fokusuar në politikat e BE-së. Mendoj që këto studime kompletuan formimin tim akademik në fushën politike, të cilën e nisa 6 vjet më parë. Isha shume e privilegjuar që m´u dha mundësia për të studiuar në universitetin më të mirë të Britanisë së Madhe dhe në botë. Lidhur me planet për t´u kthyer në Shqipëri, unë jam nga proponentet e politikave të “brain gain-it” apo kthimit të trurit dhe besoj që Shqipëria mund të përfitonte shumë nga dijet, aftësitë dhe eksperiencat e fituara në perëndim të shumë shqiptarëve intelektualë që sot gjenden në të gjithë botën e që do kishin dëshirë të ktheheshin një ditë në atdhe. Unë personalisht jam me mendje të hapur dhe me kënaqësi do të pranoja të jepja kontributin tim në një pozicion konform arsimimit dhe eksperiencës sime. Dhe si unë ka me dhjetra në të gjithë botën, që do kishin dëshirë të ktheheshin një ditë e që dijet dhe ekspertizen t´i vinin në funksion të progresit dhe zhvillimit në Shqipëri.
(Fund)

Similar topics
» Albert Zholi: Unë dhe ai
» Albert Zholi: Era të dua
» Albert Zholi: Olta
» Albert Zholi: Xha Gaqoja
» Albert ZHOLI:VAJZA
» Albert Zholi: Era të dua
» Albert Zholi: Olta
» Albert Zholi: Xha Gaqoja
» Albert ZHOLI:VAJZA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi