Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deshmorët e kombit në vargje e këngë

Shko poshtë

Deshmorët e kombit në vargje e këngë Empty Deshmorët e kombit në vargje e këngë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 17, 2008 10:15 pm


KENGE PER ISMET ASLLANIN


Agim Gashi

Kombi ynë ti komb´ i lashtë
Për liri shekuj me radhë
Përjetsisht të jemi bashk´ ,
Bijt e tu i vune n´ballë
Herë me shpatë, herë me flakë t´barotit
Komb shtrejtë i Kastriotit,
Historinë me gjak e shkrove
Shtrejtë ndër shekuj e pagove.


Sa herë hasmi na ngushtonte
Me uri jetën cenonte
Bujaria dilte n´shesh,
Që nga zoti i kem peshqesh
Njeri tjetrit krahun ipnim,
Që nga skamja lartë ta ngritnim
Sepse kshtu nderonim vetin,
Popullin, kombin dhe vet shtetin.

Lindshin nanat zogj luani
Nji nder ta Ismet Asllani,
Shpetimtari i varfnjakëve
I t´pambrojtunve dhe bonjakëve
Nanë Tereza e la nji vlla,
Ismet Asllani emnin e ka,
Ishte vet mirsia e zotit
Nderi e besa e Kastriotit.

Sot n´Lipjan, n´zemër t´Kosovës,
Roje nderi pranë përmendores,
Komandantit të logjistikës
Fëmijëve tanë ua mundsoj rriten
Si me pushkë, me grosh e bukë,
Mbrojti kombin mos me u zhdukë
Je simbol në ball t´qendresës
Legjendë shekulli e mbijetesës.


Edituar për herë të fundit nga Epirotarum në Mon Nov 17, 2008 10:31 pm, edituar 2 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Deshmorët e kombit në vargje e këngë Empty Re: Deshmorët e kombit në vargje e këngë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 17, 2008 10:18 pm


Agim Gashi
KËNGË PËR ADEM JASHARIN


Jehoi zani i Drenicës
N´ato bjeshkë të Qyqavicës!
E u gzun´ kto malet tona,
Krenari ka prap Kosova!
Na i del gjumi çdo shqiptari,
Trimat tanë flasin nga varri!
-Ka ardhë koha e Lirisë,
Na thot nuri i Ahmet Delisë,
Azem Bejta flet nga varri;
-Dasëm t´madhe ban shqiptari,
Kamer Loshi flet me mall
Tahir Mehës i qon fjalë.

Janë tubu krushq´ të shqiptarisë,
Nën flamurin e lirisë
Po na vikan nga Shqipëria,
Nga Tetova e Gucia,
Nga Presheva e Malësia,
Po nga Shkupi e Qamëria,
E arbërshë nga Kalabria;
Kanë lidhë besë, janë besatue
UÇK-në e kanë formue,
Këtë ushtri të fortë si guri
Me djel shqipesh e zemra burri.

Krisi pushka habertare,
U ndëgju n´trojet shqiptare,
Për liri nis´ luftë shqiptari
Bajraktar Adem Jashari,
Bashkë me Hamzën krah për krahi,
Lum për ty o babë Shabani,
Lum për Ty dhe t´lumin zot
E Kosova i nderon sot,
Janë në zemrat e shqiptarisë
Kto simbole të lirisë.

Nga Drenica edhe grykë e Sharrit
Ndihet nuri i Adem Jasharit,
N´Dardani Ai i lshonë do fjalë
Mblidhnu t´gjithë o burra shqiptarë,
T´gjithë sa jeni Ju o Kosovarë
Leni t´keqe edhe leni mni
Lidhnu n´besë edhe në miqësi !
Ka ardhë koha me u besatue
Vllau, vllaun për me e nderue
Ka ardhë koha jetën ta nderoni
E sëbashku para Ju të shkoni,
I bashkuem kur të jetë shqiptari
Në varrë ja thotë kangës-vetë Adem Jashari!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Deshmorët e kombit në vargje e këngë Empty Re: Deshmorët e kombit në vargje e këngë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 17, 2008 10:29 pm


ELEGJI PËR XHEMAIL MUSTAFEN

(Agim Gashi)

Moj Kosovë moj kshtjellë trimnije,
Treqind vjet knon n´djep fëmije!
Dur të ndyta t´u kanë mësy,
Për çdo ditë tue t´mbajtë n´zi ;
E çdo dit´ t´prishet hareja,
Tu´e t´mbjellë me varre t´reja.
Spo t´lanë plaget me i sherue
Për çdo ditë varre tue t´shtue,
S´po t´lanë sytë me i hap n´liri,
Tue ti vra po djelt n´tradhti!

Sot po t´vritet e shejtë liria,
Prap t´troket në derë robnija,
Ta thejnë derën e dritaren;
T´shkelin n´prag, ta shkelin arën,
T´shkelin n´moral e t´prishin varre,
T´shkelin n`dije e n´Abetare,
I shkelin lodrat e fëmisë,
Tue ja shtue plagët Arbnisë,
Të pa burrat sa ma s´ka,
Mbulojnë fytyren mos me u pa !

N´këtë Nandor kur knojmë me zemër,
Për flamur e për nji emën,
Krisi pushka n´mes t´Prishtinës,
E vran Xhemën n´tradhti pas shpinës,
Ah mos janë k´ta djel të shkinës?!!!
A mos janë dor e tradhtisë,
Me ja shtue dhimbjen Arbnisë?

Kanë dalë Zanat vezhgojne Sharrin,
E Kosova se ndal vajin:
-Do djel t´ë kqij mu sot çka mban,
M´humbin nderë e m´humbin nam´,
M´humben fjalë e m´humbën besë
Prej djelëve t´mij ngadalë po vdes;
-Kur mendoj sa shumë qëndrova,
N´mileniume su nenshtrova,
Shum furtunave u bana ballë
Me trimnesha e trima t´rrallë,
Që n´ketë luftë ranë për Atdhe,
Tue ba vdekjen si me le
E sot dikush po me venë lak,
Tue m´shkel´ n´vorre e tu m´shkelë n´prag.
Ma shkelin namin që e pata rritë,
M´shkelin n´sy e mshkelin n´dritë,
Po më qorrojnë sdi nga me ecë,
Ma vrajnë dijen e më vrajnë n´besë,
M´shkelin n´Kishë, m´shkelin n´Xhami,
M´shkelin n`Teqe e pasuni;
M´shkelin n´shkolla e fakultet,
Grabiten çikat e fëmijët n´djep,
Nga shtëpia porsa del,
Po has n´banda e kriminel,
Del në shesh pyet historia,
Këso pisash s´ka pasë Arbnija!
Nga kanë ardhë nga kush pagu,
Nanë Arbninë po me e coptu´ ?

Si n´Kosovë e si n´Shqipni,
Sot po vrasin djelt e këqij!
Por nji za del nga Tomorri;
-Këtë Arbni Lumi e mori,
Nga Korabi e Kështjellë e Krujës,
Ndihet zani, za i kujës,
Lotojnë nuset, vajtojnë nanat,
Nëpër Sharr trishtohen Zanat,
Me mallëngjim dhanë nji kushtrim;
-Për Arbni do t´ketë shpëtim!
Nga Drini i Bardhë deri n´Shkumbin,
Lajmi i shpresës po na mbrrin`,
Që po delë nga Drini i Zi,
-Jo s´ka vdekë nana Arbni;
Dy damarë rrahin pa pra,
E gjakë të pastër në ta ka,
Kurrë se lanë Arbninë me vdek´,
Prap do t´marri rrugë për jetë,
Këta damarë n´zemra i kena,
Janë në Shqipen mbi dy krena!

-Ngrehu n´kambë nana Arbni,
Se djelt e mirë i ke me Ty,
Nuk t´lejojnë ma me u plague,
E këtë plagë kem me e sherue ;
Të ecim para për liri,
Me reforma e Demokraci,
Do të ketë Arbni mbi dhe
Se n´Evropë vendin e ke,
E degët tua që t´janë pre,
Do të rriten prap për ne,
Kur të bahesh Shqipni etnike,
Për kush të don, do të jeshë mike,
S´do t´lejojmë me na u përzi,
Me na sjellë prap anarki.

-Mblidhni mendjen djelmënija,
Shumë të fala u qon Arbnija;
-Edhe njiherë me ba me rrëzu,
Ma nuk mundem n´kambë me u qu,
Mblidhni mendjen O Shqiptarë,
Bani be n´moral kombëtar,
Kush gabon edhe nji herë,
Ska me pasë besë as nderë,
Pasha Zotin mjer ai
Kend e namë Nana Arbni.



24.11.00
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Deshmorët e kombit në vargje e këngë Empty Re: Deshmorët e kombit në vargje e këngë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 18, 2008 7:55 pm

Agim Gashi: Këngë për Shukrije Obertincen

Deshmorët e kombit në vargje e këngë U1_shukrije-heroina1

KANGË PËR SHUKRIJE OBERTINCEN
Agim Gashi
Moj pranverë tet´dhjet´ e nantë
Sa e ngrysun sa e vrantë,
Sa e pa shpirt ti qëllove
Mbar nji popull e tradhëtove.
E shum nana i verbove
E Kosoves lirinë ja more,
Po me tanksa e ushtri
Për me vra vasha e djem të ri!
Me robnu popullin shqiptar
Buk´n e gojës me ja marr,
Me varros çdo gja shqiptare:
Kultur, arsim, lirinë kombëtare…
Porse populli trim shqiptar,
I del hasmit ball´ për ball´,
Djel e vasha , t´njoma,t´reja,
Para tankëve i mblon hareja,
I ka qit nana n´ket jetë,
Me ja fal Kosovës t´shkretë,
Sa shpejtë toka e uji i rrirë
Me gjak Kosova me u ujitë,
E ma t´kuqe lulet me u rritë
Se kur vret hasmi n´Kosovë
Nanat tona lindin “boll´”
Kur vran hasmi fëmi dhjetëvjeç
Nanat lindin katërneq!
Kështu n´mars t´vitit tetëdhjetenantë
Vit i ngrysun dhe i randë,
Kur bota gëzohet në pranverë
N´Kosov´ fillon rrëmuj e skëterë
Po me tankë dhe ushtri,
Na e vodhën atë pak liri.
Por ngriten n´kambë djel e vasha
Nëprotesta e demonstrata
Ushton Kosova, Llapi, Drenica
Si të ishin ngjallë Shote e Azem Galica
Ish me shokë Shukrije Obertinca.
Vajz´ e re gjashtmbëdhjet´ vjeqare
E lehtë e bukur si Sorkadhe,
I vlonte zemra prej dëshirës
T´hy n´protestë n´qendër t´Prishtinës.
Ti ngris lart dy gishtëni
T´kërkoj liri, demokraci,
S´durohet dhuna me tradhëti
S´lejohet të tjerëet t´na e presin fatin
Ma mirë asht me e derdh gjakun.
Lamtumirë babes i thotë
Në Prishtinë unë po shkoj sot
Me u bashku me shoqe t´mia
Na thërret toka dhe liria
Rrugë të mbar baba u ka thanë
E mirë leje u ka dhanë,
Bashkë me motër përshendeten
Pak ma gjat me nanë të veten,
Sa mirë nana i përqafon,
E n´Shukrien dy lot i ranë.
Me autobus rrugën kanë marrë
Në Prishtin sa shpejt kanë ardhë,
Por Prishtina ish blloku:
“Sa shumë milic motër paskan pru”
Të dy motrat si sorkadhe
Kanë fillue me britë me t´madhe,
Me grupe tjera janë ashkangjitë,
Për Kosovë pa pas kurrë frikë
Pa mendue k´tu kush do t´jesë
Tu´ këndue kangen : »Besa-besë… »
N´kët rrëmuj n´kët´ tollovi
Fillun me qit po helm të zi,
E rafalët shqiptar tue gri
Tue vra t´ri edhe trimnesha
Hudhet Shukrija si Luanesha,
Pa mendue,se plumbi shpon
Me gurë tankset i qëllon.
« Para shoqe e shok » i fton!
Në katër anët llahtari
Por shqiptari për liri
I ngreh gishtat proteston,
Se Kosova nanë na fton
Me e derdhë gjakun e lirisë.
Ka nevojë toka e Arbnisë.
Grupe, grupe, vasha t´reja
Ua kaplon zemrat hareja
Grupe, grupe vasha e t´ri,
Kerkojnë liri, demokraci,
Por kur hynë në rrugë t´pazarit
Villnin zjarr tyta t´tradhtarit,
Villnin zjarr për me shue jetë
E me vra Shukrien e shkretë,
Me dhanë jetë me shumë shokë t´vetë,
Se n´pranverë e kish pagzimin
Me ja ba n´pranverë vorrimin.
Kështu plumbi i gjakatarit,
E rrok Shukrien në lule t´ballit
E rrok motra në prehen t´vet,
E në gjoks kokën ja qet
Gjaku i kuq nga goja i del
I afrohen shokët në ndihmë,
Porse nana nji Shukri lindë,
E këtë vashë ja vrau Serbia
Me ja qu t´vdekun te shpija.
Në vend t´fustanit të nusnisë,
Me i qitë flamur t´lirisë
Në vend t´dasmorve me hare
Mija vetë me e qu n´dhe,
Për Kosovë përsri me le
Se e dha jetën për atdhe
Gjaku i saj u derdh n´këtë dhe
E kjo toka e Arbënisë
Nuk harron kurr gjak t´lirisë.
Moj Shukrije Obertinca
Je trimneshë si Shotë Galica,
Vrasja jote asht nder i vendit
Si i pat dhanë Nora e Kelmendit
Fli e qetë nuse e lirisë
Nuk t´harrojmë per jetë t´Arbnisë.
Falenderojme Rapsodin e Popullit Agim Gashi per kengen madheshtore, njekohesisht edhe per foton, e cila publikohet per here te pare nga www.zemrashqiptare.net
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Deshmorët e kombit në vargje e këngë Empty Re: Deshmorët e kombit në vargje e këngë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi