Kuvajti do ta njoh dhe do ta ndihmoj ekonomikisht Kosovën
Faqja 1 e 1

Ka mundësi reale të fitohen shuma të mëdha mjetesh për zhvillim ekonomik të Kosovës. Është shumë i njohur i ashtuquajturi “Kuwait Fund”. Ky fond është i famshëm meqë me shuma kolosale ka ndihmuar Kinën, Hungarinë dhe shumë vende tjera të botës.
Sekretari gjeneral për kulturë dhe këshilltar dhe mik i Emirit të Kuwajtit, dr. Badwer S. A. Al- Rifai dhe dr. Jahja Kokaj
Prof. Kokaj, në kuadër të Institutit shkencor Alb-Shkenca, formoi një komision të caktuar politik me përbërje dr. Jahja Kokaj, dr. Sami Repishti, dr. Gentian Zyberi, jurist me rekognisim ndërkombëtar dhe kryetar i grupit profesional për mbrojtjen e interesave të Kosovës në Hagë. Kokaj është në ballë të këtij komisioni.
Është e mirënjohur që imazhi i Kosovës në botën ndërkombëtare është dëmtuar nga propaganda permanente diplomatike dhe shumëdimensionale serbe. Duke e parë këtë marshim të diplomacisë serbe, të cilën e zhvillon në mënyrë të gjithanshme në kohëra dhe vende të ndryshme të botës, sidomos në dëmtimin e kauzës së Kosovës, intelektuali i ynë me imazh ndërkombëtar shkencor prof. Jahja Kokaj ka ndërmarr një aktivitet po ashtu të gjatë dhe të llojllojshëm me qëllim të neutralizimit të propagandës diplomatike serbe për zbehjen dhe shtrembërimin e imazhit të Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës.
Me polemikat në shkrime publike që Prof. Kokaj zhvilloi disa herë në tri vitet e kaluara me kryepeshkopin Artemije dhe Këshillin Amerikan të Serbëve në Amerikë, arriti t’i demaskojë mashtrimet dhe dizinformatat e plasuara në media ndërkombëtare për gjoja zhvillimin e Xhihadizmit në Kosovë, kundër mashtrimit që gjoja politikanët më prominent të Kosovës kishin veprime dhe kanë qëllime xhihadiste – islamike. Më gjerësisht, për këtë lexuesit mund të lexojnë artikuj dhe informacione, nëse kërkojnë në internet në Google nën emrin e Jahja Kokajt.
Për ta bërë më efikase deklasimin e propagandës serbe dhe ngritjen e hovshme të imazhit dhe prosperitetit politik të Serbisë, e cila po dëmton imazhin ndërkombëtar të Kosovës, Prof. Kokaj, në kuadër të Institutit shkencor Alb-Shkenca, formoi një komision të caktuar politik me përbërje dr. Jahja Kokaj, dr. Sami Repishti, dr. Gentian Zyberi, jurist me rekognisim ndërkombëtar dhe kryetar i grupit profesional për mbrojtjen e interesave të Kosovës në Hagë. Kokaj është në ballë të këtij komisioni. Ata kanë shkruar dhe janë duke shkruar artikuj të suksesshëm në W.S. Journal, Washington Times, dhe mediume tjera reprezentative ndërkombëtare.
Ata shkruan edhe një informacion të rrallë me elaborime faktike dhe profesionale të cilin e dërguan para gjashtë muajsh në Këshillin e Sigurimit në OKB. Këtë material arritën ta shpërndajnë dhe ta vënë në disponim të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. “Ishte një befasi shokante kur Tadic dhe Jeremic u habitën, që mos të themi u deklasuan me këto informacione shumë profesionale politike për të vërtetën e Kosovës, e cila ishte diametralisht e kundërt me “të vërtetën”, që ata mundoheshin ta projektonin”, thotë Kokaj për “Bota sot”. Për këtë, Instituti i Alb-Shkencës dhe prof. Kokaj me bashkëpunëtorët u falënderuan nga ambasadori i Kosovës në SHBA dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës.
Prof. Kokaj ka vite që punon si profesor në Universitetin e Kuvajtit, i cili ka mbledhë elitë ekspertësh, disa prej të cilëve janë nga Harvardi. Humbolti, Kambrixhi etj.
Prof. Kokaj thotë se ishte i befasuar nga propaganda e suksesshme e serbëve edhe në Kuvajt, ku punojnë dhe jetojnë mijëra serb. “Me diplomacinë shumë profesionale të tyre me shumë ekspertë të njohur shkencor, sportistë, trajnerë të ekipeve kombëtare, mjekë, serbet dhe Serbia kanë arritur një miqësi dhe prestigj shumë afirmativ në Kuvajt. Me artikuj të shumtë në gazeta, emisione informative televizive, dhe komunikime të përditshme krijonin dezinformata për shqiptarët dhe Kosovën”, rrëfen prof.Kokaj.
Për këtë arsye prof. Kokaj që kur ka shkuar në Kuvajt nuk ka pushuar në mënyrë të vazhduar me aktivitetin e tij lobues në këtë vend dhe vendet për rreth të Lindjes së Mesme. Me ligjërata politike në ambasada të ndryshme në Kuvajt, në takime shkencore, me artikuj gazetaresk dhe paraqitje televizive dr. Kokaj është munduar të projektojë një imazh të dëshiruar të shqiptarëve në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti. “Ishte një duel i pa barabartë me makinerinë e përmendur serbe, ngase në Kuvajt përveç disa studentëve të mësimeve islame, nuk ka shqiptarë të tjerë. Edhe ata pak studentë me mjekra të gjata dhe pamje dhe qëndrime selafiste të pa koordinuar me institucionet islame të Kosovës, kanë mund të ndikojnë jo pozitivisht duke mos e ditur që qeveria aktuale në Kuvajt është kundër ekstremizmit islamik”, thotë Kokaj.
Aktivitetin lobues dhe propagandistik Kokaj është munduar ta bëjë në mënyrë sa më profesionale ndaj edhe këtë e ka koordinuar edhe me kryemyftiun aktual, z. Naim Ternava, me të cilin thotë se ka korrespondencë të vazhdueshme.
Aktivitetin e tij lobues–prapagandistik dr. Kokaj është munduar ta koordinoj me Qeverinë zyrtare në Kosovë përpara dhe pas themelimit të Ministrisë së Jashtme. Në anën tjetër, në qarqet universitare në Kuvajtit, shkencëtari ynë ka arritur një prestigj të dalluar si ekspert profesional ndërkombëtar dhe mjeshtër i relacioneve publike. Në këtë mënyrë ai në shumë tubime dhe ligjërata ka arritur ta projektojë imazhin dhe kauzën e Kosovës në mënyrën e dëshiruar. Meqë ishte mentor i shumë diplomave, magjistraturave dhe disertacioneve të doktoranturave, ka arritë miqësi të thellë me shumë personalitete aktuale, nga të cilat ka edhe princër (sheikh) të Kuvajtit. Në tubime të quajtura duvanija, ku marrin pjesë shpesh qindra individë, profesori ynë flet me urti, por duke projektuar kauzën kosovare me mjeshtri dhe efikasitet.
Para dhe pas themelimit të Ministrisë Kosovare të Punëve të Jashtme, dr. Kokaj ka qenë në Ministrinë e Jashtme në Kuvajt dhe ka biseduar me personalitetet më të larta, përfshirë këtu edhe vetë ministrinë.
Përkundër aktivitetit të palodhshëm shumë efikas, dr. Kokaj pas takimeve të vijueshme edhe të këtyre ditëve, nuk është në gjendje të na thotë datën se kur Kuvajti do ta njeh Kosovën si shtet të pavarur. “Premtimet janë shumë afirmative për një njohje të shpejtë. Thonë që autoritetet e Kuvajtit deklarojnë që mbajnë premtimin e dhënë kohë më parë Presidentit dhe kryetares së Parlamentit të Shqipërisë që Kuvajti do ta njoh Kosovën, por kësaj duhet t’i paraprijë një komunikim sado i vogël zyrtar në segmente të caktuara. Kjo ka munguar gjer tani. Ndërkaq falë aktivitetit personal të Kokajt pasaporta e Kosovës tashmë gjashtë muaj është e pranueshme në Kuvajt.
Para pak ditësh dr. Kokaj ishte në një vizitë te Sekretari gjeneral për Kulturë si dhe këshilltarë dhe mik i ngushtë i Emirit të Kuwajtit, dr. Badwer S. A. Al- Rifai. Pas një mëngjesi miqësor që sekretari gjeneral shtroi në lokalet e zyreve të tij, për prof. Kokajn dhe drejtorin gjeneral të Institutit Kombëtar për mbrojtjen nga radioaktiviteti dr. Tarek El- Refai. Ky i fundit është bashkëpunëtor shkencor i dr. Kokajt, z. Bawder Rifai premtoi që të bëjë disa aktivitete konkrete. Së shpejti do të organizojë një darkë me ministrin e Punëve të Jashtëm, të cilin e ka mik personal. Pastaj Z. Bader premtoi që to ta financojë dhe mundësojë shkuarjen e një trupe kulturore artistike, qoftë muzikore apo ngjashëm, të cilët do të paraqiteshin në publikun e Kuwajtit, por edhe në kanalet televizive, dhe të afirmojnë Kosovën. Ky aktivitet artistik, i publikuar në mjetet e informacionit, sidomos në TV shtetërore të Kuwajtit, me komentet përcjellëse do të ishte rrugë shumë efikase e gjenerimit të një kohezioni apo ndërnjohje në mes të popullit të Kuvajtit dhe Kosovës.
Në këtë takim u theksua edhe një çështje tjetër shumë me rëndësi se sa njohja. “Në të vërtet Rifai, tha që në saje të miqve të tij dhe emrave të tjerë, si dhe miqve të mi, të cilët janë nga familja mbretërore, ka mundësi reale të fitohen shuma të mëdha mjetesh për zhvillim ekonomik të Kosovës. Është shumë i njohur i ashtuquajturi “Kuwait Fund”. Ky fond është i famshëm meqë me shuma kolosale ka ndihmuar Kinën, Hungarinë dhe shumë vende tjera të botës. Me përfitimin nga ky fond, do të mund të ndërtohej një qytet modern në Kosovë, si qendër turistike, me infrastrukturë e zhvillim shumë të madh ekonomik ose diçka tjetër, të themi i rëndësishëm për punësimin e Kosovarëve”, thotë ai. Prof. Kokaj beson se është i mundur të arrihet shpejt bashkëpunimi në lëmin energjetike dhe transportimin e naftës dhe derivateve të sajë. / F. Zeka

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rusja Guskova shokon serbët: Serbia do ta njoh Kosovën kjo është e qartë (Foto)
» Kadare: Serbia ka detyrim ta njoh Kosovën
» Don Lush Gjergji: Ja pse Vatikani (nuk) do ta njoh Kosovën
» Imzot Gjergji: Vatikani do ta njoh Kosovën
» S'di çfarë thonë të tjerët, Serbia duhet ta njoh Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi