Ethem Çeku:Sfidat, transparenca dhe konkurrenca për “Kosovën e Re/C”
Faqja 1 e 1

Sfidat, transparenca dhe konkurrenca për “Kosovën e Re/C”
Ethem Çeku
E kam potencuar disa herë deri më tash se nuk ka dyshim se vendet që posedojnë resurse të bollshme natyrore kanë mundësi të mirë që shoqëritë e tyre të bëjnë hapa të fuqishëm në zhvillimin ekonomik të tyre. Për të arritur që të maksimalizojë resurset natyrore:
1. Shoqëria duhet të bëjë reforma të thella në disa fusha të caktuara;
2. Institucionet e vendit duhet të krijojnë strategji zhvillimore, të tilla që do të ishin të implementueshme;
3. Qeveria duhet të arrijë që të ndërtojë një konsensus të përgjithshëm politik që mund të të mbështesë strategji të tilla;
4. Qeveria duhet të ketë politika të qëndrueshme dhe konsulta të vazhdueshme me shoqërinë civile;
5. Qeveria duhet të dëgjojë dhe të përfshijë ekspertët vendorë;
6. Parlamenti duhet të aprovojë infrastrukturë ligjore moderne dhe në përputhshmëri me standardet më të mira ndërkombëtare;
7. Institucione me përgjegjësi të qarta dhe gjyqësor të përgatitur për vendime të drejta dhe të pa anshme;
8. Resurse njerëzore të përgatitura për tu përballur dhe për të qenë pjesë e investimeve të jashtme.
Të gjitha këto janë obligime që duhet t’i plotësojnë institucionet e Kosovës që të mund të kemi investime të suksesshme në Kosovë.
Ku jemi sot?
Është e qartë se bollëku i resurseve natyrore nuk mjafton që me automatizëm vendi të ketë shkallë të lartë të zhvillimit. Mungesa e mundësisë që institucionet e vendit të marrin përgjegjësi për zhvillimin ekonomik në vitet e kaluara ka lënë pasoja të mëdha. Kjo ka refleksione edhe në vendimmarrjen e sotme të Qeverisë dhe Kuvendit. Qeveria u tregua shumë inatçore dhe humbi rolin vendimmarrës në sektorin energjetik, ajo në mungesë të kapacitetit vendimmarrës, u shndërrua në një implementues të politikave, të cilat nuk kanë ndonjë vizion të qartë për zhvillimin afatgjatë të sektorit energjetik të vendit tonë. Këto politika që tashmë janë paralajmëruar për të hyrë në veprim nga ana e Qeverisë, tregojnë se sa larg informacionit për Kosovën janë disa institucione ndërkombëtare. Ata edhe më herët kishin theksuar se Kosovës nuk i nevojiten blloqe të reja për prodhimin e energjisë elektrike dhe Kosovën më shumë këto institucione e shohin si një treg për të blerë energji se sa një mundësi që të gjenerojnë dhe të finalizojnë prodhime të reja energjetike.
Sfida jonë e madhe është si të arrijmë të ndërtojmë një strukturë të projektit, i cili i përmbushë nevojat afatmesme dhe afatgjata të Kosovës. Si t’i shmangemi sa më parë implikimeve të mëdha buxhetore që kërkon faza afatshkurtër energjetike në Kosovë, si të arrijmë të ruajmë transparencën e këtij projekti, si do të arrimë që shteti ynë dhe qytetari i Kosovës të maksimalizojë profitin nga ky projekt.
Ne mendojmë se lënia e blloqeve të Kosovës A jashtë strukturës së projektit, buxhetit të Kosovës do ti kushtojë tepër shtrenjtë. Do të jetë gabim i rëndë ekonomik dhe social që këto blloqe të mos vendosen në paketën investive nga sektori privat, për të mbuluar kërkesën afatshkurtër të furnizimit me energji, deri sa kapacitetet e reja të hyjnë në funksion. Qeveria do të jetë e detyruar që të ndajë mbi 100 milion euro për të blerë energji çdo vit dhe buxheti jonë do të varfërohet më tutje. Një problem tjetër është ruajtja e transparencës së projektit për ndërtimin e kapaciteteve të reja. Çdo veprim jo transparent i Komitetit Drejtues të Projektit rrezikon që shembullin e kompanisë gjermane RWE ta ndjekin edhe konsorciume të tjera, që do ta sillte konkurrencën e projektit në pikëpyetje, dhe do të impononte dy zgjidhje: E para, do të përfundonim në një proces të negociuar drejtpërdrejt duke e humbur origjinalitetin e procesit edhe ofertën më të mirë në një mjedis konkurrues; dhe/ose, E dyta, të fillonim procesin nga e para, që do të ishte humbje e madhe për Kosovën.
Problem i theksuar do të jetë miniera e Sibovcit. A do të arrijë Qeveria jonë që të ketë strategji që do ta maksimalizojë profitin nga kjo minierë? Cilat do të jenë të hyrat që do të arrijmë t’i marrim nga Miniera e Sibovcit? Taksat dhe tatimet nuk janë profiti i vetëm që Kosova mund të marr nga kjo minierë. Ideja jonë për themelimin e Korporatës së Linjitit të Kosovës, që do të ishte në pronësi publike dhe që do të rregullonte marrëdhëniet në tregun e Kosovës ndërmjet operatorëve të ndryshëm energjetik, do të ishte zgjidhje optimale për përfitimet e Kosovës karshi këtij projekti, pa dëmtuar fare investitorët privat. A do të arrijmë që qytetarit të Kosovës t’i ofrojmë energji me çmime të ulëta dhe cila do të jetë pjesëmarrja e shtetit të Kosovës në profitin e shitjes së energjisë jashtë vendit?
Dhe do të kërkojmë që shteti amerikan përmes ekspertëve të tyre të ndihmoj Komitetin Drejtues dhe ekspertët vendor të projektit që të finalizoj kontratën në favorin e Kosovës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ethem Çeku:Qeveria t’i lë anash interesat e ngushta partiake
» Ethem Çeku:Situata kritike nё sektorin e energjisë dhe rruga përpara!
» Sfidat e qeverisjes së re shqiptare
» Agim Vuniqi: Çka duam ne, Kosovën nënë apo Kosovën njerkë ?!
» Sfidat e Che-së

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi