Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ethem Çeku:Qeveria t’i lë anash interesat e ngushta partiake

Shko poshtë

Ethem Çeku:Qeveria t’i lë anash interesat e ngushta partiake Empty Ethem Çeku:Qeveria t’i lë anash interesat e ngushta partiake

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 28, 2009 10:37 pm

Qeveria t’i lë anash interesat e ngushta partiake

Ethem Çeku


Gjithashtu, planet për privatizimin e sektorit të distribucionit të KEK-ut po kalojnë me vështirësi, pasi që nuk po arrihet të përzgjidhet ekipi këshillues për këtë transaksion. Sa i përket kësaj çështje ne duhet të kemi mjaft kujdes dhe të analizojmë me vëmendje situatën në vendet e rajonit, ku ideja e privatizimit të distribucionit doli të jetë jo shumë mire e menduar, për shkak se nuk u arrit siç mendohej, se privatizimi do t’i anulojë edhe problemet e mëdha të sektorit, siç është inkasimi . (shih shembujt në Maqedoni dhe Shqipëri). Pyetja në këtë rast nuk është nëse duhet të privatizohet distribucioni. Pyetja është kur dhe në çfarë rrethanash. Pse ne duhet ta privatizojmë distribucionin e KEK-ut ose centralin “Kosova B” para se të fillojë procesi i ndërtimit të blloqeve të KOSOVES SE RE? Pse do të funksiononte më mirë një sektor distribucioni i privatizuar, kur investitori nuk do ta dinte se nga do ta marr energjinë elektrike për të plotësuar nevojat lokale siç e parasheh ligji? Strategjia e Energjisë (2005) parasheh fillimin me pilot projekte në pjesën e Distribucionit. Para kësaj sipas ligjit, së pari duhet të themelohet DSO (Operatori Sistemit te Distribucionit). Pse paraprakisht nuk ka asnjë studim për: privatizim/jo privatizim, nëse po, atëherë kur? Çfarë modeli?
Pse “Kosova B” nuk duhet të privatizohet?! - Është planifikuar po ashtu që të privatizohen dy blloqe të “Kosovës B” për të cilat më herët ishte menduar se do të duhej të mbeteshin në pronësi të shtetit. Jam i mendimit se blloqet e Kosovës B duhet të mbeten në pronësi publike dhe se ato duhet të jenë blloqe që duhet ta ruanin konkurrencën në gjenerimin e energjisë elektrike në vend. Sipas disa përllogaritjeve të bëra nga ekspertët, me një investim prej rreth 50 milion euro për vendosjen e filtrave që do të përmirësonin dukshëm performancën e këtij centrali dhe me disa rregullime të tjera në kazan, “Kosova B” do të mund të prodhonte energji deri në vitin 2027, mesatarisht rreth 3.2 miliard kilovat orë energji elektrike në vit, që është sa gjysma e konsumit të brendshëm, dhe nëse përkthehet në vlerë monetare dhe nëse kjo llogari do të bëhej në bazë të çmimeve të eksportit, atëherë kjo vlerë kap shumën prej rreth 300 milionë eurosh. Ne duhet të jemi të vendosur kundër monopolit dhe të shohim interesin në bazë të kushteve të tregut. Momentalisht tregu nuk ofron çmim të leverdishëm për shitjen e “Kosovës B”. Për më tepër as për këtë central nuk është duke u zhvilluar ndonjë studim i arsyeshmërisë së privatizimit të tij. Ne duhet të marrim shembull tregun amerikan të energjisë, ku konkurrenca është e fuqishme dhe e hapur.
Qeveria e Kosovës duhet ta fus funksion kompaninë publike të Sibovcit në mënyrë që të ketë aksionet e saj në minierën e Sibovcit .Qeveria e Kosovës duhet të jete aksionare në ndërtimin e blloqeve të reja dhe të jete bashkë-partner me investitorin privat. Për të realizuar këto programe Ministria e Energjisë dhe Minierave duhet të marr rolin e vet që kishte. Ajo duhet të jetë lider në udhëheqjen e këtyre projekteve. MEM duhet të krijojë raporte të hapura dhe miqësore me struktura të larta të USAID, Bankës Botërore, Komisionit Evropian. Ajo duhet t’i kthejë apo t’i afrojë rreth vetit ekspertet më të mirë në fushën e energjisë, transaksioneve financiare dhe atyre ligjore. Ajo duhet të jetë shumë e hapur dhe komunikuese me shoqërinë civile dhe Kuvendin e Kosovës. Në qoftë se këto hapa nuk i bënë në mënyrë të shpejtë dhe efikase, vendi ynë do të futet në një krizë të madhe energjetike dhe financiare. Ne nuk do të jemi në gjendje të joshim investime të huaja në Kosovë dhe në vitet e ardhshme xhepi i Qeverisë do të tkurret, duke blerë energji me çmime tepër të larta. Ne e ftojmë Qeverinë e Kosovës që t’i lejë anash interesat e ngushta partiake dhe ta vendos në rend të parë interesin kombëtar në këtë fushë. Qeveria duhet ta kuptojë se çdo vonesë e mëtejshme do ta sjellë vendin në një situatë të rënduar financiare, ekonomike politike dhe të sigurisë.
(Autori është deputet i Kuvendit të Kosovës nga AAK dhe nën/kryetar i komisionit kuvendar për energji)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi