17 Janari, Dite Lutjeje dhe Reflektimi Kombetar
17 Janari, Dite Lutjeje dhe Reflektimi Kombetar
17 Janari, Dite Lutjeje dhe Reflektimi Kombetar |
17 Janari, Dite Lutjeje dhe Reflektimi Kombetar
25 dhjetor 2008
Njoftim për Shtyp
FDE- Forumi për Demokraci dhe Etikë, në kuadrin e krizave të shpeshta e të thella politike që kanë përfshirë në këto 18 vite, e që vazhdojnë të përfshijnë edhe sot Shqipërinë, si një organizatë, si një lëvizje politike në përmbajtje por jo në formë, ku bëjnë pjesë drejtues të rinj të angazhuar në parti të ndryshme politike ka vendosur të kontribuojë sërish për të lehtësuar dhe inkurajuar dialogun mes faktorëve kryesorë politikë në vend në mënyrë që të arrijnë konsensusin për të pasur më në fund zgjidhje dhe zgjedhje për shqiptarët.
FDE i inkurajon aktorët kryesorë politikë që të gjejnë zgjidhjen dhe arrijnë marrëveshjet e mëdha dhe konsensusin bazuar në pjekurinë e demokracisë dhe shoqërisë shqiptare. FDE i inkurajon aktorët kryesorë politikë në vend që të mos presin ndërhyrjet, presionin apo shpëtimtarët ndërkombëtarë, por të zhvillojnë kapacitetet e tyre negociuese duke ndërtuar, ushqyer dhe rritur mirëbesimin tek njeri-tjetri.
FDE i inkurajon palët politike që të ulen sa më parë në tryezë dhe të komunikojnë me njëra-tjetrën. Vetëm duke u ulur në tryezë palët mund të afrojnë pozicionet.
FDE u kërkon Drejtuesve politikë në vend që të merren vesh duke u kujdesur më së pari për parimet dhe për qytetarët të cilët janë të dëshiruar për mirëkuptim mes palëve dhe arritjen e marrëveshjeve të mëdha dhe konsensusit, e zgjidhjeve sa më kualitative e sa më të shpejta. Ndaj edhe FDE sot bën publike Nismën për ta shpallur datën 17 Janar si Ditë Lutjeje dhe Reflektimi Kombëtar. Me këtë Nismë dhe me organizimin e Marshimit të Paqes ne dt 17 Janar, FDE, synon që ne qytetarët shqiptarë e bashkë me ne edhe politikanët si qytetarë, të deklarojmë solemnisht nën përgjegjësinë tonë morale, personale dhe publike se me respektimin e Datës 17 Janar, si Ditë Lutjeje dhe Reflektimi Kombëtar, si edhe me pjesëmarrjen tonë në Marshimin e Paqes, bëhemi vullnetarisht në liri e me ndërgjegje të plotë pjesë dhe autorë të Aleancës së Madhe të Mirëbesimit. Jemi të vetëdijshëm se në shoqërinë shqiptare ka ardhur koha për tu ngritur, ekzaminuar, ushtruar dhe forcuar institucioni i Komunikimit, Mirëbesimit dhe Bashkëveprimit mes palëve duke vendosur interesin Kombëtar përmbi atë Partiak, dhe interesin Publik përmbi atë vetjak. Me anë të mbështetjes dhe angazhimit tonë, i japim jetë dhe fuqi Aleancës së Madhe të Mirëbesimit si një Institucion i nivelit Moral dhe përkushtohemi për ti shërbyer një kohe, fryme, ambjenti dhe ligjërimi të ri politik në Shqipëri, ku mbi të gjitha do të mbizotërojë etika, e patjetër atmosfera e mirëbesimit, më së pari brenda vetë klasës politike, por edhe brenda vetë qytetarëve, e domosdoshmërisht mes Qytetarëve dhe Politikës si kërkesë e detyrave dhe të drejtave tona qytetare. Alternativa jonë për një jetë më të mirë, për një shoqëri më të drejtë, për një demokraci të shëndetshme, e për më shume liri, mbetet në cdo rast dhe në cdo kohë partneriteti i Politikanit me Qytetarin.
Nisma e FDE
FDE shpall datën 17 Janar ,
DITE LUTJEJE DHE REFLEKTIMI KOMBETAR.
17 Janari është Dita e Vdekjes së Skënderbeut.
Skënderbeu u lind nga një nënë ortodokse, u rrit si musliman dhe qeverisi si katolik. Brenda vetë personit të Skënderbeut gjendet e tërë simbolika e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare. Skënderbeu është udhëheqësi shqiptar i cili më mirë, më fortë, më qartë se kushdo tjetër ka arritur të bashkojë politikisht të gjithë liderat e vendit dhe të gjithë shqiptarët. Lajtmotivi kryesor që rrezaton Skënderbeu si Hero Kombëtar është : BASHKIMI.
17 Janari: DITE LUTJEJE DHE REFLEKTIMI KOMBETAR.
Sepse :
1.Shoqëria Shqiptare nën shembullin dhe modelin që na ofron Skënderbeu, sot ka më shumë nevojë se kurrë për Bashkim.
2.Politika Shqiptare sot më shumë se kurrë ka nevojë për mirëbesim, komunikim dhe bashkëveprim.
3.Politika Shqiptare duhet të dëgjojë më në fund zërin e qytetarëve.
Më 17 Janar:
Qytetarët Shqiptarë –( por edhe vetë politikanët si qytetarë)- :
1. Duhet ti drejtohen autoritetit suprem për zgjidhje. Besimtarët me Lutje do ti drejtohen Zotit , ndërsa Qytetarët e tjerë do të reflektojnë duke shpërndarë e dëshmuar vullnet, dëshirë dhe energji pozitive.
2. Autoritetet Politike gjithashtu duhet ti nënshtrohen më 17 Janar dy autoriteteve supreme : a) Zotit, b)Qytetarëve
Më 17 Janar :
Ftojmë që Kombi të jetë i tëri në gjunjë para Zotit.
Më 17 Janar, Kombi le të vendoset përballë Politikës gjithashtu.
Më 17 Janar, Kombi i lutet Zotit për mirëbesim, mirëkuptim dhe bashkëveprim mes palëve politike dhe vendimmarrësve politikë shqiptarë.
Më 17 Janar, Kombi Reflekton dhe shpërndan e rrezaton vullnet pozitiv dhe dëshirë të mirë që palët politike të gjejnë sa më parë konsensusin dhe të japin zgjidhje dhe ushtrojnë vullnet e kthjelltësi politike që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Më 17 Janar, Kombi në gjunjë para Zotit dhe në Reflektim të pastër i bën presion pozitiv dhe rrethim demokratik, në paqe dhe dashamirësi, me fisnikëri dhe dinjitet, Drejtuesve Politikë që të vendosin Vendin përmbi partitë, të vendosin interesin publik për mbi atë personal dhe që ti dëgjojnë dhe kujdesen për Qytetarët e tyre.
Më 17 Janar, Qytetarët do ti japin një pasqyrë politikës që të shohë vetëveten dhe të vendosë të korrektohet.
Më 17 Janar, Qytetarët do ti thonë Aktorëve Politike se : Një Demokraci me dyer të Mbyllura është një Demokraci e Vrarë.
Më 17 Janar, Qytetarët, do tu japin një shans dhe shembull mirëbesimi politikanëve.
Më 17 Janar, Qytetarët do të Luten dhe Reflektojnë duke dëshmuar se kjo do të jetë një Lëvizje Pro.
Më 17 Janar, Qytetarët do të jenë së bashku demokratë dhe socialistë, monarkistë dhe republikanë, të majtë e të djathtë, besimtarë dhe laikë, në një Lëvizje Shprese.
Me 17 Janar , Politikanet do te duhet te zhvishen nga pushteti dhe te behen bashke me Qytetaret e tyre dhe ta degjojne zerin e tyre, dhe ta ndjekin shembullin e tyre.
Më 17 Janar, Qytetarët shqiptarë e bashkë me ta edhe politikanët si qytetarë deklarojnë solemnisht nën përgjegjësinë e tyre morale, personale dhe publike se me respektimin e Datës 17 Janar, si Ditë Lutjeje dhe Reflektimi Kombëtar, si edhe me pjesëmarrjen në Marshimin e Paqes, bëhen vullnetarisht në liri e me ndërgjegje të plotë pjesë dhe autorë të Aleancës së Madhe të Mirëbesimit.
Më 17 Janar, do të kemi në Shqipëri një Ditë JoPushteti –( Non Power Day)-.
Më 17 Janar, Qytetarët do të marrin përsipër të edukojnë Politikanët dhe Elitat Drejtuese në vend.
Cfare do të ndodhë:
Më 17 Janar, gjatë gjithë ditës besimtarët do të inkurajohen dhe ftohen të mblidhen nëpër Kisha dhe Xhami, apo edhe në shtëpi apo thjesht individualisht të luten për Drejtuesit e Vendit, për Kryetarët e Partive Politike, për Deputetët dhe gjithë Të Zgjedhurit.
Besimtarët do të luten gjatë gjithë ditës për Mirëbesim mes Palëve Politike, për Paqe, Parimshmëri, Konsensus dhe Bashkëveprim.
Do të luten, që në Shqipëri të ketë një fushatë elektorale të qetë dhe etike.
Do të luten, që në Shqipëri të ketë zgjedhje të qeta, të lira dhe të ndershme.
Do të luten që në Shqipëri të zgjidhen kandidatë me ingeritet.
Do të luten që Të Zgjedhurit ta dëgjojnë qytetarin dhe të kujdesen për të.
Do të luten që në Shqipëri të ketë Drejtësi.
Do të luten që në Shqipëri të ketë një betejë të fortë, të sinqertë dhe reale kundër korrupsionit, duke ngritur në këmbë një frymë dhe edukatë qytetare, politike kundër korrupsionit.
Do të luten që Shteti i Ri i Pavarur i Kosovës të njihet më gjerësisht, të përforcojë demokracinë dhe liritë në vend, dhe të fillojë shpejt procesin e integrimit në OKB, NATO, BE, etj.
Qytetarët laikë do të Reflektojnë duke shpërndarë, dëshmuar dhe rrezatuar energji dhe vullnet pozitiv për të njëjtat cështje.
Organizimi :
Më 17 Janar, ora : 12.00, FDE fton të gjithë Qytetarët Shqiptarë, së bashku demokratë dhe socialistë, monarkistë dhe republikanë, të majtë e të djathtë, besimtarë dhe laikë, të mblidhen në Sheshin Skënderbej për të marrë pjesë në Marshimin e Paqes. Marshimi i Paqes do të jetë finalizimi dhe kulmizimi i DITES SE LUTJES DHE REFLEKTIMIT KOMBETAR.
Në orën : 12.00 , Qytetarët ftohen të mblidhen në Sheshin Skënderbej ku të gjithë së bashku në heshtje të nderojnë me lule, qirinj dhe flamuj kombëtarë Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Në orën : 12.15, nis Marshimi i Paqes nga Sheshi Skënderbej në heshtje me lule, qirinj dhe flamuj kombëtarë në dorë, nëpër Bulevardin Dëshmorët e Kombit, drejt Sheshit Nënë Tereza.
Në orën 12.45, Qytetarët nderojnë me lule dhe qirinj Nënë Terezën tek monumenti i saj.
Në orën 13.00, Qytetarët ftohen që të Luten dhe Reflektojnë në Heshtje.
Ne 13.15, Qytetarët shpërndahen në heshtje, paqe dhe mirësi.
www.albemigrant.com
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lekë Preçi: Orë pas ore, ditë pas dite, nderim për mësuesit
» Blerim Rrecaj: Ditë pas dite...
» Qamil Zekolli:Dikush lind ditë për ditë , dikush edhe i vdekur jeton
» SHKRUAN HATIXHE E SABIT BYTYÇI:NJE NATE LUTJEJE PER RAPSODIN
» Nga janari 50% rritje të pagave për mësimdhënësit
» Blerim Rrecaj: Ditë pas dite...
» Qamil Zekolli:Dikush lind ditë për ditë , dikush edhe i vdekur jeton
» SHKRUAN HATIXHE E SABIT BYTYÇI:NJE NATE LUTJEJE PER RAPSODIN
» Nga janari 50% rritje të pagave për mësimdhënësit
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi