Mexhid Yvejsi: Mr. Hajdar Salihu
Faqja 1 e 1
Mexhid Yvejsi: Mr. Hajdar Salihu
Hajdar Salihu (1950-1995) |
Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Hajdar Salihu lindi në vitin 1950, buzë Erenikut, në katundin Batushë, në rrethin e Gjakovës. Rrjedh prej një familje të varfër fshatare, por që dhanë shumë për kulturën dhe çështjen kombëtare…
Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, kurse në Gjakovë e kreu shkollën e mesme. Studimet universitare i kreu në Prishtinë, Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, ku më vonë edhe magjistroi në temën: “Poezia shqipe me alfabet arab”, të cilën ia kishte caktue Prof. Dr. Rexhep Qosja…
Tema e magjistraturës “Poezia shqipe me alfabet arab” ishte ajo që na afroi, na shoqëroi e na bashkoi me Hajdar Salihun, deri sa ndrroi jetë, në vitin 2005. Si ndodhi kjo?
Ishte viti 1982. Hajdari sa kishte fillue me hulumtue, me mbledhë materialin për këtë temë të rëndësishme për kulturën fetare-kombëtare, kur na njoftoi miku i përbashkët, poeti, shkrimtari dhe kritiku letrar, Mr. Kadrush Radogoshi.
Mr. Kadrush Radogoshi, prej Gjakovës, ish-kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, pasi na njoftoi më tregoi se çka është duke punuar Hajdari dhe më tha:
“Mexhid, a keni mundësi me i ndihmue Hajdarit në këtë temë…?
Pa hezitim, pa ngurrim, iu përgjigja: Po, me gjithë dëshirë e gëzim...!
Pas afër dy-tri vjet pune, kërkimi, hulumtimi, bashkëpunimi, libri, së bashku me fjalorthin ishte gati për botim...
Por, libri me titullin: “POEZIA E BEJTEXHINJVE”, u vonue edhe dy-tri vjet deri sa u botue. Libri, jo vetëm që u vonue, por edhe kur u botue me 1987, nga “Rilindja” në Prishtinë, emri i Hajdar Salihut nuk u shënue në kopertinë ! Pse? Sepse, Hajdar Salihu ishte atdhetar, atdhetar e kishte edhe vllaun, Jashar Salihu, prof. i gjuhë angleze në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, i cili ishte dënue në vitin 1981...
Jashar Salihu (1953-2000) |
Jashar Salihu ishte intelektual, atdhetar, i burgosur politik, diplomat, luftëtar i përkushtuar për lirinë e Kosovës dhe Gjeneral i UÇK-së…
Jashar Salihu ishte vëllau i Hajdar Salihut, fëmija i katërt i familjës Salihu, djali më i vogël i familjes. Lindi në katundin Batushë, me 10 shkurt 1953. Mësimet fillestare i kreu në katundin Molliq, shkollën e mesme në Gjakovë, ndërsa Fakultetin Filozofik, Dega Gjuhë e Letërsi Angleze, e kreu në Prishtinë.
Pas kryerjes së studimeve filloi punën në Deçan, në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”, si profesor i gjuhës angleze.
Gjatë shërbimit ushtarak në armatën jugosllave, zbulohet grupi i tij dhe dënohet me tetë vjet burg…Burgun e mbajti në Pejë dhe në Foça të Bosnjës, ku shok burgu, ndër të tjerë, e kishte Alia Izetbegoviçin, kryetarin e Bosnjës…
Pas daljes nga burgu, Jashar Salihu punoi si bujk i thjeshtë, me kosë e shati , sepse nuk e pranuen në arsim, as ky dorën askujt nuk ia zgjati…
Në vitin 1992 shkoi në Zvicër, ku e vazhdoi veprimtarinë atdhetare në Lëvizjen Popullore të Kosovës.
Në vitin 1993, Jashar Salihu zgjedhet kryetar i Këshillit për Administrimin e Fondit "Vendlindja thërret”…
Roli i tij ishte pazëvendsueshëm në Drejtorinë Politike të UÇK-së, ishte anëtar i Grupit për Marrëdhënie me Jashtë dhe përfaqësuesi i parë diplomatik i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në Zvicër.
”Kosova nuk ka nevojë për lëmoshë”,- thoshte ai, ndaj saj kemi obligime, vetëm borxhe. Troç i thoshte edhe para opinionit ndërkombëtar aspiratat e Kosovës, dhe tregonte rrugën që do të çonte në zgjidhjen e çështjes së saj:
"Të vetmet bisedime të pranueshme midis shqiptarëve dhe Beogradit janë ato që do të përcaktonin kufijtë midis Serbisë dhe Kosovës", do të shprehej ai për gazetën amerikane "The Christian Science Monitor", me 16 prill 1998…
Me pak fjalë, Jashar Salihu ishte intelektual, atdhetar, i burgosur politik, diplomat, luftëtar i përkushtuar për lirinë e Kosovës dhe Gjeneral i UÇK-së…
Ndrroi jetë si Gjeneral i UÇK-së, me 17 Dhjetor 2000…
Kjo ishte "arsyeja" që libri "Poezia e Bejtexhinve" është vonue dhe emri i Hajdar Salihut në ballinë të librit nuk është shënue...
Hajdar Salihu disa vjet punoi në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, si profesor i Gjuhës dhe Letërsisë, por kur vëllau, Jashar Salihu, u arrestue, u burgos, u dënue, edhe vllaun e tij, Hajdarin, nga puna e larguen…
Më vonë, me anën e disa miqëve, u pranue në Teatrin e Gjakovës...
Hajdar Salihu, përveç që kishte ndjenja fetare-atdhetare, kishte talent edhe për krijimtari letrare… Ka shkrue, kryesisht, prozë, kritikë letrare, tregime dhe romane….
Ka fitue disa herë çmimet, shpërblimet, për tregimet më të mira nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës…
Shkrimet e tij, meqë ishte i “diferencuem”, ishte i detyruem t’i botonte me pseudonimin Yll Jonuzi...
Mr. Hajdar Salihu ka botue këto vepra letrare:
1."Udha e ditës së nesërme", Prishtinë, 1990.
2."Jerina dhe Helmi", Prishtinë, 1994.
3."Raport për jetën paralele", Prishtinë, 1994.
4."Stina e mjegullës". Prishtinë, 1999....
5.”Baladë për kthimin e nizamëve”, Prishtinë, 2005
Me 17 dhjetor 2005, në dhjetë vjetorin e vdekjës dhe 30 vjetorin e krijimtarisë së tij, në Gjakovë, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, u përurue romoni i tij “Baladë për kthimin e nizamëve”.
Falë angazhimit të mikut të tij, aktorit, shkrimtarit, Nimon Muçaj dhe mbështetjes materiale nga Ministria e Kulturës së Kosovës, romani “Baladë për kthimin e nizamëve”doli në dritë.
Në përurim, poeti, shkrimtari, kritiku letrar, Prof. Halil Haxhosaj, bëri një vështrim për librin, ku mes tjerash tha: “Në këtë libër ndihet fryma e pavdekësisë së shpirtit…”
Engjëll I. Berisha, poet, foli rreth biografisë së të ndjerit, Mr.Hajdar Salihu. Ndërsa aktori, shkrimtari, Nimon Muçaj, evokoi kujtimet e tij për Hajdar Salihun si shkrimtar, actor dhe njeri me vlera të larta kombëtare. Bardhyl Oseku, nga Drejtoria për Kulturë, tha se: “Romani është vazhdimësi e jetës dhe shpirtit të autorit, por edhe pasqyrim i shpirtit tone.”
Poeti, Muharrem Kurti, për romanin tha: “Ky roman dhe gjithë romanet e Hajdar Salihut janë proza eseistike psikologjike…”
Më në fund, për romanin “Baladë për kthimin e nizamëve” dhe personalitetin e Mr.Hajdar Salihut, folën M.Salihu, poeti Din Mehmeti dhe autori i këtij shkrimi, miku i tij, Mexhid Yvejsi…
Mr. Hajdar Salihu, përveç që ishte atdhetar dhe krijues letrar, ka qenë edhe besimtar. Kishte shumë dëshirë të ishte pranë shejhlerëve e hoxhallarëv, në veçanti nëpër “mexhliset” e këtyre bashkatdhetarëve.
Herë pas here shkonte në Bibliotekën e Bashkësisë Islame të Gjakovës, pranë Xhamisë së Hadumit, tek bibliotekisti, Mulla Bedri Kida, të cilin e kishte edhe koleg, kishin punue bashkë në Teatrin e Gjakovës…
Mulla Bedri Kida një ditë, ishte dita e enjte, i thotë:
“Hajdar, nesër është Dita e Xhuma, në të gjitha xhamitë hoxhallarët e mbajtë hytben (ligjëratën) javore, pra, s’po të them hajde tek unë, në “Xhaminë e Re”, por ja këtu në Xhaminë e Hadumit, xhamia e parë e qytetit, kryesorja…”
Hajdari i përgjigjët: “Vallahi, bilahi, Mulla Bedri, nesër kismet, n’Xhaminë e Hadumit m’ki…”
Të nesërmen, dita e xhuma, Hajdari erdhi në Xhaminë e Hadumit, e dëgjoi me vëmendje ligjëratën e hoxhës, e fali namazin e xhumas…Atë natë ndrroi jetë – kaloi në jetën e vërtetë…
Mr. Hajdar Salihu ndrroi jetë në Gjakovë, në vitin 1995, në moshën 55 vjeçare. U varros në vendlindje, në katundin Batushë, ku namazin e xhenazës e udhëhoqi, Mulla Bedri Kida, në prezencën e mijëra qytetarëve, në praninë shejhlerëve e hoxhallarëve; u varros me ceremoni fetare e kombëtare, duke na lanë prapa emër e vepra për kulturën e letërsinë shqiptare...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mexhid Yvejsi: Hafiz Selim Yvejsi
» Mexhid Yvejsi: Ago Agaj
» Mexhid Yvejsi: Aty ku ka Ramazan...
» Mexhid Yvejsi: Fadil Rashiti
» Mexhid Yvejsi: Ferid Vokopola
» Mexhid Yvejsi: Ago Agaj
» Mexhid Yvejsi: Aty ku ka Ramazan...
» Mexhid Yvejsi: Fadil Rashiti
» Mexhid Yvejsi: Ferid Vokopola
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi