Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (III)
Faqja 1 e 1
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (III)
Vargje të shkruara në gusht (III)
Nga Përparim Hysi
1.Ishe bërë çokollatë
Ishe bërë çokollatë,pjekur nga dielli i Jugut
Kur të pashë atë natë,gjumi iku,mori rrugët
M'u fiksove ashtu djegur,si të ishe"bukëfike"
Ndjenja keqas me ty pleksur,o moj zonja fisnike!
Herë më dukeshe luleshtrydhe që më ngopje me aromë
A si lule lëndine kur dhe bari qe i njomë
Si krakafte Elbasani që çan shkëmbin apo gurin
Aq shumë ma donte xhani,gati bëra të sëmurin.
Se s'duroj kur shoh me sy,një si ti:çokollatë!
Dhe afrohem,kushedi,mbase lidhim një"kontratë?!"
Ti më sheh dhe buzëqesh,dhëmbët si perla deti
S'duroj dot,moj pëllumbeshë;s'i bëj ballë atij "qameti"
Ndaj t'u luta,moj bukëfike:-Lëmë pak që të"kafshoj"
Jam mësuar,moj ashike,që i vogël"kësisoj"
"Çokollatka" nuk lëvizi,as nuk foli hiç me gojë
Po unë jam prej atij"fisi" që di heshtjen ta lexoj.
3 gusht 2000
2.Snjegina ime *
Si Esenini Snejginën një vajzë unë kam dashur
Po dhe ajo si Snjegina Eseninit,derën më ka përplasur.
Dhe shkuan shumë vite të tjera,pa rrodhi ujë në mote
Gjeta unë prapë tek dera,më priste ajo pas porte.
Më priste të dilja nga porta,të kërkonte siç duket pendesë
S'e dinte se unë ndër mote,me tjetër kisha bërë martesë.
Se koha si mjeke e mirë,ilaç ka për çdo plagë
"Snjegina",pothuaj,ka ngrirë,kur pa dhe klithi si pulëbardhë.
*Snjegina-mike e Eseninit.
3 gusht 2000
3.Rusallka
Ç'do në det,o moj rusallkë?
Se të vinë djemtë përqark.
Je si perlë dalë nga deti
Djemuria,vajti...mbeti.
Heq fustanin... të veshë fresku
Trupi yt purtek dyfeku
Pjekur diellit,ngjyrë mjaltë.
Djemtë lëpihen mu si djajtë.
Dhe,kur shtrihesh në kum
Djemurisë goja-shkumë
Nuk kanë parë të tillë-peri!
I xhindose;je xhindi!
Pa,kur hidhesh ti në det,
Thuaj në plazh u bë qamet?!
Djemuria gjithë në det
I godite,qofshë lanet!
3 gusht 2000
4.Ju kam thënë
Ju kam thënë dhe po ju them:tash jam bërë babagjysh
Porse zëmra porsi shëmra,më ka kthyer,o miq,kurriz.
S'pyet për mua malukatja,si të ketë mëvetësinë
Ke parë ti,që"arrakatja",me një çupë shkëmben tepsinë.
Kuvendoj ashpër me të:-Nuk e sheh që jemi plakur?
Por s'përgjigjet,me atë: e shoh dhëmbët i mban zbardhur
E,ç'më polli groshi mua!Se ju thashë:jam babagjysh!
Porse zëmra s'pyet për mua;sa sheh çupën çahet dysh.
E,kështu,s'kam nga ia mbaj:u dorëzova,tash,dhe unë
Vallahi,s'e paçë kollaj kur shoh çupën si llokum
Vërtet unë që jam plakur,zëmra rreh si të jem i ri
Jua them trroç apo hapur:më dreqose,dashuri!
15 gusht 2000
5.Katerina
A e njihni Katerinën?Çupë,o çupë që s'ka të dytë
A e njihni kanerinën,më kënaq me këngë çdo ditë
Faqen seç e ka me gropa,buzën si luleshegë
Unë për gropën gati"kova",me të buzën shkoi e pjek.
Synë e ka si mëshqerrë,me atë sy më hodhi grepin
Vrarë nuk jam me të as prerë,po gati jap unë selametin
Se më paska dreq-o huq,të hedhë grepin,s'të lëshon
Ku duroj unë të më"skuqë", se jam huqëli me "fron"
15 gusht 2000
6.Jam në "hall"
Mu si mal më bëhet fusha,pa dhe fusha m'u bë mal
Se kam hasur në ca çupa;kë të zgjedh e jam në hall?!
Jam në hall dhe s'di nga mbaj:kë të marrë e kë të zgjedh?
Një syzezë me sy përlaj,po më hëngri një flokëverdhë.
Ja,këtij i them hall;të të ikë xhavello e kokës
Jam në hall,se s'jam dhe djalë,kur shënjë më bën një"trupvockël"
Është e"vockël",mu si popël dhe si popël duket gjiri
Mëndja ime seç vjen rrotull,si të jetë gurmulliri.
Ndaj më bëhet mali fushë,edhe fusha m'u bë mal
E vendosa,vogëlushe,vetëm ty ,moj,do të marrë
Është e"vockël" dhe më dhimbet,ku duron kjo zëmra ime?
Dot nuk prita,sa të"rritet"(kur më dogj si furrë kamine...)
15 gusht 2000
7.Dhoma ime
50-vjet që jetojmë bashkë
Sa gëzime e"sherre"kemi bërë
Tani ti u plake,dhe unë jam plak
Por vëndin tënd asnjë dhomë s'mund ta zërë.
O dhoma ime e vjetër
Sa ti s'dua asnjë tjetër.
31 gusht 2000
8.Biblioteka ime
E,pra:me ty e prisha kontrantën
Se po iki dhe po largohem
Dhe sikur kam lëngatën
Aq keq jam;të betohem!
Zëmra gati të më çahet në dysh
Si Sivestër Bonari tek ti të vijë tinëzisht*
T'u vjedh atje,në Fier,tek Lulëzim Omari**
Dhe njerëzit të thonë:-U ngjallë Silvestër Bonari.
*Hero i Anatol Frans
** miku im në Fier që i fala bibliotekën.
31 gusht 2000
9.Unë të pashë
Unë të pashë,po ti s'më pe
Ku t'më shihje,të pashë tinëz
Kjo që them,pra ndodhi dje
Por tani po rri si"brinjas"
Se të pashë,më mbetën sytë
Gjumi iku,mori prrallë
Se m'u mbytën,tash,gjemitë
Se më ishe si përrallë.
Pas të ndjek, o moj,sepse
Lëre-lëre ç'i do llafet
Ja tek them e po bëj be:
Nuk të lë pa puthur faqet.
Dhe pas faqeve,edhe buzën
Unë për buzën,dihet,vdes
Sa me ty e gjeta gjuhën
Tash"punoj" se kam "liçencë"
13 gusht 2000
10.Peizazh gushti në fshat
Gusht e gunë,thuhej dikur
Por sivjet,or tunjatjeta,
Të pjekë gushti si në furrë
Tri herë në ditë të rritet mjekrra.
I thau pemë,edhe barishte
Pëllcet gjarpëri nga vapa
Gusht e gunë veç fjalë ishte
Por ky gusht qe si mandata.
Çezmë e puse seç u thanë
Në burime ujë me pika
Vapa,gati,bën hatanë
Del në diell,të djegë kaptina.
Vapa i "hëngri" njomishtet
Përrenjtë të gjithë u thanë
Zuri të "hajë" dhe dritat
Dallon me Saharanë?!!!
29 gusht 2000
11.Elbasani
Sa herë që kotem,mëndja më shkon tek Elbasani
Se vite të rinisë kam kaluar dhe mëdysh më ndahet xhani.
Era që vinte nga Krasta,na i ripte veshët
Kumritë këndonin hurmave,që "vidhnim" në vjeshtë.
Atje kam ngrënë bogaçe dhe të famshmet ballakume
Dhe sado që po plakem,Elbasan nga kujtesa nuk më humbe.
29 gusht 2000
12.Elegji për Lorkën
E morën Poetin,Lorkën,ju kujtohet
Me shpirtin e bardhë si dëborë?
E vranë Poetin,Lorkën që s'harrohet
Dhe Spanja klithi sikur ra një meteor!
E vranë Lorkën e madh,me shpirt si Krishti
Se ballin e kish të bardhë dhe sytë me qiell
Krimi u krye natën;natës i qau shpirti
Se hiç s'e duroj të gjithë këtë tmerr.
Dhe ra Poeti me shpirtin e bardhë si dëborë
Dëbora mbuloi gjithë Spanjën,thuaj u bë ngricë
Portokallet i shkundën gjithë kokrrat
Pemët i mbuloi zia:me flamur gjysmështizë.
30 gusht 2000
13.Pusi që lahet vet *
Është një pus në Elbasan
Ke parë ti?Lahet vet?!
Me këta sy unë e kam parë
Ta besoni:është vërtet.
Tek"Pusi që lahet vet"
Ulej shesh Isuf Myzyri
Ky këngëtar që më qe Mbret?
Nga këngëtarët,më i miri.
Mu aty e priste vashën
I këndonte me violi
Kënga zinte merrte pjacën
Gojë më gojë në Shqipëri.
Ky "Usta",burim këngësh
Qe këngëtar dhe qe Poet
Mbetën këngët e tij zëmrash
Ndaj kujtohet si një "Mbret"
Mbret i këngës elbasane
Në kërthizë të Shqipërisë
O Jalldyz,o moj xhanane,
Jepi Isufit "mexhlis".
Eh,"Usta" Isuf Myzyri
O ti Mbret i madh i këngës
Seç m'u lag,tash,mua syri
Se më je ilaç zëmrash.
Se të shoh si dallandyshe
Që këndon n'degë të ullinit
Pa më thuaj si të bëj ndryshe
Si t'ia gjej ilaçin syrit?
Mandej del që pa gdhi
Kumuri prej Elbasani
Po kullojnë këta sytë e mi
Për ty dysh më ndahet xhani.
Me mënd ,tash,unë jam tek pusi
Mu tek"Pusi që lahet vet"
Ballë për ballë,"Usta"Isufi
Rron i gjallë e rron për jetë.
*në Elbasan.
7 gusht 2000
14.Thonë...
Thonë për mua që qenkam plakur
Thonë:kujtoj djalërinë!
Thonë nga mëndja paskam "vajtur"
Se këndoj për dashurinë.
Porse unë si kokëshkëmb
Asnjë çikë nuk lëshoj pe
Se shoh njërën që më çmënd
Edhe nis një vjershë të re.
Sikur jam ashik i vjetër
Sikur jam një Kazanov
Unë,tani,një burrrë i vjetër
Lerë e rritur në Petovë *
Në se vargje zë e thur
Për një sy a për një buzë
Them të drejtën,bie sëmurë
Se më ha kjo,imja buzë.
Ja më duket se ju thashë
Se ju thashë,ia bëra bam!
Dashuri,moj,hajd m'u qas
Sa jam gjallë,ti gjallë më mban.
*fshati ku kam lindur,në Fier.
7 gusht 2000
15.Bie në gjunjë
Bie në gjunjë,veçan i lutem
Është një ylle,po këputem
Ylle është apo është xhinde
Se më duket si një ylldrite.
Qenka xhinde,më xhindosi
Ke parë,fare më dreqosi.
Edhe xhindeja u xhindos
Në ta mban,shko e llafos.
Ndaj dhe unë e ktheva pllakën
Do t'i zë pritë natën
Ta rrëmbej,ta fusë në rrjetë
Tani jam xhindosur vet...
11 gusht 2000

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (XIV)
» Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (IV)
» Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (XV)
» Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (V)
» Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (VI)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi