Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (XV)
Faqja 1 e 1
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (XV)
Vargje të shkruara në gusht (XIV)
Nga Përparim Hysi
1.Ju
Ju jini si një gonxhe,ende, e paçelur
Unë dihet,tanimë;një gërxho i vjetër
Merak kam për ju dhe s'rri pa jua shprehur
Ndaj pas ju ndjek si gjahtar i "thekur"
Mos më pyesni në kam dashuruar
(si është e mundur që të dashuroj dhe tani?!!!)
S'e mohoj:unë kam dashuruar!
Por është ndryshe;krejt ndryshe kjo tani.
Këtë zjarr që kam tani përbrënda
As që e kam provuar njëherë tjetër
Tani digjem e digjem...dhe mënd u zhbëra
Nuk di të gënjej,një burrë si unë;i vjetër.
6 gusht 2003
2.Ata sy
Ata sy aq të vëmëndshëm
Që tërheqin si magnet
Seç m'u bënë të përbrëndshëm
Më dhanë nxehtësi dhe lezet
Ja tek hynë brënda meje
Dhe gjithësia krejt u err
Porse gjaku nëpër deje
Pse rrjedh mjaltë dhe sheqer?!...
6 gusht 2003
3.Ndjej
Shiprti është bërë si flutur
Dhe i ndehu krahët mbi mua
Nuk e di,moj zonjë e bukur,
Por e ndjej që unë ju dua.
Se,sado që jemi larg,
Kemi zëmrat pranë e pranë
Ndaj më duket që përqark
Fluturon,ti,shpirt e xhan.
8 gusht 2003
4.Peizazh
Përtej përroit,kodrina e zhveshur
Dhe andej,larg,fushat e korrura
Po pylli ku është?Mjerisht, e kanë "qethur"
Ndaj më ngjan shkretë mes shkurresh të vogëla.
Dielli të pjek,se kot nuk është gusht
Unë bëj banjë"fshatçe" tek përroi
Dhe ligështohem si të kem gulç
Nga dora"vrastare" që pyllin"linçoi"
6 gusht 2003
5.Dashurinë
Dashurinë e dua me emocione
Mbushur me rreziqe dhe vetflijim
Se e dua si një tokë poroze
Që gjithë ujërat mbi të,i përpin.
Ndryshe më mbulon mërzia
Dhe squllem e squllem si ulok
Dua që të buçasë dashuria
Ashtu siç buçet deti dallgëplot.
6 gusht 2003
6.Përse?
"...dhe ai,i marri,kërkon stuhinë
sikur në stuhi do të gjejë prehje"
Lermontov
Përse unë vallë kërkoj stuhinë?
(sa mirë që jam!Natyrë e qetë)
Kërkoj me etë unë dashurinë
Dhe nuk pyes,në ndëshkohem rrept.
Bëhem,siç shihet,pak egoist
S'pyes për pasojat;në dikë fyej
Sulem si i marrë drejt stuhisë
Dhe s'dihet në prehje a zhgënjim gjej...
6 gusht 2003
7.Pushteti i burrit
Pushteti i burrit më ngjan i pistë
Kur dhunshëm lëshohet mbi femrën
Kur e fyen dhe e poshtëron padrejtësisht
Më kallë krupën dhe më sjell të vjellën.
Dhe,sado që vet jam burrë,e urrej
Dhunë nuk njoh mbi një femër
Kurrë nuk marrë nëpër këmbë apo fyej
Nderim dhe përvujtni kam për çdo femër.
6 gusht 2003
8.Ai vështrim
Ai vështrim,vërtet i egër
Më bën që dhe tani,të skuqem
Dhe sado,sado që jam burrë i vjetër,
Pse mos?Dhe,pakësa,të tutem.
Tutem,pra,frikem nga kjo"egërsi"
Dhe kam,siç dihet,shkak
Ç'më thotë ai vështrim unë mirë e di
Se kot unë nuk jam plak.
6 gusht 2003
9.Sytë e mi
Sytë e mi të ndezur zjarr
Lëshojnë zjarr mbi sytë e tu
Dalëngadalë unë po marr zjarr
Zjarr po ndizeni edhe ju.
Një valë e nxehtë më hyn në deje
Sytë po më erren dhe po dridhem i tëri
Se unë marrë zjarr kur jam pranë teje
Ah,dashuria,shiko se ç'më bëri
I pazoti jam që me ty të flas
Dhe jam "frikësuar;shiko si po dridhem!
Mos prit!Mos prit,se dot nuk bërtas.
Fol veç një fjalë dhe më unë nuk"frikem"
6 gusht 2003
10.Ç'jehonë
Ç'jehonë të fuqishme ndjen shpirti im
Nga pasioni i beftë që më kishte zënë
Pata shqetësime;edhe turbullim
Tërë qenia ime,pas jush qe dhënë.
Doja që ta puthja gojën elegante
Edhe dorën e vogël mbushur me unaza
Gjithçka juaja më qe "alarmante"
Pse më dukej vallë,se më qe parajsa?!!!
6 gusht 2003
11.Seç kanë nënat
S'di pse nëna ime ngjet me nënën e Eseninit
Seç kanë të përbashkët gjithë nënat
Mos thoni:-I shkanë vidat Përparimit!!!
Se ç'shkruan,futini në gojëdhënat.
Jo.Nuk është gojëdhënë,po krejt e vërtetë
Se nëna ime i ngjan asaj,të Eseninit
Sado që për të kurrë s'ka dëgjuar në jetë
Por meraku dhe malli,vë shkallën e barazimit.
Tani më thoni kam a s'kam të drejtë
Pa mendoni,pak,për nënën e secilit
A nuk përgjërojnë ato për bijtë tërë,një jetë?
Pra,jepini hak për vjershën,Përparimit.
7 gusht 2003
12.Kur shikon... *
Kur shikoj që zënë më "qethin"
Jo"karre" apo dhe"qose"
E them trroç që më rrënqethin
"Për ku nise,dot nuk sose"
Si në kohë,zënë bëjnë"berberin"
Jo me brisk,po me gërshërë
Më kujtojnë një çast Cerberin
Ndaj këta i nëmë të tërë.
*Si protestë për një"ndëhyrje" tek një shkrim imi.
7 gusht 2003
13.Peshkatari*
Për çdo peshk që bie në rrjetë
Ja,shiko!S'e mban gëzimin
S'e vret mëndjen që merr jetë
(Të kesh gaz kur zë bën "krimin?!")
Kështu bën çdo gjahtar
Se i madh është gazi i gjahut
Të kënaqesh duke"vrarë?!"
As i shkon në mënd"gjynahut?!"
Këto vrasje,s'kanë moral
Por pjesëmarrës jam në "vrasje"
Kur shijoj gjahun e vrarë
As më shkon në mënd kjo"qasje"
Se e quaj si krejt normale
Që të vrasësh këso gjallesa
Dhe ndërgjegja s'më vret fare
Sado keq më është"liçenca"
*pro vegjeteranëve,po vet jam mishngrënës.
7 gusht 2003
14.Shtati i imët
Ai shtat i imët,përse është zëmëruar
As më thuaj,ta di,o mor syri i shkruar?
Po syri i përlotur,çfarë më thotë,vallë?
Pse rri si drojtur,a s 'më thuaj,pulëbardhë?
Sa më shikon mua,rrudh ballin me turp
Sikur kam faj unë?Po ç'faj kam,o moj çupë?
Thuama shkakun mua,pse je zëmëruar?
Se po ligështohem;se jam dashuruar.
Mos e ul ti kokën!Pse ul sytë përdhe?
Në se ke një hall,bashkë e ndajmë ne
Se nuk të shoh dot,kështu zëmëruar
Se jam zëmërdobët:me ty,dashuruar.
7 gusht 2003
15.Fëshfërit pala e fustanit
Fëshfërit pala e fustanit
Veshët -bigë mua,jaranit,
Veshët-bigë,po syri pishë
Çfarë kërkoj?Sikur ta dish...
Ah,ta dish,moj lozonjare
Unë,ashiku,hane- hane
Dridhem,kur fëshfërit fustani
Sikur ja dhe më del xhani
..........................
I pangour jam,amani...
7 gusht 2003
16.Mëdyshje
Herë më mbyt deti i dëshpërimit
Herë më ngjall një dritë e vogël shprese
Sa keq që i ka ndodhur Përparimit
Mëdyshem e mëdyshem mes vete.
Deti i dëshpërimit gati më tërbon
Dua që ta fashit me dritëshprese
E di vet se kush më shëron:
Ku je,Shqipëri, o burim"liçence"
7 gusht 2003
17.Unë
Kohë e re,avazi i vjetër;unë po cylës me një vrimë
Dhe,sado që jam i vjetër,prapë këndoj për dashurinë
Dashuria?Unë e di:është për vajza,djem të rinj
Por sado pleqëri,mua mëndja po aty.
Dashuria më rinon,më heq vite që nga supe
Zëmra zë e më gufon;më gufon,hedh gjak me gulçe.
Edhe bëhem që ç'të shohësh;shih e shkruaj,ç'bukurosh?!
Pleqëri,moj,mbeçë shëndosh!S'mbahem fare,jam djalosh...
8 gusht 2003
18.Shpirti im
I mbushur me kujtime është shpirti im
Aty gjen lot,dhëmbshuri dhe dashuri
Të tëra më ngrumbullohen këtu,në mërgim,
Dhe ofshaj e përlotem se jam pleqëri.
Se nuk është aq lehtë që t'u shpëtosh lotëve
Tani,në pleqëri,gati qaj si një grua
Se hyj,tanimë,mes zëmërdobtëve
Se më griu malli për Shqipërinë,mua.
8 gusht 2003
19.Si qenka kështu?
Si qenka kështu?Se sa shoh një femër
Fap dhe më kapin dridhmat?!!!
Më zënë ca të rrahura të forta në zemër
Aq sa jam gati të lëshoj ulërimat.
Jap e jap që këtij sikleti t'i shmangem
Por është diçka që ndodh si pa dashje
As kam ndryshuar tani që po plakem
Dridhem dhe njësoj kërkoj"përplasje..."
8 gusht 2003
20.I njoh
I njoh ato forma të virgjëra nën këmishë
I kam parë sa herë në vajza që rriten
Po këto "forma" që pashë këtë herë,ta dish,
Ta dish,moj e bukur ,mua më tronditën.
Se,veç tyre,pashë dy sy të mrekullueshëm
Që më panë me"tmerr" dhe me kërshëri
Ndaj çasti i tanishëm,më është kaq i kujtueshëm
Sa megjepsem prej atij çasti dhe tani.
Thash se,befas,shkrepi një vetëtimë
Drita e së cilës sytë keqas më lëbyri
Si mund që ta mohoj unë kënaqësinë
Ndaj jam i tronditur sa s'më iku fiqiri.
Si të mos tronditem?Vallë, a ka se si?
Të harroj ato"forma" dhe syrin tënd
Ah,ato çaste,m' i sill dhe tani!
Se ndryshe,se ndryshe,do plas në vënd...
8 gusht 2003
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (X)
» Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (XI)
» Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (XII)
» Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (XIV)
» Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (III)
» Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (XI)
» Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (XII)
» Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (XIV)
» Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (III)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi