Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka prezantuar punën e saj

Shko poshtë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka prezantuar punën e saj Empty Forca e Sigurisë së Kosovës ka prezantuar punën e saj

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 07, 2009 1:19 am

Forca e Sigurisë së Kosovës ka prezantuar punën e saj

Blendi Gashi




Forca e Sigurisë së Kosovës ka prezantuar punën e saj MUJA
FSK lavdëron punën një vjeçare, nuk pranon dështime


Prishtinë, 6 gusht
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Fehmi Mujota lavdëron punën një vjeçare të ministrisë së tij edhe përkundër protestave kohë më parë nga ish pjesëtarët e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK), të cilët kishin protestuar me rastin e përzgjedhjes së pjesëtarëve të FSK-së, dhe kishin kërkuar shkarkimin e ministrit të FSK-së Fehmi Mujota dhe komandantit Sylejman Selimi. Ai përkundrazi vlerësoi lart përmbylljen e misionit të TMK-së dhe e cilësoi lart përkujdesjen institucionale, që kjo kategori të marrë trajtimin e duhur ligjor. Ministria e Forcës së Sigurisë (FSK), po punon mbi bazën e Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të miratuara nga Parlamenti i Republikës së Kosovës duke pasur parasysh dokumentin gjithë përfshirës të dokumentit të presidentit Ahtisari tha ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Fehmi Mujota në një konference me gazetarë me ç’rast foli edhe për të arriturat një vjeçare të FSK-së. “Ministria e FSK-së është ministri e integruar në zinxhir komandues civil demokratik, ministri civile dhe ushtarake që nënkupton se është një ministri në bazë të kritereve dhe standardeve t NATO-s”, u shpreh Mujota. Ai gjithashtu përmendi hartimin e akteve nënligjore, miratimin e strukturës së FSK-së, miratimin stemave, gradave të FSK-së, emërimet e komandantit dhe zëvendës ministrit të FSK-së. Bashkëpunimin e FSK-së me institucionet vendore dhe ndërkombëtare e ka vlerësuar si një storie tjetër të suksesshme. “Ministria e FSK-së në bashkëpunim të plotë me presidentin, kryeministrin, parlamentin, komisionin për siguri të parlamentit ka arritur t’i bashkërendojë të gjitha veprimet e veta, të informojë publikun për të arriturat”, tha Mujota. Ai ka përmendur edhe takimet që FSK-ja ka pasur me faktorin politik e ushtarak të NATO-s, si me admiralin Ficxherald, komandantin e ri të NATO-s, Xhejms Stavridis, sekretarin e mbrojtjes së SHBA-ve Robert Gates. Si çështje të rëndësishme për të ardhmen e FSK-së e cilësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me vendet e ndryshme, ku përmendi marrëveshjen e parë të nënshkruar me Mbretërinë e Bashkuar dhe deklaroi se janë në rrugë të mbarë të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi edhe me Turqinë, Lituaninë. Ai tha se trajnimet e FSK-së po vazhdojnë suksesshëm në Vushtrri, ku lëvizjet bazike të rreth 1400 ish pjesëtarëve të TMK-së, që kanë kaluar në FSK janë në përfundim e sipër, si dhe tha se gjenerata e parë e rekrutëve civil ka mbaruar trajnimet e para bazike. I pyetur se përveç sukseseve të arritura ministria e FSK-së, a ka pasur edhe mos suksese dhe vështirësi ai tha se është e natyrshme që krahas sukseseve të ketë pasur edhe vështirësi kur dihet se është një ministri që ka filluar nga e para. Ndërsa, lidhur me tërheqjen eventuale të trupave të KFOR-it, u shpreh se tërheqja e KFOR-it është në agjendën e përbashkët të NATO-s dhe KFOR-it në Kosovë, dhe është një parashikim objektiv, një gjë q i shton përgjegjësitë që ka FSK-ja para vetes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi