Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar

Shko poshtë

800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar Empty 800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 17, 2014 3:35 pm

800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar

800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar Largea_ll-298-2014-06-17-um-09-40-451402991246

800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar Tt2014-06-16T212748Z_1588389890_GM1EA6H0EQV01_RTRMADP_3_ALBANIA-CANNABIS800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar Tt0bd9e6af86603a17570f6a706700de11800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar Tt6733808587923f17570f6a706700ea40800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar Ttd0476a9a865f3a17570f6a70670043dd800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar _17-Albanian-police
(E plotësuar)Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga brendësia e fshatit Lazarat është plagosur me armë armë zjarri në orët e para pas mesnate në dorë dhe në këmbë, punonjësi i policisë S.M., 32 vjeç, punonjës i Komisariatit të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër. Mësohet se punonjësit të policisë i është dhënë ndihma e parë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga strukturat e policisë vijon kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale për identifikimin e kapjen e autorëve të kësaj ngjarje, si dhe dokumentimin e plotë ligjorë të saj. Nga ana e Policisë së Shtetit bëhet e ditur se vijojnë masat në kuadër të plan operacionit të ndërmarrë gjatë këtyre ditëve kundër kultivimit të lëndëve narkotike dhe është e vendosur në përmbushjen e objektivave dhe misionit të saj. Në vijim të operacionit të policisë për identifikimin e autorëve të sulmit me armë ndaj forcave të policisë, si dhe të sulmit ndaj gazetarëve të televizionit A1 Report, është bërë arrestimi në flagrancë i gjashtë personave. Siç raporton Noa.al, të ndaluarit janë Matjas Bocia 23 vjeç, nga Lazarati; Florian Shurdhi 29 vjeç nga Lazarati; Juxhin Bocia 19 vjeç nga Gjirokastra, Xhevahir Doçi 29 vjeç nga Dunavati; Ali Basha 46 vjeç nga Lazarati dhe Emiljano Aliko 31 vjeç nga Lazarati. Të sipërpërmendurit gjatë pasdites së djeshme janë paraqitur në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe nga verifikimi i deklarimeve të tyre, janë vërejtur mospërputhje dhe bazuar në hetimet e kryera, ata janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarit dhe ndaj tyre është marrë masa e arrestit në flagrancë. Gjashtë të ndaluarit, në bashkëpunim me persona të tjerë, janë autorë të dyshuar të sulmit me armë ndaj forcave të policisë në datat 15 dhe 16 qershor, në momentin që këto forca po zhvillonin operacionin policor për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike dhe asgjësimin e tyre. Po ashtu dyshohen se, në bashkëpunim me persona të tjerë, janë autorët e sulmit ndaj gazetarëve të televizionit A1 Report, të cilëve u kanë marrë e dëmtuar dhe kamerat, telefonat, laptonin, si dhe të dëmtimit me armë të mjetit të këtij televizioni, mjet i cili më pas është djegur. Bëhet e ditut se rreth orës 08:30 të ditës së djeshme në lagjen Pllakë, si pasojë e të shtënave me armë që vinin nga fshati Lazarat, është dëmtuar nga një plumb rikoshet automjeti në pronësi të shtetasit D.Sh.. Materialet në ngarkim të të ndaluarve i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”, “Vjedhje”, dhe “Shkatërrim prone me zjarr”.
Vijojnë të shtënat në Lazarat, plagoset një punonjës i policisë
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga brendësia e fshatit Lazarat është plagosur me armë armë zjarri në orët e para pas mesnate në dorë dhe në këmbë, punonjësi i policisë S.M., 32 vjeç, punonjës i Komisariatit të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër. Mësohet se punonjësit të policisë i është dhënë ndihma e parë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga strukturat e policisë vijon kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale për identifikimin e kapjen e autorëve të kësaj ngjarje, si dhe dokumentimin e plotë ligjorë të saj. Nga ana e Policisë së Shtetit bëhet e ditur se vijojnë masat në kuadër të plan operacionit të ndërmarrë gjatë këtyre ditëve kundër kultivimit të lëndëve narkotike dhe është e vendosur në përmbushjen e objektivave dhe misionit të saj.
Policia hyn në Lazarat, asgjesohet lënda narkotike në pronën e Gate Mahmutaj
Policia e Shtetit beri me dije permes nje njoftimi per shtyp se e rreth orës 12:30 forcat e policisë kanë mbërritur në objektivin e përcaktuar në kapanonet e objektet e shtetasit Gate Mahmutaj.
Gjatë ndërhyrjes ndaj forcave të policisë është qëlluar me armë zjarri, duke rrezikuar jetën e këtyre forcave, por falë ndërhyrjes profesionale u arrit të vihen nën kontroll të plotë objektet e sipërpërmendura, si dhe sipërfaqja e kultivuar me kanabis sativa.

Nga veprimet e kryera në këto objekte pronë e shtetasit Gate Mahmutaj, si dhe në tokën në administrim të tij u gjetën, u fiksuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme të gëzhojave të kalibrave të ndryshme, që janë përdorur gjatë sulimit ndaj forcave të Policisë.
Gjithashtu u gjetën dhe asgjesuan:

7 parcela me 10 mijë bimë narkotike kanabis sativa, që varionin nga 50 cm-1 metër lartësi
1000 fidanë kubikë të gatshëm për kultvim në kapanon.

Po ashtu u konstatuan, duke u djegur 6 fuçi me marijuanë, të cilave ua kishte vënë zjarrin vetë i dyshuari, me qëllim eleminimin e provës, si dhe sasi të tjera lëndë narkotike të konsiderueshme të pa paketuara (rifugio).
Nga strukturat e policisë vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për dokumentimin e plotë ligjorë të rastit dhe materialet do ti kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë.
Policia hyn në Lazarat, banorët qëllojnë me armë ndaj forcave speciale
500 Forca policie vazhdojne te mbajne te rrethuar Lazaratin nderkohe qe kane avancuar deri tek kapanonet nga ku mendohet se qellohej me arme zjarri.
Ne kete moment te shtenat e armeve vazhdojne dhe situata eshte acaruar.
Mesohet se forcat e policise kane marre urdher te mos depretojne me teper ne brendesi te Lazaratit per arsye se mund te kete perplasje midis tyre dhe banoreve.
Operacioni i sotem ne Lazarat filloi ne oret e para te mengjesit pas nje nate me te shtena te shumta armesh. Ai drejtohet nga Drejtori i Policise se Shtetit Artan Didi dhe me perberje te forcave Speciale dhe te RENEA-s.
Ne nje njoftim zyrtare Policia e Shtetit thote se ka identifikuar 26 personat qe kane qelluar me arme, mes tyre edhe nje ish i denuar, por i amnistuar nga ish Presidenti Moisiu ne 2006, Gate Mahmutaj.

Kreu i Policisë së Shtetit takon forcat policore nё aksion
Kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka zhvilluar në mbrëmje një takim me Forcat Speciale në Derviçian. Kryepolici inkurajoji forcat speciale të vijojnë punën, deri në zhdukjen e rrënjës së fundit të kanabisit.
“Policia e vendosur të mos tërhiqet nga Lazarati. Ky operacion do vijojë gjatë. Policia do të vijojë punën e saj deri në asgjësimin total të rrjetit kriminal në Lazarat. Personat janë identifikuar, listat janë paraprake, do të verifikohen ditët në vijim”, tha Didi.
Ndërkohë nga Tirana janë nisur drejt Lazaratit 100 forca speciale dhe një grup i RENEA-s ,për tu ardhur në ndihmë forcave të angazhuara që prej mbrëmjes së djeshme në Lazarat.

Ministri Tahiri thirrje banorëve të Lazaratit: Dorëzoni armët, s’ka Zot, që mund t’ju mbrojë

Ministri i Brendshem Sajmir Tahiri gjate nje aktiviteti, ku foli me shifra per luften ndaj narko-trafikut, u ndal edhe tek situata ne Lazarat. Ai u beri thirrje banoreve te ketij fshati, qe te dorezojne armet, pasi nuk mund te mbrohen ne asnje rrethane.
Dashamir Aliko nga Lazarati: Policia jo luftë me banorët
Situata nuk zgjidhet duke bere lufte policia me banoret. Keshtu u shpreh Kryetari i Komunes se Lazaratit Dashamir Aliko ne lidhje telefonike me Abc News lidhur me situaten e krijuar ne fshat per shkak te operacionin antidroge te Policise se Shtetit. Ai tha se po negocion me banoret per te ruajtur qetesine dhe te arrihet nje bashkepunim ne menyre qe te mos kete te lenduar.

Flet për ABC News Mahmutaj: Nuk qëllohet nga shtëpia ime, jam me fëmijët 
Ndersa policia e Shtetit po avancon per tu futur ne brendesi te Lazaratit, i akuzuari kryesor per sulmin me arme zjarri Gate Mahmutaj mohon nje fakt te tille. Gjate nje bisede telefonike me abcneës, ai tregon se ne shtepine e tij nuk ndodhet askush tjeter vec femijeve te vegjel, ndersa me arme po qellohet nga drejtime te tjera.

I shpallur nga policia si lazaratasi qe po kundershton aksionin me arme zjarri bashke me 12 veta te tjere Rasipir Mahmutaj, ose sic njihet ndryshe Gate Mahmutaj thote se ndodhet ne shtepi me femijet e tij te vegjel. Ne nje lidhje telefonike me abcneës, Mahmutaj tregon se ndodhej me bagetite dhe se femijet e njoftuan ne telefon sapo i pane emrin ne TV.
Ne njoftimin e Policise se Shtetit thuhet se ёshtё identifikuar vendi, prej nga ky grup personash qёllon me armё zjarri, ku janё lokalizuar nё banesёn e shtetasit Gate Mahmutaj.
Per Policine e Shtetit, Mahmutaj eshte person me precedentё kriminalё, i arrestuar nga forcat RENEA, i dёnuar me vendim gjykate dhe i falur mё pas nga Presidenti i Republikёs.
Ministria e Brendshme apel banorëve: të distancohen nga elementët kriminalë 
Prej dy ditësh Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion të gjerë në zonën e Lazaratit në Gjirokastër ndaj disa personave të armatosur të cilët kanë qëlluar me armë ndaj uniformave blu.

Në kuadër të këtij aksioni, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje të gjithë banorëve të fshatit Lazarat, të distancohen nga elementët kriminalë që janë duke u konfrontuar me armë me policinë dhe për arsye sigurie, të evitojnë daljen nga banesat e tyre.
Të gjithë qytetarët e tjerë, të evitojnë plotësisht hyrjen për në fshatin Lazarat deri në një njoftim të dytë zyrtar të policisë.
Personat, emrat e të cilëve janë listuar nga policia si të dyshuar për goditjen me armë ndaj forcave të policisë dhe që pretendojnë se nuk kanë lidhje me këtë ngjarje, të drejtohen në Komisariatin me të afërt për të dhënë dëshmitë dhe sqarimet e tyre.
Banorët e zonave përreth fshatit Lazarat këshillohen të bëjnë kujdes me lëvizjen jashtë banesave të tyre, deri në përfundim të këtij operacioni policor.
Shërbimet e Policisë së Shtetit janë në gadishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë në çdo kohë, të gjithë qytetarëve që do të kenë nevojë.
Fyle: Operacioni i policisë, vendosmëri në luftën kundër trafikut
Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, eurokomisioneri Stefan Fyle thekson se operacioni kundër plantacioneve me kanabis tregon vendosmërinë në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar.

Mirëpres operacionin e policisë së shtetit kundër plantacioneve me kanabis në Lazarat, veprim ky që tregon vendosmëri në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar”, shkruan Fyle në rrjetin social “Twitter”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar Empty Re: 800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 17, 2014 3:38 pm

800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar Kanabis11
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar Empty Re: 800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 17, 2014 3:39 pm

800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar Tt2014-06-16T212748Z_1588389890_GM1EA6H0EQV01_RTRMADP_3_ALBANIA-CANNABIS
800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar Tt0bd9e6af86603a17570f6a706700de11
800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar Tt6733808587923f17570f6a706700ea40

800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar Ttd0476a9a865f3a17570f6a70670043dd
800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar _17-Albanian-police
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar Empty Re: 800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 17, 2014 3:56 pm

800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar Largea_lazarati_59671402988105
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar Empty Re: 800 forca policie në Lazarat, 6 të arrestuar

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi