Qeveria ia ndalon hetimet për UÇK-në në Shqipëri, misionarit Dik Marti
Faqja 1 e 1

Alibeaj: Kërkesa serbe e pabazuar në prova. -
E palejuar
"Në asnjë rast shtetasit e huaj nuk kanë të drejtë të kryejnë veprime procedurale hetimore në territorin shqiptar. Hetimet mund të kryhen nga prokuroria shqiptare vetëm me kërkesë, letër porosi që vjen nga shtetet e huaja. Në këto raste prokuroria kryen të gjitha veprimet për zbardhjen e çështjes".
Tirana zyrtare i ka komunikuar të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dik Marti se nuk mund të hetohet në Shqipëri mbi akuzat e Karla Del Pontes dhe autoriteteve të Beogradit rreth pretendimeve se UÇK-ja ka trafikuar organet e serbëve gjatë luftës në Kosovë. "Të drejtën për të hetuar në territorin e Shqipërisë e ka vetëm Prokuroria shqiptare", mësohet ti kete thënë Ministri i Drejtësisë Enekeljed Alibeaj, senatorit zviceran që kryeson grupin e hetimit në emër të Këshillit të Europës, në takimin e zhvilluar në Tiranë.
"Unë refuzoj të besoj se këto janë të vërteta, por do të na pëlqente që kjo çështje të hetohej", i ka thënë Marty, ministrit shqiptar të Drejtësisë. Por përgjigja e Alibeajt ka qenë: "Unë refuzoj ti përgjigjem letër porosisë së Ministrisë serbe të Drejtësisë, pasi pretendimet janë pa bazë dhe nuk ka prova mbi këto akuza". Argumenti ka vijuar më tej kur Ministri ka shpjeguar se "Në asnjë rast shtetasit e huaj nuk kanë të drejtë të kryejnë veprime procedurale hetimore në territorin shqiptar. Hetimet mund të kryhen nga prokuroria shqiptare vetëm me kërkesë, letër porosi që vjen nga shtetet e huaja. Në këto raste prokuroria kryen të gjitha veprimet për zbardhjen e çështjes".
E njëjta bisedë është zhvilluar pak a shumë edhe me Ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani dhe me drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme. Qëndrimi zyrtar i institucioneve shqiptare rreth hetimit për akuzat e Karla del Pontes është ai i shprehur në një përgjigje që i është kthyer Prokurorisë serbe në tetor të vitit 2008. Kjo kërkesë është paraqitur në formën e një akti të quajtur "Letër porosi" ku autoritetet e Beogradit kërkonin vënien në dispozicion të provave dhe dokumenteve.
"Sipas rendit juridik serb ishte thjesht dhe vetëm një kërkesë, e cila nuk është gjë tjetër veçse pasojë e thënies në librin e zonjës Del Ponte. Sigurisht që serioziteti i një bashkëpunimi juridik midis institucioneve shtetërore apo ndërkombëtare kërkon seriozitet më të madh sa kaq, sepse një hetim nëse do të donim të ishte i suksesshëm edhe para gjykatave siç pretendon Prokuroria serbe, duhet që dhe procesi i hetimit të ishte po kaq serioz", ka thënë Alibeaj, bën të ditur tv Alsat.
Kritikon qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut vlerësoi se qeveritë e Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës nuk kanë marrë asnjë veprim për ta parandaluar gënjeshtrat për gjoja kidnapimin dhe trafikimin e organeve të serbëve të rrëmbyer kinse gjatë luftës në Kosovë nga ish-ushtarë të UÇK-së.
Drejtori ekzekutiv i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, tha se misioni hetues i Këshillit të Evropës i kryesuar nga ish-prokurori zviceran, Dick Marty është i turpshëm, i njëanshëm dhe politikisht i motivuar, ngase kriter për hetime po përdoret përkatësia etnike dhe viktimat nuk po trajtohen si viktima, por si serbë, romë etj.
Hetimet e KE-së janë të njëanshme
Avokati Hazer Susuri thotë se këto hetime janë të njëanshme dhe të motivuara politikisht. Ndërsa shoqëria civile kërkon angazhim të institucioneve për t’u përballur me kundër argumente ndaj akuzave të ngritura. Ai i ka thënë RTK-së, se nuk ka asnjë fakt që mund të arsyetojë hetimin e iniciuar nga KE, por këtë nismë e cilëson si një formë tjetër e manipulimeve të Serbisë për të bërë presion në Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë ku e ka iniciuar edhe çështjen e legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës.
“Sa i përket rastit konkret në këtë drejtim nuk ka kurrfarë prova konkretet që çojnë në atë hetim që e ka iniciuar KE. Me këso forma manipuluese të Serbisë që njihen mirë, Serbia dëshiron të depërtojë në GJND ku e ka hapur edhe çështjen e legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, tha Susuri.
Susuri e cilëson si një vardisje të KE ndaj Serbisë, në përpjekje të gjetjes së një konsensusi që kjo e fundit të njohë pavarësinë e Kosovës. Por ai thotë se kjo mënyrë e shtrimit të çështjeve është shumë e rrezikshme.
Përfaqësues të organizatave thonë se misioni hetues i Këshillit të Evropës i kryesuar nga ish-prokurori zviceran, Dick Marty është i njëanshëm dhe i motivuar politikisht. Me kërkesë të Serbisë Këshilli i Evropës ka iniciuar hetimet për gjoja kidnapimin dhe trafikimin e organeve të serbëve të rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë nga ish-ushtarë të UÇK-së.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shqipëri: Qeveria shpall fituesin e garës për shitjen e Albpetrolit
» Marti: Kam dëshmitarë
» Zogaj: Qeveria do të rrëzohet, por kujdes nga Qeveria e Re
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Zgjedhjet në Shqipëri:Shqipëri:SHBA-të apelojnë për zgjedhje të lira

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi