Milazim Kadriu: Pushka e Hasan Ramadanit ishte pushkë kushtrimi
Faqja 1 e 1
Milazim Kadriu: Pushka e Hasan Ramadanit ishte pushkë kushtrimi
Dëshmori i Kombit Hasan Ramadani |
PUSHKA E HASAN RAMADANIT ISHTE PUSHKË KUSHTRIMI
Nga Milazim KADRIU
Në Albanik (ish Shajkofc) të Besianës (ish Podujevës) u shënua 15 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit Hasan Ramadani .Edhe kësaj radhe vëmendjen e vizitorëve të shumtë që kishin ardhur ua kishte tërhequr "Shtëpia Qëndresë" e familjes ku tashmë disa vite pas lufte nëpër tri dhomat e saj janë të ekspozuara rroba, municion e gjësende tjera që kanë mbetur që nga koha e betejës së pabarabartë të dëshmorit që e kishte zhvilluar me forcat serbe. Me këtë rast në oborrin e Shtëpisë Qëndresë bashkë me familjarët ishin edhe shumë bashkëveprimtarë të dëshmorit dhe qytetarë tjerë të cilët evokuan kujtime nga jeta dhe vepra e lavdishme e Hasan Ramadanit.
Mëngjesi i 7 gushtit 1994 në dukje të parë ishte i rëndomtë por më vonë ndodhën ngjarje të cilat në historinë tonë të kohës më të re do të lënë gjurmë dhe kujtime të pashlyeshme. Ky mëngjes i asaj dite do të ketë peshën e vet në zhvillimin e ngjarjeve të mëvonshme jo vetëm në Llap por edhe në tërë Kosovën pasi në këtë ditë lindi një dëshmorë i ri, Hasan Ramadani i cili qysh herët u bashkua me Lëvizjen gjithëkombëtare për Çlirimin e Kosovës nga Jugosllavia përkatësisht Sërbosllavia.
Varri i Dëshmorit të Kombit Hasan Ramadani |
Hasani me terë familjen e tij bëri rezistencë të armatosur kundër forcave të shumta serbe të pajisura me tanke e helikopter gati për dy ditë rresht në kullën e rrethuar duke lënë edhe shumë policë të vrarë dhe duke mos e dhënë dorëzimin deri sa edhe vritet në kullën e djegur nga baroti e cila është histori e gjallë. Hasani është njëri ndër ata dëshmorë të parë që veproi sikur Oso Kuka në Vraninë, veproi sikur Tahir Meha në Prekaz e shumë trima tjerë shqiptarë anekënd trojeve të okupuara shqiptare duke iu bërë të ditur pushtuesve se shqipja donë liri dhe dinë të luftojë për vatan. 15 vjet pas rënies, në mbrojtje të pragut të shtëpisë e të familjes, ruan kuptimësinë e idealit për lirinë dhe për shtetin. E, Hasani, personifikon madhështinë e veprës deri në flijim, sikur që bënë brezni të tëra për, liri e mëvetësi "Shtëpia Qëndresë", aty ku luftoi Hasani e Fidajetja, është vendi ku duhet të përkulemi e madhështia i takon gjithmonë veprës së Hasan Ramadanit, Tek simbolet e historisë, siç është Shtëpia Qëndresë ne sfidojmë mbamendjen tonë, për angazhim të përhershëm në pasurimin e Lirisë dhe të Shtetit e të shoqërisë sonë. Liria flet përjetësisht me gjuhën e heronjve, ndërkaq që të gjallëve u mbetet të shkruajnë e rishkruajnë për Afrimin, Bahriun, Fahriun, Hasanin, Zahirin, Ylfeten, Shabanin, Agronin, Bedriun, Hakifin, Ademin, Aliun, Ilirin, dhe shumë burra që i bëjnë dritë atdheut, nga altari i lirisë !.
Shtëpia e Dëshmorit të Kombit Hasan Ramadani |
Hasan Ramadani kishte orientim të qartë sepse shqiptarët nuk duhej të pranojnë filozofin e robit dhe jetës së tyre në robëri. Jeta në liri është vlerë njerëzore dhe se je njeri vetëm kur je i lirë. Këtë e kishte kuptuar rinia shqiptare .Këtë e kishte kuptuar edhe Hasan Ramadani i cili me luftën heroike kundër policisë dhe ushtrisë serbe tha se ose duhet të jetoi i lirë ose të bie për këtë liri. Hasan Ramadani bëri luftë heroike dhe u vra. Ishte kjo vdekje amdhështore .Vdiq por është vdekje e rilindur,e përjetësuar,vdekje që nuk harrohet kurrë,vdekje që është synim i jetës,i lirisë,i mëvetësisë së shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Disa nga armët e Dëshmorit të Kombit Hasan Ramadani |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (VI)
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (VII)
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (IX)
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (III)
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (VII)
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (IX)
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (III)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi