Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demir Krasniqi: Kalavesh Leshi (Parodi)

Shko poshtë

Demir Krasniqi: Kalavesh Leshi (Parodi) Empty Demir Krasniqi: Kalavesh Leshi (Parodi)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 08, 2009 1:47 am

Demir Krasniqi: Kalavesh Leshi (Parodi) U1_DemirKrasniqiDemir KRASNIQI

Parodi:

KALAVESH LESHI

Jam poeti Kalavesh Leshi ,
M’ njeh rrethina, m’ njeh krejt sheshi .
Dal n’ qytet si padishah –
Një çantë t’ madhe e mbajë mbi krah !

Prej se i shkrova ca vargje n’ letër –
Lëshova flokë e lëshova mjekër !
Ju betohem n’ qiell e n’ tokë –
Kurrë ma krehër nuk kam shti n’ flokë !

Po sa e shkrova një poezi –
Mora rrugën , shkova n’ xhami ,
Lypa hoxhën dhe myezinin ,
Me m’ ia bë mjekrës - AMININ !

Kurrë ma s’ dola para pasqyrës ,
Kurrë s’ i rashë ma brisk - fytyrës ,
Kurrë ma s’ shkova as te berberi ,
Veç me u bë artist për seri !

Kam rritë flokët si bashkë leshi –
Për me m’ njohtë mileti e sheshi !
Ky imixh ka shumë mesele –
Si ogiçi përmbi dele !

Flokët bistek i lidhi shpinës –
Si gërshetat e Eminës !
Po bëjnë seri kullat e gurit –
Hije i paska bisteku burrit !

Kur po dal n’ korzo kah terri –
Krejt çarshia po bëjnë seri !
M’ këqyrin fëmija e krejt mileti –
Ja, ky është Kalavesh Poeti !

Mu ka rritë mjekra dredhë – dredhë ,
S’ po kam vend kah me e përmbledhë !
Ja kam nisë me e krehë përpjetë –
Kështu e ka poeti këtë jetë !

Krejt dynjaja me kokë t’ shëndoshë –
Krehin mjekrat për te poshtë !
Por , unë kam halle n’ këtë jetë –
Andaj , mjekrën e krehë përpjetë !

Për mbulesë t’ thinjave e surave –
Po përdori bojë të kundrave !
E ngjyej mjekrën , i ngjyej flokët –
S’ dua t’ zbardhëm , sikur shokët !
Gjilan, më 07.08.2009.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi