Tirana dhe Prishtina bashkojnë forcat kundër spekulimeve të Serbisë
Faqja 1 e 1

Lirie Hajdari
Nuk janë të gatshëm t’i kundërpërgjigjen Beogradit
Akuzat e ngritura nga Beogradi, kanë një “prokurore dhe avokate” mbrojtëse, pra vulën e Karla Del Pontes. Por, përse heshtin institucionet tona shtetërore, kur do të ngrenë padi ndaj akuzave serbe?!
Prishtinë, 7 gusht
Beogradi zyrtar me të gjitha forcat po përpiqet që krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë t’ia hedh viktimave, pra shqiptarëve, duke fajësuar UÇK-në për trafikim organesh të civilëve serbë. Ndërsa, përfaqësues institucionesh në Kosovë, veçse bëjnë konstatime, duke i cilësuar si akuza të pabaza dhe me motive politike, por nuk janë në gjendje të marrin ndonjë qëndrim më konkret dhe efektiv, i cili do t’i dërgonte në bankën e drejtësisë kriminelët e vërtetë, ata të cilët ende i kanë duart e përgjakura nga krimet makabre që i bënë në Kosovë. “Autorët” e masakrave në Kosovë shëtisin të lirë, ndërsa familjarët e viktimave kërkojnë që institucionet e vendit sipas rregulloreve dhe ligjeve ndërkombëtare t’i sjellin para drejtësisë të gjithë ata që kryen krimet më barbare që ka njohur ndonjëherë historia e njerëzimit. Akuzat e ngritura nga Beogradi, kanë një “prokurore dhe avokate” mbrojtëse, pra vulën e Karla Del Pontes, ku fajësohet UÇK-ja për gjoja rrëmbimin e afërsisht 300 civilëve serbë dhe jo shqiptarë dhe marrjen e organeve për trafikim. Kjo çështje u aktualizua sërish, pasi vetë i dërguari i KE, Dick Marty po viziton rajonin në kuadër të hetimeve. Ky është paradoksi i kësaj lufte, pasi po ngatërrohen vrasësit me viktimat, shqiptarët janë sërish objektivi i radhës! Tirana dhe Prishtina zyrtare janë të vetme përballë vërshimit të akuzave serbe, duke u bërë thirrje që këto janë akuza turpi dhe të pabaza.
Tirana dhe Prishtina hedhin poshtë pretendimet e Beogradit
Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore në Tiranë kanë përjashtuar mundësinë e fillimit të hetimeve të reja lidhur me akuzat e Karla Del Pontes dhe të Beogradit. Këtë qëndrim, e ka shprehur të enjten ministri i Drejtësisë, Enekelejd Alibeaj, gjatë takimit me të dërguarin e KE-së, Dik Marti, duke shpjeguar: ‘në asnjë rast, shtetasit e huaj nuk kanë të drejtë të kryejnë veprime procedurale hetimore në territorin shqiptar’. Ai ia ka bërë me dije z. Marti se hetimet mund të kryhen nga prokuroria shqiptare vetëm me kërkesë, letër porosi që vjen nga shtetet e huaja. Alibeaj i ka thënë z. Marti se aktualisht nuk ka prova dhe argumente që Prokuroria shqiptare të fillojë hetimet.
Edhe Prishtina zyrtare i hedh poshtë akuzat e fabrikuara në Beograd, duke konsideruar se nisja e hetimeve nga KE për krime lufte në Kosovë përbën precedent në praktikat e kësaj organizate. Për Ramë Manajn, zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, ky proces ka motive politike i bazuar edhe në kërkesën e ish-kryeprokurores Karla Del Ponte. “Mbase nuk mund të thuhet me kompetencë të argumentuar, por duket se ky proces qëndron mbi një politizim, mbi një kërkesë të ish- prokurores së Gjykatës së Hagës, znj. Del Ponte, por që në fakt demantohet nga vet rezultatet e hetimeve që ka pasur Gjykata e Hagës edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, dhe mbi bazën e tillë nuk është gjetur asnjë argument i vetëm për mundësinë e keqpërdorimit të organeve siç pretendon ish- prokuroja Del Ponte”, thotë Manaj.(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e ditës së shtunë të gazetës "Bota sot")

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Skënder Zogaj:ME FAKTE KUNDER SPEKULIMEVE
» Mentor Nazarko: Prishtina, më mirë se Tirana
» Adnan Abrashi: Kur Tirana feston dhe Prishtina hesht
» Tirana kundër Qoses
» Daçiq thotë se Prishtina nuk mund ta heqë “Parkun e Paqes”, pa lejen e Serbisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi