Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Universitetit të Prishtinës po i hiqet autonomia

Shko poshtë

Universitetit të Prishtinës po i hiqet autonomia Empty Universitetit të Prishtinës po i hiqet autonomia

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 08, 2009 1:58 am

Universitetit të Prishtinës po i hiqet autonomia

Fatbardhë Zeka
Politizimi ligjor i arsimit të lartë. - LDK-ja e ka kundërshtuar të premten qëllimin e partnerit të saj në koalicion, që Ministria e Arsimit me ndryshimin e Ligjit për Arsimin e lartë, të ndërhyjë në UP.



Universitetit të Prishtinës po i hiqet autonomia Rektorati_07
LDK
“LDK qëndron në bindjen dhe në kërkesën për një Universitet të depolitizuar, për një Universiteti në funksionim të një misioni të vet shoqëror që ofron mbi bazën e kritereve të larta dhe mbi bazën e Ligjit për arsimin e lartë edhe kuadro, edhe mundësi të konkurrencës së mirëfilltë”, thotë Manaj.

Prishtinë, 7 gusht - Autonomia e Universitetit të Prishtinës nuk ndodhet tek “zoti i shtëpisë”, ajo vazhdon të mbahet peng i qeverisë, po thuajse që nga paslufta. Tani, po edhe kohë më parë Qeveria e Republikës së Kosovës, po vazhdon me ndërhyrjet në Universitetin e vetëm publik në Kosovë, duke u munduar kështu që të ndryshoj ligjin për arsimin e lartë gjë e cila është më se e nevojshme, mirëpo këta të fundit po bëjnë ndryshimin duke e përshtatur me interesat e tyre, kështu një prej neneve që dëshirojnë ta fusin në ligj është edhe ajo që ministri i arsimit të ketë të drejtën të bëjë edhe shkarkimin e rektorit. Pra, sipas gjithë kësaj, tani gjëra apo dallaveret dëshirojnë t’i bëjnë t’i rregullojnë edhe me ligj. Edhe pse Ministria e Arsimit nuk dëshiron ta pranoj se është duke bërë një gjë të tillë, këtë e pohojnë edhe zyrtarë të tjerë të politikës, përkundër faktit se të gjithë dëshirojnë një Universitet të depolitizuar. Gjithashtu qeveria dëshiron të ja vazhdoi mandatin rektorit të posa zgjedhur, i cili me ligj e ka moshën po thuajse të pensionimit, do të thotë që ai do të del në pension para se ta përfundoj mandatin e tij.
Kështu, të premten zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramë Manaj, vlerësoi se UP-ja duhet të jetë i depolitizuar. “Ne vlerësojmë se UP-ja duhet të jetë gjithmonë i depolitizuar”, theksoi ai. Ai gjithashtu theksoi se LDK-ja kërkon që Universiteti të jetë me funksionim të një misioni të vet shoqëror.
“LDK qëndron në bindjen dhe në kërkesën për një Universitet të depolitizuar, për një Universiteti në funksionim të një misioni të vet shoqëror që ofron mbi bazën e kritereve të larta dhe mbi bazën e ligjit për arsimin e lartë edhe kuadro, edhe mundësi të konkurrencës së mirëfilltë të atyre që shkojnë për tu aftësuar edhe për akademik në Universitetin e Prishtinës”, thotë Manaj, duke shtuar se LDK-ja është për depolitizim të plotë të gjithë kuadrove në të gjitha nivelet e organizimit të punës në Universitetin e Prishtinës.
Dukagjin Popovci, ekspertë për arsim thotë se ka marrë pjesë në takimet e Grupit të Punës për ndryshimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe askush nuk e ka zënë në gojë asnjëherë mundësinë që ministri të ketë të drejtën e shkarkimit të rektorit. “Mendoj se diç e tillë do të ishte absurde, përderisa organi më i lartë qeverisës i Universitetit është Këshilli Drejtues.
Sa i përket shtyrjes së moshës së pensionimit për mësimdhënës universitarë, ky është një propozim që është bërë nga Universiteti i Prishtinës në fillim të vitit 2006 dhe është aktualizuar përsëri kohëve të fundit. Mendoj se një ndryshim i tillë do të ishte i mirëseardhur për Universitetin e Prishtinës, jo për shkak të mandatit të rektorit, por për shkak se, objektivisht, shumë fakultete kanë probleme me sigurimin e kuadrit. Por, ndryshimet ligjore duhet të bëhen me rrugë ligjore” vlerëson eksperti për arsim Dukagjin Popovci.
Sipas ligjeve në fuqi, mësimdhënësit janë shërbyes civilë, prandaj statusi i tyre nuk mund të ndryshohet me udhëzim administrativ. “Mendoj se në raste të tilla duhet bërë ndryshimet e legjislacionit në Kuvend. Kjo merr pak më shumë kohë, por është rruga e vetme e funksionimit të një demokracie parlamentare”, thotë ai.
Ndërkaq, jo të gjithë ekspertët kanë të njëjtin mendim, sepse, Halim Hyseni, gjithashtu ekspert i arsimit, mendon se qeveria vazhdon të ketë përkrahje ndaj rektorit, duke menduar se ajo çka po bëhet në UP, është cenim i autonomisë.
“Mendoj se qeveria po e përkrah rektorin, dhe mendoj se ajo çka po bëhet është cenim atak i plotë me autonominë dhe më nuk mund të flitet fare për autonominë e Universitetit. Në qoftë se qeveria merr të drejtë dhe kompetenca që ti mbroj rektorët kur të dojë, atëherë ai universitet më nuk është autonom, dhe ai nuk është më as universitet publik” vlerëson Hyseni.
Por sipas tij, ligji duhet të zbatohet, dhe në atë moment që të shkelet ligji atëherë humb kuptimi i shtetit ligjor.
“Por unë nuk besoj se këta do të bëjnë atë, ata mund të bëjnë përpjekje të pështillen në ligj në të cilën zgjatet pensionimi i të gjithë mësimdhënësve në universitet, gjoja se për interesa nacional, por këta nuk mund të mbajnë atë në kundërshtim me ligj” thotë Halim Hyseni.
Mirëpo, edhe zgjedhja e rektorit të tanishëm është bërë me shumë zvarritje, rektorit të ri tani ka 64 vjet, kështu gjatë prezantimit të misionit të tij për menaxhimin e Universitetit, ai prezantoi edhe ditëlindjen e tij, 16 mars 1945. Prandaj, nga 16 marsi të vitit të ardhshëm, përkatësisht pas rreth 6 muajsh, ai duhet të kalojë në pensionim, dhe sipas të gjitha informatave Ministria do të dërgojë në Kuvend amendamentet për ndryshimin e Ligjit për arsimin e lartë, që do t’i mundësonte profesorëve të UP-së punën deri në moshën 70 vjeçare. Por, se a do të miratohet një Ligj i tillë, që do të rregulloj sistemin e arsimit në këtë mënyrë për një gjë të tillë nuk e dinë as anëtarët e Komisionit parlamentarë për arsim, pasi që ata një gjë të tillë akoma nuk e kanë diskutuar.
Mark Krasniqi, anëtarë i komisionit për Arsim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, vlerëson se Universiteti duhet gjithmonë ta ketë autonominë e vet. “Një çështje e tillë ende nuk ka ardhur në Kuvend, prandaj nuk mund të themi asgjë, kështu që në shtator kur të fillojmë punën do të merremi me këtë”, thotë Krasniqi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi