Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarët fundosën doktrinën e mashtrimeve dhe shpifjeve të Ramës

Shko poshtë

Shqiptarët fundosën doktrinën e mashtrimeve dhe shpifjeve të Ramës Empty Shqiptarët fundosën doktrinën e mashtrimeve dhe shpifjeve të Ramës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 08, 2009 2:05 am

Shqiptarët fundosën doktrinën e mashtrimeve dhe shpifjeve të Ramës


Shqiptarët fundosën doktrinën e mashtrimeve dhe shpifjeve të Ramës BERISHA
Kryeministri Berisha theksoi se me zgjedhjet e 28 qershorit qytetarët shqiptarë i dhanë shpifjeve të Edi Ramës një leksion të madh duke e shndërruar atë në ish-kryetarin e Patisë Socialiste.



Me zgjedhjet e 28 qershorit qytetarët e shndërruan Ramën në ish-kryetar të Partisë Socialiste.

Kryeministri Berisha theksoi se me zgjedhjet e 28 qershorit qytetarët shqiptarë i dhanë shpifjeve të Edi Ramës një leksion të madh duke e shndërruar atë në ish-kryetarin e Patisë Socialiste. Kreu i qeverisë tha se çdo ditë e më shumë qytetarëve shqiptarë po u humbet besimi tek Rama, i cili një ditë do të mbetet vetëm me Shalsin e më të tjerë si puna e tij që i lidhin interesat e ngushta të lejeve të ndërtimit. "Shprehem këtu për ish-kryetarin, jo se atij i është ndërprerë mandati nga statuti i tij, se çështjet e statutit të partisë së tij nuk më interesojnë mua, por e vërteta është se me leksionin e madh që i dhanë shqiptarët më 28 qershor, ai mund të rrijë të shpifë, të trillojë, të mashtrojë, por çdo ditë numri i shqiptarëve që do i besojnë atij do të pakësohet, deri sa ta lënë vetëm me 'shalsat' e tij", u shpreh kryeministri gjatë një vizite në Kamëz. Duke iu rikthyer fitores së Partisë Demokratike në komunën e Ballagatit, kreu i qeverisë tha se kjo fitore është një flakje e doktrinës së mashtrimeve dhe shpifjeve që ish-kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u parashtroi qytetarëve shqiptarë. Ai tha më tej se fitorja në Ballagat është dëshmi e ndryshimit të madh që ka përfshirë vendin dhe dëshmi e besimit që qytetarët shqiptarë kanë për programin e kësaj mazhorance. "Këtu nga Kamza, edhe një herë dua të ndalem në fitoren në komunën e Ballagatit. Ajo është një fitore që ka ngrohur zemrat e të gjithë shqiptarëve. Ajo është dëshmi e një ndryshimi të madh, në vlerësimin e programit të kësaj qeverie. Por nga ana tjetër është edhe një flakje e doktrinës së mashtrimeve, shpifjeve dhe trillimeve, me të cilën ish-kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u paraqit para shqiptarëve për vite të tëra", u shpreh kryeministri. Humbja e PS-së në komunën e Ballgatit është vijimi i dështimit të Ramës që në zgjedhjet e 28 qershorit, në të cilat koalicioni i majtë nuk garantoi dot mandatet për të ardhur në pushtet. Komuna e Ballagatit e cilësuar si një nga komunat më të mëdha të rrethit të Lushnjës dhe e konsideruar përherë si një bastion i majtë thyen traditën duke i besuar kësaj qeverie votëbesimin e saj. Fitorja e PD në këtë komunë është një analogji edhe me zgjedhjet e 28 qershorit, ku PD fitoi bindshëm në këtë komunë me 1200 vota më shumë. Rezultati i Ballagatit vjen njëkohësisht si një përgjigje e merituar kundrejt qëndrimit absurd të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, i cili këmbëngul për të mos njohur zgjedhjet e 28 qershorit, të cilat tashmë janë çertifikuar nga të gjitha institucionet kompetente. Duke ftuar qytetarët t`i bashkohen kësaj mazhorance për të vazhduar festën e fitores me inaugurimin e veprave të mëdha, jetike për vendin, kreu i qeverisë risolli në vëmendje kushtet e vështira, në të cilat qytetarët e Kamzës ndërtuan shtëpitë e tyre vite më parë. "Unë ju ftoj që të vazhdojmë të festojmë fitoren me vepra konkrete, të festojmë fitoren duke lënë mbrapa një prapambetje të madhe që nuk e meritonim; duke lënë mbrapa një problematikë të madhe që trashëguam. Ju jeni dëshmitarë se në çfarë kushtesh ndërtuat shtëpitë tuaja në këtë zonë dhe cilat janë ndryshimet e kësaj zone gjatë këtyre 4 viteve", nënvizoi kreu i qeverisë.
Berisha: Qeveria do miratojë të gjitha dosjet e legalizimeve brenda 2 muajve
Procesi i legalizimeve po ecën me ritme të shpejta dhe brenda dy muajsh qeveria do të miratojë 100 % shqyrtimin e të gjitha dosjeve që kanë lidhje me këtë proces. Gjatë një vizite në Kamëz, kryeministri Berisha garantoi banorët e ndërtimeve informale se parlamenti që në ditët e para të fillimit të punës së tij do të ketë prioritet miratimin e ligjit për përdorimin e letrave me vlerë. Pas miratimit të këtij ligji banorët për të legalizuar banesat e tyre do të mund të përdorin edhe letrat me vlerë sipas vendimeve të miratuara nga Këshilli i Ministrave. "Një projekt madhor zhvillohet dita-ditës në zonat tuaja dhe ky është legalizimi i banesave. Kam kënaqësinë e madhe se 70 përqind e të gjitha dosjeve janë miratuar në qeveri. Ju siguroj se brenda 2 muajve që vijnë, 100 përqind, çdo dosje, do të jetë e miratuar në qeveri dhe ju garantoj se parlamenti, 2-3 javët e para të punës së tij, do të miratojë ligjin për përdorimin e letrave me vlerë, që ju të paguani sipas vendimeve banesat tuaja në përqindjen e përcaktuar dhe premtuar nga qeveria", është shprehur kryeministri gjatë takimit me banorët e Kamzës, ku inaguroi fillimin e punimeve në rrugën Instituti Bujqësor-Bulçesh. Ndërtimi i këtij segmenti rrugor me një gjatësi prej 2.6 kilometrash, i cili lidh bashkinë e Kamzës dhe bashkinë e Tiranës me komunën e Paskuqanit, do të përmbajë edhe sistemin e rrjetit të energjisë elektrike, telefonisë, si dhe sistemimin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza. Pas ceremonisë së inagurimit, kreu i ekzekutivit përshëndeti banorët e kësaj zone duke u shprehur atyre kënaqësinë për të festuar fitoren e koalicionit të djathtë me inaugurimin e kësaj vepre publike që është e rëndësishme për të gjithë banorët e zonës.
Katër vitet që vijnë, dyfishim investimeve në Kamëz
Kryeministri shprehu dje garancinë e tij se qeveria në katër vitet që vijnë do të modernizojë të gjitha rrugët e Kamzës dhe të Paskuqanit duke asfaltuar e sistemuar çdo rrugë e rrugicë të zonës. "Së pari, ju përshëndes përzemërsisht, shpreh kënaqësinë e madhe që festojmë sot fitoren me nisjen e punimeve në këtë rrugë, një investim prej 176 milionë lekë, me të cilën ne ndryshojmë infrastrukturën, modernizojmë infrastrukturën tuaj dhe dua t'ju zotohem ju këtu se qeveria ime do të asfaltojë dhe sistemojë çdo rrugë dhe rrugicë të qytetit tuaj", tha kryeministri. Ai vlerësoi se banorët e Kamzës, Paskuqanit dhe të gjithë banorët e ardhur nga të katër anët e vendit, nga Vaqarri deri në Zall-Herr, kanë ndërtuar qytetin më të madh dhe më të bukur të vendit, duke e vlerësuar këtë si një dëshmi të energjisë së tyre krijuese, dëshmi e vendosmërisë së tyre për të pasur një jetë më të mirë. "Ju u larguat nga vatrat tuaja, për të kërkuar për vete dhe për fëmijët tuaj një jetë më të mirë. Ne do të bëjmë çdo gjë që ju të gëzoni kushtet e jetesës së një qyteti modern, ndaj dhe infrastruktura moderne për ju, shkollat, pallati i kulturës, pallati i sportit, qendra shëndetësore, ujësjellësi, kanalizimet, energjia elektrike, këto janë linjat, në të cilat ne kemi investuar dhe investojmë, deri në ndërtimin përfundimtar të një infrastrukture moderne", garantoi kreu i qeverisë.
Katër vitet e ardhshme, vitet e ndryshimit të jashtëzakonshëm
Katër vitet e mandatit të dytë qeverisës do të jenë vitet e ndryshimit të jashtëzakonshëm të vendit. Kryeministri Berisha theksoi se në katër vitet që vijnë qeveria do të lartësojë tërësisht standardet, jo vetëm në qytetet e vendit, por në mbarë fshtarat nga veriu në jug. Ai theksoi se Shqipëria pas katër vitesh do të ketë një tjetër pamje, pamjen europiane. Kryeministri theksoi se qeveria do ta shndërrojë vendin në një gjenerator punësimi duke i dhënë fund kështu njëherë e përgjithmonë varfërisë së tejskajshme. Kryeministri renditi një sërë prioritetesh, ndër të cilat zhvillimin e vrullshëm të sistemit arsimor e shëndetësor, infrastrukturën moderne, ndërsa theksoi se të gjithë këto prioritete do të shndërrohen në realitet. "Unë ju garantoj ju, se 4 vitet që vijnë, do të jenë vitet e ndryshimit më të madh pozitiv të këtij qyteti dhe të mbarë qyteteve dhe të fshatrave të vendit. Në këto 4 vite, Shqipëria që po ndryshon, do të jetë një Shqipëri krejt tjetër, do të jetë një Shqipëri e standardeve të reja, një Shqipëri gjenerator i fuqishëm punësimi, një Shqipëri në të cilën, shkollimi cilësor, shërbimi shëndetësor cilësor, infrastruktura moderne, do të bëhen një realitet për të gjithë vendin. Ju garantoj se qeveria ime do të financojë në këtë qytet, në Kamëz, në Paskuqan dhe kudo, të gjitha projektet që do të miratojë këshilli bashkiak i juaj për të ndryshuar për mbarë jetën tuaj", u tha kreu i qeverisë banorëve të Kamzës dhe Paskuqanit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi