Vendosja pa vetëvendosje
Faqja 1 e 1
Vendosja pa vetëvendosje
Vendosja pa vetëvendosje
Këto ditë janë parë disa prononcime lidershipore, në të cilat pasaktësia gjuhësore e kumtesës së tyre publike aktron një superioritet shtetëror të “kosovarëve”. Prandaj, sondazhet na nxjerrin si popullin më optimist në botë, sepse dëgjojmë çdo ditë fraza superlative “mbi sovranitetin” duke eliminuar çdo lloj dyshimi mbi mundësinë e shkeljes së tij. Pra, kështu jepet “opiumi për popullin” përkundja në rehatin e situatës së zgjidhur definitivisht. Kur ata thonë “nuk do të lejojmë”, ty të duket kështu se mbi (dhe për) Kosovën vendosim si duam ne, dhe nuk “lejojmë” të vendosin ashtu si duan të tjerët. Pra, ne kemi ingerenca sovrane mbi të tjerët (ndërkombëtarët) e jo ata mbi ne. Po të ishte bash-bash kështu, që ne mundemi “të mos lejojmë” vendime që merren për ne, atëherë këto destruksione që ndodhin në Kosovë, ne po i lejuakemi, se po të donim, nuk do t’i lejonim. Sintagma, ne “nuk do të lejojmë” duket se shpallë një superioritet shtetëror që është arritur me vetëvendosje, e jo me marrëveshje të “kompromiseve” të dhimbshme. Një shtet që nuk është krijuar nga vetëvendosja, as pushteti i tij nuk mund të ketë mbi shtetin “vendosje” sa të “mos lejojë” diç që nuk i konvenon shtetit. Në rastin më të butë, do të duhej që fjala “lejim” të ndërrohet me fjalën “qëndrim”, e të mos thuhet “lejojmë a jo”, por të thuhet ky është “qëndrimi ynë” kundër, ose pro, pastaj sa përfillet qëndrimi ynë, vendosin nga “mëshira” (llogaria politike) fuqitë e mëdha. Por fuqitë e mëdha, kur vendosin për vende të vogla, e ushtrojnë zellin e ligjërimit të gjuhës në kumtesat megalomane të lidershipeve, që kujton se “opsionet” e tyre i dedikohen elektoratit vendor, e jo edhe atyre të huajave “me katër sy” që përgjojnë mos dikush shpreh në emër të vetin, e jo të tyre, superioritetin e vendosjes politike. Vendoret mund të “mos lejojnë” vetëm atë që “nuk e lejojnë” as të huajt, ndërkombëtarët. Vendorët mund të vendosin vetëm atë që kanë vendosur më parë fuqitë e mëdha, dhe nuk mund të vendosin asgjë tjetër jashtë atyre kornizave të “marrëveshjeve”, me të cilat e kanë bërë shtetin, pra shtetin e marrëveshjes, e jo të vetëvendosjes. Por edhe kur thonë “nuk do të lejojmë” asnjëherë kështu nuk thonë pa pas thënë më parë fuqia e vendosjes, kështu “opsioni” politik nuk është i yni, por i atyre, dhe superioriteti nuk është i yni, por i tyre. Pra, “tema” të politikës ndërkombëtare mbi Kosovën, “aktivistët” partiak (që nuk kanë imunitet politik as në partinë e tyre) nuk mund të trajtojnë duke kujtuar se bëjnë konsum propagandistik vendor para elektoratit të tyre, pasi që ato kur janë dhënë në konferenca mediale publike, shkojnë edhe në “veshin” e të mëdhenjve ndërkombëtar. Jo për tjetër, se lodhen fort ata çka deklaron çdo aparatçik partiak, por kështu e “identifikojmë” nivelin e “klasës politike” aktuale, e cila flet pa ujem, duke dashur të tregohet e fuqishme para popullit të vetë, i kërcënohet bashkësisë ndërkombëtare. Kjo do të ishte mirë, sikur kërcënimi të ishte i bazuar dhe i mbështetur në një rezistencë reale politike të refuzimit ndaj atyre që shkelin sovranitetin e Kosovës, por është e kundërta, ata as nuk mendojnë me kokën e tyre, por me kokën e huaj, ata nuk flasin çka do t’i konvenonte opinionit të brendshëm, por atij të jashtëm. Thuajse ne nuk ekzistojmë edhe për veten tonë, por vetëm për të tjerët!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Flora Idrizi:VENDOSJA
» Flora Idrizi(Heshtja Flet):VENDOSJA
» AAK: Mos vendosja e kamerave vendim politik i diktuar nga qeveria
» PËRKRAHET VENDOSJA E GJUHËS SHQIPE NË TURQI SI LËNDË ZGJEDHORE
» Alma Roshi:SHPRESOJ TE ME MIREKUPTONI,U MUNDOVA TE VENDOSJA TE GJITHE NE KRAHET E ENGJELLIT...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi