Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme nga Republika e Kosovës

3 posters

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 25, 2008 10:31 pm


Hapet Ambasada e Republikës së Kosovës në SHBA

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e hapur të martën dhe tërësisht funksionale, është vendosur me zyra në lagjen “Presidence Plaza” të Uashingtonit.
Zyrat e ambasadës së Kosovës nuk gjenden larg Shtëpisë së Bardhë, ndërkaq që, sipas zyrtarëve të ambasadës, tashmë janë instaluar marrëdhëniet e para diplomatike mes tyre dhe ambasadave të shteteve të tjera në SHBA.

Ambasada kosovare për fillimin e punës ka pasur mbështetjen e madhe të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 25, 2008 10:41 pm

Roçen: Mali i Zi së shpejti marrëdhënie diplomatike me Kosovën

Shefi i diplomacisë së Malit të Zi, Millan Roçen, ka thënë se vendi i tij së shpejti do të vendosë marrëdhëniet diplomatike me shtetin e pavarur të Kosovën.
Ai po ashtu tha se nuk do të ngutet me vendosjen e ambasadorit të ri në Serbi.

Ndërkohë, Ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe, David Miliband ka deklaruar se Serbia mund të bëhet kandidate për hyrje në BE në vitin 2009 nëse i plotëson obligimet ndaj Tribunalit të Hagës dhe luan rol pozitiv dhe konstruktiv në rajon.

Në një shkrim autorial për “Veçernje Novosti”, Miliband thotë se e di që do të vazhdojnë mospajtimet për Kosovën por shton se duhet fokusuar në qëllim e përbashkët, që të gjitha bashkësitë të jetojnë në paqe. /rtk/


Bogdanoviq: Gjykatësit serbë s’do të zbatojnë ligjet kosovare


Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviq, ka deklaruar se me planin e Kombeve të Bashkuara është paraparë që gjykatësit serbë në Kosovë të mos gjykojnë në bazë të ligjeve kosovare, por në bazë të atyre që janë miratuar deri më 1989 dhe rregulloreve të UNMIK-ut.
Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve "Beta", Bogdanoviq ka thënë se gjykatësit në Mitrovicë dhe pjesët tjera të banuara me serbë do t'i emërojë përfaqësuesi i UNMIK-ut, me pajtimin e Beogradit.

Ai ka folur edhe për bashkëpunimin me misionin evropian për sundimin e ligjit EULEX, por ka kundërshtuar një bashkëpunim të këtillë edhe me Zyrën Civile Ndërkombëtare në Kosovë.

"Pieter Feith për ne është absolutisht i papranueshëm, sepse zyra e tij është e ndërtuar me Kushtetutën e Kosovës dhe pakon Ahtisaari. Bashkëpunimi ynë me të është i papranueshëm, posaçërisht pas retorikës e cila vjen nga zyra e tij", ka thënë mes tjerash Goran Bogdanoviq. /REL/




Një rrugë kryesore në Prishtinë do të mbajë emrin e presidentit Bush

Qeveria e Republikës së Kosovës, në shenjë falënderimi për angazhimin dhe përkrahjen e Kosovës, propozoi të mërkurën që një rrugë kryesore në qendër të Prishtinës të mbajë emrin e presidentit të SHBA-ve, George W. Bush.
Në hapje të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se ky vit ka qenë vit i sukseseve të mëdha të Kosovës, vit i vendimeve historike dhe i kurorëzimit të aspiratave shekullore të popullit të Kosovës, vit i Kushtetutës moderne, vit i njohjeve të mëdha të Kosovës.

“Ky është vit i instalimit të qeverisjes së mirë, investimeve të mëdha dhe i funksionalizimit të sundimit të ligjit”, ka vlerësuar ai.

Në mbledhjen e 48 të Qeverisës së Kosovës u diskutua dhe më pas u miratua nisma e Ministrisë së Arsimit, për kthimin e trurit në Kosovë me emrin “Skema e Fondit të Trurit”.

Qeveria e Kosovës ka identifikuar nevojën për përmirësim të punësimit me personel që posedon kualifikime të larta, deficitare për shërbimin publik, u tha me këtë rast. Për këtë qëllim për vitin 2009 Qeveria ka ndarë një fond prej 1 milion euro.

Po ashtu kabineti qeveritar ka miratuar Strategjinë për integrimin e komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptas në Republikën e Kosovës 2009-2015 dhe Strategjinë kundër korrupsionit. /Telegrafi/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 27, 2008 12:22 pm

Xhemail Luta: Policia serbe ndalon hyrjen e aktorëve prishtinas
Lajme nga Republika e Kosovës U1_1
POLICIA SERBE NDALON HYRJEN E AKTORËVE PRISHTINAS



Lajme nga Republika e Kosovës U1_Teatri
Teatri i të Rinjve të Qytetit Prishtinë
Sipas agjencisë së lajmeve, Iliria News njoftohet se Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, nuk lejoi hyrjen e artistëve kosovarë – prishtinas, në pikën kufitare mes Gjilanit dhe Preshevës, gjegjësisht në fshatin Muçibabë. Artistët Prishtinas është dashur të prezantohen në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare”, me komedinë e Haqif Mulliqit “Ali Hoxha-Hoxhë Alia” në regji të Xhemail Lutës më datë 24.12.2008. Ky festival mbahet tradicionalisht çdo vit në Preshevë. Këtë festival e ka organizua Shtëpia e Kulturës “ Abdulla Kashnica” në Preshevë, në të cilin janë selekcionuar që të marrin pjesë: trupa e teatrove nga Kosova (Prishtina dhe Gjilani), Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.
Sipas bisedës së drejtëpërdrejtë të drejtorit të Teatrit të të Rinjve të Qytetit Xhemail Luta dhe organizatorëve në takimin e tyre në pikën kufitare, organizatori me kohë i ka njoftuar organet kompetente të Sërbisë për mbajtjen e këtij festivali dhe për teatrot pjesëmarrëse, nga Ministria e Punëve të Brendshme. Mirëpo këtë ditë është dhënë urdhri i prerë për moslejimin e ardhjes së Teatrit të të Rinjve të Qytetit nga Prishtina në Preshevë. Për ndryshe aktorët e Teatrit prishtinas kanë ardhur deri në pikën kufitare në pjesën e Kosovës dhe kanë qenë të detyruar të kthehen mbrapa, pasi që nuk iu është lejuar hyrja në territorin e komunës së Preshevës. Kjo pjesëmarrje e kësaj trupe entuziaste, këtë pjesëmarrje u desht ta shëndrrojë në ekskurzion gjeografik, duke mos u thyer shpirtërisht, me shpresa që prapë të gjejmë rrugë tjera bashkëpunimi dhe integrimi kulturor.
Organizatori i festivalit, Belul Nasufi, me stafin e tij organizativ e kanë njoftuar deputetin e kësaj ane në parlamentin e Serbisë, Riza Halimin, i cili momentalisht gjendet në Beograd që ta aktualizojë këtë problem në parlamentin e Serbisë, nga se konsiderohet se ky akt paraqet një getoizim të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Sipas organizatorëve kjo është një hakmarrje politike dhe tentim destabilizimi të rajonit, me që sipas agjensisë së lajmeve Iliria News, dje deputetët popullor Riza Halimi ka pasur replika të ashpra me ministrin e Pushtetit Lokal të Medvegjës, Milan Markoviq, me që amendamentet e deputetit Halimi si kërkesa të njëzëshme të shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë refuzuar nga qeveritari serb.
Xhemail Luta
044/259772
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 04, 2009 1:54 am

Shtohen masat e sigurisë në Veri



Lajme nga Republika e Kosovës TLajme nga Republika e Kosovës 20080305085406kfor_france_mitrovica_getty_2031
KFOR-i ka shtuar masat e sigurisë në Veri
KFOR-i dhe EULEX-i kanë shtuar masat e sigurisë pas incidenteve të fundit në veri të Mitrovicës.


Gjashtë persona janë lënduar në dy shpërthime që kanë ndodhur të premten në mbrëmje në pjesën e banuar me shumicë serbe në qytetin e ndarë të Mitrovicës.

Policia thotë se shpërthimi i parë ka ndodhur në afërsi të një kafeneje në veri të Mitrovicës duke dëmtuar shtatë makina.

Incidenti nxiti reagimin e dhunshëm të një grupi serbësh, të cilët i vunë flakën dyqanit të një shqiptari, në Lagjen e Boshnjakëve.

Shpërthimi i dytë ndërkaq ndodhi në këtë lagje, derisa zjarrfikësit po përpiqeshin të shuanin zjarrin.

Tre nga të lënduarit nga ky shpërthim janë zjarrfikës.

Jeta e tyre është jashtë rrezikut, thonë mjekët e spitalit në veri të Mitrovicës.

Valë incidentesh

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti nuk ka dhënë hollësi për motivet e dy shpërthimeve të mbrëmshme.

Situata është qetësuar pas shtimit të masave të sigurisë nga ana e paqëruajtësve të NATO-s dhe policisë së EULEX-it.

Ditëve të fundit, veriu i Mitrovicës është përfshirë nga një valë incidentesh të motivuara etnikisht.

Më 30 dhjetor, në dy incidente të ndara, një i ri serb dhe një i ri shqiptar u plagosën, ndërsa u dogjën disa dyqane dhe makina të shqiptarëve.

Dënohet dhuna

Autoritetet e Kosovës kanë dënuar incidentet në Mitrovicë dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vetëpërmbahen nga dhuna.

Presidenti Fatmir Sejdiu, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t'u shmangen provokimeve dhe të ndihmojnë institucionet e rendit për ruajtjen e qetësisë dhe të stabilitetit.

Presidenti ka kërkuar zbardhjen e rastit dhe ndjekjen e personave përgjegjës për dhunën.

Ministri i Brendshëm Zenun Pajaziti, i ka deklaruar BBC-së se institucionet vendase dhe ato ndërkombëtare do të menaxhonin situatën në veri.

Ai tha se kapacitetet e policisë së Kosovës dhe të misionit evropian për drejtësi dhe polici, EULEX, ishin të mjaftueshme të mjaftueshme për të menaxhuar me situatën në veri.

Por ai shtoi se autoritetet janë të kujdesshme që të mos shkaktojnë reagime të popullatës vendase serbe, që sipas tij, jeton në një mjedis më të politizuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 12, 2009 5:29 pm

Tre kandidatët për Avokat të Popullit

Prishtinë, 12 janar - Njoftohet se Hilmi Jashari, Diana Toska dhe Veton Vula janë tre kandidatët e parapëlqyer për Avokat të Popullit nga paneli intervistues. Lista e tre kandidatëve ka dalë tashmë në tavolinën e Komisionit Parlamentar të Legjislacionit dhe Gjyqësisë. Megjithatë, nuk dihet se kur do të vendoset si pikë e rendit të ditës në Kuvend. Për këtë post kanë aplikuar 22 persona. Konkursi i zgjedhjes së avokatit të popullit është anuluar disa herë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 12, 2009 5:30 pm

Islam Lauka propozohet ambasador i Shqipërisë në Republikën e Kosovës

Tiranë, 12 janar - Më në fund ka mbërritur në zyrën e Presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, emri i propozuar nga kryeministri Sali Berisha për emërimin e ambasadorit të parë shqiptar në Republikën e Kosovës. Ky është Islam Lauka, aktualisht drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Marrëdhënieve Shumëpalëshe në Ministrinë e Jashtme. Ai është edhe autor i libri studimor "Kosova, rast universal apo sui generis". Edhe pse Islam Lauka është propozuar nga qeveria që më 20 shkurt 2008, emri i tij ka mbërritur sot për dekret tek presidenti i Republikës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 12, 2009 5:30 pm

Rrëmujë kompetencash mes misioneve ndërkombëtare në Kosovë

Berlin, 12 janar - Rrëmujë kompetencash mes misioneve ndërkombëtare, breshëri diplomatike nga ana e Beogradit, një qeveri diletante. Kështu thuhet në një analizë të sapobotuar nga fondacioni gjerman "Bertelsman", ku dalin në pah sfidat e BE së dhe Prishtinës. Pothuajse një vit që nga shpallja e pavarësisë shumë pyetje ende janë pa përgjigje dhe Kosova gjendet në një krizë fundamentale. Ky është konstatimi i kësaj analize nga fondacioni "Bertelsman". "Vazhdon të mbizotërojë një rrëmujë e madhe", thotë njëri nga autorët e studimit të botuar në periodikun 'Spotlight Europe', Armando Garsia Shmit. "Kjo ka të bëjë edhe me faktin që Bashkimi Evropian vetë nuk është unik në këtë çështje", thotë ai. Komisioneri Oli Ren thotë se "viti 2009 do të jetë viti i Ballkanit Perëndimor". Me qëllim që zhvillimet e vitit të porsanisur të marrin një kthesë pozitive edhe për Kosovën duhet që Brukseli dhe Prishtina të përballojnë disa sfida vendimtare, sugjerohet në analizë. Nga Bashkimi Evropian kërkohet që ky të tejkalojë përçarjen e brendshme për statusin duke kaluar në zgjidhje të praktikueshme: "Konkretisht vendet që nuk e kanë njohur Kosovën të njohin të paktën pasaportat kosovare", thotë Garsia Shmid. Në analizë theksohet edhe nevoja e një mbështetje më të fuqishme për zyrën Ndërkombëtare Civile të drejtuar nga holandezi Peter Feit, funksioni i së cilës mbas vendimit më të fundit të Këshillit të Sigurimit për shtrirjen e EULEX it është tërësisht i paqartë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 12, 2009 6:18 pm

Krasniqi: Askush nuk mund të zhvillojë bisedimet politikë ne emër të Kosovës

Lajme nga Republika e Kosovës Jakup_krasniqi-170X130

Kuvendi i Kosovës nuk do të diskutojë më rreth planit gjashtë pikësh të OKB-së, tha kryeparlamentari Jakup Krasniqi, duke thënë se institucionet e Kosovës tashmë kanë dhënë qëndrimin e qartë për këtë plan. Ai e bëri këtë deklaratë pas takimit me ambasadoren e Republikës së Çekisë në Kosovë, Janina Hrebickova, e cila i prezantoi kryesisë së Kuvendit prioritetet e qeverisë së saj, gjatë kryesimit të radhës së Bashkimit Evropian.
Ambasadorja çeke në Kosovë, Janina Hrebickova i prezantoi sot kryesisë së Kuvendit objektivat Çekisë për Kosovën gjatë kryesimit të saj me Bashkimin Evropian. Por, presidenca e radhës së BE-së, Republika Çeke, nuk e përjashton mundësinë e bisedimeve midis Prishtinës e Beogradit gjatë mandatit të saj, duke përfshirë ndoshta edhe planin gjashtëpikësh.

Ambasadorja Hrebickova, nuk saktësoi kohën apo mënyrën e organizimit të këtyre bisedimeve, por tha se presin sinjale nga misioni i OKB-së në Kosovë, si dhe nga Prishtina e Beogradi.

“Varet prej Prishtinës dhe Beogradit të cilat duhet të bëjnë hapin e parë. Do të ketë reagime dhe pastaj do të mund të shihen mundësitë se çfarë lloj takime teknike do të mund të mbahen. Pastaj varet nga misioni i OKB-së në Kosovë, dhe ne do të shohim me Komisionin Evropian dhe me EULEKS-in, të sjellin një pako me një lloj skenari se si do të procedohet me këtë proces”, ka thënë Hrebickova.

Ndërkaq, kryeparlamentari Jakup Krasniqi kundërshtoi çfarëdo bisedime politike, por nuk përjashtoi mundësinë e bisedimeve për çështje teknike, të cilat janë paraparë edhe me pakon e Ahtisarit.

“Kuvendi i Kosovës ka detyra të tjera. Për gjashtë pikëshin institucionet e Kosovës e kanë dhënë fjalën e tyre. Asnjë institucion nuk i ka mohuar bisedimet me Serbinë për çështjet që janë më interes reciprok, por natyrisht institucionet e Kosovës dhe askush në Kosovë nuk ka të drejtë të zhvillojë bisedime politike për procesin politik në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se Kuvendi i Kosovës do të përqendrohet në zhvillimet e ardhshme, me theks të veçantë në përgatitjet për proceset integruese. Ai kërkoi nga Çekia ta njohë punën e institucioneve të Kosovës, që sipas tij përfaqësojnë vlera evropiane.

“Dëshirojmë që gjatë këtij gjashtë muajshi politika e Çekisë dhe e BE-së të ketë një qasje të re dhe të avancuar në raport me Kosovën, me politikat që vendet e rajonit tonë duhet t’i ndjekin për integrimet rajonale, e pastaj për të qenë më të lehta integrimet evropiane”, ka theksuar Krasniqi.

Moto e presidencës çeke të BE-së është Evropa pa kufij dhe ambasadorja Hrebickova premtoi bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor për përshpejtimin e proceseve integruese.

“Ne vërtet besojmë se çdo vend në Ballkanin Perëndimor ka, jo vetëm të drejtën, por ndoshta më shumë detyrë të punojë shumë me ne, për të qenë një kandidat serioz për procesin e stabilizim asociimit dhe eventualisht për anëtarësim në BE”, ka thënë ambasadorja Hrebickova.

Presidenca çeke e BE-së ka tri objektivat kryesore: ekonominë, energjinë dhe politikën e jashtme. Çekia pretendon të ketë një plan të qëndrueshëm gjatë kryesimit të saj me BE-në, duke thënë se ajo koordinuar në mënyrë të plotë me Francën, prej të cilës ka marrë mandatin dhe me Suedinë, të cilës do t’ia dorëzojë mandatin me 1 korrik.

rtk
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 14, 2009 1:02 am

07:25/13.01.09 - Freedom House: Kosova nuk eshte vend i lire


Në raportin vjetor për të drejtat politike dhe liritë civile nëpër botë të organizatës "Fridom Haus" (Freedon House) Kosova klasifikohet si "vend jo i lirë". Në shkallën prej një deri në shtatë, ku njëshi është nota më e mirë, Kosova ka marrë gjashtë për të drejtat politike dhe pesë për të drejtat civile. Kosova mes tjerash kritikohet për shkak të mosrespektimit të të drejtave të njeriut të pjesëtarëve të minoriteteve, situatës së keqe të sigurisë dhe korrupsionit. |||Lajme.Net|||
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 14, 2009 1:04 am

:25/08.01.09 - Deshton takimi Topi-Haradinaj


Takimi ndërmjet presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, dështoi të mbahet të enjten, për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me vendin e takimit.

Derisa AAK-ja pretendon që takimi ishte caktuar të mbahej 10 ditë më parë në shtëpinë e Haradinajt në lagjen “Arbëria”, zyrtarët nga Ambasada e Shqipërisë kanë insistuar që takimi të mbahej në hotelin “Grand” në Prishtinë.

Në terminin e caktuar për takim me Haradinaj, Topi ka pritur në hotelin “Grand”, por lideri i AAK-së nuk ka ardhur në takim.

Avni Arifi, nga AAK-ja i tha KosovaLive se shkaktar për dështimit e takimit Topi-Haradinaj, është protokolli i Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë.

Arifi tha se ata janë dakorduar para 10 ditëve me Ambasadën e Shqipërisë që takimi të zhvillohej në selinë e partisë, ose në shtëpinë e liderit të AAK-së dhe ishte arritur pajtimi i dy palëve që takimi të zhvillohej në shtëpinë e Haradinajt.

Një zyrtar i Ambasadës së Shqipërisë, i ka thënë KosovaLive në kushte anonimiteti se Presidenti është lider shteti dhe nuk takohet me personalitete nëpër shtëpi private.
Presidenti Topi po qëndron për një vizitë dyditore në Kosovë. Gjatë ditës ai është takuar me liderët kryesorë shtetërorë dhe politik të vendit. (KosovaLive)

|||Lajme.Net|||
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 14, 2009 1:09 am

Arrestohen vehabistë që sulmuan hoxhën e Drenasit

Prishtinë, 13 janar - Policia ka arrestuar nëntë vehabistë pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj Mulla Osman Musliut, kryetar i këshillit të bashkësisë islame të Drenasit. Rasti ka ndodhur kur Mulla Osmani ka shkuar të zgjedhë imamin e xhamisë së Zabelit, i zgjedhur sipas rregullave të Bashkësisë Islame ndërsa ai është penguar dhe mbi të është ushtruar dhunë nga disa besimtarë mysliman të sektit vehabistë, të cilët konsiderohen si islam ekstremistë. Rasti i Mulla Osmani është rasti i dytë, vetëm brenda disa muajve, kur persona nga këto grupe sulmojnë anëtarët e Bashkësisë Islame. Mulla Osmani ndihet i shqetësuar meqë edhe me këtë rast nuk është sulmuar ai, por institucionet të cilat e kanë zgjedhë atë dhe gjithë besimtarët. Zyrtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës po ashtu janë të indinjuar me rastin. Sulmi i kryer në xhami cilësohet sulm ne vendin e punës, thotë Mulla Osman Musliu dhe shpreson në drejtësi meqë tashmë sulmuesit janë të njohur për policinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 14, 2009 1:10 am

Gjashtë të arrestuar për krim të organizuar

Prishtinë, 13 janar - Pas hetimeve disamujore nga ekipi punues për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës në rajonin e Mitrovicës me dyshimin e bazuar se janë kryer vepra penale, krim të organizuar, pastrim parash dhe kontrabandim me mallra, sot rreth orës 07:00 të mëngjesit ka filluar operacioni i planifikuar më herët. Gjatë këtij operacioni në të cilin u bastisën tri lokacione (një në Mitrovicë dhe dy në Vushtrri), hetuesit e departamentit kundër krimit ekonomik që vepron në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë kanë bërë edhe arrestimin e gjashtë personave si të dyshimtë në lidhje me rastet në fjalë. Këta janë: Mentor Beqiri, (1979) nga Mitrovica, Arianit Beqiri (1985) Mitrovicë Albert Beqiri (1972) që të tre nga Mitrovica, Alban Osmani (1976), Jahë Osmani (1979) nga Vushtrria dhe Halil Hasani (1980) nga Banjskë e Vushtrrisë. Të arrestuarit janë pronar dhe bashkëpronarë të disa bizneseve si: BT Petroll, NTP "Jamo" dhe ShPK "Mab", ku dyshohet se nëpërmes këtyre bizneseve kanë kryer veprimtari jo ligjore. Gjatë bastisjes së shtëpive të dyshimtëve janë gjetur disa armë dhe prova materiale për procedurë të mëtejme. Arrestimi dhe kontrollimi është kryer me urdhër të prokurorit vendor dhe gjyqtarit vendor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 14, 2009 4:28 pm

Cilët faktorë ndikuan në renditjen e Kosovës si "vend jo i lirë"

Pragë, 14 janar - Renditja e Kosovës nga Freedom House (Fridom haus) si i vetmi vend jo i lirë në Evropë nga disa zyrtarë dhe analistë kosovarë është vlerësuar si "jo objektive". Ndërkaq, drejtori i kërkimeve në Freedom House, Arç Pedington (Arch Puddington) thotë se gjetjet janë bazuar në faktorët se Kosova është nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, korrupsioni dhe marrëdhënia ndërmjet kosovarëve dhe serbëve. "E para, Kosova ende është një vend që është nën mbikëqyrjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe kjo ndikon në radhitjen. E dyta, korrupsioni endemik në Kosovë gjithmonë ka qenë problem serioz dhe ende është. Kosova nuk do të radhitet dukshëm më lart, derisa të bjerë korrupsioni. E treta, dhe shumë e rëndësishme, është marrëdhënia ndërmjet kosovarëve dhe serbëve. Kjo është një çështje, e cila ende është problematike", tha Pedington për ERL. Ai shprehet i sigurt se kur të zgjidhen këto çështje "Kosova do të ketë një notë në indeksin" e organizatës që drejton Pedington. Freedom House konstaton se vende jo të lira janë ato ku mungojnë të drejtat bazike politike dhe ku në mënyrë sistematike dhe në masë të gjerë mohohen liritë qytetare. Në anën tjetër, analisti kosovar, Ramush Tahiri, konsideron se raporti i Freedom House ka ngjyrime politike, sepse, sipas tij, edhe 11 muaj pas shpalljes së pavarësisë, kjo organizatë ende e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 14, 2009 4:28 pm

Kosova, vendi i katërt i prejardhjes së azilkërkuesve në Gjermani

Berlin, 14 janar - Kosova është vendi i katërt i prejardhjes së azilkërkuesve në Gjermani. Kjo rezulton nga një statistikë e publikuar të martën nga Ministria gjermane e Punëve të Brendshme. Sipas saj, që nga maji e deri në fund të vitit 2008 kanë paraqitur kërkesën për azil gjithsej 879 shtetas kosovarë. Se sa ka qenë numri i përgjithshëm i azilkërkuesve nga Kosova kjo nuk mund të thuhet, sepse para majit të vitit 2008 statistikisht kosovarët hynin tek shtetasit serbë. Gjithashtu nga statistika bëhet e ditur se numri i azikërkuesve nga Kosova dhe Serbia së bashku është mbi 1500 dhe në krahasim me vitin 2007 ai ka rënë me një të pestën. Sipas zyrës federale për migrantë, në vitin 2008 asnjë shtetasi të Kosovës nuk i është njohur e drejta për azil. Numri i përgjithshëm i shtetasve të huaj që kanë kërkuar azil në Gjermani gjatë vitit 2008 e tejkaloi shifrën 22 mijë dhe shënoi një rritje në krahasim me vitin e mëparshëm. Çdo i treti azilkërkues vjen nga Iraku.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 14, 2009 4:53 pm

Mbrëmë në veri të Mitrovicës ka ndodhur një shpërthim në oborrin e një familjeje shqiptare

Mitrovicë, 14 janar - Mbrëmë në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës ka ndodhur një shpërthim në oborrin e një familjeje shqiptare, i cili ka shqetësuar banorët e atjeshëm. Me këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale, por nuk ka të lënduar. Policia dyshon se bëhet fjalë për një granatë dore, ndërkohë që edhe KFOR i ka dalë në vendin e ngjarjes. Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, Besim Hoti thotë se shpërthimi ka ndodhur të martën pas orës 18:00 në lagjen e boshnjakëve dhe nuk është raportuar për të plagosur. Policia dyshon se bëhet fjalë për një granatë dore, ndërsa pjesëtarët e KFOR it janë angazhuar në identifikimin e mjetit shpërthyes. Sipas policisë deri tani nuk ka të dyshuar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 14, 2009 4:58 pm

Mulla Osmani, më sulmuan vehabistët
12 Janar, 2009


Vetëm 10 minuta para se të fillonte falja e xhumasë, në xhamin e Zabelit kishte filluar një grindje rreth emërimit të imamit të kësaj xhamie. Në kohën kur duhej të fillonte falja, xhemati i xhamisë kishte sulmuar deri në alivanosje Osman Musliun, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame për Drenas. Mulla Osmani, si pasojë e goditjeve nga më shumë se 10 veta, ka marrë lëndime të rënda në fytyrë dhe në kokë, ka të thyer dorën dhe disa brinjë. Lëndime nga kjo ngjarje kanë marrë edhe kryetari i fshatit të Zabelit, si dhe një qytetar tjetër, i cili kishe hyrë për t'i ndarë. Për ta vënë gjendjen në kontroll ishin nevojitur më tepër se 30 policë. Janë arrestuar disa nga personat që e kryen sulmin. Mulla Osman Musliu rrëfen për "Kosova Sot" atë çfarë ngjau të premten në mesditë në xhaminë e Zabelit, si dhe faktet e tjera, të cilat ai beson se i kanë paraprirë kësaj ngjarjeje. Osmani flet publikisht për rrezikun e vehabizmit dhe për masat të cilat duhet të merren urgjentisht për ta shpëtuar Kosovën nga këto rryma, siç i quan ai ekstremiste.

Lajme nga Republika e Kosovës 181

Vehabistët, rreziku më i madh i Kosovës

Për rrëmujën e të premtes në xhaminë e Zabelit, ai fajëson vehabistët dhe ekstremistët, që, sipas tij, janë rreziku kryesor i Kosovës, madje më rrezik se vetë problemi i Mitrovicës. "E di që këtë organizim që ma kanë bërë disa nga kolegët e mi, duke filluar nga Kryesia e Bashkësisë Islame e deri te këta përreth që i kam. Në veçanti është imami i xhamisë së Krajovës, Bahri Hoxha, për të cilin ne kemi kërkuar të shkarkohet, pasi ai nuk e njeh Bashkësinë Islame të Kosovë nuk i paguan 'vitrat" e as nuk vjen asnjëherë në mbledhjet tona", u shpreh Mulla Osmani. "Ai është vetëm një organizator, i cili bën organizime jashtë Këshillit të Bashkësisë Islame të Drenasit, dhe për atë ne kemi propozuar që të largohet. Ai njeri e ka organizuar edhe xhaminë në Gllobarë, të cilën po mundohet ta marrë për vete, si dhe xhaminë Zabelit ,të cilën e kanë pasur".
Gjithçka kishte filluar pasi Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas kishte për të caktuar një imam për xhamin e Zabelit, pasi që imami i mëparshëm i kësaj xhamie ka ndërruar jetë disa javë më parë.
Sipas Mulla Osmanit, konflikti ka ardhur, pasi disa njerëz kanë dashur që ta marrin në dorë edhe xhaminë e Zabelit dhe të njëjtën ta bëjnë si xhaminë e Morinës, e cila, sipas Osmanit, nuk i jep llogari Bashkësisë Islame të Kosovës. "Për xhaminë e Zabelit, i kemi pasur disa shenja se po duan ta bëjnë si xhaminë e Morinës", rrëfen Mulla Osmani. Ai theksin se xhamia e Morinës është me famë dhe njihet në krejt Kosovën. "Për këtë xhami e di edhe KFOR-i dhe ndërkombëtarët, aty është një hoxhë që askush s'e di çka është, as çka bën. Ajo xhami nuk është në kuadër të Bashkësisë Islame, dhe unë mendoj se ajo xhami është burim i të gjitha të zezave në Drenicë", thekson Osmani. Ai beson se i tërë skenari i rrahjes dhe i poshtërimit të tij është skenar i përgatitur nga shkolla e kësaj xhamie. "Unë kam folur shumë për imamin e asaj xhamie. Ai imam nuk e di sa pasaporta i ka, nuk e di nga financohet, por ai shpërndan ndihma, shpërndanë mish. Burimi që unë jam rreh është aty nga mësimet e asaj xhamie".

Emërimi i imamit të xhamisë së Zabelit

Osmani rrëfen edhe për mënyrën se si e kanë emëruar imamin e xhamisë së Zabelit. Sipas tij, kundër këtij emërimi ka qenë vetëm kryeimami i Drenasit, për të cilin Osmani beson se e ka favorizuar Bahri Hoxhën. Imamin i xhamisë së Zabelit e kemi zgjedhur me gjashtë vota pro dhe një kundër. "Kur e kemi zgjedhur atëherë kryeimami i Drenasit nuk ka pranua me shku me e prezantu imamin në Zabel. Sipas rregullores, kryeimami duhet të shkojë me prezantu hoxhën, por ai këtë radhë nuk ka shku, se ai është i lidhur me Bahri Hoxhën, i cili është imam në Krajkovë, por ka dashur të shkojë në Zabel". Pasi kishte pasur kusht të shkojë dhe ta prezantojë hoxhën e ri në Zabel, Osmani vendos vetë që të shkojë dhe ta kryejë këtë traditë. "Në momentin që kemi hyrë në xhami (në xhamin e Zabelit), është çuar në këmbë një haxhi Emrushi edhe ka piskatur: Xhematë, kush jeni për Bahri Hoxhën. Edhe ata kanë thënë për Bahri Hoxhën, dhe m'u kanë drejtuar me fjalët "...Dil jashtë...pis...". Ju kam thanë uluni të bisedojmë, por ata më kanë thënë: "Dil jashtë, ti je Hasmi i Dilit dhe më kanë sulmuar dy pleq me fjalë", rrëfen Osmani. Sipas tij, 90% e njerëzve të pranishëm në xhami nuk kanë qenë banorë të fshatit Zabel. Osmani shton se ata njerëz që kishin ardhur nga mbarë Drenica atë ditë në xhami nuk kanë guxuar ta sulmojnë drejtpërsëdrejti. "Me tentu mem ra është mundu njëfarë Shefqet Krasniqi, dhe ka hyrë njëri nga xhemati në mes për me na nda, pastaj atij i kanë ra. Në ato momente ka hyrë edhe administratori i fshatit, duke kërkuar që të qetësohet gjendja, ata e kanë sulmu edhe kryetarin e katundit, edhe e kanë rreh e kanë shtre përtokë, e kanë rreh edhe ma shumë se mu", rrëfen Mula Osmani. Ai shton se sulmuesit, pasi kanë përfunduar me rrahjen e administratorit të fshatit iu kanë vërsulur edhe personit i cili kishte hyrë në mes për t'i ndarë e për t'ia lënë në fund radhën Mulla Osmanit.
"Mua nuk guxojke kërkush me m'u sul i pari, unë ju thashë nëse e kini mendjen me më ra kini kujdes kush um bjen i pari. Ata m'u kanë afru, dhe kinse po mundohen mem qit jashtë më kanë hallakat nëpër bel, për të shikuar se a jam i armatosur. Dhe kur e kanë pa që jam i paarmatosur, në ato momente më ka ardhur goditja në fytyrë", rrëfen Mulla Osmani. Ai shton se në ato momente i ka humbur vetëdija, por i është kthyer sërish nga të rënat e tjera, të cilat e kanë pasuar goditjen e parë. "Kam ra përtokë dhe më ka hupë vetëdija, por goditjet e tjera ma kanë kthy vetëdijen kur jom qu, e kom pa që jenë kanë rreth 15 veta duke më sjellë shqelma. Kam arrit të dal, dhe të hipi në makinë dhe kur kam dalë në rrugë për në Drenas i kam takuar policinë. Por, për fat të keq, atë ditë policia e Drenasit i kish pasur në dispozicion vetëm dy vetura, për shkak se e mbajnë edhe Graçanicën",vazhdon rrëfimin e tij Osmani. "Jam kthyer me policinë te xhamia në Zabel, së bashku me komandantin e policisë, por edhe atij i kanë bërë rezistencë. Pas disa minutave kanë ardhur edhe 30-40 policë me vetura civile dhe e kanë bllokuar xhaminë dhe i kanë arrestuar disa persona."

Bashkësia Islame duhet të marrë masa

Mirëpo, sipas Mulla Osmanit, këta skenarë janë të përgatitur nga njerëz të cilët ai i njeh dhe ditën kur ai është sulmuar nuk kanë qenë prezentë në xhaminë e Zabelit.
Nëse Bashkësia Islame, sipas Mulla Osmanit, nuk ndërmerr masa, atëherë ajo vërteton se përkrah personat që më kanë rrahur.
"Për të vërtetuar Naim Tërnava se është kundër tyre, duhet të marrë masa, ose t'i disiplinojë Shefqetin nga xhamia kryesore në Prishtinë, e dyta duhet të hiqet kryeimami i Prishtinës dhe Mazllumin në Prizren për arsye se burim i të gjitha të këqijave është ai, se ai është i pari që ia ka filluar. E treta, në Pejë duhet të hiqet Enes Gogaj, i cili i ka hi vorrit të Haxhi Zekës me çekiç edhe e dinë mirë Bashkësia Islame këtë punë", shprehet Mulla Osmani, i cili nuk ngurron ta shfaqë frikën për rrezikun që i kanoset vendit.
"Dyshimet e mëdha të miat janë se vehabizmi dhe ekstremizmi, për të cilat disa hoxhallarë ngurrojnë t'i quajnë kështu, se janë njerëz të sëmurë psikopatë, njerëz të cilët mendojnë ta shkatërrojnë Bashkësinë Islame të Kosovës. Asgjë nuk është Bashkësia Islame e Kosovës, por këta kanë qëllime më të mëdha të na shkaktojnë pasoja probleme kombëtare".
Duke folur për vehabizmin, ai tha se vehabizmi nuk mund t'i pranojë njerëzit rreth vetës. Ata, sipas tij, mendojnë se vetë e kanë mirë dhe askush rreth tyre nuk e ka mirë.
Ai shprehet se sulmi ndaj tij është gjest që tregon se vehabistët po tentojnë të marrin në drejtimin e tyre Drenicën.
"Mulla Osmani nuk është i sulmuar rastësisht, ekstremistët po mundohen ta marrin Drenicën. Kam një bindje të fortë, se nëse merret Drenica shkoi Kosova. Këtë e them për arsye se këtu nuk ka serbë, nuk ka romë dhe duhet me na shti një diçka e cila na përçan në mes veti. Kjo është një e keqe e madhe e cila i kanoset Drenicës, Kosovës dhe mbarë Shqiptarisë", shprehet Mulla Osmani lidhur me rastin e sulmit ndaj tij. "Nuk po më dhemb trupi aq shumë, por o ka më dhemb shpirt, se prej djeshit kanë qenë 500 veta të më shohin. Nuk kam besu kurrë që do të sulmohesha nga 'xhemati" im, sa varrimin e kam kry në luftë dhe pas saj, ndërsa më tepër se 400 familje i kam pajtuar", rrëfen Mulla Osmani. "Sot, kur ka ardhur Baca Rifat me Muratin m'u ka dok si ku me ditë çka...(pushon, i dridhet buza dhe i skuqen sytë kur fol për anëtarët e familjes Jashari), por kur ja kom pa lotët në sy atij, jam prek shumë, për arsye se 20 anëtarë i ka shti në dhe, dhe nuk ka kajt", rrëfen me lot mulla Osmani. Ai nuk ngurron të tregojë se si ishte ndër hoxhallarët e vetëm në Drenicë, i cili guxoi të shkojë dhe të marrë pjesë në varrimin e Adem Jasharit dhe familjes së Jasharëve
K.GASHI & V.PREBREZA
kosova sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 14, 2009 8:26 pm

Shpërthim në Mitrovicë



Nga Jeton Musliu

më 14.01.2009 në ora 10:25

Njësitë policore të stacionit të veriut në Mitrovicë dhe hetuesit e njësitit “Task Force” të Policisë së Kosovës dhe të teknikëve të kriminalistikës, kanë reaguar në një rast të shpërthimit të një mjeti eksplodues të raportuar që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:30, në oborrin e një shtëpie private në rrugën “Meshe Selimoviq”, lagja e boshnjakëve në veri të Mitrovicës. 

Njësitë e para reaguese policore pasi janë siguruar se nuk kishte të lënduar në njerëz, kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa teknikët e kriminalistikës kanë filluar menjëherë me procedimin e ekzaminimit të vendit të incidentit.

“Në bazë të raporteve të para policore të siguruara nga hetuesit e Policisë së Kosovës, mësohet se mjeti eksplodues, ende i papërcaktuar nën rrethana ende të pasqaruara kishte shpërthyer në oborrin e shtëpisë së ankuesit E. Peci, 55-vjeçar, me ç’rast dëme materiale janë shkaktuar në tri xhama të dritareve të shtëpisë. Në kohën e shpërthimit pronari i shtëpisë ishte në shtëpi por nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në komunikatën e policisë për rajonin e Mitrovicës.

Për këtë rast policia ka ftuar në vend të ngjarjes edhe ekspertët e KFOR-it, për identifikim të mjeteve eksploduese, të cilët kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, mirëpo ende nuk kanë konfirmuar llojin e mjetit i cili ka shkaktuar shpërthimin. “Besohet se mjeti eksplodues ishte një granatë dore”, sqaron policia.

Hetimet për këtë rast kanë filluar kurse prokurori publik i Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë, i cili është informuar lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra policore, ka urdhëruar zhvillimin e hetimeve për vepër penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” në bazë të Kodit Penal të Kosovës.

http://www.gazetaexpress.com/index.php/artikujt/lexo/792/C4/C16
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 15, 2009 11:32 pm

Konvertimet në Kosovë

By FATMIR TERZIU







The Economist

Lajme nga Republika e Kosovës Konvertimet-ne-kosoveNumri i myslimanëve kosovarë të konvertuar në krishterim është duke u shtuar. Gazeta prestigjioze, The Economist, përmes artikullit të saj lidhur me fetë në Kosovë, tregon se të konvertuarit e fundit janë 38 banorët e Klinës. Ata u pagëzuan natën e Krishtlindjeve të fundit. Një bredh krishtlindjesh duket në qendër të Prishtinës. Pak më tutje, po ndërtohet një katedrale katolike, shumë e madhe. Më larg qëndrojnë statujat e dy heronjve shqiptarë: Nëna Terezë e Kalkutës, një murgeshë katolike dhe Skënderbeu, princi mesjetar, i cili hoqi dorë nga islami për shkak të katolicizmit. Ende 95 për qind e shqiptarëve etnikë, prej popullatës 2-milionëshe që ka Kosova, janë myslimanë. Ndërkaq, Don Shan Zefi, një klerik katolik, tregon se janë vetëm 65 mijë katolikë në Kosovë.. Nëse Don Zefi ka të drejtë, në të ardhmen do të ketë shumë më shumë. Në natën e Krishtlindjeve, 38 banorë të Klinës janë pagëzuar. Konvertimet në krishterim janë bërë të shpeshta (edhe pse kisha katolike nuk jep shifra të sakta lidhur me këtë). Don Zefi thotë se ai e di për një numër të madh, "më shumë se dhjetë fshatra", të cilat dëshirojnë të konvertohen.
Paraardhësit e tyre mund të jenë konvertuar në islam, pasi që ishin nën diktatit otoman, por, prapa dyerve të mbyllura ata i kanë mbajtur traditat katolike. Jahja Drançolli, një historian, shton se "religjioni gjithmonë ka qenë sekondar" për shqiptarët. Ai thotë se të konvertuarit dëshirojnë t'i kthehen fesë që besojnë se e kanë pasur dhe të tregojnë se ata janë "pjesë e trendit euroamerikan". Nuk është aktive në Kosovë vetëm kisha katolike. Sipas Artur Krasniqit, prift protestant, që prej vitit 1985, më shumë se 15 mijë kosovarë janë kthyer në fenë protestante, ku 2 mijë prej tyre rregullisht shkojnë në kishë. Ai thotë se Kosova, përkundër faktit që shquhet për numër më të madh të myslimanëve, ajo nuk ka "identitet fetar". Por ai shpreh shqetësim për rritjen e ndikimit të myslimanëve radikalë. Si ankohet se protestantët nuk mund ta kenë parcelën e tyre të veçantë në varreza, pasi që autoritetet nuk dëshirojnë të provokojnë grindje me myslimanët lokalë. Rreth ortodoksizmit? Afër zyrës së priftit Artur, qëndron Katedralja ortodokse serbe, e papërfunduar dhe e lënë pas dore. Serbët e Kosovës, të cilët janë ortodoksë, përbëjnë grupin më të madh të të krishterëve në Kosovë. Ata nuk jetojnë më në kryeqytet, por në veri të vendit, ose në enklavat dhe fshatrat e shpërndara. Që prej luftës së vitit 1999, shumë prej kishave të tyre janë shkatërruar. Edhe më keq, kisha ortodokse serbe është copëtuar nga ndasitë politike që ka bërë murgjit të grinden dhe të luftojnë në mes vete.
Në Beograd, patriarku ortodoks serb, 94-vjeçari Pavle ka qenë i sëmurë rëndë dhe lufta vicioze është zhvilluar pandërprerë. Për momentin, format e tjera të krishterimit duken më shumë paqësore.





Posted by M.I.P.

derguar nga Baki Ymeri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 25, 2009 2:29 am

Lajme nga Republika e Kosovës Fisnik_dobreci_mitrovica-veri-mahalla-boshnjakve13-490x320-490x320


Dy shpërthime në veri të Mitrovicës


Nga Express më 24.01.2009 në ora 22:45

Dy shpërthime kanë prishur qetësinë e përkohshme në veri të Mitrovicës. Ato janë regjistruar në mes të orës 20:00 dhe 21:00min, pranë njërës nga ndërtesat e tre rrokaqiejve në veri të Mitrovicës.

Policia e Kosovës njofton se nuk ka pas lëndime të njerëz. “Ekipet policore në vend të ngjarjes kanë kontaktuar banorët e shqetësuar të ndërtesave të cilët kanë deklaruar se shpërthimi i parë është dëgjuar rreth orës 20:00 ndërsa shpërthimi i dytë rreth orës 21:00min”, thuhet në një komunikatë për media të Policisë së Kosovës.

Në bazë të raporteve të para policore të siguruara nga hetuesit policor mësohet se mjetet eksploduese të llojit ende të paidentifikuar, të cilat nën rrethana ende të pasqaruara kanë shpërthyer pranë ndërtesës kanë shkaktuar dëme materiale në dy xhama të dritareve të një banese në katin e katërt të ndërtesës, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar në njerëz.

“Policia ka identifikuar vendin ku janë hedhur mjetet shpërthyese. Të dy shpërthimet kanë ndodhur prapa ndërtesës së mesme të tre rrokaqiejve në distancë prej afro 4 -5 metra larg ndërtesës. Në lidhshmëri me rastin, policia ka ftuar në vend të ngjarjes edhe njësitë e specializuara të KFOR-it, për identifikim të mjete eksploduese të cilët pritet të bëjnë identifikimin e llojit të mjetit shpërthyes dhe mënyrën e aktivizimit të tyre”, thuhet në këtë komunikatë.

Policia është duke zhvilluar hetimet intensive për të zbuluar shkaqet, motivet dhe të dyshuarit e mundshëm të këtij akti kriminal ndërsa në vend të ngjarjes janë dërguar njësitë policore në përbërje multietnike për t’iu përgjigjur shqetësimeve të banorëve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 27, 2009 12:18 am


Japin dorëheqje tre eprorë të lartë të FSK-së


e hënë , 26 janar 2009 - 17:20
Lajme nga Republika e Kosovës FSK_eproretEnde pa u bërë një javë nga aktivizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme tre eprorë të lartë të FSK-së. Gjeneral brigade Fadil Kodra, dhe dy kolonelët Zenun Kodra dhe Raif Preteni kanë thënë se procesi jo transparent në përzgjedhjen e pjesëtarëve të TMK-së në FSK, ndërhyrja direkte e individëve të caktuar brenda bordit për rekrutim, lënia anash e shumë pjesëtarëve të TMK-së, i ka shtyrë ata të japin dorëheqjen. Ata u kanë shkruar një letër të cilën ua kanë dërguar presidentit të vendit Fatmir Sejdiu, kryeministrit Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqit, ministrit të FSK-së Fehmi Mujota, komandantit të FSK-së Sylejman Selimit si dhe bordit për rekrutim, selektim dhe përzgjedhje në FSK.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 27, 2009 12:20 am

Kosova vendi i katër në botë për korrupsion, thotë Preteni


Lajme nga Republika e Kosovës Flamuri_i_kosoves
Bazuar në statistikat e fundit të organizatave të shumta ndërkombëtare, Kosova renditet vendi i katërt në botë për shkallën e korrupsionit, ka thënë Hasan Preteni, shef i Agjencisë Kundër Korrupsionit. Qeveria, gjyqësia dhe administrata e pushtetit lokal mbetën ndër institucionet më të përfshira nga korrupsioni, është thënë në konferencën për media të mbajtur në qendrën mediale në Çagllavicë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 27, 2009 12:56 am

Polici vret 22 vjeçarin


Nga Dafina Myrtaj më 26.01.2009 në ora 16:39

Jeton Rexha 22 vjeç nga fshati Korishë e Prizrenit është vrarë sot me armë zjarri të kalibrit të vogël. Dyshohet se vrasjen e ka kryer Xhafer Fondaj, pjesëtar i policisë, i cili ka përdorur armen zyrtare për të qëruar hesapet private me viktimën. Prapa grilave bashkë me të dyshuarin është dërguar edhe djali i tij, L.F, 17 vjeçar.

“Sot rreth orës 12:15, policia në Suharekë është njoftuar se në një parking pranë banesave të podrumi i verës në Suharekë, në një veturë të llojit Opel Vectra me targa KS ndodhet një person pa shenja jete. Njësite të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë parë një viktimë në veturë”, thotë zëdhënësi i policisë, Veton Elshani.

Sipas tij, pjesëtarët e policisë që ishin në vend të ngjarjes, kanë vërejtur se xhami i derës së shoferit ishte i thyer.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetues nga Hetimet Rajonale dhe krim teknika të cilët kanë kryer procedurat e këqyrjes së vendit të ngjarjes nën mbikëqyrjen e Prokurorit. Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku ligjor me ndihmësit e tij të cilët e morën trupin e pajetë për të kryer autopsinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 28, 2009 3:49 am


Lajme nga Republika e Kosovës Krasniqi-sultanoglu-vushtrriapress

Prishtinë, 27 janar 2009(VushtrriaPRESS)-Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot zv.dejtoreshën e Byrosë Rajonale për Evropë dhe ish - shtetet sovjetike, Cihan Sultanoglu. Thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe UNDP-së, si dhe agjensioneve të tjera që veprojnë në kuadër të OKB-së, duke u mbështetur edhe në Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit, ishte temë themelore e takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi me znj. Cihan Sultanoglu, zëvendës asistente e Administratorit dhe zëvendës drejtoreshë e Byrosë Rajonale për Evropë dhe ish - shtetet sovjetike, me bazë në Nju- Jork._____________________________

Në Ferizaj nesër reduktime të planifikuara të energjisë elektrike prej orës 12:00 deri në 15:00
Lajme nga Republika e Kosovës Rryma-vushtrriapress
Ferizaj, 27 janar 2009(VushtrriaPRESS) – KOSTT ka njoftuar se nesër me 28 janar 2009, prej orës 12:00 deri në 15:00, ekipet e KOSTT sh.a do të realizojnë një intervenim preventiv në njërin transformator të Nënstacionit 110/35 kV Ferizaji, për të eliminuar një defekt i cili është vërejtë. Gjatë kohës së intervenimit do të ketë kufizime prej 30 MWh/h në furnizimin me energji elektrike në Nënstacionin NS Ferizaji.

Në Prishtinë është bërë sot hapja e Projektit të Binjakëzimit në vlerë 2 milionë euro

Lajme nga Republika e Kosovës Ministria-e-bujqesise-konference
Prishtinë, 27 janar 2009(VushtrriaPRESS)-Sot në Prishtinë është bërë hapja e Projektit të Binjakëzimit në vlerë 2 milionë euro mbi bazën e Kontratës së nënshkruar në mes të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë dhe Ministrisë Federale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Gjermanisë me MBPZHR, përkatësisht Agjenicionin Veterinar dhe i Ushqimit të Kosovës. Ky projekt nga të pranishmit është cilësuar si shumë i rëndësishëm për ekonominë dhe bujqësinë kosovare. Projekti ka për qëllim rritjen e potencialit komercial dhe eksportit të produkteve bujqësore dhe forcimin e zinxhirit ushqimor në Kosovë përmes përmirësimit të kontrollit të shëndetit të kafshëve, sigurisë dhe kualitetit të ushqimit në linjë me standardet dhe kërkesat teknike të BE-së. Të pranishëm në këtë solemnitet kanë qenë Katrin Lehmann, nga departamenti i ekonomisë në Ambasadën Gjermane, Hans Dieter Ëiesner nga Ministria Federale e Ushqimit, Bujqësisë dhe mbrojtjes së Konsumatorit, Eberhard Haunorst, president i Zyrës Federale për Sigurinë e Ushqimit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit (LAVES) në Gjermani, Kazimieras Lukauskas, drejtor i shërbimit shtetëror të Veterinës dhe Ushqimit (SHSHVU) Lituania.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Gur Kepi Mon Feb 02, 2009 12:20 am

Haga "zbulon" masakrën e Suharekës
» Dërguar më: 01/02/2009 - 13:36


HAGE -Një dëshmitar i mbrojtur në gjyqin e ish-zyrtarit të lartë të policisë serbe ka përshkruar vrasjen e 40 anëtarëve të familjes shqiptare në fshatin Suharekë. I identifikuar me emrin K-83, dëshmitari tha para gjyqtarëve se kishte qenë pjesë e operacionit të anti-terrorit në fshatin Suharekë, më 26 mars të 1999, dhe se kishte parë me sytë e tij sesi kolegët, Sldjan Cukaric dhe Radovan Tanovic kishin vrarë 47 anëtarët e familjes Berisha, mes të cilëve edhe fëmijë. "Pashë Çukariç dhe Tanoviç që vendosën 4 burra pas murit dhe i kontrolluan pasaportën... Më pas më thanë mua të ndiqja gruan dhe fëmijët dhe i pashë teksa qëllonin mbi burrat që ishin vendosur me fytyrë nga muri". Ai vazhdoi më pas rrëfimin sesi kishte parë gra dhe fëmijë që shtriheshin në rrugë të plagosur. Dëshmitari tha se Çukariç e kishte këshilluar të shkonte në një lokal dhe të merrte një pije për t'u qetësuar". Kur dola nga lokali dëgjova të shtëna dhe pashë Cukaric me një armë 'shotgun' dhe më tutje dy të plagosur të cilët ishin qëlluar në kokë". I identifikuar me emrin K-83, Çukariç, Tanoviç, Miki Petkoviç, dhe një tjetër rezervist tregoi se së bashku kishin ecur pranë një picerie ku ishin fshehur gra dhe fëmijë shqiptarë. "Tanovic dhe Çukariç morën një granatë dhe e hodhën brenda në picerie dhe më pas filluan të qëllonin me automatik deri sa nuk u dëgjuan më të bërtitura". Dëshmitari tha se 20 minuta më vonë, një skuadër nga siguria civile kishte mbërritur dhe kishte marrë trupat e vdekur. "Kur skuadra pa masakrën, - tha dëshmitari, - filluan të largoheshin me shpejtësi. Çukariç urdhëroi komandantin e skuadrës, i vetmi që nuk ishte larguar të merrte trupat ose do të vdiste vetë. Më pas Curakic vrau një burrë i cili nuk donte të ngarkonte trupat". Çukariç, Tanoviç, Petkoviç dhe Radislav Mitroviç, anëtar të një grupi të njohur si 'Cegar 1', u arrestuan nga autoritetet serbe dhe u dënuan për krime nga Gjykata e Beogradit. Gjykata e Hagës tha se trupat ishin varrosur në Prizren, por më pas ishin zhvarrosur për t'u varrosur në Batajnica, afër Beogradit, që të mbulohej masakra. Gjyqi për ish-zyrtarin e lartë serb, Vllastimir Gjorgjevic, i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe për krime lufte në Kosovë në vitin 1999, nisi pak ditë më parë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Sipas akuzës, "Gjorgjeviç mori pjesë në një 'fushatë spastrimi etnik' kundër popullsisë civile të shqiptarëve të Kosovës në periudhën 1 janar-20 qershor 1999". Gjatë konfliktit, mijëra civilë janë vrarë dhe 800.000 të tjerë, ose më tepër se një e treta e shqiptarëve të Kosovës janë dëbuar nga forcat e armatosura jugos-llave dhe serbe. Një ndër krimet më makabre është dhe masakra e Suharekës, ku mbetën të vrarë 50 vetë, 47 prej tyre ishin anëtarë të familjes Berisha, në mesin e tyre gra, fëmijë dhe pleq.
Gur Kepi
Gur Kepi

Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 21, 2009 2:28 am

Ministrit të Serbisë Bogdanoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë

Kosova dëshmon sovranitetin ndaj Serbisë
Lajme nga Republika e Kosovës Sh_b
Nuk do të munden më të enden nëpër Kosovë, si të ishte shteti i tyre, qeveritarë dhe zyrtarë të tjerë të Beogradit. Përfundimisht institucionet e Kosovës ua kanë përplasur në fytyrë portën, zyrtarëve të Beogradit. Nuk mund të hyhet më në Kosovës si në tokën e babës.
Ministri serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka hasur në kundërshtimin e autoriteteve të Kosovës në përpjekjen e tij për ta vizituar Kosovën, pa marrë lejen e institucioneve të Kosovës, por vetëm lejen e UNMIK-ut.
Bogdanoviq ka hequr dorë nga vizita e tij, e planifikuar për të premten ngase qeveria e Kosovës ka refuzuar që t’i ofrojë siguri për këtë vizitë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka thënë për Kosovapress se Bogdanoviqit nuk i është dhënë leje dhe është kërkuar që ai lejen për ta vizituar Kosovën t’ua adresojë institucioneve të Kosovës.
“Ne nuk e kemi dhënë pëlqimin për një vizitë të tillë dhe kemi kërkuar që Bogdanoviq ta dorëzojë kërkesën zyrtare, përfshi këtu edhe agjendën, përndryshe do të kthehet prapa, ose do të arrestohet nëse tenton të hyjë me persona të armatosur”, ka thënë Kuçi.
Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se nga Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë urdhër që nëse Bogdanoviq tenton të hyjë në Kosovë me persona të armatosur të arrestohet menjëherë.
Ndërkohë, zyrtarët e UNMIK-ut kanë theksuar se nuk janë në dijeni për kërkesën e Bogdanoviqit për vizitë në Kosovë.
Më herët Bogdanoviq ka zhvilluar vizita në Kosovë pa marrë leje nga autoritetet e Kosovës, por vetëm përmes kërkesës drejtuar UNMIK-ut.
Ndërkohë, tani nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, ministrit serb Bogdanoviq i bëhet e qartë që leja për ta vizituar zyrtarisht Kosovën, duhet të kalojë vetëm përmes institucioneve të Kosovës./ BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi