Akuzat e Beogradit të pavërteta
Faqja 1 e 1
Akuzat e Beogradit të pavërteta
Akuzat e Beogradit të pavërteta
Zonja Kelmendi tha se akuzat e Beogradit kanë prapavijë politike.
Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Nekibe Kelmendi.
Kelmendi: Nëse udhëheqësit e Kosovës, e kam fjalën për presidentin dhe kryeministrin marrin vendim politik, Ministria e Drejtësisë është e gatshme ta bëjë këtë.
Ministrja e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Nekibe Kelmendi ka thënë se nisja e hetimeve nga Këshilli i Evropës lidhur me pretendimet serbe për trafikim organesh të civilëve serbë nga kryengritësit shqiptarë gjatë luftës, ka prapavijë politike.
Ministrja Kelmendi tha se hetimet e Tribunalit të Hagës kanë dëshmuar se akuzat e ngritura nga Beogradi janë të pavërteta.
Në një intervistë ajo përjashtoi mundësinë që pjesëtarët e ish UÇK-së të jenë marrë me trafikim organesh të serbëve.
Reagimi i ministres së drejtësisë vjen në kohën kur i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Marty po viziton rajonin në kuadër të hetimeve për akuzat e ngritura nga Beogradi dhe të publikuara në librin e ish kryeprokurores së Hagës, Carla del Ponte.Ministrja Kelmendi tha se nisja e hetimeve nga Këshilli i Evropës për krime lufte në Kosovë përbën precedent në praktikat e kësaj organizate.
Pyetje: Zonja ministre, si e vlerësoni fillimin e hapjes së hetimeve nga Këshilli i Evropës lidhur me krimet që supozohet të jenë kryer nga pjesëtarët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj civilëve serbë?
Kelmendi: Kjo çështje është hetuar disa herë nga Tribunali për Krime Lufte në ish Jugosllavi i themeluar në Hagë dhe nuk ka rezultuar që luftëtarët e UÇK-së të kenë marrë ndonjë veprim në drejtim të hetimit që tani është duke u bërë nga Këshilli i Evropës. Nga ana tjetër, Këshilli i Evropës është i përbërë nga 46 shtete, që të gjitha ato janë anëtare të OKB-së. Tribunali i Hagës është themeluar me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, andaj është shumë e çuditshme se si as Tribunalit të Hagës nuk i besohet për përfundimin e hetimeve dhe për mosgjetjen e asnjë prove, qoftë edhe të një prove të vetme, përkitazi me krimet për të cilat po dyshohet tash dhe po tentohen të mblidhen fakte.
Thjesht këtu shihet qartazi se është ndikimi i Serbisë sepse edhe Serbia është anëtare e Këshillit të Evropës dhe e shfrytëzon pozitën e vet e të qenurit anëtar aty, ka gjetur një grup për të lobuar që të lëviz kjo çështje dhe ajo ka filluar. Përndryshe unë nuk e di që Këshilli i Evropës merret me hetime, por pasi Këshilli i Evropës po u merrka edhe me hetimin e krimeve të luftës, atëherë unë botërisht dhe haptas i drejtohem me kërkesë Këshillit të Evropës që t’i gjurmojë të gjitha rastet e krimeve të luftës, të cilat nuk janë në asnjë nga aktakuzat të ngritura për krimet e bëra nga ish zyrtarët e Serbisë, prej të cilëve vetëm pesë apo gjashtë janë gjykuar në Tribunalin e Hagës kurse viktima ka pasur shumë në Kosovë.
Do të ishte shumë i paanshëm Këshilli i Evropës pasi veç ka vendosur të merret edhe me hetime të kësaj natyre, atëherë ta hetojë çështjen në mënyrë të paanshme dhe në mënyrë të plotë për të dyja palët.
Pyetje: Zonja ministre, emisari i Këshillit të Evropës, Dick Marty ka qëndruar në Beograd dhe më pas në Tiranë. Po nga ana e juaj a u ka kërkuar Këshilli i Evropës bashkëpunim për zhvillimin e këtyre hetimeve?
Kelmendi: As që kemi qenë zyrtarisht të informuar si Ministri e Drejtësisë, as si prokurori e Kosovës, as si gjykatë dhe as si qeveri. E tëra ajo që kemi mësuar, është ajo që kemi lexuar në media dhe unë kam dhënë një shkrim autorial, një opinion timin lidhur me këtë hetim që po bëhet. Faktmbledhjet që pretendohet të bëhen, le të bëhen por nuk do të del asgjë sepse ne kemi prova se Serbia me të gjitha format po mundohet të krijojë rast prej hiçit. Ne kemi tre persona të burgosur (nën dyshimin se u kishin ofruar sasi të mëdha parash njerëzve për të dhënë dëshmi jo të vërteta se kishin qenë viktima të trafikimit me organe të serbëve gjatë luftës në Kosovë).
Pyetje: Dhe si do ta vërtetoni këtë që thoni?
Kelmendi: Kjo do të vërtetohet në bazë të gjykimit të këtyre personave, pa dashur që të paragjykoj se këta janë fajtorë, por megjithatë vet fakti që ata mbahen në paraburgim bën që të përfundosh se ekziston një dyshim i bazuar se ata janë të involvuar në montimin e provave dhe për montimin e provave, Serbia është gjithmonë lojtare e mirë.
Pyetje: Pra zonja ministre, ju e hidhni poshtë mundësinë që të jenë kryer krime lufte nga pjesëtarët e UÇK-së ndaj civilëve serbë siç pretendohet në librin e Carla del Pontes?
Kelmendi: Me marrjen e organeve gjithsesi e hedh poshtë. Nëse kanë bërë ndonjë krim të ndonjë natyre tjetër, le të hetohen, por le të hetohen edhe veprat tjera, por lidhur me marrjen e organeve dhe trafikimin e tyre, as logjika e thjesht dhe e shëndoshë nuk mund të besojë që diçka e tillë mund të ketë ndodhur, sepse për t’i bartur ato organe duhet të ketë shumë mjekë të specializuar, të kenë instrumente shumë të specializuara dhe është dashur të kalohen disa kufinj, jo vetëm kufiri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, por edhe kufinj tjetër për t’i trafikuar ato organe, sepse këtu pretendohet se ato janë trafikuar në vendet e treta. (BBC)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» TË PAVËRTETA TË ...PËRSOSURA
» Donika Gërvalla: Akuza të pavërteta të Adem Demaçit
» Kejsi Tola, Jam vajzë e rregullt, paparacët më bezdisin se thonë të pavërteta
» Me akuzat e PDK-së do të merret drejtësia në Kosovë dhe në Amerikë
» BalkanInsight: UÇK-ja ka pasur kampe torturash

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi