Me akuzat e PDK-së do të merret drejtësia në Kosovë dhe në Amerikë
Faqja 1 e 1

Intervistë me Florin Krasniqin, ish luftëtar i UÇK-së
Florin Krasniqi
Florin Krasniqi është i njohur si një ndër shqiptaro-amerikanët që ka furnizuar UÇK-në me armë nga Amerika. Madje gjatë luftës ai ka veshur uniformën e UÇK-së dhe ka luftuar në Kosovë, bashkë me pjesëtarët e tjerë të UÇK-së.
Por, Florin Krasniqi kohëve të fundit është bërë i njohur, jo vetëm me anëtarësimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosja, por edhe me kritikat e tij të ashpra drejtuar lidershipit të PDK-së. Në intervistën për “Bota sot” flet, Krasniqi për anëtarësinë e tij në Vetëvendosje dhe vendimin e tij për të marrë pjesë në zgjedhjet e 12 shkurtit. Në këtë intervistë Florin Krasniqi, flet edhe për zhgënjimin e tij ndaj ish bashkëluftëtarëve dhe komandantëve të tij të luftës.
“Bota sot”: Z. Krasniqi ju jeni i njohur si një ndër shqiptaro-amerikanët që keni furnizuar UÇK-në me armë nga Amerika. Madje keni veshur uniformën dhe keni luftuar në Kosovë? Megjithatë ditëve të fundit keni shprehur një zhgënjim ndaj ish bashkëluftëtarëve apo komandantëve tuaj të UÇK-së. Pse ky zhgënjim?
Krasniqi: Zhgënjimi im ndaj bashkëluftëtarëve të mi vjen prej faktit se pas përfundimit të luftës dhe pas inkuadrimit në institucionet e vendit, ata e sollën vendin në këtë gjendje, e rritën varfërinë në Kosovës, e rritën krimin e organizuar. Pra gjithçka e keqe që ka mundur të ndodhë në Kosovë, ndodhi nën sundimin e tyre. Lufta u bë si u bë, mirë e keq këtë do ta tregojë historia, por mënyra se si ata e menaxhuan vendin viteve të fundit është shumë, shumë e gabueshme.
Nuk mund t’i quaj ndryshe strukturat e SHIK-ut!
“Bota sot”: Ju i keni quajtur edhe banditë disa prej zyrtarëve që janë në pushtet. Mos është kjo një shprehje e rëndë për ata?
Krasniqi: Unë e kam thënë edhe njëherë publikisht dhe e them përsëri: mendoj që këta njerëz, sidomos Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK) nuk i ka dhënë askujt llogari kurrë. Kanë bërë gjithçka që kanë dashur dhe kurrë nuk kanë dhënë llogari. Atëherë si ti quajmë ata ndryshe, çka janë tjetër ata, hajt ta gjejmë një emër tjetër se si t’i quajmë ato struktura dhe ata njerëz të SHIK-ut!
“Bota sot”: Jeni rreshtuar në Lëvizjen Vetëvendosje. A është kjo arsyeja pse keni ashpërsuar fjalorin tuaj kundër klasës politike në Kosovë apo zhgënjimi juaj daton menjëherë pas përfundimit të luftës?
Krasniqi: Jo, zhgënjimi nuk daton menjëherë pas luftës. Unë kam pritur që gradualisht këta të ristrukturohen në politikë, sepse të dalësh prej luftës në politikë nuk është një gjë e lehtë. Por arsyeja pse unë jam në Vetëvendosje, është programi kombëtar që krejtësisht pajtohem në programin politik të Vetëvendosjes. Besoj se Vetëvendosja ka energji të reja që Kosovës i duhen aq shumë, ka ide të reja dhe ka vlera për të cilat unë besoj se janë vlera konstruktive edhe do ta shtyjnë proceset politike përpara. Me shtyrjen e këtyre proceseve politike, Kosova do të ndryshojë edhe mirëqenien, do të rregullojë shtetin e ligjit, do të vejë bazat e mirëfillta të një shteti të mirëfilltë.
Më shumë se pushtetin, e duam shtetin!
“Bota sot”: Synoni të jeni një deputet i Kuvendit të Kosovës. Por keni një problem me dokumentacionin. A shpresoni që të tejkaloni këtë çështje procedurale të nënshtetësisë së Kosovës?
Krasniqi: Unë gjithmonë punoj që statusin tim ta rregulloj përpara se t’i marr vendimet. Unë jam i lindur në Vranoc të Pejës, jam rrit në Kosovë, kam shkuar në Amerikë në moshën 22 vjeçare edhe kjo është shtetësia e dyfishtë.
“Bota sot”: Nëse Vetëvendosja i fiton këto zgjedhje dhe ju merrni pushtetin, cilin post synoni apo në cilin resor ministror do të jeni më i suksesshëm?
Krasniqi: Pyetjen “nëse” nuk kam qejf të më bëni më. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet. Kur Vetëvendosja do t’i fitojë zgjedhjet, njëra prej frazave që Vetëvendosja e ka përdorë qysh prej thënies publike se do të marrim pjesë në zgjedhje, është se Vetëvendosja do të ndërton shtet, jo pushtet. Unë mendoj se postet politike janë pushtet. Unë nuk jam i interesuar për pushtet, mendoj unë dhe tërë Vetëvendosja është e interesuar për shtet. Parimi i Vetëvendosjes është shteti, e pushteti ndahet sipas aftësive, sipas përvojës etj. Por, një gjë dihet, Vetëvendosja nuk do t’i “trajnojë” njerëzit në punë. Fatkeqësia ekonomike në Kosovë është për faktin se rreth 70 për qind të ministrave, zëvendësministrave, kryeministrave dhe të tjerë në posteve të larta politike nuk kanë pasur asnjë përvojë pune në jetën e tyre. Puna e parë e tyre ka qenë ose ministër, zëvendësministër, ose drejtor i një drejtorie në ministrinë e caktuar. Kjo ka qenë njëra prej tragjedive dhe problemeve që Kosova ka ngecur ekonomikisht.
“Bota sot”: Megjithatë, në cilin resor e shihni vetën më të suksesshëm?
Krasniqi: Unë mendoj që përvoja ime është në biznes. Mendoj se ka një aferë kritike ndaj Vetëvendosjes për mungesën e njerëzve që mund të avancojnë biznesin në Kosovës. Në qoftë se ka njeri të suksesshëm të biznesit në Kosovë, ai jam unë. Jam ai që e kam pru kredinë e parë amerikane private në Kosovës në vlerë 5. 5 milionë dollarë. Jam i vetmi prodhues, gjenerues privat i energjisë në Kosovë që gjithçka që kam bërë në Kosovë e kam bërë në mënyrë të suksesshme. Mendoj se përvoja ime në këtë drejtim është shumë e mirëseardhur në një qeveri të ardhshme. Them përsëri nuk pretendoj ndonjë post politik, por pretendoj që përvoja ime të jetë shumë e mirëseardhur për qeverinë e ardhshme të Vetëvendosjes në relacionin e biznesit privat me shtetin.
Niveli i akuzave të PDK-së është shumë i ulët
“Bota sot”: Zotëri Krasniqi, ditëve të fundit Partia Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media ka hedhur akuza të rënda kundër jush. Si ju përgjigjeni ju këtyre akuzave?
Krasniqi: Mendoj që niveli i akuzave ka qenë tepër i ulët. Shumica e pjesëtarëve të PDK-së janë distancuar prej këtyre deklaratave të ulëta që janë bërë prej një grupi të caktuar të PDK-së. Unë këto akuza do t’ia lë drejtësisë edhe në Kosovë, edhe në Amerikë. Mendoj se ata kanë bërë shpifje të rënda, kanë fabrikuar gjëra që nuk ekzistojnë, për shembull hidrocentrali në Radoniq, nuk ka hidrocentral fare, jo që s’e kam unë, por s’e ka askush. Gjithashtu merren me gjëra të familjare sime. Në qoftë se unë e kam një grua që nuk është shqiptare dhe kjo më bën pseudopatriot, atëherë në qoftë se ajo është pseudopatriotizmi, sipas tyre, atëherë është shumë e ulët. Kështu që nuk dua të merrem me atë nivel.
“Bota sot”: A do të ushtroni padi kundër këtyre “shpifjeve”?
Krasniqi: Sigurisht se po.
“Bota sot”: Çka pritni nga drejtësia?
Krasniqi: Unë pres që sipas ligjit, kompensim material, kompensim moral. Me rëndësi është që gjyqi këtu dhe në Amerikë të vendosë fajësinë e tyre. /Intervistoi: Teuta Rexhepi

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Drejtësia në Kosovë ka degraduar dhe po keqpërdoret
» Vallja e pavarësisë së dy vrasjeve politike në Kosovë – Ku mbeti drejtësia
» • DADE E RAMËS, S'DËSHIRON MË TË MERRET ME KOSOVËN. AJO THA SE ME POLITIKËN E JASHTME KOSOVA TANI TË MERRET VET!
» Humore montazhi dhe foto tjera humoristike
» Drejtësia e përgjysmuar!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi