Rexha: Projekti im, Prizreni kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve
Faqja 1 e 1

Intervistë me kandidatin e 6 subjekteve politike për Prizrenin
Ruzhdi Rexha, kandidat i frontit opozitar për kryetar të Prizrenit.
Për dinjitetin
Do t’ia kthej dinjitetin si qytet, duke respektuar vlerat tradicionale, do t'i ktheja dinjitetin qytetarit të komunës, e ky dinjitet nuk mund të kthehet pa mirëqenie dhe pa zhvillim ekonomik.
Koalicioni në zgjerim
Shpresoj që këtij koalicioni së shpejti t’i bashkëngjiten edhe subjektet e tjera opozitare në Prizren, ngaqë, kjo është forma më e avancuar ofertës politike që ndonjëherë i është ofruar elektoratit
Për lirinë dhe atdheun asgjë dhe kurrë nuk është e mjaftueshme, pavarësisht se çfarë ke bërë, mendoj se ia kemi borxh të gjitha.
Bota Sot: Z. R. Rexha, jeni personalitet publik, megjithatë opinioni prizrenas e më gjerë, do të dëshironte disa të dhëna rreth veprimtarisë suaj publike?
Rexha: Veprimtaria ime publike në Prizren, lidhet më tepër me periudhën e pasluftës në Kosovë. Kam dhënë kontributin tim maksimal njerëzor e profesional në disa sektorë, derisa isha i angazhuar në funksionin e drejtorit të drejtorisë për punë dhe mirëqenie sociale, në ekzekutivin komunal të Prizrenit, përgjatë periudhës kohore janar 2001 deri më korrik 2001. Më duhet të them se gjatë ushtrimit të kësaj detyre, kam pasur mundësi që të kem qasje direkt apo thënë më mirë, kam jetuar me shqetësimin e kategorive më të rrezikuara të shoqërisë, duke ndarë me ta shqetësimet, brengat dhe problemet me të cilat përballohet kjo kategori e bashkëqytetarëve tanë, që për fat të keq edhe sot përbëjnë një përqindje shumë të lartë të popullatës. Gjithashtu kam punuar edhe si Drejtor i Departamentit për Politikat e Sigurisë në Ministrin e Punëve të Brendshme. Gjatë kësaj periudhe jam angazhuar në krijimin e platformave , strategjive dhe krijimin e bazës ligjore për rritjen e sigurisë së qytetarëve. Sa kam arritur ta realizoj këtë? Ndoshta më së miri tregon se gjatë kësaj periudhe kam arritur të hartoj dhe të propozoj projekte konkrete që kanë të bëjnë me kontrollin e armëve të lehta, për sigurinë rrugore, grumbullimin e armëve ilegale, po ashtu jam angazhuar në sajimin e draft Ligjit për siguri private, parandalimin e përdorimit të narkotikëve, siguria në shkolla etj. Ndërkohë, që nga 27 korriku i vitit të shkuar, u anëtarësova në LDD- së, në Prizren, duke qenë i sigurt se përmes angazhimit tim në rrjedhat politike do të kem më shumë mundësi që të ndikoj në përmirësimin e gjendjes në komunën e Prizrenit e më gjerë.
Bota Sot: Cili është kontributi juaj rreth çlirimit të vendit?
Rexha: Nuk kisha dashur të thosha shumë për pyetjen e parashtruar, ajo që ka bërë familja ime për Kosovën dhe për Prizrenin ngaqë tanimë dihet nga të gjithë. Për lirinë dhe atdheun asgjë dhe kurrë nuk është e mjaftueshme, pavarësisht se çfarë ke bërë, mendoj se ia kemi borxh të gjitha. Ata që kanë bërë mjaft janë dëshmorët, e njëri nga këta është vëllai im Eqremi – Komandant “Drini”.
Bota Sot: Ndërkaq nga ana e LDD-së u emëruat kandidat për kryetar të KK-së në Prizren. Cili ishte motivi juaj për të aderuar në këtë subjekt politik"?
Rexha: Nominimi im nuk ishte edhe aq befasues, por propozimi erdhi si rezultat i angazhimeve të mia ne kuadër të LDD-së dega në Prizren. Po ashtu ju njoftoj që unë jam kandidat i përbashkët i Koalicionit për Prizrenin, mendoj që kjo formë e kandidimit është një risi e mirë në proceset elektorale të vendit, ndoshta prandaj edhe nuk po kuptohet qartë ndonjëherë. Për disa javë subjektet opozitare në Prizren kanë mbajtur takime të rregullta për gjetjen e mundësive për bashkëpunim, si rezultat i punës shumë konstruktive është arritur kompromisi që unë të jem kandidat i koalicionit që aktualisht përbëhet nga LDD, AKR, Balli Kombëtar, Balli Kombëtar Demokrat, BSDAK dhe Shoqëria civile "Natyra Fresh".
Shpresoj që këtij koalicioni së shpejti t’i bashkëngjiten edhe subjektet e tjera opozitare në Prizren, ngaqë, kjo është forma më e avancuar ofertës politike që ndonjëherë i është ofruar elektoratit. Vetë fakti që disa subjekte me orientime politike të djathta konkurrojnë me kandidat të përbashkët, kur partitë e tjera kanë dualizmi brenda subjekteve të tyre, më së miri jep mesazhin për forcën dhe vullnetin unifikues e prosperues që ngërthen në vete kandidimi im nga ky koalicion i gjerë.
Bota Sot: Nëse arrini ta fitoni postin e kryetarit, çfarë do të bëni për Prizrenin?
Rexha: Ka shumë çfarë të bëhet në Prizren, e para së gjithash do t’ia kthej dinjitetin si qytet, duke respektuar vlerat tradicionale, do t'i ktheja dinjitetin qytetarit të komunës, e ky dinjitet nuk mund të kthehet pa mirëqenei dhe pa zhvillim ekonomik, prandaj do të prezantoj para qytetarëve projektin Prizreni kryeqyteti shpirtëror e kulturor i Kosovës dhe i gjithë shqiptarëve.
Bota Sot: Ku mendoni se kryetarët e deritanishëm të Prizrenit kanë dështuar më së shumti?
Rexha: Nuk kisha dashur të komentoja dhe të merrem shume me të kaluarën, sepse përpara kemi shumëçka për të bërë, por për të respektuar pyetjen tuaj, them me bindje që Kryetari i Komunës është kryetar i të gjithë qytetarëve, e kjo çështje deri tani nuk është respektuar. Kryetari i komunës duhet të jetë me kredo që ka mençurinë, guximin dhe vizionin e qartë për të gjithë qytetarët e komunës, pa dallime ideologjike e të etnisë.
Bota Sot: Në emër të lexuesve të së përditshmes kombëtare "Bota Sot" iu falënderoj për bisedën
Rexha: Faleminderit edhe juve, që ma dhatë rastin të paraqitem në "Bota Sot", një medium i cili në saje të përpjekjeve titanike në kohët më të vështira, do të mbetet një gur i çmuar në themelet e shtetit të Kosovës.
Intervistoi: Myrfet SHASIVARI

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sylë Ukshini:“Patkoi” – projekti serb për dëbimin kolektiv të shqiptarëve
» L S H A K S H -Gjermani
» Gonxhe Letmi-Begisholli: Të shkruash poezi është një relaksim shpirtëror
» Prishtinën do ta bëj kryeqytet modern evropian
» Shaban Cakoli: FËMIJËVE NË MËRGIM T´JU OFROJMË USHQIM SHPIRTËROR QË DO TË NDALOJNË ASIMILIMIN

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi