Prishtinën do ta bëj kryeqytet modern evropian
Faqja 1 e 1

Dafina Xhemaj
Intervistë me Vegim Gashin, kandidat i AKR-së për kryetar të Prishtinës
Vegim Gashi
‘Programi ynë është shumë i prekshëm, shumë pragmatik i prek temat shumë aktuale, problemet shumë aktuale dhe mendojë që duke e marr parasysh edhe përvojën tonë në të kaluarën atëherë mendojë që ne dimë, t’i materializojmë gjërat’, thotë Gashi.
Si do ta bëjë Prishtinën që t’i ngjajë një metropoli evropian, si do të dukej ndryshe Prishtina pas zgjedhjeve të nëntorit, nëse fiton Vegim Gashi, kandidati i AKR-së për kryeqytetin. Pse nuk u frikësohet kandidatëve për Prishtinë dhe çfarë respekti ka për ata, në këto dhe çështje tjera zgjedhore lexojeni rrëfimin e Gashit.
“Bota sot”: Zoti Gashi, Ju tashmë keni marrë përgjegjësinë që të garoni për kryetar të Prishtinës nga AKR-ja? Cilat janë tri prej çështjeve prioritare të 100 ditëve të para nëse zgjidheni kryetar i Prishtinës?
Gashi: Tri çështjet kryesore, të cilat do të merrem do të jenë çështja e menaxhimit të problemeve bazike në qytet siç janë pastërtia, rregullimi i hapësirave të gjelbra, nuk po mendojë për hapësirat që janë rregulluar por shumë kënde të rrugëve, shumë hapësira që ndoshta nuk bijën në sy në shikimin e drejtpërdrejtë, por që lejnë një përshtypje shumë të keqe për këndo që kalon nëpër qytet. Pastaj do të jetë që njëherë e përgjithmonë me përmbyll çështjen e nxjerrjes së dokumenteve do ta thjeshtësojë maksimalisht procedurën duke përdorur edhe teknologjitë e avancuara informative dhe një prej çështjeve për të cilën kam thënë dhe do ta realizojë është që një pjesë të madhe të kohës time do ta ndaj në zgjidhjen e problemit të ujit. Nuk po them që do të zgjidhet brenda gjashtë muajve por po them që prej ditës së parë një pjesë e madhe e kohës sime do të fokusohet në këtë aspekt. Edhe pse kompetencat legale ligjore janë shumë të vogla që distanca komunale dhe komuna ose unë si kryetar i komunës me pas ndikim të drejtë për drejtë në atë aspekt, por do të bëjë angazhimin maksimal me autoritetin e kryetarit të komunës që problemet e ujit të zgjidhen dhe në atë aspekt i kam edhe disa ide, të cilat në disa faza do ta zgjidhnin atë problem.
“Bota sot”: Cila ka qenë arsyeja kryesore që keni pranuar ofertën e Behgjet Pacollit që të kandidoni për Prishtinën?
Gashi: Arsyeja kryesore ka qenë që unë ta jap një kontribut duke e marr parasysh përvojën time profesionale, duke e marr parasysh që Prishtina ka nevojë që të zgjidh shumë probleme përpara. Mendoj që kam njohuri të mjaftueshme dhe një bazament të mjaftueshëm teknik, por edhe menaxheriale që të jap një kontribut për bërjen e Prishtinës që t’i ngjaj një kryeqyteti modern evropian.
“Bota sot”: A mendoni se ju jeni kandidat më “i privilegjuar” për faktin se keni përkrahjen e një biznesmeni të shquar siç është Pacolli?
Gashi: Mendojë që po. Mendojë që hasja e përkrahjes nga presidenti Behgjet Pacolli është një privilegj për arsye se ai një potencial, ka referenca të mëdha mbrapa dhe besoj që së bashku do të jemi një ekip jashtë zakonisht e mirë e kompozuar mirë për realizimin e detyrave dhe objektivat tona.
“Bota sot”: A pritni që në realizimin e disa projekteve madhore të programit tuaj për kryeqytetin të ndihmojnë edhe kompani të mëdha?
Gashi: Në aspekt të përfshirjes së kompanive në zhvillimin e qytetit do të marrin pjesë të gjitha palët e interesuara dhe ajo do të jetë një proces, i cili realizohet në bazë të ligjeve që janë aktuale. Por në qoftë se mendoni në aspektin e ideve dhe koncepteve gjithsesi që të gjitha përvojat e mira do të merren dhe do të futen në programin për Prishtinën.
“Bota sot”: Pse mendoni se programi juaj për fushatën zgjedhore është më i mirë sesa i të tjerëve dhe pse elektorati duhet t’ju votojë ju e jo kundër kandidatët tuaj?
Gashi: Unë nuk jam i njoftuar me detajet e programit të kandidatëve të tjerë, kështu që nuk kisha mundur me qenë shumë specifik në atë aspekt se ku është avantazhi jonë në krahasim me programin e të tjerëve, por ajo se çka mundem me thënë është se programi jonë është shumë i prekshëm, shumë pragmatik i prek temat shumë aktuale problemet shumë aktuale dhe mendojë që duke e marr parasysh edhe përvojën tonë në të kaluarën atëherë mendojë që ne dimë, me i materializua gjërat dhe një ide tonën me materializua dhe me bo ashtu si e kemi paramendua.
“Bota sot”: Cilin kundërkandidat e konsideroni sfidë të veçantë për Ju?
Gashi: Të gjithë kandidatë i konsiderojë që janë sfidë dhe mendojë se të gjithë kanë në aspekt të vetin përparësitë dhe mangësitë e tyre, kështu që nuk e kisha veçuar asnjërin.
“Bota sot” :Tradicionalisht Prishtina është “bastion” i LDK-së. A është Vegim Gashi kandidat për Prishtinën njeriu që do të votohet edhe nga ata që kanë libreza të tjera partiake?
Gashi: Unë mendojë që votuesit duhet të mendojnë, që të dalin në zgjedhje e posaçërisht grup-mosha e të rive të marrin pjesë, të votojnë për atë të cilin ata mendojnë është më i miri. Gjithsesi i kisha rekomandua që ta shikojnë programin le të shikojnë edhe historinë e kandidatëve, përvojën e tyre atë se çka e ofrojnë ata dhe mendojë se esenca është që të dalin qytetarët dhe të fitojë Prishtina.
“Bota sot”: Cilat tipare të menaxhimit tuaj si biznesmen do t’i zbatoni gjatë qeverisjes së Prishtinës?
Gashi: Një prej elementeve kryesore që do ta veçoja do të jetë puna në teren edhe komë ngulësia.
Bota Sot :Çka ju duket e “shëmtuar” në Prishtinë, sidomos në dhjetë vjeteshin e fundit?
Gashi: Një kaos në ndërtime shumë beton, pak gjelbërim, pak hapësira rekreative.
“Bota sot”: Si do të duket Prishtina pas 4 vjetësh të qeverisjes nga Ju?
Gashi: Ajo që do të jetë më e dukshme dhe më e prekshme do të jetë një Prishtinë në të cilën qytetarët do të munden me i nxjerr dokumentet shpejt pa prit, prej shtëpie ndoshta. Një Prishtinë e cila do të ketë shumë gjelbërim, një Prishtinë e cila do të ketë një rregull në komunikacion dhe një hapësirë ose një front i hapur për ata të cilët kanë për t’i vazhduar shumë detyra të definuar qartë, një rrugë të definuar qartë për ata që do ta vazhdojnë zhvillimin e Prishtinës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rexha: Projekti im, Prizreni kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve
» Atentat në kryeqytet, dy të plagosur
» “Kaçaniku kryeqytet i xhihadistëve të Ballkanit”
» Adnan Abrashi: Ataturku i Turqisë dhe iniciativa për Prizrenin Kryeqytet
» Shfaqen grafite në kryeqytet: Dr Kadri Montana (Foto)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi