Mexhid Yvejsi: Baba Jusuf Myzyri (1881-1956)
Faqja 1 e 1
Mexhid Yvejsi: Baba Jusuf Myzyri (1881-1956)
Baba Jusuf Myzyri (1881-1956) |
“Kur e humb rrugën nji njeri,
Të gjithë brengat i mendon,
Shok i bahet nji bari,
Hajde sonte n’kasollen tonë…”
-Jusuf Myzyri
Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Jusuf Myzyri ishte vjershëtar, muzikant, besimtar e këngëtar popullor nga Elbasani, por që në të gjithë Shqipninë i doli zani…
Lindi në Elbasan në vitin 1881. Rrjedh prej një familje të varfër. Që në vegjëli e në rini ka punue si zanatli. Nuk ka ditë me shkrue as me lexue, sepse asnjëherë në shkollë s’ka pas mundësi me shkue…!
Jusuf Myzyri, ndonëse ishte i pashkolluem, rrethanat e jetës ashtu qëlluen, ishte njeri i ditur, i ngritur, i ndritur…
Ata që e kanë pas rastin ta shoqërojnë, ta dëgjojnë, kështu tregojnë. Ibrahim Hasnaj, e kishte takuar për herë të parë në vitin 1936, e më vonë e zuri mik, dëshmon se në muhabete, biseda, Jusuf Myzyri, ishte në nivel akademik…
“Jusuf Myzyri ishte njeri i urtë me plotë kuptimin e fjalës e mbi të gjitha e pasunonte një edukatë me të vërtetë për t’u admirue. Ai kishte njohuni rreth mjaft problemeve filozofike të jetës, që i kishte fitue veçse me vemendjen, heshtjen e urtësinë që e karakterizonte.”
Që në vegjëli u shqua për zërin e ëmbël të tij. Që në rini të gjithë befasoheshin me talentin e tij. Krijonte vjersha, krijonte këngë, të cilat i shoqëronte me violinë, që u përhapën në Elbasan, Tiranë e në të gjithë Shqipninë…
Pa ditur as shkrim, as lexim, pa njohur asnjë notë muzikore, shumë shpejt, Jusuf Myzyri u ba vjershëtor, këngëtar popullor, artist e kompozitor…
Është folur e shkruar se Jusuf Myzyri është autori i rreth 100 krijimeve, ilahi, vjersha e këngë popullore, por për këtë krijimtari, mjerisht, askush deri më sot, nuk ka paraqitur ndonjë dëshmi…!
Sipas poetit Ibrahim Hasnaj (1912-1995), i cili e kishte mik që në vitin 1936, në librin me titull “JUSUF MYZYRI - NJI LULE E BUKUR”, mbledhur, redaktuar e shpjeguar prej tij, 1970, janë gjithsejt 17-të kangë.
Kangët janë këto:
1. Dritës tate xhevahir
2. Nji lulishte me trandofila
3. S’paske pasë ndo’i pikë mëshire
4. Kur hyna në portë t’kalasë
5. Harab u bana un’ i mjeri
6. Ma mirë n’pyll se n’qytet
7. Si mësova unë garibi
8. Errësinë e pyllit
9. Iku Nata, aguan Malet
10. Dashunia si rrufe
11. Kur pata një Lule t’bukur
12. Paskam pas fatin e zi
13. Dëshira
14. Kumuria
15. Asht i lumtun Elbasani
16. Esencës së Bukurisë –Dielli
17. HAXHILLIKU
Ky libër është botuar nën kujdesin e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve Haxhi Dede Reshat Bardhi, Tiranë, 2003
Jusuf Myzyri, përveç që ishte vjershëtor, kompozitor, kangëtar, ka qenë edhe besimtar. Besimtar e pjestar i rrugës shpirtërore islame, me përkushtim, devotshmëri, në tarikatin Bektashi.
Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve Ahmet Myftar Dedes i përkushton një vjershë-kangë me titull:
“Esencës së Bukurisë – Dielli.”,
Ku, ndër të tjera, thotë:
Si dielli kur lind n’mëngjes,
Bukuria ashtu të njifet,
Më vrave me syt’e zez,
Me nji armë që nuk shifet.
Vetë më vret, vetë më shëron,
Se Ti je mëshirë plotë,
Hem m’përzen, hem më afron,
S’ke ba kurr ndoj punë t’kotë…
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, me qendër në Tiranë, Ahmet Myftar DEDE, për shërbimin që i ka ba
këtij tarikati, e ka gradue me titullin:
“Honoris Causo” – Jusuf Myzyri - Baba i Bektashizmit.
Jusuf Myzyri, për këtë titull, për këtë nderim, udhërrëfyesit të tij, Ahmet Myftar Dede, këtë kangë ia këndoi me përkushtim:
Ahmet Myftar Dede
(1916-1980)
HAXHILLIKU
Për Haxhillik jam tu’shkue,
Besimin t’em t’a baj ispatë,
Vall’, a do t’jetë thonë për mue,
Për me sos në Kryegjyshatë…?
Më erdh nji burr i pa prit,
Më tha: “Pse ecën tu mendue”,
Ata vetë t’kanë thërrit,
Edhe ti duhet shkue.
Mos kërko prej të Mirit,
Gjithë motin me ato të jeshë,
Shtjerë kryet në Port të Pirit,
Shpëtimtarë atë do keshë.
Mos kërko andej – këndej,
Rri aty ku vune kryet,
Asht Ahmet Myftar Dedej,
Ju vë re me të dy sytë.
Natë e ditë i baj shyqyr,
Më shtiu në rradhën e burrnisë,
Pije kupën or Myzyr,
Për ashikun e pleqnisë.
Baba Jusuf Myzyri ndrroi jetë në vitin 1956, në moshën 75 vjeçare, por kangët e tij vazhdojnë të jehojnë në të gjitha trojet shqiptare…
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mexhid Yvejsi: Baba Qazim Bakalli
» Mexhid Yvejsi: Hafiz Selim Yvejsi
» Mexhid Yvejsi: Ago Agaj
» Mexhid Yvejsi: Fadil Rashiti
» Mexhid Yvejsi: Arben Hyseni
» Mexhid Yvejsi: Hafiz Selim Yvejsi
» Mexhid Yvejsi: Ago Agaj
» Mexhid Yvejsi: Fadil Rashiti
» Mexhid Yvejsi: Arben Hyseni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi