Mexhid Yvejsi: Baba Qazim Bakalli
Faqja 1 e 1
Mexhid Yvejsi: Baba Qazim Bakalli
Baba Qazim Bakalli (1895-1981) |
(1895-1981)
Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Gjakova, si qytet, sipas traditës, u themelua me Emrin e Zotit, ose siç thotë populli me Bismilah! Objekti i parë kryesor është Xhamia e Hadumit, ndërtuar me 1594, e cila e mban emrin e themeluesit, Hadum Aga ose Sulejman Efendiu, nga rrethi i Gjakovës, prej fisit Thaç.
Me ndërtimin e Xhamisë së Hadumit, njëkohësisht, qenë ndërtuar edhe hani (bujtinë) një hamam, disa shtëpi, kulla, me dyqane përreth. Kjo ishte bërthama e qytetit e cila më vonë u zhvillua në një çarshi madhështore, e cila njihet edhe sot me emrin Çarshia e Madhe.
Çarshia e Madhe, me të gjitha objektet e para, si Xhamia e Hadumit, hani, hamami, shtëpitë, kullat, dyqanet, sipas traditës gojore, u ndërtuan në fushën e Jak Vulës, prej nga rrjedh edhe emërtimi i qytetit Jakovë (Fusha e Jakut).
Me këtë emër, Jakova, përmendet nga udhëpërshkruesi i madh turk, Evlija Çelebiu, i cili e vizitoi Gjakovën në vitin 1662, ku ndër të tjera shkruan:
“Gjakova ka dymijë shtëpi të stolisura që ndodhen mbi një fushë të gjerë. Ka dy xhami të bukura, mesxhide (xhami të vogla), hane të mbuluara me plumb. Ka hamam të bukur që të kënaqë zemrën dhe nja treqind dyqane të ndryshme, të mbushura me mallra…Meqë e ka klimën e këndshme, banorët janë të bukur dhe të dashur”.
Më shumë se dyqind vjet pas Evlia Çelebiut, për Gjakovën shkruan dijetari, atdhetari dhe ideologu kryesor i Zgjimit Kombëtar, Sami Bej Frashëri (1850-1904), në kryeveprën e tij të njohur me emrin: Kamus-al-A’alam, fjalori enciklopedik historik-gjeografik, i cili u botua në gjashtë vëllime në Stamboll, ndërmjet viteve 1889-1898, ku për Gjakovën shkruhet në faqen 4787, të vëllimit të gjashtë:
“Gjakova ka 16 xhami, dy medrese, një shkollë ruzhdie dhe disa mektebe; ka bibliotekë, kishë dhe mekteb të veçantë për katolikë e ortodoksë. Ka afro 1000 dyqane, ka bujtina e banjo publike (hamame). Popullsia e Gjakovës është e njohur për ruajtjen e traditave dhe kanë prirje për tregti e zejtari. Është popull guximtar dhe i aftë për armë. Nga gjiri i këtij qyteti ka pasur gjithmonë dijetarë të dëgjuar e myderrizë…”.
Këtë traditë të ndritshme, siç shkruan Sami Bej Frashëri para një shekulli, se “nga gjiri i këtij qyteti ka pasur gjithmonë dijetarë të dëgjuar e myderrizë”, Gjakova e vazhdoi edhe për një shekull, duke nxjerrë dijetarë të shquar e myderrizë, me ndjenja të fuqishme fetare-kombëtare, që i bënë shërbime të mëdha fesë, kombit dhe atdheut…
Njëri prej këtyre dijetarëve të shquar të Gjakovës është Baba Qazim Bakalli.
Baba Qazim Bakalli, nga familja e njohur e Bakallëve, që i përket fisit Thaç, lindi në Gjakovë, në vitin 1895. Në mekteb ruzhdie të Gjakovës ndoqi mësimet e para, për t’i vazhduar me 1909 në Shkup, në shkollën e njohur “Darul Mualiminë”, ku kishte edhe nxënës të tjerë nga Gjakova, si Ibrahim Fehmiu, Beqir Maloki, Sadik Brovina etj…
Shërbimi:
Qazim Bakalli, në fillim, kur Austria e përzuri Sërbinë, më 1915-1918, shërbeu si mësues në Gjakovë. Kur Sërbia e ripushtoi Kosovën me 1918, Qazim Bakalli, si shumë intelektualë, atdhetarë të tjerë të Gjakovës, doli në Shqipëri.
Aty, në Shqipëri, shërbeu si mësues në Lumë, si nëpunës në Bytyç, e herë si sekretar. Më vonë u dorëzua në tarikatin Bektashi në Fushë Krujë, ku u vesh dervish nga Haxhi Mehmed Babai. Ka shërbyer si dervish edhe në teqen e Elbasanit.
Nga Kryegjyshata e Tiranës, me vendim të Sali Nijazi Dedeit, udhëheqës i bektashinjve, në vitin 1940 emërohet në Tetovë si Baba, në teqen historike “Harabati Baba Teqe”, që kishte një traditë të shkëlqyer.
Mbas arrestimit që i bëhet në Tiranë dhe hetimeve të gjata që i bëhen në Shkup, me 1947, Baba Qazim Bakalli kthehet në vendlindje, në Gjakovë, ku shërben në Teqenë Bektashiane të Gjakovës deri sa ndërroi jetë më 15 shkurt 1981.
Baba Qazim Bakalli, siç ishin parardhësit si Baba Hamëz (1882-1952) dhe Baba Haxhi Adem Babai (1841-1927), ishte njeri i ditur, i kulturuar, merrej edhe me shkrime dhe përkthime, kishte ndjenja të fuqishme atdhetare. Në Teqen Bektashiane të Gjakovës, ku ata shërbenin, kishte edhe bibliotekë të pasur me libra e dorëshkrime, të grumbulluara ndër shekuj, por që u dogj bashkë me teqen e tyrben në pranverën e përgjakur 1999, nga forcat policore-paramilitare-barbare serbe…
Një dorëshkrim, përkthim nga persishtja, nga Baba Qazim Bakalli, kishte shpëtue për mrekulli në shtëpinë e shkrimtarit, përkthyesit, kritikut letrar, Vehap Shita, nga Gjakova, por me banim në Prishtinë, të cilin e kishin groposur në oborrin e shtëpisë, gjatë luftës së vitit 1999, dhe nga ky dorëshkrim i Babës Qazim, sot kemi librin: “Divani i Shemsi Tabrizit”, përkthye nga persishtja nga Baba Qazim Bakalli.
Ky libër u botue në Tiranë, 2007, nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane në bashkëpunim me Fondacionin Kulturor “Saadi Shirazi” në Tiranë, nën përkujdesjen e poetit të njohur, Xhevahir Spahiu.
Libri në fjalë, përkthye nga Baba Qazim Bakalli, rreth 50 vjetë më parë, përmban poezi të zgjedhura nga Divani i Shemsi Tabrizit, shkruar nga Mevlana Xhelaledin Rumiu dhe u promovue në sallën e promovimeve të Panairit të Librit në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë, që pati jehonë të gjërë në shtypin shqiptar…
Me pak fjalë, ky ishte Baba Qazim Bakalli, një personalitet i ditur, i ndritur, të cilin e kisha edhe mik dhe kemi pas muhabete të shtruara nga shumë lëmi, të cilat i kujtoj me nostallgji…Edhe pse kanë kalue 28 vjet që ka ndrrue jetë, emri i tij, nga të gjithë që e kanë njohur, përmendet me dashuri…
Sot, në shenjë nderimi e kujtimi, në Gjakovë, një rrugë e qytetit e ka marrë emrin e Baba Qazim Bakallit…

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mexhid Yvejsi: Hahja Bakalli
» Mexhid Yvejsi: Baba Jusuf Myzyri (1881-1956)
» Mexhid Yvejsi: Hafiz Selim Yvejsi
» Mexhid Yvejsi: Ago Agaj
» Mexhid Yvejsi: Tahir Thaçi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi