POEZI NGA MILLOSH GJERGJ NIKOLLA-MIGJENI
2 posters
Faqja 1 e 1
POEZI NGA MILLOSH GJERGJ NIKOLLA-MIGJENI
Me rastin e 100 vjetorit të lindjes
POEZI NGA MILLOSH GJERGJ NIKOLLA-MIGJENI
MIGJENI (1911-1938)[/size]
Lindi në Shkodër më 13 tetor 1911. Pas kryerjes së shkollës fillore, gjysmë të mesme dhe seminarit ortodoks, punoi si mësues në fshatin Vrakë, në Shkodër dhe në Pukë. Migjeni solli elemente të reja në letërsinë shqipe, sidomos në pasqyrimin ekzistencial të jetës së njerëzve të varfër. "Vargjet e lira" është përmbledhja e poezive të tij, ndërsa "Novelat e qytetit të veriut" përmbledhje e prozave, të cilat u botuan vetëm pas vdekjes. Migjeni ishte ndër të rrallët shkrimtarë të kohës, që spikatën amoralitetin kohor, absurditetin e zakoneve të përçudnuara, injorancën e regjimeve despotike. Ndër vjershat më të spikatura mund të përmenden "Të birtë e shekullit të ri", "Recital i malësorit", "Kanga e rinisë", etj. Ndërsa në prozë, "Luli i vocërr", "Legjenda e misrit", "... bukën tonë të përditshme falna zot", etj. Në dhjetor 1937, ai niset për në Itali, për t'u kuruar në senatoriumin San-Luigji të Torinos, pastaj në Spitalin Torre Pellice, ku dhe në një qetësi hyjnore ndërroi jetë me 26 gusht 1938.
RECITAL I MALSORIT
O,si nuk kam nje grusht te fortè
t'i bij mu nè zemèr malit qè s'bèzane,
ta dij dhe ai se ç'domethanè i dobet-
n'agoni te perdihet ky vigan i vrame.
Un -lugat si hij' e trazueme,
trashegimtar i vuajtjes dhe i durimit
endem mbi bark te malit me ujèn e zgjueme
dhe me klithma te pakènaquna t' instiktit.
Mali hesht .Edhe pse perditè
mbi lekure te tij,nèlojè varrimtare
kèrkoj me gjet nje kafshat ma te mirè
Por mè rren shaka,shpresa gènjeshtare
Mali hesht-dhe nè heshtje qesh
E un vuej-e nè vuejtje vdes.
Po un ,kur?heu !kur kam per t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parè tè vdes?
O, si nuk kam njè grusht tè fuqishèm !
Malit ,qè hesht, mu nè zemèr me ja njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshèm ...
E un tè knaqem,tè knaqem tu' u qesh.
POEZI NGA MILLOSH GJERGJ NIKOLLA-MIGJENI
MIGJENI (1911-1938)[/size]
Lindi në Shkodër më 13 tetor 1911. Pas kryerjes së shkollës fillore, gjysmë të mesme dhe seminarit ortodoks, punoi si mësues në fshatin Vrakë, në Shkodër dhe në Pukë. Migjeni solli elemente të reja në letërsinë shqipe, sidomos në pasqyrimin ekzistencial të jetës së njerëzve të varfër. "Vargjet e lira" është përmbledhja e poezive të tij, ndërsa "Novelat e qytetit të veriut" përmbledhje e prozave, të cilat u botuan vetëm pas vdekjes. Migjeni ishte ndër të rrallët shkrimtarë të kohës, që spikatën amoralitetin kohor, absurditetin e zakoneve të përçudnuara, injorancën e regjimeve despotike. Ndër vjershat më të spikatura mund të përmenden "Të birtë e shekullit të ri", "Recital i malësorit", "Kanga e rinisë", etj. Ndërsa në prozë, "Luli i vocërr", "Legjenda e misrit", "... bukën tonë të përditshme falna zot", etj. Në dhjetor 1937, ai niset për në Itali, për t'u kuruar në senatoriumin San-Luigji të Torinos, pastaj në Spitalin Torre Pellice, ku dhe në një qetësi hyjnore ndërroi jetë me 26 gusht 1938.
RECITAL I MALSORIT
O,si nuk kam nje grusht te fortè
t'i bij mu nè zemèr malit qè s'bèzane,
ta dij dhe ai se ç'domethanè i dobet-
n'agoni te perdihet ky vigan i vrame.
Un -lugat si hij' e trazueme,
trashegimtar i vuajtjes dhe i durimit
endem mbi bark te malit me ujèn e zgjueme
dhe me klithma te pakènaquna t' instiktit.
Mali hesht .Edhe pse perditè
mbi lekure te tij,nèlojè varrimtare
kèrkoj me gjet nje kafshat ma te mirè
Por mè rren shaka,shpresa gènjeshtare
Mali hesht-dhe nè heshtje qesh
E un vuej-e nè vuejtje vdes.
Po un ,kur?heu !kur kam per t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parè tè vdes?
O, si nuk kam njè grusht tè fuqishèm !
Malit ,qè hesht, mu nè zemèr me ja njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshèm ...
E un tè knaqem,tè knaqem tu' u qesh.
LUTJE Të lutem, o perëndi, për një simfoni me tinguj t'argjantë e akorde t'artë. Të lutem, o perëndi, për një simfoni - plot dashuni të nxehtë si tu vasha gjitë kur vlojnë ndijesitë. Të lutem, o perëndi për një simfoni të dëfrej në lumni t'u u përkundë n'ani të bukur t'andrrimeve të kaitër, ku të fantazmeve buzët më tërheqin zjarrtë e më digjen syt e flaktë. Të lutem, o perëndi, për një simfoni - e kurr, e kurr ma mos të zgjohemi. DY BUZË Dy buzë të kuqe, dy dëshira të flakta, që afshin ma thithën, gëzimin ma fikën, si fantazma ikën ndër do bota të larta... Dy buzë të përgjakta, dy dëshira të flakta, që afshin ma thithen në buzë kur m'u njitën - andjeet m'i trazuen, zemrën ma tërbuen, trunin ma helmuen e në fund u mërguen... Dy buzë të kuqe, bukuri fatale, të një grueje stërzane një pranverë të tanë më mome një pjesë zemre më nxome, dhe gëzimin ma vodhne... Ato dy buzë të kuqe dhe dy lotë të mia qenë shenjat e dhimbjes kur më vrau bukuria, kur më zu dashunia e më dogji rinia. NËN FLAMUJT E MELANKOLISË Në vendin tonë kudo valojnë flamujt e një melankolie të trishtueshme... ... dhe askush s'mund të thotë se këtu rron një popull që ndërton diçka të re. Aty këtu në hijet e flamujve mund të shifet një mund, një përpjekje e madhe përmbi vdekje për të pjellë diçka të madhe, për të qitë në dritë një xhind! Por, (o ironi) nga ajo përpjekje lind vetëm një mi. Dhe kështu kjo komedi na plas dellin e gazit, nsa prej marazit pëlcasim. Në prakun e çdo banese ku ka ndoj shenj jetese valon nga një flamur melankolie të trishtueshme. FRYMËZIM i PAFAT Frymzim' i em i pafat, që vjen e më djeg mu në gji, për kë po më flet? për kë të shkruej? përse po më ban që kaq të vuej? pse vjen e më djeg mu në gji, frymzim' i em i pafat? Për të gjorët? për ata që nuk kanë dritë? 0 frymzim' i em i ngratë, mjaft me plagë që s'kan shërim, leni të dergjen në mjerim, Njerzit s'duen ma trishtim, botës s'ia kande atë kangë të thatë, thot se mjell një farë të idhtë. Far' e idhtë... far' e idhë... - 0 njerz të bimë nga far' e ambël! Frigë të mos keni, pse një kangë mund t'ju theri në ndjesi, t'ju kujtojnë zemrën në gji në ndërgjegje dhe një dangë... porju t'ju bajë edhe ma zi. Frymzim' i em i pafat! Shporru ktej! Nuk të due! S'i due hovet tueja të nalta, as fluturimet... Nëpër balta... të ditve tona të shklas un due rrokë me njerzit që rrok nata. LAGJA E VARFUN Krahët e zez të një nate pa fund e varrosën lagjen pranë, dritë, jetë, gjallsi - askund, vetëm errsinë e skam. U harrue jeta e ditës ndër shtresat e natës, e pagja u derdh nga parzm' e errsinës... n'andrra përkundet lagja. Njerzit ndër shtëpia flejnë me gjoksa të lakurtë e të thatë e gratë... fëmi po u lejnë pa ushqim në gji, pa fat, Pushojnë gjymtyrt e shkallmueme në punën e ditës së kalueme, shërohen trutë e helmueme në gjumin e natës s'adhrueme. Veç zemrat e njerzve të lanun me të rektunt prralla rrfejnë: mbi barrat e jetës së namun që shpirt dhe korriz thejnë. Prralla mbi fëmij rrugaça barkjashtë e me hundë të ndyta, që dorë shtrijnë me vjedhë, me lypë e ngihen me fjalë të ndyta. Prralla mbi varza të fyeme me faqe e me buzë të thithna. Prralla mbi djelm, me të thyeme shprese, në burg me duer të lidhna, të cilt nesër para gjyqit për delikt do të përgjegjin, - vetëm dreqit e hyllit të gjith fajet tash ua mbshtesin. Kështu lagj' e varfun pëshpritë dhe errsinës hallet tregon. Një gjel i undshëm, me dritë të hanës i rrejtun, këndon. Hesht! or gjel kryengritës, i lagjës së varfun. - Këtu nuk zbardh për ty drita e dritës. i gjikuem je me ngordhë n'u. VETMIA Më plak mërzitja që vetmiamë sjell; përbuzja, urrejtja të gjith sendet m'i mbështjell që kam shumë anmiq të liq në këto sende pa shpirt, Nuk flasin. As sy s'kanë. Po mue më bahet se aty janë vetëm që të më plasin zemrën. Së paku, të më shajnë: I mallkuem! Së paku, të anë tallin: I uruem! Së paku, të më këndojnë: -I yni zot! Ose të më thonë: - Jeton kot! Të flasin, të flasin se fjalë due në kët vetmi me ndigjue. Ose të më tregojnë historinë e tyne, autobiografinë: ndoshta ty do gjej gjasim mejeten tcme pa tingllim që në vetmi po e kaloj - dhe s'po dij a rroj e s'rroj. Sendet heshtin. - sa të pamëshirë! Më bajnë dhe mue të hesht me pahirë, pse gojë s'kanë dhe nuk flasin, aty janë vetëm të më plasin zemrën teme që po vuen dhe në mërzi vetveten truen | |
POEMA E MJERIMIT Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi kur shefftyra të zbeta edhe sy tëjeshilta që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tanëjetën e vet derisa të vdesin. E mbi ta n'ajri, si në qesendi, therin qiellën kryqat e minaret e ngurta, profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti. Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme; asht e neveritshme, e keqe, e turpshme; balli që e ka, syt që e shprehin, buzët që më kot mundohen ta mshefin - janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes, të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm. Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele, zhele fund e maje, flamujt e një shprese të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese. Mjerimi tërbohet në dashuni epshore. Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica, mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa; kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore, kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta edhe shuhet uja, dhe fashitet etja n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja. Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat që nesër do linden me na i mbushë rrugat. Mjerimi në dritzën e synit te kërthini dridhet posi flaka e mekun qirini nën tavan të tymuem dhe plot merimanga, ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga, ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq tu' ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë, e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq, mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë. Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon, e ama s'e don, por vetëm mallkon. Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit! Mjerimi rrit fënnin në hijen e shtëpive të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis, ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis. Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet; don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet, atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes, një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes. Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron. Mjerimi punon, punon dit e natë tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë, tue u zhigatun deri në gjujë në baltë e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë. Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!". Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme, buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme, trupin pënnendore e një tregtis së ndytë, që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë; dhe për at shërbim ka për të marrë do franga ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga. Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim -jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme, por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë, mund që të len kujtim ditën e dikurshme kur pullaz' i shtëpis u shemb edhe ra nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit, kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit, ish zan' i njeriut që vdiste nën tra. Kështu nën kambë të randë të zotit t'egërsuem - thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem. Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash mbushet got' e helmit në trashigim brezninash. Mjerimi ka motër ngushulluese gotën. Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën në fyt për me harrue nandhetenand' halle. E gota e turbull, gota satanike tu' e ledhatue e pickon si gjarpni - dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni, nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike. Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt kur njëqind i derdh një nga një në fyt. Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima. Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba, dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh, që t'apin litarin të shkojsh fill' e të varesh ose bahe fli e mjerë e paragrafesh. Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt! Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë, të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë. Mjerimi asht një njollë e pashlyeme në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj. Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj |
hasime- Numri i postimeve : 11
Registration date : 18/11/2008
Re: POEZI NGA MILLOSH GJERGJ NIKOLLA-MIGJENI
EKSTAZA PRANVERORE
...dhe pranvera erdhi...
Nëpër ftyra tona rrëshqiti nji gëzim
dhe ndër zemra tona ngrehi një folë,
e njëjetë e bukur, e një jetë e rë,
me dëshira të shumta po buzqesh në lulzim.
...dhe dallndysha erdhi...
si shpirti n'ekstazë, në hovin e shejt shtri;
me qiellën rroket, me diellin puthet,
dridhen krahët në hare - mandej poshtë vërsulet
t'u dhurue në cicrim përshndetje një mijë.
...triumfon bylbyli...
kangëtar plot magji në gemb të trandafiles,
në një tempo të marrë përkdheljet po shfre
e kanga kumbuese, kang' e tij pa fre,
asht si kangë Orfeji ndër telat e lyrës.
...dhe vesa shkëlqen...
në një pikë t'argjant pasqyrohet jeta
tërheqse si andrra dhe si vijzatimi
ndër orët e hyjzimit, kur shpërthen agimi
e rrezet e arta rrëshqasin ndër fleta.
... dhe pranvera erdhi...
Nëpër ftyra tona rrëshqiti një gëzim
dhe ndër zemra tona ngrehi një fole
e një jetë e bukur, e një jetë e re
me dëshira të shumta po buzqesh në lulzim.
NDESHJA
0 grue, që të ndesha në ditn e fatkobit tem,
kur prirja njellte e syt shikojshin zi
e ndjejshe veten se dhe unë jam fli
të një ndjesi
si ti.
0 gme, q'u ndeshme ditne e fatkobit tonë
zemër për zemër edhe ball për ball
e ndjesitë n'u shprehën me mall
më një vall':
sahall...
Dhe kështu në rrugë të madhe e shitme zemrën tonë,
njerzve që vetëm një të përqeshun dhanë për të
e shkuen të kënaqun e tu' u gëzue - pse
panë mfshehsinat intime të kësaj jetesës sonë.
E na, dhe një dhimbë të sinqertë tue ndijë,
vuejshim me zemër të ndrydhun si dy fëmijë
të humbun ndër vise të hueja natën, vonë,
o grue, q'u ndeshme në ditn e fatkobit tonë.
KANGA E RINIS
Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë me vrull...
Mos e freno kangën! Le të marri udhë.
Thueja kangës, rini, pash syt e tu...
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe të na mbysi dallga
prej ndjenjash të shkumbzueme q'i turbullon kanga.
Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi
Kumbi i zanit te përplaset për qiellë
dhe të kthejë prap te na - se hyjt ta kanë zili
e na të duem fort si të duem një diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.
KANGA E TË BURGOSUNIT
Nëpër hekra të kryqzuem të dritores seme
shof qiellën të coptueme në katërdhetë copë
edhe shof diellin sa një pare serme
- aq larg asht qielli nga e emja gropë.
E kjo gropë e eme e ka emrin burg.
E dini se burgu nuk asht për dëfrim.
Prandaj burg' i em asht shum i ultë
dhe më bani palmuç dhe më mbyti në trishtim.
Hekrat e kryqzuem dhe ndërgjegj' e eme,
dy anmiq të betuem, luftojnë dit' e natë;
por hekr' i fortë e mund ndërgjegjen teme
dhe në dëshprim përplasem si një qen i ngratë.
E kur nata vjen dhe xhixhillojnë hyjt
gëzohem fort, se hekrat nuk m'i kryqzojnë syt',
por t'u sjellmen mbrapa shof dritën e smutë
edhe hijën teme tu' u zgjatë në murt
si një kërcnim ligji, posi një dajak.
Dhe atëher tërbohem dhe urrej pa masë
dritën, hijën, vetën, muret edhe hekrat
edhe e ndjej vetën lua të ndryem në kafas.
Nëpër hekra të kryqzuem të dritores seme
shof qiellën të coptueme në katërdhetë copë
dhe zemra e eme ndien po aq të breme
në mes të katër murve sii në një gropë.
MALLI RINUER
Valët muzikore fluturojnë nga përndimi
shkrepen e përtrihen
për muret e dhomës seme,
edhe mandej dridhen
mbrenda në zemrën teme
dhe zgjqjnë ndijesina që mblue ka hini.
Ndijesitë e mia me valët muzikore
shkëmbejnë puthje të nxehta
posi dy dashnorë
e pa mshirë shëgjeta
më ther në krahnor
edhe më merr malli përjetë ma gazmore.
Malli rinuer përjetë ma shkumbuese
flen pa fat në mue,
një tingull pëmdimi
asht ngushllim për mue
kur më mshtjell mashtrimi
me melankolinë e vet aq trishtuese.
Tingujt miqëdashës, që në dhomën teme
më falin rytmin
e një dansit të largët,
më kujtojnë përqafimin
e çiftave të shkathët
që sjellen hirshëm nëpër drrasa të gëdhenme.
NJË NATË
Grue a hyjneshë, e mbështjellun n'errsi të natës,
zbriti nga sfera të panjoftuna ndër odat e mia
dhe u shtrue një fllad, një e kandshme ndjesi,
një heshtje parathanse zemrën don të ma përpijë,
vetëm që ora këndon kangën e thjeshtë të natës
-jo -jo! dhe diku larg dëgjohen tingujt e kangës
Grue a hyjneshë m'erdhi nga gjin' i errsinës...
Që! frymën ia ndjej dhe zemrën që rreh prej fellsinës.
Buzët e njoma të saj,
Syt e zez e të mdhaj
me hamnoni vijash të bindshme
premtojnë një dashni të hijshme
(ashtu dhe akordi i heshtjes
frytin e ambël të marrveshtjes).
Dhe njëmend! At natë vallzuen ndjesit ejona
më një valle dëfryese, pa marrun frymë..
.
KANGA E DHIMBËS KRENARE
0 dhimbë krenare e shpirtit që vuen
dhe shpërthen ndër vargjet e lira...
A deshte, vall, për t'u ngushlluem
tu' e stolisë botën me xhevahira?
0 dhimbë krenare ndër vargjet e lira,
që kumbojnë me tinguj të sinqertë...
Vall, a do të prekish kënd ndër ndijesina?
Apo do vdesish si vdes gjethi në vjeshtë?
0 kangë e dejë e dhimbës krenare...
Mos pusho kurr! Por bashkë me vaje,
si dy binjakë këndoni mjerimin -
se koha do t'ju bijë ngushllimin.
NJË NATË PA GJUMË
Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla.
Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,
kur të dhemb e s'di ç'të dhemb, e syni gjum nuk ka,
urren nuk din ç'urren, don e s'din se ç'don.
Pak dritë! 0 burrë! 0 hero' ngado që të jesh. ....
Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish!
Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh,
se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë.
Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun!
Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate
ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burrë i tretun
Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate.
Porpishë nuk karn e vetëmjanë burrat, shokët...
Dergjem n'errsin pa gjumë dhe pa dritë...
Askush s'më ndigjon, çirren kot më kot...
Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt.
Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita
- Gjel, rren a s'rren? cila asht fjala ejote?
Kur ti këndon thonë se asht afer drita...
Por un s'besoj sonte në Çalët e ksaj bote.
Hiqmuni qafe, mendimet
Ojastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin,
më fal atë që due: gjumin dhe andm'min
e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin.
SONET PRANVERUER
Me kangë në buzë e me hove të reja
u zgjue agimi pranveruer,
largësinat e hjedhta ka zatetë hareja,
n'argjent shkëlqejnë brigjet tërthuer.
Me kangë në buzë u zgjue agimi
dhe ia këndoi kangën diellit t' art
rrezash purpure dhe jetëdhurimi
me kaltrinat e thellta në qiellë të kjartë.
Me manushaqe në buzë e me andje në zemra
vajzat si biluri ndër kopshtie të gjelbra
dihasin aromat, që lulzimi derdhi,
me gji të paprekun, ku dashnia sosë
me fletza trandafilesh që flladi sjelli
dhe adhrojnë pranverën me një apoteozë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni
» Te kujtojmë në 140 vjetorin e lindjes o Atë Gjergj Fishta - Poezi Nga;Lek Mrijaj
» Njoftim nga Gëzim Uruçi:100 vjetori i lindjes së Millosh Gjergj Nikollës- Migjenit!
» Gjergj Nikolla:E LUMJA NËNË TEREZA PO NDEROHET N’MONTREAL
» GJERGJ NIKOLLA:Disa mendime rreth vëllimit me tregime “DORA E JETËS” e Viktoria Xhakos.
» Te kujtojmë në 140 vjetorin e lindjes o Atë Gjergj Fishta - Poezi Nga;Lek Mrijaj
» Njoftim nga Gëzim Uruçi:100 vjetori i lindjes së Millosh Gjergj Nikollës- Migjenit!
» Gjergj Nikolla:E LUMJA NËNË TEREZA PO NDEROHET N’MONTREAL
» GJERGJ NIKOLLA:Disa mendime rreth vëllimit me tregime “DORA E JETËS” e Viktoria Xhakos.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi