Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

GJERGJ NIKOLLA:Disa mendime rreth vëllimit me tregime “DORA E JETËS” e Viktoria Xhakos.

Shko poshtë

GJERGJ NIKOLLA:Disa mendime rreth vëllimit me tregime “DORA E JETËS” e Viktoria Xhakos. Empty GJERGJ NIKOLLA:Disa mendime rreth vëllimit me tregime “DORA E JETËS” e Viktoria Xhakos.

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 26, 2012 2:31 am

Disa mendime rreth vëllimit me tregime “DORA E JETËS” e Viktoria Xhakos.
GJERGJ NIKOLLA:Disa mendime rreth vëllimit me tregime “DORA E JETËS” e Viktoria Xhakos. 565218_100001651435949_264833240_n
Shkruar nga GJERGJ NIKOLLA
GJERGJ NIKOLLA:Disa mendime rreth vëllimit me tregime “DORA E JETËS” e Viktoria Xhakos. 392428_367031836694063_922416227_n
Është nder e kënaqësi të shkruash për veprën e skalitur me shumë kujdes nga poetja dhe prozatorja Viktoria Xhako...
Një prurje në dy zhanre njëherësh,(poezi dhe prozë), çka i jep kësaj autoreje veçantinë e artistes së letrave, të fjalës së bukur e shkruar me shpirt krijueseje që ëe ftojnë për të të mbajtur në shfletimin e kësaj bote e njëkohësisht të ndiesh gjithë peshën e jetës, përjetimet e autores, si të jenë të tuat,diapazonin e saj krijues,mesazhet që përcjell nëpërmjet personazheve përherë në lëvizje, gjithmonë në kërkim të së bukurës, pasi lëvizja është: Frymë, është këngë, është Jetë!
Libri me tregime "Dora e Jetës", në të gjitha tregimet e strukturuara bukur nga autorja, nisur me një kurorë magjike qëndisur me art, një seri përshkrimesh të personazheve e situatave në kohë të shkuar, si kurorë flokësh të zez, petale lulesh stinore, ku dialogimet e monologu shtjellojne gjithë botën krijuese të autores, historinë njerëzore në pak fjalë e shumë thënie, me kulturën e plotë në këtë fushë krijuese, ku vazhdon me tregime të shkruara me stil të veçantë, fjali të shkurtra,ku ngarkesa emotive përbën emocionet e lexuesit transmetuar nga prozatorja Viktoria Xhako.
Gjithë libri sikur shoqërohet nën tingujt e muzikës së jetës, të atij muzikaliteti artistik në ritëm të jetës që ecën, ku personazhi dirigjon vetë këtë jetë të shtrirë në tre kohët: Të shkuarën, të tashmen, të ardhmen...Në fund të këtij libri kulmon kënga "Zërat e natës" të Claudio Vilës, të cilën ke dëshirë ta mësosh përmendësh, se mbart në vete më shumë se shpirtin krijues, pasi skica është e shkruar në vetën e dytë, ku veçantia e këtij krijimi plot art ridimensionon shpirtin krijues, rrit vlerat e tij, plotëson çdo pjesëz të brendisë e ndrit bukurinë e njeriut...
Veta e dytë është prova bindëse për shkrimtaren që një prozë të drejtohet ty si lexues që të futesh thellë në shpirtin e krijueses, të ndiesh brendinë e tij/saj me vuajtje e gëzime,me sforcat e sfidat, me lumturinë e brengat, me ëndrrat e fatalitetin dramatik, me trishtimin e në fund triumfin e botës njerëzore gjithë ngrohtësi e dritë pranvere mbi anën e errët që në kënde të strukura, të largëta humbin fuqinë, dorëzohen dhe ku ky triumf larton tonin e këngës:

"Zërat e Natës"

O djalë i dashur,(...D...) ktë nat' un' dua sonte,
Një këngë të bukur ty të ta kushtoj,
Ky mall i zjarrtë zhuriti zemrën time,
Dua të të them sa fort të dashuroj.

O djali im,(... D...) dëgjoje këngën time,
Në sytë e tu shkëlqen diell i artë,
Zbuloj aty,unë, mijëra vezullime,
Shkëndija zjarresh përflakur nëpër natë.


Prill 1967.

Një libër që i mbart në vete që nga skica ,tregimi e gjer tek novela, çka i jep autores mirë se ardhjen në botën e gjerë e të bukur të prozës...
Libri lexohet njëfrymësh dhe si i tillë dhuron emocione..

I urojmë suksese autores Viktoria Xhako...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi