Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismet Tahiraj:Cikël poetik

Shko poshtë

Ismet Tahiraj:Cikël poetik Empty Ismet Tahiraj:Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 14, 2009 9:53 am

Ismet Tahiraj



PA IZËEN E KOLONËVE



I thyejnë degët e ndergjegjejës

Si thyhej barrë e shqetësimeve,

Luleakacje të bardha

Te perendimi ,e lindja.



As një nuk shtohet

Aq sa pakësohet,

Më dhembjën plakë

Flakë qe hy për flakë.



Dhe te mos isha unë

S’ do te ishin kallëzimet,

Do te mbeteshin trut n’ erë

Ne shkumë trimëri e verdhë.



As shtëpit , s’do te shtoheshin

Aq sa do të paksoheshin,

Për tokat djerr,

(qe më djersë ka vlerë)

të bëheshin për drithëra

te kolonëve-kavalier.



Pa krua , me mua , pa mua

Pa mua me krua

Qe etjet nuk shtohën-mallohën

E arrëzat na ngushtohën.



Akacjet brilante

Hashure me diellin,

Për te mos qenë unë

Dhe hija ime-

Te matet me pragun.



Vetvetës i lamë tagrin

E lëngun e Bulecit,

Mushkrive te vendlindjës

Pa izën e kolonëve.



BULECI



Në fjalën tonë te përthekur

S’ mbeti blerimi,

As fije turreci

Bulbëri e këngës

Lëngë i shpresës.



Qe s’i shkrumbon etjet e etura

T’ thekura në lindje.



LAJTHIA



As muzg i dallëndysheve

Qe rehaton folen,

Ne zemrën time.



Për ta pi qumshtin

Te djeshmës e pa zakont.



Ne rrudhat jetike valon

Ky emër qe në dhembje.



E shpon gurin gjarpërit



Deri nëpër ditën

E diellit te aglosheve.





MALISHTA



S’ qe zmalt as pikë e thellë

E thundrave te erës,

Kur shpirtat hinoreve

Më largojn mua

Që s’isha ne pirgjet

Te përhënurëve.



Ne bregun tjetër tjera detyra kishim

Këmishë te përhënurëve do te na vishin.



Se te përhënurit për emrin

Teha kose vejshin.



Se pa bukë

S’e humbën linçimin

Reket se bëmë emrin

Nën teha kose shtreheshimi.



Thundra e erës

Digjej...





ZALLISHTA



Zallishtë, zallore , zare-ari

I përzienin thembrat.



Tek te buta dhembje

Qe kalojn me tmerrin.

Kapur para se te lind dielli

Para se te përfundoj dimri.





Ane e cak duarë tona

Rrashta,eshtra e palca

Te cungjet e hardhive.



Musht i pa përzier

Me etjën e botëve



Bebëza te rilindura-kaltërsive.



BOA SHFAROSE NA DOLE TI



Me gjinjtë e tu

E magjepse njerzinë,

Nën erërat epshit

Ti shkinë e shkinisë

Si pranvera dehese.



Dhe buzët e tuaja te kuqe

Si karanfili i dashnorit,

Ai kafshi yt i zi

Nga buzët helmin sekret ville.



Se rinia , ra n’ afshin përrallorë

Tej teje me magji,

Kur u shkunde nga përçart

Boa shfarorse na dole ti.



Kush më , qumshtin tuaj se pi

Se kush më,labirintheve s’ hy me ty.



FANARI FARE S’I NDRITI



Djaloshi i tregtarit

Hëngri djath

Djathin e dhisë,

Ne tylin e meçurisë

Ëndrra kobtare

E ka sëkëlldisë.



Serbit ne veri

T’i shes tokën e shtëpisë

Ne emër te bujarisë.

2.

fanari fare s’i ndriti

se me lloz e zhdepën

qiellorët e përtej Ibrit.



Ëndërra ne tymin

E kakërdhisë.





PUTHADORI



Kur mori vesh

Puthadori

Se i kishte vdekur

Hija e eprorit





Faqet i gërvishi i gjori

Dhe e ndukte leshin e kokës.



Tha atyre që nuk janë

Të zotet e vetvetës



Do t’i hidhë në plehë

Ti hanë shkraplat e kënetës*



Dhe gjumi i mortit

Me vete e mori.



*shkrapla –lloj akrepi qe jeton me se shumti në plehrat e shtallave. Demtues i bimëve.



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismet Tahiraj:Cikël poetik Empty Re: Ismet Tahiraj:Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 14, 2009 9:54 am

NËN LËKURËN E URTISË



A jam unë ai

Qe t’ i njohë të fëlliqurat e tuaja

Nën kapakun e uturakut,

Të gjitha ligësitë,

Nëpër qeset e bërllokut,

Ti gjarpër i fjturë

I pabesisë

Ikamufluar nën

Lëkurën e urtisë



Ti yll i zhgënjimit.



TEJ MASE



Tej mase

Ti je brumi

I ç’akorduar.



Nga brumi yt

Mos dalë farë.



Se rritën hithërat

Tepsive te fukarasë.

2.

dhe brum i atillë

mos mbetësha unë



e keqja

s’ka fund



KLONIM BRETKOCE



Vraponin pas një bretkoce

Ca deshtak,

Ta bënin:

Klonimin e saj

Me karkalec.



Në institutin

E lavdërimeve.

2.

Xhemajl Obria

E këronte hithërave

Një zog pule

Pa të keq.



Ne uratën

E urtisë...



ME KAFSHATAT E BUKËS



kafshatat bukës

Do t’ i ruaja

Për Ty.

Për te gjallët e mi.



Se për ditë

Harxhohet diçka

Diçka i mungon

Buxhetit familjar.



kafshatat e bukës

Ta lë për Ty

Sa të mos bredhesh,lypsashë

Derë më derë

Dhe të mbillesh

Nëpër kontinjerë.

2.

mjaftojnë një shishe vaj

25 kilogram miell

krip s’ ka dhënë kurrë shoqata

fute në kokë

njëherë e përgjithmonë.



Merre recetën e mjekut

Për oreks më të mirë

Hiqe peshën që ke

(dhe del më i dlirë)



ore te uruar

eshtra e lëkurë jam

barkun bosh e kam



me kafshatën e skajshme

bota s’ po ndryshon....



MA TRUAN BEBZËN E SYRIT



Unë rri larg tij

Sa më larg që rri,

Xhelati im mi truan

Thembrat

E bebzën e syrit.



Dhe mbushet

Më shumë

Inatë.



Betohet

Që të më grijë

Në helli të më shkojë.



Sa më larg që rri

Larg tij,

Të më shfarosë

Dëshiron



Dhe rrënjën time

Rrënjën në amtësi.

2.

xhelati blu

(hije e përbalturë),

flakrim dielli

i ka (mashtruar) me dehje.



TE PA BLUARAT



Rrotë e mullirit

Sillet mbrapshtë,

Të bluarat

Për të pa bluara

Na i hedhë në thesë.



Dje i kërceu

Gjelit damari i egër

Në ball.



Dhe botë e vogël

Më mizëri të mëdha,

U mbushë me urator





.

TI STATUJA E QYTETIT



Ti drenusha ime

Ne dash mos

Eja fare në shtëpi

Ti syshkruara ime.



Rri në qytet

Kafeneve

E bulevardeve.



Ti lapërdharja

E tjetër kujt.

2.

se mëzi pret ti

te bie terri,

ta korresh

haraç.



Ti satatutja e përgënjeshtërt

E qytetit .





Dërgoi:Kadri Mani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi