Haradinaj: Vepra e presidentit Rugova, porosi për punë dhe sakrificë
Faqja 1 e 1

Besnik Boletini
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ritheksoi sot orientimin e këtij subjekti si parti e djathtë në spektrin politik të Kosovës. Ai vizitoi sot varrin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe familjen e tij.
Haradinaj vlerësoi lartë figurën e Rugovës dhe tha se AAK-ja u kushton kujdes të posaçëm traditës dhe vlerave të popullit të Kosovës.
“Është në vullnetin politik të PDK-së të vendos nëse ata profilizohen si parti e djathtë, ky do të ishte një avancim në skenën politike, por Aleanca dhe koncepti ynë qeverisës dallon me konceptin e sotëm të PDK-së në shumë aspekte”.
Prishtinë, 14 gusht Një parti tjetër dhe lideri i saj, ka filluar të tregohet gjithnjë e më i kujdesshëm për njërin nga heronjtë më të mëdhenj shqiptar të kohëve, presidentin Ibrahim Rugova. Ndërsa, ka dhënë idenë për bashkimin e të djathtës, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tani ka filluar përpjekjet, nëse jo për ta bashkuar elektoratin e presidentit Rugova, të paktën të marrë një pjesë të tij. Por, është Haradinaj, ai që së fundi po interesohet më shumë se dy partitë, që thirren në filozofinë e Rugovës, LDK-ja e LDD-ja, që shkon në momente të ndryshme të bëjë homazhe tek memoriali i pa ndërtuar i Presidentit Rugova, si dhe tek familja e tij. Edhe pse ai i mohon pretendimet se këto vizita kanë si qëllim në esencë krijimin e një imazhi tjetër të partisë, në sfond ai duket se po krijon këtë alternativë.
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, të premten bëri homazhe dhe vizitoi familjen e presidentit Ibrahim Rugova. Ai tha se kjo vizitë është vazhdimësi e kujdesit të tij dhe e traditës së tij për të respektuar vlerat e krijuara në Kosovë. “Meqë jemi në procese me rëndësi për Kosovën, proceset që vazhdojnë në zbatimin e vendimeve të marrura, atëherë vepra e presidentit Rugova dhe mënyra si ka punuar, janë porosi se si duhet ne ti kryejmë punët e shtëpisë si Prishtinë dhe si Kosovë. Ju kujtohet nga dita e varrimet e tutje është një traditë e imja dhe nuk lidhet me periudha kohore, po ashtu me vjen mirë kur te gjithë e nderojnë në këtë vend”,tha Haradinaj. Ai tha se varri i presidentit Rugova është një vend ku më shumë i bashkon partitë e djathta se sa që i ndan. Këtë e tha duke aluduar në LDK-në dhe LDD-në, të cilat thirren në vlera të presidentit Rugova. “E djathta në Kosovë e ka para vetës trasimin e rrugës, varësisht prej vullnetit partive mund të ndodh bashkim më i madh i të djathtës, pra ky nuk është vend që na ndan, por është vendi që na bashkon”, u shpreh Haradinaj.
I pyetur se a kanë të bëjnë vizitat e tij në Prekaz dhe të varri i presidentit Rugova me fushatën parazgjedhore, ai tha se kjo është një traditë e tij e vazhdueshme dhe një përcjellje e mesazheve të caktuara. “Politikani i caktuar është në fushat gjatë gjithë kohës dhe ai zgjedh se cilat mesazhe dëshiron ti dërgoj, në këtë rast unë kam zgjedh një mesazh të respektimit të rrugës së deri tashme, njëkohësisht edhe në Tiranë po këtë qëllim e kisha një respektim të një vlerë të krijuar të demokracisë, në Prekaz po ashtu kemi një traditë, por edhe këtu kemi një traditë të ardhjes së vazhdueshme në përudhen kur nuk jemi shumë afër ndonjë fushate zgjedhore, pra janë mesazhe që i dërgoj për respektimin e vlerave të krijuara të Kosovës”, theksoi ai.
Ndërsa sa i përket deklarimeve të fundit të AAK-së si parti e djathtë, ai tha se AAK-ja është pozicionuar shumë herët si parti e djathtë. Ndërsa u shpreh i hapur për bashkëpunim me partitë që anojnë nga e djathta. “Memorandumet janë edhe një lidhje mes partive të spektrit të njëjtë sepse mund të jenë ndihmesë e ndërsjellë, si shkëmbimi i përvojave, njohjeve, qofshin programore apo të aspekteve politike”, u shpreh Haradinaj. I pyetur se a së nëse edhe PDK-ja profilizohet si e djathtë do të këtë mundësi të bashkëpunimit mes këtyre dy partive. Ai tha se AAK-ja dhe PDK-ja dallojnë shumë në konceptet e tyre si parti. As kësaj radhe ai nuk harroi që ta quaj qeverisjen aktuale si të dëmshëm për Kosovën. “Është në vullnetin politik të PDK-së të vendos nëse ata profilizohen si parti e djathtë, ky do të ishte një avancim në skenën politike, por aleanca dhe koncepti ynë qeverisës dallon me konceptin e sotëm të PDK-së në shumë aspekte. E them edhe njëherë besoj shumë që në të mirën e vendit është që vendit me i dhanë një qeveri përmes të cilës qytetarët munden me pa qeverisjen e sotme Thaçi, sa e dëmshme është dhe një qeveri Haradinaj sa e dobishme do të jetë për vendin”, përfundoi Haradinaj.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fanë Rugova: Gazeta “Bota sot” po e mban gjallë idealin e presidentit Rugova
» Ukë Rugova apelon: ta ruajmë frymën e unitetit të presidentit Rugova
» Familja Rugova i bëri atentat Presidentit Rugova për së vdekuri me Kadri Veselin – kreun e SHIK-ut, ekzekutor!
» Rugova: Sot u ndje mungesa e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova
» Dr. Rugova dhe Ramush Haradinaj

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi