Ditë pa emër
Faqja 1 e 1
Ditë pa emër
Ditë pa emër
Artan Hasani
Tregimi i së dielës në diasporë
Zhurmë e tmerrshme. Fqinji im i sipërm u zgjua. Fle në divan. Prej pesë vjetësh më bën zgjimin. Pasi ai sistemon divanin e mallkuar zgjohem edhe unë një kat më poshtë. Gogësimë. Ora 06. Lakuriq. Kërkim pantoflash. Më pas ecje zbathur deri tek pragu i banjës. Rikthim në dhomë. Përsëri kërkim pantoflash. Gjetje e tyre diku nën krevat. Njëra prej tyre është përmbys. Pas disa çastesh përpjekje për të urinuar pikërisht në mes të vrimës së mbushur me ujin autokton të pajisjes së porcelantë. Jam i suksesshëm në urinimin mëngjezor. Precizion që do ta kishin zili shumë qitësa. Hapje e rubinetit. O Zot! Harrova që në këtë orë s'ka ujë. Dora e majtë hap një rubinet tjetër. Uji i depozitës më sjell disi në vete duke më larguar deri diku zemërimin dhe bezdisjen që më fal çdo mëngjez fqinji dhe divani i tij i mallkuar. Furçë dhëmbësh. Tubet paste dhembësh i deformuar dhe kahektik. Duhet shkuar në supermarket. Rreshti i dytë djathtas. Sapunë, shampoo, pasta dhëmbësh. Një bjondinë elegante. Buzëqeshja e saj. S'ja kujtoj ngjyrën e syve.
Majtas një pikturë nga e cila s'të vjen asgjë e mirë, veç një erë të thartë boje vaji (që natyrisht nuk e llogaris te gjërat e mira). Djathtas dera e jashtme e apartamentit tim. Pas saj një varëse aspak e kushtueshme rrobash, ku midis të tjerash është varur edhe një dylbi e thyer. Çdo mëngjez, në këtë orë, nëpër tru më kalon mendimi që ajo dylbi e padobishme duhet flakur te plehërat. Megjithatë ajo vazhdon t'i ndërpresë rrugën vështrimit tim. Në fakt prania e asaj dylbie atje i dedikohet mendimit tjetër që më përfshin zakonisht në ato caste: Jam lakuriq në mes të korridorit. Të ndez një cigare, të rruhem apo të vesh mbathjet? Zgjedh më shpesh të tretën, jo i shtyrë nga ndonjë lloj morali, por thjeshtë për arësye komforti gjenital. Ndoshta edhe nga që akti i të veshurit të mbathjeve i përshtatet më shumë mëngjezit se sa mbrëmjes.
Xhezveja e kafesë. Dyshe. Një lugë kafe, një lugë sheqer. Edhe ujë. E mesme. Zilja e telefonit. Si zakonisht numër i gabuar. Edhe kjo telefonatë idiote bën pjesë në arsenalin e atyre gjërave që kanë marrë përsipër zgjimin tim. Unë e di këtë gjë,ndaj edhe nuk e përplas receptorin në ndonjë cep të dhomës.
Rrufitje e kafesë. Kërkim çakmaku në njërin nga qoshet e tryezës së mbushur plot me revista dhe gazeta në një kaotikë të admirueshme dhe pas pak tym që mbush dhomën. Ndërkaq mëngjezi është larguar. Tani s'është më mëngjez. Sepse s'ka më asnjë mbeturinë gjumi në tërë qënjen time. Xhezveja e ndotur dëshmon për këtë.
E di që pas pak do të dal në rrugët e pista dhe frymëmarrja ime do të tjetërsohet nën ritmin e ulurimave të ca krijesave me rendiment të ulët intelektual, zakonisht flokëpakrehur e sypalarë, që të zënë rrugën duke të ofruar një tufë qepë të njoma apo majdanoz. Unë kurrë nuk bie viktimë e kurthit të tyre agrar. Do të vazhdoj rrugën mes kambistëve të mërzitshëm që profesioni i ri ua ka kufizuar fjalorin në dy fjalë:euro dhe dollarë. Pas pak do të gjendem para një grupi manjakësh, adoleshentë dhe të thinjur bashkë, që me njërën dorë në xhep jargaviten para një grumbulli gazetash erotike që i zoti, mesa duket, e ka parë të arsyeshme t'i shesë pikërisht nën këmbët e turmës në konkurencë të plotë me asfaltin.
Do të vazhdoj rrugën time drejt buzëdetit duke takuar njerëz që ndjehen heronj dhe pasanikë menjëherë pas një gote "Martini", veteranë militantë që kanë harruar të vdesin, vajza gjokslëshuara në kërkim të dashnorëve të tyre injorantë, gra trashaluqe që zgjedhin midis leckave të Gabit ndonjë kombinezion të zi dalëboje me të cilin shpresojnë të joshin bashkëshortët e tyre impotentë, pasojë e një masturbimi kolektiv fizikoshpirtëror dhe përsëri, përsëri pluhur, vapë dhe një mërzitje e tmerrshme e paralajmëruar nga ai zgjim po aq i tmerrshëm i rutinës.
Më në fund, ndofta, do të arrij buzëdetit! Atje ku para meje, në shekuj, kanë qëndruar dashnorë, poetë të çmendur, njerëz ndërgjegjevrarë, guacka, leshterikë apo vejusha fatkeqe marinarësh…
Megjithatë unë nuk dua të rrezikoj kaq shumë për të arritur buzëdetit. Kjo për arsyen e thjeshtë se me të arritur atje do të më ikë edhe dëshira për një shlodhje buzëdetit. Ndaj në djall deti dhe buza e tij!
Ecje e paqëllimtë nëpër dhomë. Telekomanda që nën gishtin e madh të dorës sime të djathtë shfaq në ekranin e TV stacione të shumta që ia lënë vendin njëri- tjetrit me një bujari të rrallë. Sikur të lëviznin kaq shpejt edhe ditët e kota të jetës sonë! Qesh. Nënqesh. Kjo ide më ka ardhur edhe një herë tjetër në mendje. Kam qenë ndoshta duke dhjerë porcionin e drekës diku në halenë e drunjtë të një stacioni të humbur treni.
Teshtij. Ndoshta duhet të vesh diçka. Pasqyra e dhomës së gjumit. Vazhdoj të jem simpatik, ndonëse kam filluar të thinjem e të shpyllëzohem në pjesën e përparme të kokës. Vështroj me kujdes pjesën e shpyllëzuar. Shkretëtirë e ndritshme. Nën të oazi i trurit tim. Kënaqem. Më pas vetëkënaqem. Pas pak harroj gjithshka për vetëkënaqesinë time dhe nxitoj t'i telefonoj dikujt. Në momentin e fundit ndrroj mendje. Kam dy alternativa për ekzekutimin e kësaj dite të paradënuar me vdekje. Njëra është të shkoj tek e dashura ime. Tjetra të qëndroj në shtëpi e të shkruaj.
Në fakt është disi e bezdisshme që pikërisht tani që ora po i afrohet 11-tës paradite, të mos kesh vendosur akoma se ç'do të bësh. Ka diçka intriguese të llojit fitim i kohës së humbur në çastin kur ti e kupton se, sidoqoftë, dita ka filluar, mëngjezi i thinjur struket diku pas çarçafëve të zhubravitur të krevatit dhe…ora 12 varet mbi fytyrën e ditës si një neveri e vogël e mbarsur me zhurma gatimi, tenxheresh e enësh dhe me të qara kalamajsh që gjyshet ua ndërpresin lojën enkas për të ngrënë drekë. Pikërisht në këtë orë të vështirë më duhet të vendos për diçka.
Ta zëmë se do të shkoj te Klara. Do të përqafohemi dhe puthemi, si gjithmonë, me zjarr. Kemi katër vjet që puthemi me zjarr… Zjarri në fillim na djeg si prush buzët dhe faqet. Më pas e marr prushin e lartpërmendur në duart e mia dhe e vendos mbi gjinjtë e saj të vegjël. Flakë...dritë...një shpërthim në formë rënkimi dhe pastaj...djersë dhe hi mbi njërin nga divanet e mëdhenj. Më pas cigare, pak konjak unë, pak ujë të ftohtë frigoriferi ajo dhe zjarrfikësit largohen të padukshëm në trajtë mbathjesh të nëpërkëmbura apo prezervativesh të çvirgjëruar dhunshëm…
Klara është tip sexy, por jo aq e zgjuar sa të kuptojë që të qënurit sexy është gjysma e punës. Gjysma tjetër, të ndjerët sexy, për të është më shumë një lloj shtirjeje apo mode kolektive, se sa një realitet shpirtëror individual. Ndoshta është kjo arsyeja që zjarri fiket kaq shpejt duke i lënë urët e shpirtit tim vazhdimisht të padjegura. E thënë ndryshe, ajo djeg vetëm njërën urë timen, atë që duket në qendër të trupit tim. Ajo nuk mund të kuptojë se sa orgazma të njëpasnjëshme përjeton truri dhe shpirti im në çdo çast që kalon. Kur unë i them që çdo ditë e jetës s'është tjetër gjë,veçse një orgazëm e shpirtit, ajo buzëqesh nga bukuria e frazës, por jo nga thellësia e saj. Kjo gjë më bën të ndjehem i mjerë, por e di se s'mund ta ndryshoj dot.
Sidoqoftë, Klara vishet bukur dhe është shumë xheloze, madje edhe për rivale që mund ta konkurojnë nga ekrani i një filmi televiziv. Kur dalim shëtitje shpesh më duket se nuk shoqërohem nga dashnorja, por nga bodyguardi im. Nëse vështrimi im do të ndalojë mbi një gjoks që spikat pa sutien, nën ndonjë bluzë të hollë, do të ndjej në çast shtërngimin e dorës së saj mbi krahun tim…
Dikur, në raste të tilla, unë i bindur e sakrifikoja pamjen e këndëshme dhe bëhesha disi "djalë i mirë", por kohët e fundit vështrimi im rebelohet në mënyrë të pakthyeshme. E ndjek me sy deri në fund gjoksin në fjalë dhe pastaj i qetë i kthehem Klarës: "E mirë, ëëë?".
Si të gjitha femrat xheloze, edhe ajo bie viktimë e vështrimit të syrit dhe është tepër e pazonja për të testuar vështrimin e shpirtit tim.Ajo për shembull, s'mund ta imagjinojë që unë shpirtërisht mund të "drogohem" edhe nga një pesëdhjetëvjeçare, mjaft që të dalloj në fytyrën e saj gjurmët e trishtimit për jetën që ikën kaq shpejt.
Xhelozia e Klarës përpiqet të më mbrojë nga sulmet e tridhjetëvjeçareve të bukura. Ajo nuk frikësohet nga ndonjë femër që s'e gëzon privilegjin e bukurisë. Kjo gjë natyrisht është në avantazhin tim dhe nuk e lë pa e shfrytëzuar.
Në fakt jam ca besnik, megjithëse thonë që besnikëria e rradhit mashkullin pranë teveqelit në hierarkinë e vlerave. Kurrë s'e kam tradhëtuar Klarën për një më të bukur. Për më të zgjuar shumë herë. Edhe sikur t'i rrëfehesha asaj për këto tradhëtira, ajo nuk do t'i besonte duke parë pikërisht mosbukurinë e tyre fizike.
Një bukuroshe xhelozohet për më të bukurat, një e zgjuar për më të zgjuarat...Shyqyr që Klara nuk është shumë e zgjuar, se përndryshe, një Zot e di se si do të shkëputesha nga ethet e masturbimit.
Më vonë Klara mund të vërë një cd me rrok simfonik dhe me një gotë whiskey në duart e vogla do të tundë trupin e hijshëm para meje. Unë do ta shoqëroj me sy këtë dëshmi bukurie, pa harruar të mendoj me keqardhje për urët e padjegura. Ndoshta pas disa minutash do të bie përsëri viktimë e epshit fizik dhe për të dytën herë do të përpiqem të dhuroj zjarr pa u ngrohur aspak.
Më pas, për orë të tëra, fluturim mes planesh për të ardhmen tonë të përbashkët, tema e saj e preferuar në intervalet e seksbërjes. O Zot, sa budallaçkë! Kemi katër vjet që bëjmë plane për të ardhmen tonë, a thua se këto katër vjet nuk bëjnë pjesë në të, por në një extra time që s'dihet se cila perëndi bujare na e fali!
Ajo do të llomotisë tërë entuziazëm për minuta të tëra, por unë që e di që entuziazmi është privilegj i atyre që kënaqen me pak,preferoj më mirë të përtyp në heshtje ca bajame të pjekura që zakonisht ndodhen në të majtë të kolltukut ku unë qëndroj gjithmonë në dhomën e saj të mobiluar këndshëm.
Do të vijë një moment kur ajo do të kërkojë mendimin tim për diçka dhe unë i hutuar e i pavëmendshëm do ta pyes: "Si? Çfarë the, se nuk e dëgjova?"
Ajo zakonisht lëndohet në raste të tilla, ndërsa unë përpiqem ta qetësoj duke i përsëritur për të mijtën herë që është shumë sexy. Klara do të më falë në mosvëmendjen time dhe do të vazhdojë planifikimin e saj mizor. Në të, hë për hë, bëjmë pjesë vetëm ne të dy. Në një fazë të dytë ne (sipas saj) do ta zgjerojmë familjen tonë edhe me dy fëmijë. Zakonisht në të tilla çaste unë mbytem dhe nuk realizoj dot gëlltitjen e bajameve dhe të planifikimit të saj mizor. Jo se nuk më pëlqejnë fëmijët, por mendoj se ata do të ishin 4 vjeçarë që nga koha kur ne filluam të mendojmë për ta. Madje, po të llogaris edhe intensitetin e planeve të Klarës, fëmijët tanë tani do të ishin në prag të pensionit…
Më mirë të qëndroj në dhomën time e të shkruaj. Askush deri më sot nuk ka lexuar ato që shkruaj unë. Jo se nuk dua që t'ia jap këtë kënaqësi dikujt, por se nuk e di nëse është kënaqësi leximi i këtyre rreshtave...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lekë Preçi: Orë pas ore, ditë pas dite, nderim për mësuesit
» Blerim Rrecaj: Ditë pas dite...
» Qamil Zekolli:Dikush lind ditë për ditë , dikush edhe i vdekur jeton
» Në emër të pavarësisë?
» Betim, jo në emër të shtetit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi