Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ky komb ende nuk ia ka thënë botës sekretet e tij

Shko poshtë

Ky komb ende nuk ia ka thënë botës sekretet e tij Empty Ky komb ende nuk ia ka thënë botës sekretet e tij

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 15, 2009 10:31 pm

Ky komb ende nuk ia ka thënë botës sekretet e tij

Intervistoi: Idriz Morina
Intervistë me poetin Skënder Sherifi

Ky komb ende nuk ia ka thënë botës sekretet e tij SKEND
Skënder Sherifi


Poeti Skënder Sherifi vazhdon rrëfimin e tij për kulturën shqiptare, veçanërisht për gjuhën shqipe, për sekretet e shpirtit të kombit shqiptar dhe për filozofët e këtij shekulli.
Bota sot: Në cilin përfundim keni ardhur?
Sherifi: Ky është përfundimi ma merr mendja, se një komb i lashtë si ne, prej ilirëve të lashtë e ndoshta edhe më herët, e ka një sekret në veti dhe ky është i pazbuluar, është origjina e kësaj gjuhe më së pari. Dhe jo vetëm unë, por ma pat thënë edhe Zhorzh Dymezili, një studiues francez me origjinë armene në Paris, se gjuha shqipe është një gjuhë e vjetër, e cila është gati një bazë e shumë gjuhëve të tjera të ardhura mbi këtë, por ende se kam studiuar, por po interesohem që gjashtë muaj, ndërsa deklaroi edhe në TV franceze se gjuhët e vjetra të Kaukazit dhe gjuha shqipe e kanë një sekret. Pra, tha se kur të studiohet mirë e të zbërthehet mirë sekreti i shqipes, se çka mban gjuha shqipe si thesar të brendshëm, shumë gjëra do të bien në dritë e kanë për t’u shpjeguar. Edhe unë jam i bindur se ky komb e ka një sekret të pazbuluar, nuk do dije e studim të madh, pasi do studiues që dinë sanskritishten, që dinë frëngjishten, që dinë greqishten e vjetër, me një kulturë kolosale. Për ta ditur mirë sekretin e këtij kombi e të gjuhës shqipe, duhet ta dijë mirë shqipen e re e të vjetër, që në fakt nuk është e shkrume, të njohë gjuhën turke, greqishten e vjetër, latine, sllave, gjuhët e kaukazit etj. Kjo mendoj unë është sekreti i shpirtit të këtij kombi, sekreti i origjinës, i gjuhës së këtij kombi dhe këtë sekret duhet ta zbërthejnë historianët, albanologët, arkeolog, dhe ky është një amanet, sikurse poezinë, pra që të formohen historianë të super profilizuar, gjuhëtarë të tipit të Çabejt, antropologë, etj. Pra, kjo do një jetë me i zbulue, dhe jam i bindun se ky komb ende nuk ia thanë botës sekretet e tij, dhe kjo më bën pak krenar me mbajt këtë origjinë, si pjesë të instinktit primar, që të ruhemi kundra tanë botës, dhe kësaj ia kam dal edhe unë. Pra, këtë ruajtje duhet argumentuar dhe justifikuar me zbulime, me shkencë, me art.
Bota sot: Keni pasur edhe një dialog interesant me filozofin e shquar Derriden, a mund të na thoni diçka?
Sherifi: Para disa vitesh takova në Bruksel Zhak Derriden, filozof francez që quhet baba i Dekonstruktivizmit, rreth viteve 2000, pasi u prezantova dhe i fala një libër me poezi, botim të mëhershëm, më pyeti se nëse ne shqiptarët kemi pasoja nga komunizmi? I thashë po, tërë ajo Evropë e Lindjes që ka kaluar komunizmin ka pasoja, normal edhe pasojat janë se ju na keni ndarë andej e këtej, ju jeni fajtor të pasojave. Tha po çfarë filozofie dominon atje, i thashë kurrfarë. Ndërsa më pyeti a e njihnin shqiptarët atë. I thashë se atje flitet për grekët, për Sartrin, po për të merrte mendja se flitet shumë, që keni një prezencë të madhe në programet shkollore, në Shqipëri e Kosovë. Po i thashë se e njihja filozofinë e tij dhe se më dukej interesant si ide, por se rryma të tilla karakteristike janë duke u zhdukur gradualisht njëra mbas tjetrës. Një nga një ka përfunduar në një mosbesim, dhe si intereson kujt, shkoi komunizmi, liberalizmi. Sot njerëzit i ke pa bindje reale të sinqertë ndaj rrymave, ekzistencializmi. Asnjërës prej tyre si beson kush qind për qind, qysh i kanë besuar përpara, Sartrin që e kanë konsideruar si një Zot, a tjetrit, a filozofisë së Sokratit, apo iluministëve francez etj. Sot, njerëzit janë në pikëpyetje, mbretëron dyshimi, edhe diqysh as feve nuk iu besojnë intimisht e sinqerisht, ka ra edhe besimi fetar, edhe rrymave artistike.
Pra, shekulli i ka sistemuar disa rryma, e fundi i shekullit dhe shkatërrimi i civilizimeve, e i vlerave, bënë që tëra rrymat janë prish me një fjalë, si rrymat artistike, sociale, politike, sot vetëm është mbijetesa, dyshimi, pyetja.
Vijon…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ky komb ende nuk ia ka thënë botës sekretet e tij Empty Duhet të ndodhë një lloj katarsisi kolektiv

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 15, 2009 10:33 pm

Duhet të ndodhë një lloj katarsisi kolektiv

Intervistoi: Idriz Morina
Intervistë me poetin Skënder Sherifi


Ky komb ende nuk ia ka thënë botës sekretet e tij Intervista%20foto


Bota sot: Dhe si i shihte filozofi i madh, Derrida, këto perceptime tuaja?
Sherifi: Derrida më tha se ti vetë po deklaron se je anarkist. Por, unë i thashë e di se jam, por njerëzimit i mungojnë do shtylla, do besime, për atë njerëzimi është i çoroditur e nuk ka orientim. Po ç’prishëm çdo gjë që ekziston, që ka lënë diçka, që ka krijuar do stabilitete shoqërore, filozofike, të artit e të kulturës, po i ç’prishim, dhe nisur se ne mund të ç’prishim çdo gja, të kundërshtojmë çdo gja, duke i shtruar asaj pyetjet, e atyre pyetjeve pyetjet. Dhe e pyeta a ka një moment, në të cilin mbarojnë pyetjet? Më tha “jo nuk ka fund pyetja!. E sa ka jetë ka pyetje”, atëherë i thashë se problemi në këtë filozofi të pyetjes e të ç’prishjes graduale, njeriu po mbetet në dëshpërim. Dhe për këtë ia solla edhe një dëshmi nga një situatë jetësore e imja. ‘Kur isha adoleshent 20 vjeçar, kam pas lexuar nga një libër në ditë, dhe një moment më kapi, një sëmundje e absurditetit, neveritjes, dhe thashë me vete, kjo botë absurde, ku më gërditej çdo gja, i thashë se në atë situatë më kanë shpëtuar Sartri e Kamyja, duke ma dhënë një sens të asaj gërditje, sentimenti që kisha unë, ku çdo gjë ishte absurde, dhe më kaplonte gërditja ndaj botës dhe çdo gjë më dukej e kotë e absurde. Por, nuk dija me i dhënë përgjigje, dhe më nervozonte ai, dhe i thashë se në ato situata dikush mund ta vras veten, nga absurditeti beketian, e i të tjerëve, ku çdo gjë duket e kot e pa sens. Që në një moment të duket edhe vetja i atillë, siç më ngjau, që mu duk vetja një personazh absurd që po shëtit nëpër botë kot. Dhe i thashë shyqyr që kam lexuar Sartrin e Kamynë, me ia dhanë një shpjegim atij absurditeti, por sikur t’iu kisha lexuar juve z. Derrida do të kisha përfunduar në një spital psikiatrik. Bota ka nevojë për shtylla, ka nevojë për shpresë, po ti ç’prish ç’do gja, pyetja lind me një pyetje tjetër, i thashë se njeriu duhet të jetë super i fuqishëm mentalisht. Me pas një kulturë të madhe, me pas një bosht e një karakter të fortë, që me iu rezistue këtyre gjërave, se është i vetmuar në botën e tij, dhe është i vetmuar me kulturën e diturinë e vet. Me logjikë ç’prishje i thashë se ne jemi specialiste, ne bota shqiptare, sepse na ç’prishim pa e ditë se pse, ti e di pse, sepse e ki të konstruktume ç’prishjen e logjikën e pyetjes, por ne nuk pyesim kurrë, sepse tek ne nuk ekziston pyetja se pse, çka e qysh, nuk hyjmë në atë logjikën e pyetjes, por me ç’prish ç’prishim instinktivisht se na thotë diçka me ç’prish.
Bota sot: Ndoshta mos ndodh kjo, sepse kemi një instinkt mosdurimi ndaj autoritetit të tjetrit, që përshkohet me krenari, individualizëm, me dëshirën për t’ia mvesh identitetin tonë dikujt...apo?
Sherifi: Po, po. P.sh., shkojnë shqiptarët në Gjermani, Zvicër, Angli, etj. Dhe kur i pyet se si kaluat? Të thonë ah shumë mirë, shtete fantastike, me sisteme të forta, me disiplinë, me shumë rregull. Pra, në vend se kur të vijnë këtu me e zbatue atë sistem, disiplinë e jetë ata i shtojnë edhe një kaos, atij kaosi ekzistues. Atëherë vjen pyetja, pse? Pra, është një problem gjenetik, subkonshience, se kur iu pëlqejnë aq shumë ato vende, pse nuk provojnë t’i kopjojnë. Jo po thonë, këtu është Kosovë, se në Gjermani qenka me vend me pas rregull. Po rregullin e bëjnë njerëzit, nuk e bën emri, apo miti Kosovë. Këtu interesant është psikologjia e ç’rregullit e kaosit. Prandaj, ia thashë Derridas, se ne jemi dekonstruktivista para këtij sistemi filozofik, edhe pse nuk e kemi dit që jemi të atillë. Thua se na pengon harmonia, bukuria, organizimi...
Bota sot: Thoni se sikur kjo vjen apo ka një gjenezë nga përpjekjet për mbijetesë, ... se është dashur të dilet edhe kaçak për të luftuar apo se vjen edhe nga njëlloj piratërie e hershme e kohës së ilirëve?
Sherifi: Nuk e di kah vjen kjo nga brumi i kaosit e ç’rregullimit, po është edhe një problem tjetër që më çudit nganjëherë. I kam thënë se unë kam jetuar me shqiptarë në Kosovë, në emigracion, në Tiranë etj, por është një komb që nuk e pyet shumë veten për ngjarjet që i përjeton. Pra, nuk shtrohet analiza dhe pyetja e këtyre gjërave, d.m.th. mungon ai dimensioni filozofik, analitik i ngjarjeve. Si këtu si në Shqipëri, p.sh, kanë jetuar 50 vjet me Enver Hoxhën, ka ra ai, e ka ardhë demokracia, dhe që atëherë po bahen 20 vjet dhe nuk është vënë në pyetje ai sistemi komunist, kështu, që me sistemu me filozofi e analiza, që të kuptohet thelbi i tij. Të diferencohen se cilat ishin të mirat dhe të këqijat, të sistemohet ai bilanc, dhe të arrihet një konkluzion. Ato “duhet me i ba si katarsis kolektiv”, ashtu si u mbledhshin pleqtë në katunde, ashtu duhet të bëjë edhe populli shqiptar, të vlerësojë çfarë na ka sjellë, cilat të mirat, cilat gjëra negative, me kalue atë episod të jetës vetë. Por, këtu asnjë gjë, nuk është e kaluar, as e filtruar as e studiume, p.sh. në Shqipëri sërish u përsëriten ngjarjet e këqija në 1997. Po të pyeten sot shqiptarët atje, pse ndodhën ato ngjarje, ku është filozofia e kësaj çështje, rrethanat, shkaqet, pasojat? Ato nuk janë zbërthyer dhe askush nuk mund të përgjigjet për këtë sikur të ish fjala për një fatalitet të kohës greko-romake. Pësojnë drama nuk i zbërthejnë, nuk i analizojnë, nuk i shfaqin dhe atëherë sillen si mu kon normale e pa probleme, mirëpo ndërkohë ajo dramë ka lënë një plagë, një rrjedhim te ti, dhe në një moment, nuk e kontrollon veten, kalon në irracionalitet të papritur. Prandaj, ky komb i lë vend irracionaliteteve të papritura meqenëse nuk e ka filtruar të kaluarën e vet si duhet, pra as nga ana politike, sociologjike, filozofike, as psikanalitike dhe tëra këto janë boshllëqe të kombit, dhe vazhdojnë të zhvillohen me ato zbrazëti, të cilat një moment, kanë me lanë pasoja, herët a vonë. Historia e ka një trashëgimi e vazhdimësi, po ti duhet të tëra me i pas të filtrueme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi